Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Komuna e Zveçanit u jep leje ndërtimi vitakëve

Shko poshtë

Komuna e Zveçanit u jep leje ndërtimi vitakëve Empty Komuna e Zveçanit u jep leje ndërtimi vitakëve

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 10, 2009 12:39 am

Komuna e Zveçanit u jep leje ndërtimi vitakëve


Nga Express

Banorëve të lagjes Kroi i Vitakut do t`iu lejohet pastrimi i gërmadhave të shtëpive dhe rindërtimi në katër prona që ndodhen në komunën e Zveçanit, ka konfirmuar kryetari i kësaj komune, Dragisha Milloviq. Sipas tij, komuna e Zveçanit përmes administratës së UNMIK-ut ka marrë 16 kërkesa për rindërtim. Prej tyre, sipas tij, katër e kanë të plotësuar dokumentacionin ndërsa për 12 të tjera nevojiten dokumente shtesë. Përndryshe situata në lagjen kroi i Vitakut sot ka qenë e qetë.

Komuna e Zveçanit u jep leje ndërtimi vitakëve A-490x320


Komuna e Zveçanit nuk do të pengojë banorët shqiptarë të lagjes “Kroi i Vitakut”, të cilët i kanë pronat në këtë komunë, që të fillojnë me procesin e rindërtimit të shtëpive të tyre, të djegura gjatë luftës. I dalë nga zgjedhjet lokale të Serbisë, që janë mbajtur edhe në Kosovë me 11 maj të vitit të kaluar, kryetari i Zveçanit Dragisha Milloviq që herët në mëngjes ka dalë në lagjen “Kroi i Vitakut” për të paraqitur qëndrimin pro kthimit të të zhvendosurve në pronat dhe shtëpitë e tyre.

“Drejtoria jonë për urbanizëm ka konstatuar se 4 pronar të shtëpive e kanë të kompletuar dokumentacionin dhe me një aprovim formal të komunës sonë ata mund të fillojnë rindërtimin. 12 pronarët tjerë, që nuk e kanë kompletuar dokumentacionin, do të hyjnë në procedurë të rregullt sikur qytetarë tjerë të komunës së Zveçanit”, ka thënë Miloviq.

Milloviq ua ka prezantuar dokumentacion kadastral edhe zyrtarëve të pranisë së EULEX-it, të cilët bëjnë sigurinë në lagjen “Kroi i Vitakut”, ndërsa ka zhvilluar një takim joformal edhe me zyrtarë të komunës së Mitrovicës. Jo nuk kemi asgjë kundër kthimit. Përkundrazi jemi të interesuar që ky proces të jetë prioritet i të gjithëve, ka thënë Milloviq.

Ndonëse i dalë nga një proces që konsiderohet ilegal nga Qeveria e Kosovës, Milloviq ka thënë se për zonën e Kroit të Vitakut aplikohen ligjet e UNMIK-ut. E respektojë ligjin e UNMIK-ut në këtë zonë dhe nuk ka kurrfarë problemi, ka deklaruar Milloviq.

Zyrtarët komunal të Mitrovicës thonë se takimi joformal me kryetarin e Zveçanit është zhvilluar pasi konsiderohet se ai ka legjitimitet për faktin se mandati i tij është vazhduar fillimisht nga UNMIK-u e më pas nga Presidenti i Kosovës. Sipas Veselit, në bashkëpunim me banorët komunës së Zveçanit, do t`i dërgohet dokumentacioni i nevojshëm edhe për 12 pronat tjera në mënyrë që edhe atje të fillohet me procesin e rindërtimit.

Pas zhvillimeve të sotme pritet që së shpejti të fillojë pastrimi i gërmadhave të shtëpive në 4 pronat që ndodhen në komunën e Zveçanit. Në anën tjetër, fillimi i rindërtimit në pronat e familjes Vitaku pritet të vazhdojë gjatë ditëve të ardhshme, për faktin se dokumentacioni pronësor është duke u shqyrtuar ende nga administrata e UNMIK-ut.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi