Fenomeni Pango, apo imoraliteti i maskuar i shoqërisë drejtuese shqiptare pas ‘91
Faqja 1 e 1
Fenomeni Pango, apo imoraliteti i maskuar i shoqërisë drejtuese shqiptare pas ‘91
Fenomeni Pango, apo imoraliteti i maskuar i shoqërisë drejtuese shqiptare pas ‘91 |
Nga Pirro PRIFTI* Nuk është fjala për emra të përveçëm, të cilët të shkruar në një artikull ose shkrim si ky do të kënaqnin disa puthadorë e servilë të politikës shqiptare që mezi presin raste të tilla si për t’i përfolur ashtu dhe për t’u zënë vendin të tjerëve (të ngjashëm si ata), duke tjerrur rrjeta të qëllimshme merimange individëve të tjerë në të ardhmen, e as është ideja e këtij shkrimi që të shahet qeveria siç bëjnë rëndom disa individë opozitarë (me poste drejtuese qysh kur nuk mbahen mënd) të cilët e kanë zakon të flasin si Luigji i XIV me përemrin jo "unë" por "ne", e për të treguar që "kështu mendon partia e tyre e privatizuar" kur zbulojnë qoftë dhe një fakt negativ të qeverisjes; por këtu është fjala për një fenomen që sa vjen e po rritet e po malinjizon shoqërinë shqiptare e që vjen nga disa individë të pushtetshëm apo individë të pasuruar shumë shpejt, dhe siç e ka zhvillimin e fshehtë tumori malinj, ashtu dhe në shoqërinë shqiptare është duke u përhapur një valë imoraliteti (dhe amoraliteti) shkaqet e të cilit mund t’i shpjegojmë më poshtë. Dihet se sistemi post komunist apo kalimi nga një diktaturë në demokraci krahas anëve pozitive ka dhe një rritje të disa fenomeneve negative si të llojit të korrupsionit e mitmarrjes (pjesë të amoralitetit të një pjesë të njerëzve të veshur me pushtet e me para), ashtu dhe të rritjes së imoralitetit (kësaj plage sociale tashmë) e cila ka ardhur si rrjedhojë e futjes në drejtim të individë pa standarde morale dhe etike por dhe në sistemin e biznesit të madh privat, ku fenomeni mund të jetë dhe më skandaloz). Nuk është për tu habitur që, qofshin të varfër që dëshirojnë të bëhen të pasur, apo qofshin të pasur që s’dinë ku ta harxhojnë pasurinë e tyre, e duke mos pasur apo duke mos i respektuar me qëllim normat morale dhe etike (të sanksionuara qoftë në ligje qoftë në traditën e mirë shqiptare të familjes,) përdorin imoralitetin si mjet për tu zbavitur (këta të fundit) ose për t'u pasuruar (ata të parët, pra të varfrit). Ky fenomen gjithmonë e në rritje në shoqërinë shqiptare post-komuniste që ka lëshuar rrënjë e po malinjizohet sidomos tek kontingjentet e individëve që pasurohen shpejt, ose tek individët që marrin poste drejtuese të pamerituara (siç e thamë më lart), ose tek individë që kanë arsim të lartë por që nuk kanë kulturën përkatëse (kryesisht që vijnë nga zona rurale, por ka dhe në qytete të mëdha ose siç quhen vendalinj "paksa den" e jo "den babaden"), nuk i importuar vetëm nga vendet perëndimore siç thuhet rëndom për të justifikuar veten disa apologjetë të imoralitetit( kujtoni fenomenet negative të importuara nga perëndimi p.sh, si droga dhe trafiku i mishit të bardhë), - por ky fenomen ka qenë në raste sporadike e të dokumentuara edhe në sistemin diktatorial në Shqipëri pavarësisht nga rastet e pakta të njohura për shkak të informacionit të kufizuar të asaj kohe por dhe për shkak të rregullave të rrepta të vendosura në atë kohë për këto probleme. Përveç rasteve të mësipërme që shkaktojnë imoralitet ekzistojnë dhe individë të veçantë perverse, kurvarë dhe imoralë të cilët për shkaqe hormonale dhe të moshës janë të tillë. Duhet kujtuar gjithashtu që rendja pas pasurimit dhe pas pushtetit bën disa njerëz të veçantë të prirur për të keqen e për përversitete nga të më të ndryshmet të zbatojnë parullën "qëllimi justifikon mjetin", por shkaqet që këta individë cedojnë në përgjithësi janë: ose janë rritur nga prindër të divorcuar apo njëri nga prindërit ka vdekur (pra mungesa e dashurisë së plotë prindërore), ose këta individë janë rritur në familje me konflikte të forta familjare (të çdo lloji, qofshin këto konflikte prindërore për shkak se njëri prind rri për shkaqe ekonomike larg familjes, ose konflikte për shkaqe banale si p.sh, njëri nga prindërit është pijanec, drogaxhi, ka dashnore, etj,etj), ose këta individë janë rritur nga familje pa parime morale (kryesisht në familje pa besim të qëndrueshëm fetar) të shëndosha, e pa edukatën përkatëse qytetare, (pra këta individë mund të kenë marrë arsim të lartë por nuk kanë kulturën përkatëse). Këto shkaqe ekzistojnë më shumë në vendet e zhvilluara kapitaliste ku ashtu si dhe tek ne, për të fituar një jetesë më të mirë - harrojmë familjen, fëmijët, të afërmit duke i lënë këta të pambrojtur nga joshjet, e në tërësi nga mëkati i seksit jo-legal. Prishja e familjes për shkak të shumë faktorëve disa nga të cilat i përmenda më sipër është një fenomen i rëndë në perëndim dhe në vendet që po zhvillohen me shpejtësi (ku dhe emigracioni krijon këtë malinjitet social) është në fakt një plagë e rëndë sociale sepse një familje e prishur krijon individë me komplekse dhe në shumë raste perversë seksuale. Për imoralitetin dhe në përgjithësi për moralin e njeriut është folur shumë por Patriarku Aleksej ka thënë një sentencë të mrekullueshme: ‘Nëse do të injorojmë Normat Morale, ne injorojmë në fund të fundit edhe vetë Lirinë’; e më tej: ‘Nëse rregullat morale kapërcehen dhe deklarohen relative, do të minohej themeli i vetë kënd-vështrimit evropian të botës’. Rasti Pango i demaskuar nëpërmjet Fiks Fare tregon një shpërdorim pushteti,- e duhet dënuar, por nëse Pango ka dhe raste të tjera të shpërdorimit të pushtetit apo dhe të vetë miqësisë me femrat, atëherë do të kemi të bëjmë më një problem akoma më serioz, do të kemi të bëjmë me degjenerim moral të një qytetari për fat të keq. Por dhe rasti Pango e ka një shpjegim logjik i cili shpjegim duhet pasur parasysh në përzgjedhjen e individëve në drejtim. Është e domosdoshme që individët në drejtim duhet të përzgjidhen krahas kritereve zyrtare edhe me një kriter apo standard tjetër që rekomandohet dhe është ligj në botën perëndimore: individi apo individja drejtuese (qoftë legjislative, qoftë ekzekutive apo në qeverisjen vendore apo arsimore) duhet të jetë i martuar e pa probleme familjare dhe kjo duhet të jetë kriteri detyrueshëm për individin e përzgjedhur. E them këtë sepse në shumicën dërrmuese të rasteve qoftë me statistikë e qoftë me informacion jo zyrtar, zullumet seksuale i bëjnë individët që zgjidhen ose emërohen si drejtues dhe janë ose të pa-martuar ose të martuar por me konflikte të rëndë familjare, megjithatë për rastin e fundit duhet pasur kujdes në përzgjedhje sepse jo çdo individ i martuar, por me konflikte familjare është i keq; prandaj këtu luan rol përzgjedhja partiake e kujdesshme apo përzgjedhja e kujdesshme nga shoqata apo institucione autonome ose të pavarura të këtyre individëve me probleme. Një qeverisje serioze kërkon njerëz seriozë që të punojnë me përkushtim por dhe të jenë shembull moral dhe i Etikes të sanksionuar në ligjet shqiptare e të çdo vendi. Nuk është e rastësishme që në SHBA një nga kriteret e përzgjedhjes së individëve që do të drejtojnë është dhe individi i martuar e me një familje të shëndoshë. Mund të shikoni sesa reaksion kanë pasur në SHBA zbulimi i jetës private (në të kaluarën e në të tashmen) të individëve të veshur me pushtet kur në jetët e tyre ka pasur skandale të tipit seksual apo të drogës apo të perversiteteve të tjera. Mund të shihet dhe në Shqipëri se sa të ndjeshëm ndaj Moralitetit janë shqiptarët që kanë kulturë , tradita familjare të shëndosha kur shohin individë të tillë si Pango që janë zgjedhur gabimisht sepse nuk është zbatuar kriteri i përzgjedhjes së një njeriu të martuar e me familje të shëndoshe. E çfarë do të thotë shoqëria shqiptare për këtë problem? Të tërë e dënojnë kryesisht si shpërdorim të pushtetit por rasti në fjalë ka të bëjë dhe më thellë: është përzgjedhur në drejtim një individ pa këtë kriter , gjë që çoi në këtë skandal imoraliteti. Nga ana tjetër siç e thashë më lart është për t'u lavdëruar reagimi i Berishës qoftë si kryetar shteti, qoftë si familjar shembullor ndaj të cilit njerëzit në këtë aspekt kanë respekt të veçante. Problemi është për të ardhmen.. Zgjedhjet e afërme janë një provim serioz i politikës shqiptare por dhe i elektoratit shqiptar i cili nuk duhet të votojë sy-mbyllurazi - individë të reklamuar nga parti të ndryshme qoftë dhe nga dy partitë më të mëdha, të cilët mund të propozojnë njerëz që edhe nëse kriteret e tjera mund t’i kenë të rregullta (ose ata maskohen pas disa kritereve kallpe si "besnikëria partiake", apo servilizmi ndaj eprorit, etj, etj) të gjitha Partitë duhet të propozojnë krahas kritereve ligjore zyrtare - individë të martuar, me familje të shëndosha moralisht që dhe njerëzit të shohin tek ata jo - imoralin apo batakçiun apo perversin seksual por të shohin me besim që këta njerëz të parazgjedhur mund ta çojnë vendin përpara, mund të bëjë në programe e projekte serioze, mund ta integrojnë Shqipërinë ne KE, që mund të sillen në parlament e kudo me seriozitetin dhe respektin e duhur qoftë ndaj postit e qoftë ndaj njerëzve si ata që e zgjodhën ashtu dhe tek kundërshtarët. Ashtu si e ka thënë dhe Seneka që: "Veset që duken janë më të lehtë; më të rrezikshëm janë ato vese që fshihen nën dukjen e virtyteve", rasti Pango le të jetë si një bori alarmi për shoqërinë shqiptare, e sidomos për politikën shqiptare dhe për ata persona drejtues që merren me përzgjedhjen e individëve që mund të vishen me pushet. Problemet e tjera po aq të rënda të mungesës së moralitetit në sektorin tjetër privat janë po aq të rrezikshme sepse janë dhe më pak të dukshme në media por që kanë shkaktuar një mori ngatërresash e fatkeqësish të cilat shoqëria shqiptare do t’i vuajë për një kohë të gjatë e që legjislacioni shqiptar akoma nuk ka akoma ligje të qarta për ‘bezdisjen seksuale ne vendin e punës apo në publik’; megjithatë për të davaritur atmosferën pesimiste që po përballën sidomos femrat e adulte dhe adoleshente, krahas përmirësimit të ligjeve të Etikës dhe të Administratës, edhe sistemi arsimor duhet të reflektojë dhe të reformojë kurrikulën mësimore sidomos në drejtim të lëndëve të Etikë dhe të Deontologjisë e të mos i mëshojë mësimit të seksit në shkollat elementare se nuk bëjnë gjë tjetër që jo vetëm rrisin kureshtjen por dhe krijojnë mundësira për sociopatët dhe maniakët seksuale për të ngacmuar e abuzuar me femrën qoftë ato në pre-pubertet, adoleshente apo dhe të rritura. Edukata seksuale mund të bëhet vetëm në vitin e fundit të shkollës së mesme, kur si femra ashtu dhe mashkulli kanë arritur pjekurinë mendore (sepse atë seksuale për fat të keq e arrijnë më përpara). Së fundmi, është më mirë një fre i shëndoshë moral- se një liberalizëm ateist i cili krijon moçalin e imoralitetit (që tek ne është i maskuar dhe për shkak të dhunës në familje dhe për shkak të pabarazisë reale të burrit ndaj gruas në shoqërinë tonë, e kam fjalën për mentalitetin dhe traditën zakonore). Sigurisht imoraliteti ekziston edhe tek disa individe femra, të cilat e justifikojnë veten me pamundësinë për të gjetur punë apo ndonjë post, e ky justifikim është një turp i vërtetë për një femër e cila mund të gjeje punë por që preferon lehtësirat e mëkatit. *Analist |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Sfida e shoqërisë civile shqiptare: respektimi i të drejtave të heteroseksualëve
» Enver Bytyçi:Dasma e princit Leka dhe ndotja ideologjike e shoqerise shqiptare.
» Enver Bytyçi:Dasma e princit Leka dhe ndotja ideologjike e shoqërisë shqiptare
» Fizibiliteti, injoranca dhe imoraliteti!
» Rrëfehet Pango: Berisha u nxitua me shkarkimin tim
» Enver Bytyçi:Dasma e princit Leka dhe ndotja ideologjike e shoqerise shqiptare.
» Enver Bytyçi:Dasma e princit Leka dhe ndotja ideologjike e shoqërisë shqiptare
» Fizibiliteti, injoranca dhe imoraliteti!
» Rrëfehet Pango: Berisha u nxitua me shkarkimin tim
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi