Pango: Skandali seksual, skemë e Top Channel në bashkëpunim me opozitën
Faqja 1 e 1

Pango: Skandali seksual, skemë e Top Channel në bashkëpunim me opozitën |
Nuk kam bërë asgjë për t’u dënuar. Edi Rama ka dalë lakuriq dhe e dënon ligji Ish- ministri i Kulturës, Ylli Pango ka nisur mbrojtjen e tij mediatike, duke u shfajësuar pas skandalit seksual që mori dhenë në mbarë botën. I ftuar në emisionin “Studio 24”, Pango ka dhënë sqarime lidhur me videon që është transmetuar tre ditë më parë nga emisioni “Fiks Fare”. Pango ka sqaruar se videoja e transmetuara nga emisioni “Fiks Fare” tre ditë më parë ka qenë një kurth i mirëorganizuar dhe në tentativën e tij të parë ka dështuar në zyrë. “Ky është një material, i cili ka mjaft pjesë të prera dhe do dëshiroja të ishte një material i plotë për të kuptuar situatën”, është shprehur Pango. Ai vijoi se kurthet kanë nisur rreth një muaj më parë, nga dy njerëz që ai i ka pasur miq dhe në mirëbesim e kanë futur në kurth. Por skenari i kurthit, sipas Pangos, është përgatitur nga kanali televiziv Top Channel në bashkëpunim me kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama. Më tej ai ka shpjeguar dhe raportin me vajzën, duke përjashtuar kërkesën për marrëdhënie seksuale nga ana e tij. “Më është kërkuar të ndihmoja vajzën për t’i gjetur një punë dhe asnjëherë si kam kërkuar marrëdhënie seksuale në këmbim të punësimit”, ka shtuar Pango. I pyetur për shkarkimin e tij të bërë 4 minuta pas transmetimit të pamjeve shokuese, Pango ka reaguar duke e përshëndetur si vendim të Berishës. Lidhur me pamjet e transmetuara, Pango është shprehur, se në transmetim janë vendosur sekuenca të përzgjedhura. Sulmet me transmetimin e pamjeve ai i ka quajtur si sulme barbare, një linçim politik dhe ai ka shtuar se do të ngrejë një padi penale. Gjithashtu, ai ka shtuar se do të botojë dhe sms, të cilat janë dërguar në celularin e tij si pjesë e kurthit të ngritur nga “Fiks Fare”. “Me këtë situatë të krijuar, këta njerëz kërkojnë të më çojnë drejt vetëvrasjes, por kjo gjë s’do të ndodhë” ka shtuar Pango. Ndërsa i pyetur me të ardhmen e tij, ai ka deklaruar se shumë njerëz kërkojnë që ai të degradohet, por kjo gjë s’do të arrihet. Ndërsa për titullin profesor, ai është shprehur se këtë titull s’ka të drejtë t’ia heqë askush dhe botimet e veprat e tij do të qëndrojnë në jetë. Tre ditë më parë, emisioni “Fiks Fare” transmetoi një kamera të fshehtë, në të cilën shfaqej ish- ministri i kulturës Ylli Pango, duke ushtruar presion psikologjik ndaj një vajze, për ta joshur atë seksualisht kundrejt një vendi të mirë pune dhe një rroge të majme në Ministrinë e Kulturës. Kamera tronditi jo vetëm opinionin publik por edhe atë politik, kuu kërkua heqje e imunitetit. Vetëm katër minuta pas transmetimit të pamjeve, kryeministri Sali Berisha ka shkarkuar menjëherë nga detyra e ministrit Ylli Pangon. Një ditë më pas edhe Presidenti Topi ka dekretuar shkarkimin. Çfarë përshtypje ju jep materiali kur e shikoni? Do të doja t’ju përgëzoja që vazhdoni me një fushatë terrori mediatik të pandërprerë të përsërisni skena për të performuar akoma më tej në mendjen e njerëzve një ngjarjeje, që nuk ka ndodhur kurrë në këtë botë dhe që është e papajtueshme me moralin e pjesës së madhe të njerëzimit. Do të ishte mirë të jepeshin disa sekuenca të tjera, ku tregohet realizimi i kurthit, se dihet që ka qenë një kurth që ka dështuar në zyrë, dhe mjaft prej pjesëve që jepen të përsëritur nga Fiksi me premtimin e gjëmave të tjera, kanë pasur brenda mjaft heqje, kombinime dhe do të jetë mirë që materiali i plotë, kur të shikohet, ku duhet të shikohet, të nxjerr në pah disa gjëra, që jam i rezervuar ti them edhe për shkak të faktit që tani do të punojë me avokatë. Është një dhunim banese, për faktin që ka pasur aparat, një vajzë që vinte me një qëllim të caktuar, ka qenë një ngjarje e mirëorganizuar që ka filluar rreth një muaj më parë dhe ka pasur si synim linçimin politik nga një televizion që është i opozitës dhe ka pasur si synim të godasë forcën në pushtet nëpërmjet një ngjarjeje, e cila u tentua për një kohë shumë të gjatë të realizohej por nuk ia doli. Mungojnë pjesët e tjera në zyrë, mungojnë pjesë të telefonatave me vajzën e parë. Nuk ka asgjë për t’u qortuar ku është thënë troç, që në institut do të gjeni njerëz të tjerë, ku në rastin konkret nuk u realizua qëllimi dhe u kalua në masën ekstreme me futjen e një femre në shtëpi, ka “tronditur” moralin e madh sepse janë zbërthyer dy mbërtheckat, të cilat nuk e mbanin dot të gjithë atë moral brenda, pra dy mbërtheckat që ishin shumë të vogla në atë çerek jeleku për tu treguar njerëzve që është sjellë një vajzë për të tunduar që ishte e njohur për mua. Kam bërë atë që, ndofta nuk mund ta bëjnë një pjesë dërrmuese e meshkujve, që shpesh herë mund të shprehen nëse një femër që vjen në shtëpi e veshur asisoj kanë qenë disa sekonda për të cilat unë jam tërhequr menjëherë, kam qenë gjakftohtë, nuk kam kërkuar kurrë seks as kundrejt punës. I kam kërkuar që nëse do të bënte një punë të tillë, që njihet në botë, duhet të ishte e guximshme, në fushën e turizmit kam futur gjëra të reja. Momenti për të cilin kam kërkuar ndjesë publikisht, ka qenë momenti i mbërtheckave, që nuk e mbajnë dot brenda atë moral që po ulërit dhe kemi katër ditë që terrorizohemi nga një pjesë e mediave të orkestruara nga opozita. Nëse ky skenar ishte i organizuar nga opozita, si ka mundësi që kryeministri Berisha ju shkarkoi vetëm për katër minuta? Kryeministri Berisha ka kryer një veprim të drejtë, se si veprim siç është paraqitur patjetër duhej dënuar, sepse në fund të fundit i takon një force politike në pushtet, marrë pozicionin e kryeministrit, dhe në këto kushte çfarë do lloj gjesti, qoftë edhe më vonë i interpretueshëm, duhej të dënohej dhe ai ka reaguar menjëherë dhe reagimet në raste të tilla bëhen, ka mbajtur qëndrim të drejtë. Histeria që filloi më vonë nga disa njerëz që njihen shumë të pastër në Shqipëri, përfaqësues të medias, të cilët më propozuan deri në vetëvrasje. Të dashur njerëz nuk është dhunuara asnjë femër, nuk është rrahur dhe zhveshur nudo asnjë femër, nuk ka dal në publik i zhveshur asnjë mashkull, ka një pjesë që padyshim ishte mirë të mos ishte, por që është shumë më shumë më e vogël se ç’mund të ndodhte pas kaq e kaq kurthesh. Ka një televizion që ka organizuar me dinakëri. Pse ky skenar është organizuar ndaj jush? Jam njeri shumë mirëbesues, ndër dy njerëzit kryesor që janë vënë në shërbim për të kryer këtë, që janë Filip Çakuli dhe Enkel Jopi kanë qenë të njohurit e mi edhe pse i pari është antiqeveritar, kam ruajtur njohje 30- vjeçare. Bisedoja lirisht me të jashtë politikës, ndërsa Enkel Jupin e kam pasur student në inxhinierinë mekanike dhe matematikë. Të dy këta njerëz që janë ulur me mua dhe kanë pirë kafe në mirëbesimin tim të plotë kanë kurdisur një veprim mjaft të poshtër, që e kanë dëshmi të qartë të “karakterit” të tyre por edhe të një personaliteti të një televizioni të tërë, që këtu gjoja merr në mbrojte një femër, që gjoj mbron moralin, që gjoja kujdeset për të, ndërkohë që merr një femër nga një provincë e largët dhe e transformon atë e rrezikon në një formë të tillë, që nuk duhet vlerësuar si kulm i gazetarisë investigative, por si kulm i poshtërsisë, sepse po sikur në atë dhomë të ishte një maniak, siç u pretendua dhe u fol shumë gjatë që nuk ka qenë e vërtetë? Është trajtuar shumë më mirë sesa gratë e dhunuara. Duke qenë se e keni pasur mik, ju duket diçka normale që me vajzën e mikut të silleshit kodosh? Nuk ka pasur asnjë lloj kodoshllëku. Arsyeja e vetme që kjo vajzë është mbështetur, janë prerë sekuencat kur ajo deklaron se është mikeshë e Filipit, që hipën në makinën e tij se ka besim tek ai. Pasi kjo vjen duke i dhënë dy mundësira pune që më duheshin mua, në rastin konkret ka interpretuar të gjithë dialogjet tona, ku mungojnë sekuenca të tjera. Kjo vajzë në asnjë vend nuk mund të ankohet as sesi që unë asaj i kam kërkuar ndonjë gjë. Intepretimet që janë bërë me këtë qëllim, tregojnë atë që u synua të arrihet kjo dhe nuk u arrit me gënjeshtrën e madhe që është thënë se kjo vajzë u trishtua aq shumë saqë kjo qau dhe këta hoqën dorë dhe futën vajzën e dytë në veprim. Nuk ka asnjë sekuencë të tillë. Pse refuzuat vajzën e parë dhe pranuat të dytën? Vajza e parë nuk është refuzuar, vajzës së parë i është afruar punë, ka kryer misionin e saj, nuk ka realizuar atë që i është kërkuar. Pasi ka ardhur disa herë në zyrë, ka pasur edhe lëvizje të atilla, që mund të interpretoheshin në një sens të kundërt, provokime jo nga ana e mashkullit, por nga ana e femrës. Dy elementë të ndryshëm që Fiksi u përpoq t’i nxirrte si kundërthënie të mijat. Pjesa e xhupit. Vajza ka hyrë me xhup siç u dha nga prapa, por asnjë nuk e ka dhënë nga para. Pasi ngjitemi lart në një dhomë të ngrohtë, poshtë një kondicioneri, vajza ka qenë tamam poshtë kondicionerit dhe kur i është thënë hiqe, vajza e ka hequr në mënyrën më të natyrshme. Aty nuk ka mashkull të shoh një veshje të atillë me një çerek jeleku e të mendojë se kjo vajzë ka ardhur normale, aq më shumë që e veshur me xhup edhe mund të mendosh se brenda ka një veshje më diskrete. Keni qenë i veshur me tuta? Që i vogël e deri më sot në shtëpi rri i veshur me tuta. Edhe në pozicion ministri, në shtëpi private mund të pyesni kë të doni kam ndenjur me tuta sepse nuk mund të pres me kollare në mes të natës, kur nuk ka një telefonatë, edhe një bisedë paraprake, kur i kam thënë të vijë në ministri jam marrë vonë dhe kam qenë i lodhur dhe kam qenë në shtëpi. Kurthi ka qenë i organizuar mirë, duhet të kem videokasetën, ka goxha mungesa. Janë zgjedhur një pjesë e mirë e sekuencave që i leverdisin ekipit realizator. Ka qenë me jelek, dekolte, apo këmishë? Pse doni ta zhvishni deri në fund, nga e dinit që kishte rroba banjo? Jeni pjesë e skenarit të madh, mund të them se ky është një tjetër kurth. Pavarësisht nga fakti se çfarë emri i vini, ju deklaroni me përgjegjësi që ka qenë një lloj veshje që nga një miku im i vjetër dikur quhej një veshje më nudo se nudo. Sekuencën “Pse dua ta heq këmishën, nuk më shihni dot peshën”, si e shpjegoni? Këtu qëndron dhe krimi i madh, nuk ka gënjyer vajza. Nuk mund të hyjë në detaje se çfarë emri ka pasur veshja e saj. Mos kërkoni të provokoni, çdo thënie e imja që kërkohet të jetë shumë e saktë mund të shfrytëzohet kundër meje, nuk mund të them emër veshje, është tepër provokative dhe e lehtë. Keni një denoncim nga ish- punonjësja juaj që e keni marrë në Londër për ta joshur? Jonida Azizaj, ka folur për ju Habitem sesi ka pasur guximin, ky është turp. Mund të ketë padi penale. Nga të gjitha faktet më rezulton se ka ardhur në Londër me një grup njerëzish. Terror mediatik. Sesi vijnë njerëzit në panaire nuk e dini, sepse vijnë nga të gjithë sektorët, nuk i është kërkuar kurrë asgjë, nuk është e vërtetë kërkesa për pab, nuk ka pasur asnjë lloj kërkese nga unë. Pas një muaji është hequr nga puna jo për Londrën, dëshmon një terror mediatik, ku futen njerëz për të rënduar një njeri. Si mund të shkoni deri në këtë cinizëm? Ku nuk ka asnjë lloj akuze, hyjnë në atë për qëllim politik dhe shkatërrim personal, që kanë dashur ta eliminojnë, kanë arritur t’i gjejnë armën për pak sekonda. Linçimi i vajzës ka qenë linçim politik. Veshja e vajzës? Pse kërkuat të hiqte xhupin? Nuk jam për konsum faktik real, sepse mund të jenë totalisht të vërteta, të saktësoj deri në detaje për ta provokuar për ta shfrytëzuar për një situatë të nesërme. Fiksi e di shumë mirë se çfarë i ka veshur vajzës. Nuk është momenti i heqjes së xhupit për tu ngatërruar me momentin e zhveshjes. Edhe pse opozita kërkoi heqjen e imunitetit, kryetarja e kuvendit, Topalli ka kërkuar lënien e mandatit tuaj? Ka shpjegim të thjeshtë se Top- Channel dhe një pjesë e mediave e rreshtuar në këtë betejë të madhe historike teknikisht e njohin mirë zanatin e tyre. Sepse ajo është impresionuar nga skenat që jep Top- Channel, padyshim që nuk mund të jetë dakord me këtë dhe ka reaguar siç mund të reagojë një njeri që në një moment edhe më vonë do të shpreh një qëndrim të caktuar politik. Nuk mund të krahasojë impresionimin e njerëzve, se varet nga ndjeshmëritë që kanë njerëzit. Ky është reagimi i saj, nuk kam rrahur e goditur njeri. vijon . |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Pango: Skandali seksual, skemë e Top Channel në bashkëpunim me opozitën
Po zoti Berisha që ju shkarkoi për katër minuta? Këtë gjë nuk e ka bërë as me Mediun, as me Bashën, as me Rusmalin.
Është kryeministër, është kryetar i një force politike, dhe meqë mjeshtërinë teknike perandoria mediatike Top e ka vërtetë shumë të lartë, por shpirtin, urrejtjen cinizmin ndaj njerëzve i ka të pashembullta, padyshim që arrin të realizojë për momentin vërtetë, për bindjen time, shfaqje të tilla që njeriu kur e shikon ka të drejtë të impresionohet, ndonëse dhe këtu ka pasur vetëm fjalë, por impresioni dhe reagimi ka qenë i menjëhershëm, ashtu sikurse ndofta do ta kishte çdo njeri tjetër. Kryetari i një partie duhet të mbajë një qëndrim politik dhe unë kam respekt për një njeri që për shkak të të cilit unë u angazhove shumë më thellë në politikë, ndonëse kam qenë i angazhuar më përpara. Kam pasur respektin, mbështetjen dhe përkrahjen e këtij njeriu.
Keni kontaktuar pas ngjarjes me kryeministrin Berisha?
Me Berishën kam pasur një kontakt të vogël. Nuk kemi pasur kontakte të tjera.
Jeni përpjekur të shpjegoni këtë version?
Nuk jam përpjekur të shpjegojë versionin. Impresioni që krijohet nga pamjet, por dhe elementi i ngjarjes që u pranua nga unë që nuk duhet të ishte, është një element që një politikan duhet të jetë i fortë çelik, që të mos ia lejojë vetes.
A keni shpërdoruar detyrën apo jo, duke e lidhur me disa procedura në ministrinë tuaj? Keni kërkuar të punësoni një vajzë në vilën tuaj, i veshur me tuta?
Në Shqipëri ka procedura dhe ndërhyrje miqësore ka dhe raste si ky. Që në momentin e parë nuk e kam njohur dhe i thashë ku të kam parë unë ty? Janë gjëra që mungojnë. Më vonë më është rikujtuar njeriu se kush është kjo? Mu kujtua që këtë njeri e kisha ndihmuar dikur në situata të tjera, por kishte pësuar transformim të jashtëzakonshëm në peshë. Kisha një kohë pa e parë, kjo është e gjithë historia, madje edhe pjesa e lëkurës që është hequr, pjesa e veshjes dhe e zhveshjes ka të bëjë me transformim në peshë. Ndërthuren fakte të çuditshme që do të kishin habitur këdo tjetër, aty nuk është kërkuar seks, nuk ka pasur tip eksitimi, por ka pasur një situatë humori. Ky mashkull ka arritur të thotë, “Zotëri mos bëni moralin pulitant, në kohën që në situata të tilla mjaft njerëz do të kishin vepruar ndryshe”. Zotëri të opinionit, mungojnë mjaft pjesë të tjera që janë bërë edhe me telefon kur vajza pritej të vinte në ministri, nuk erdhi as në orën 5.30. Kur ka marrë në telefon në orët e mbrëmjes nuk mund të lëvizja. Vajza e dytë më është shfaqur fytyrë e njohur, kur jam kujtuar pa dyshim që është rast i veçantë, njeri është i futur me mik, rasti tjetër është i njohur e njoh më mirë se Top- Channel, që e ka marrë që ta trajtojë në këtë mënyrë, njohja nuk do të thotë që të kesh marrëdhënie. Kanë qenë rrethana të tilla, kërkohet të interpretohet dhe t’i vishet ministrit diçka që nuk e ka. Po flasim për kurthin dhe po e them që është problem shumë i madh social dhe psikologjik.
Pse Berisha hodhi poshtë punën tuaj për katër minuta?
Ka disa momente, që hedhin poshtë një jetë të tërë, dhe përpiqen të shkatërrohet kjo jetë me doemos. Nuk mund të varroset i gjallë një njeri, nuk mund t’i thuhet një njeriu, “Zotëri vrit veten tani”. Është një njeri që po sulmohet e terrorizohet.
Nëse është skenari i përgatitur nga opozita, provokimin e vajzës me veshje provokative pse pikërisht ndaj jush? Keni pasur më parë probleme të kësaj natyre?
Mendojë që në pjesën më të madhe të meshkujve, kjo është pikë e fortë. Historikisht janë përdor fermat për të arritur qëllimet e kërkuara, nëse ka meshkuj që nuk janë meshkuj, jam dakord me ju. Është tendencë, zhurma e madhe për të fundosur këtë njeri dhe për ti nxjerrë sa më shumë gjëra, kjo është situatë e sajuar. Sepse meshkujt e kanë pikë të fortë, këtë gjë, ndërsa Pango bën një përjashtim nga meshkujt e tjerë, e ka pikën e tij të dobët, i bie që tek unë kanë gjetur të veçantën. Nuk kam vuajtur kurrë nga komplekse të tilla, në atë situatë shumë meshkuj do të kishin vepruar ndryshe, sepse Pango është shumë më i ekuilibruar, i ka thënë të qetësohet, edhe kur jemi larguar ka qenë e qetë dhe ka vazhduar të ngulë këmbë për dokumentet.
Pasi është marrë vesh që do të kishte diçka për një ministër, në redaksinë e Fiksit kanë qenë disa ministra që i kanë rënë telefonit?
Është përhapur një legjendë që dikush duhet të dijë diçka për dikë, nuk jam marrë kurrë me punët e të tjerëve, kam pasur shumë impulse për të punuar kam qenë njeriu i fundit që kam marrë vesh për këtë ngjare, ngre një problem të madh, ditët e para e kanë mbytur me terror, ndërkohë që kjo është pjesëz minimale me atë që ekziston dhe është pjesë e natyrës së njeriut, por që është një pjesë që duhet parë në një shoqëri të kulturuar më me durim.
Titulli i pedagogut, heqja e tij?
Në gjithë këtë stihi mediatike, duhet të rri me televizionet që më godasin, nuk është goditur asnjë njeri në mënyrë kaq terrorizuese. Nëse e ka thënë ndokush, po i them se titulli i pedagogut merret kur jepet mësim dhe hiqet kur nuk jep mësim, gradën shkencore nuk e heq askush, nuk është bërë në vendet më demokratike. A e kupton se çfarë po ndodh?
Keni humbur postin e ministrit, është kërkuar nga grupi parlamentar që të mos bëheni pjesë e këtij grupi, rrezikon të mos përfshiheni në zgjedhjet e qershorit, si do të veproni në të ardhmen?
Ky vend ka kaq shumë gurë të çmuar saqë vërtet nuk do ti flakim në lumë dhe nuk mund të flaket një gurë që bëri një bëmë kaq të madhe. Pas këtij ekzekutimi publik në Shqipëri do të ekzistojë një moral më tepër i pastër. Do të mbizotërojë lumturia, paqja dhe harmonia. Çfarë janë titujt? Janë thjesht mekanizma, më e bukura është ti bësh dëm natyrës, të vetëvritesh. Këto nuk janë gjë fare. Nuk e mendoj që të tjerët të kënaqen me heqjen e titullit pedagog, aspolutisht, as me profesorin, as me burgun. Këtu thuhet ekzekutim, apo autoekzekutim, është e paparë. Madje do të propozoja të riktheheni tek turra e druve.
************************************************
Fiksi - Shtëpia shumë gjigande.
Ylli Pango - Eeee. Ka edhe ambiente të tjera të vogla që do të ti tregoj. Ç' kemi tjetër?
Fiksi - Asgjë.
Ylli Pango - Çohu një herë të të shikoj.
Fiksi - Uuuuuuuuuu.
Ylli Pango - Më pëlqen shumë ekspozeja jote, më pëlqeu që kur të pashë (Momenti kur tenton të zbërthejë këmishën )
Fiksi - Uauuuuuuuuuuuuu të lutem.
Ylli Pango - Nuk të bëj gjë, nuk të bëj gjë.
Fiksi - Jo nuk është... të lutem.
Ylli Pango - Të jap fjalën që vetëm do të të shikoj se si je transformuar, asgjë tjetër. (qesh)
Fiksi - Jo, por.... të lutem, të luuuuuuuuutem
Ylli Pango - Nuk do që të të shikoj fare? Fare, fare, fare?
Fiksi - Ju nuk më keni parë më parë se si kam qënë.
Ylli Pango - Të thashë më parë që duhet të jesh vajzë që duhet të guxosh. Derisa erdhe e më takove, guxove. Nejse nuk ka problem, dilni aty sepse unë nuk të prek.
Fiksi - Po më vini në siklet.
Ylli Pango - Nuk të vë në siklet sepse problemi është ky që ti mund të hysh nëpër panairet e turizmit. Panairet e turizmit paraqiten kështu... ti pamjen e ke. Në këto lloj panairesh nqs ti je gocë e guximshme dhe futesh tamam në këtë punë, ti mund të bësh ekspozera shumë të mira sepse ne shkojmë nëpër panaire në Berlin, në Londër, nëpër panairet më të mira dhe aty shkojmë...
Fiksi - E guximshme në ç'sens?
Ylli Pango - Sensi i parë është të të shikoj një herë, që të të vlerësoj se aty mund të dalësh me rroba banjoje
Fiksi - Të dal me rroba banjoje?
Ylli Pango - Po mo dalin të gjitha, nuk ka problem aty që nga vendet e Amerikës Latine dhe të gjitha vendet që vijnë, normal siç del në plazh. E dyta mund të dalësh me rrobe që paraqitesh me kostum kombëtar. Dmth janë disa variante, ka plot çdo vit aty. Kemi marrë nga dy vëndet Kosova dhe Shqipëria. Një variant që mendova për ty është se do të të fus tek agjencia e turizmi,t që kam vend për goca që të të vlerësoj. Tani kjo është pjesa e guximit. Nqs ti që tani rezervohesh dhe thua aaaaa, mos, të lutem, më lër mbaroj.
Fiksi - Jo unë....
Ylli Pango - Dëgjo diçka mbaje mend, siç hyre do dalësh. Nuk prekesh, nuk të bëhet gjë. Tani unë të thashë ja, them që të shikoj një herë si fillim se kështu paske ndryshuar goxha, pastaj vazhdojmë e flasim. Hajt moj hajt se ke guxim ti hajde. Pastaj që kur ke ardhur në Tiranë, e ke kapur jetën. Kështu që si fillim hiq vetëm këtë këmishën që të të shikoj si lëkurë deri ku ke rënë
Fiksi - Të lutëm, uuu më qenka zbërthyer.... të lutem më vjen shumë rëndë, të lutëm shumë
Ylli Pango - Asnjëherë prej meje, kurrë. Unë jam ai i fushës, s' më vjen fare asnjë kështu....
Fiksi - Të lutem
Ylli Pango - Asnjë gjë, vetëm të të shikoj ke rënë nga shëndeti aq sa duhet.
Fiksi - Shëndeti shikohet edhe pa hequr këmishën.
Ylli Pango - Ça i ke këto dreq mbërtheckash që nuk hiqen (tenton të heqë këmishën).
Fiksi - Të lutem shëndeti shikohet edhe pa hequr këmishën, të lutem profesor.
Ylli Pango - Ti do ta heqësh për të tjerë, si nuk do ta heqësh për mua?
Fiksi - Joooo të lutem profesor, të lutem profesor, profesor të lutem të lutem
Ylli Pango - Ja deri këtu, deri këtu (për të zbërthyer bluzën).
Fiksi - Po nuk është gjë se... boll të lutem, boll
Ylli Pango - Deri këtu, deri këtu (ndërkohë zbërthen disa kopsa të këmishës )
Fiksi - Të luuuutem a mund ta mbërthej këmishën?
Ylli Pango - Lëre pra deri këtu, lëre deri këtu pra se nuk po të prek.
Fiksi - ( E shtyn)
Ylli Pango - Shih
Fiksi - A mund të qetësohem pak?
Ylli Pango - Po qetësohu ti qetësohu.
Fiksi - A mund të qetësohem të lutem. Po më vjen shumë rëndë...
Ylli Pango - Po nuk u mësove me mua ti i bie që...
Fiksi - Si do mësohem të më shikosh para...
Ylli Pango – Po, po
Fiksi - Të më shikoni ju nudo para dhe pastaj?
Ylli Pango - Jo nudo, jo
Fiksi – Ok, me të brendshme.
Ylli Pango - Avash mos bërtit se nuk është ndonjë gjë. Mos u trondit se nuk do të vras. Me dal me rroba banjoje shiko si bën imagjino...
Fiksi - Jo unë tronditem. Nqs ju më shpjegoni paraprakisht pozicionin e punës, nëse pranon këtë lloj pune, ok! Por në këto kushte ora 9 e darkës, në shtëpinë tuaj, të zhvishem unë, tronditem.
Ylli Pango - Hë moj qetësohu se nuk të bën gjë njeri me zor se nuk jam ajo kategori.

Ja vajza e videos se skandalit seksual
E Enjte, 12 Mars 2009
Vajza qe u be strumbullari i atij qe po njihet cdo dite dhe me shume si Pango-gate apo skandali seksual i ministrit qe u shkarkua nga detyra, eshte Alkida Budini. Keshtu evidentojne mediat online qe kane nxjerre emrin e vajzes "X" duke publikuar edhe te dhena te plota per 24-vjecaren qe dyshohet se ishte protagoniste e nje regjistrimi filmik ne banesen e ministrit te shkarkuar te Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve.
Media shqiptare online (Revista Shqiptare etj.), kane publikuar edhe foto te vajzes. Sipas tyre, Alkida Budini, nje vajze nga fshati Suc i rrethit Burrel, momentalisht 24 vjecare dhe qe jeton ne kryeqytet, eshte bere e njohur per mediat, pasi ajo ka marre pjese tek Kafazi i Arte 1. Pikerisht aty njohu Ylli Pangon kur ate kohe ishte vetem 19 vjece.
Pas perfundimit te edicionit "Kafazi i Arte", vajza tentoi te punoje ne gazetari. Nisi punen ne nje televizion e me pas ne nje radio, per t'u rrokullisur, si ai guri qe gjen vendin e vet, ne stafin e "Fiks Fare".
Ai qe njihet si skandali i seksit me protagonist Ylli Pangon dhe sipas mediave online, edhe me Alkida Budinin, sipas te dhenave te Prokurorise se Tiranes, ka pasur finalizim me date 11 shkurt te ketij viti. Ate dite, vajza e re shkon ne banesen e Ylli Pangos i cili sikunder demonstrohet ne regjistrimin audio dhe video, nis ta "gjuaje" duke e nxitur qe te heqe rroba nga trupi. Ne nje moment vajza kerkon te qetesohet dhe duket se kjo e ka stepur ministrin tashme te shkarkuar, i cili nuk ka shkuar me larg por ndoshta dhe ne nje konsensus te heshtur me vajzen, e kane mbyllur "historine", duke u ndare me nje bisede te shkurter mbi dokumentet qe vajza kishte sjelle per te aplikuar per punesim ne MTKRS.
Nderkohe, burime nga Prokuroria e Tiranes, bene te ditur dje se jane duke hetuar ne lidhje me skandalin e dyshuar te seksit. Prokurore e ceshtjes eshte Anila Leka. Mesohet se hetimi po lokalizohet ne dy pista, ate te shperdorimit te mundshem te detyres permes ngacmimeve seksuale dhe ate te regjistrimit te paligjshem dhe shkeljes se privatesise. Prokuroria beri te ditur dje per "Koha Jone" se pasi te perfundoje hetimet e plota, do te vendose nese do te ngreje akuza zyrtare dhe nese dosje te mundshme do te shkojne ne gjykate per shqyrtim te metejshem. Po dje, prokuroria mohoi qe vajza e perfshire ne regjistrimin e videos te jete arratisur apo zhdukur nga vendi.
Te dhenat:
Emri: Alkida
Mbiemri: Budini
Mosha: 19 vjec
Vendlindja: Suc (Burrel)
SKEDA ME TE CILEN U PARAQIT TEK KAFAZI I ARTE
Ndoshta eshte konkurrentja me e guximshme. Prinderit e kane mbeshtetur qe ne momentin e pare vendimin per te marre pjese ne Kafazin e Arte, ose me saktesisht, e ema ka qene motor i ketij vendimi. Nuk eshte e dashuruar, dhe nuk ka qene kurre e tille. Suci eshte vend i vogel dhe atje cdo gje merret vesh. Per te eshte hera e pare qe jeton kaq prane meshkujve te panjohur.
Ka dy vellezer e dy motra. Endrra e saj eshte te vazhdoje shkollen e larte ne Tirane, ose te shkoje tek vellai ne Angli i cili jeton atje prej vitesh dhe eshte martuar me nje vajze spanjolle te quajtur Stephany. Ka dashur gjithmone te merret me art, por kjo ka qene per te vecse nje enderr e parealizuar. Jeta e saj ne Suc eshte shume monotone dhe deshiron ta ndryshoje sa me shpejt.
Eshte ne diete te vazhdueshme, dhe sic thote e ema: "Alkida uje te pije i behet shendet".
Do te donte te lexonte libra por nuk ka vullnet. Ka deshire te behet sociologe".

Similar topics
» Rrëfehet Pango: Berisha u nxitua me shkarkimin tim
» Xhesika Vula:FBI rindërton 21 janarin me skemë 3D. Në hetim edhe ekspertët e KE
» Fenomeni Pango, apo imoraliteti i maskuar i shoqërisë drejtuese shqiptare pas ‘91
» Skandali me Ylli Pangon
» Islami ka nevojë për një revolucion seksual

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi