Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sfida e shoqërisë civile shqiptare: respektimi i të drejtave të heteroseksualëve

Shko poshtë

Sfida e shoqërisë civile shqiptare: respektimi i të drejtave të heteroseksualëve Empty Sfida e shoqërisë civile shqiptare: respektimi i të drejtave të heteroseksualëve

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 16, 2009 12:31 pm


Sfida e shoqërisë civile shqiptare: respektimi i të drejtave të heteroseksualëve



Nga Ajet Nuro




Ligji për martesat e homoseksualëve në Shqipëri erdhi si rrufe në qiell të hapur dhe ka shkaktuar një debat pasionant, të tillë, që nuk e kanë shkaktuar as vetë zgjedhjet legjislative të 28 qershorit. Sugjerimi i ligjit iu faturua shoqërisë civile. Për të kuptuar atë se çfarë ndieva kur dëgjova një lajm të tillë po ju kopioj një histori që e kam shkruar për vizitën time në vendlindje në vitin 2007.




….



Një histori nga dhjetra histori dhe anekdota të xha Sefedinit


. Xha Sefedini, punonte për ndërmarrjen pyjore dhe kështu i binte të shëtiste gjithë fshatrat e zonës. Goditi të kaloj me një fshat që po bënte analizën vjetore të punës në kooperativë. - Mund të marr pjesë thotë xha Sefedini? - Po si jo, - ia kthejnë drejtuesit e mbledhjes. Dhe siç ishte zakoni në diskutimet tip të asaj kohe, kishte vetëm lavdrime dhe çuditërisht në atë fshat kishte dy-tre veta që ishin me një dorë (sakatë) dhe gjithë diskutantët mburrnin vetëm këta kooperativistë : Shembull ka qenë filani e filani që me një dorë... siç e tha edhe parafolësi, shembull tek ne ka qenë filani dhe filani që me një dorë... Xha Sefedini nuk duroi dhe u ngrit e tha: - Më falni po nga sa kuptova unë në këtë fshat më punëtorët dhe më të dalluarit janë ata me që kanë nga një dorë. Unë do tu sugjeroja të gjithë juve të tjerëve të prisni nga një dorë që të bëheni të gjithë të dalluar.…

Që forcimi i demokracisë kalon veç të tjerash edhe nga një shoqëri civile e organizuar dhe në gjendje të bëjë presion mbi qeverinë dhe struktura të tjera të politikëbërjes, kjo nuk ka dyshim por që të na serviret si produkt i shoqërisë civile shqiptare, ligji për martesat brenda së njëjtës gjinie në Shqipëri duket pak a shumë absurde. Nga dhjetra probleme akute që ka Shqipëria, shoqëria civile shqiptare ia doli të kaloj një ligj për martesat e homoseksualëve. Po heteroseksualët, me problemin e pronave, banesave, të drejtën e votes, dosjet e ish spiunëve, qëndrimi ndaj komunizmit, çështja e gjakmarrjes… (mund të kenë fund problemet e shqiptarëve?!…) Po këto segmente të shoqërisë nuk janë në gjendje të transmetojnë mesazhe në qeveri dhe të propozojnë ligje? A nuk do të ishte e mira që grupet e presionit që janë ngarkuar të zgjidhin probleme të ndryshme në Shqipëri, që në mos të kthehen në homoseksual për të patur sukses, të paktën, të shoqërohen me ta për të patur sado pak sukses, pra le të bëhen sakatët e shoqërisë shqiptare…




Homoseksualët në Shqipëri si zezakët dikur në Amerikë





Kur Barack Obama u zgjodh president i Shteteve të Amerikës isha në Washington DC dhe me gazetarët e Zërit të Amerikës u hap një bisedë rreth racizmit të shqiptarëve. Të gjithë me kënaqsi konstatonin se shqiptarët nuk ishin edhe aq racist, të paktën askush nuk kishte bërë ndonjë koment negativ rreth zgjedhjes së një të ziu në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por, debati i krijuar rreth marteses së homoseksualëve në Shqipëri tregon se shqiptarët janë racist dhe se ligji do të has në rezistencë. Për ta provuar këtë racisëm, zvendësoni fjalët homoseksual me zezak dhe do shikoni se diskutimet e sotme të shqiptarëve rreth homoseksualizmit janë po ato të racistëve dikur në Amerikë.

A i duhet Shqipërisë një ligj për martesat e personave me të njëjtin seks ?




Procesi i adaptimit të ligjeve dhe i politikave publike ka një mënyrë specifike dhe një politikë adaptohet pasi ka një nevojë për një politikë të tillë. Adaptimi i një ligji për martesat brenda të njëjtës gjinie në Shqipëri është një gjë moderne por që fatkeqësisht ngjan si një FERRARI që udhëton në një rrugë gomerësh. Politikisht, i përkrahur nga një kryeministër i një partie që mbahet për konservatore, ligji nuk do ket kundërshtar nga krahu tjetër politik që fal pozicionit ideologjik nuk mund të thotë jo. Por, në një atmosferë politike, ku partia në pushtet ka marr një përkrahje diçka më pak se 50 % nga votuesit shqiptarë, opinioni i segmenteve të tilla të shoqërisë si kleri dhe organizmat që luftojnë për mbrojtjen e vlerave të familjes por edhe patriarkalizmi do ti jenë pengesa të një nisme të tillë. Një kundërshtim i opinionit publik shqiptar nuk duhet injoruar. Në fund të fundit ligjet janë konsensus i një shoqërie të tërë. Kush mendon se duke adaptuar një ligj për martesat mes homoseksualëve, problemi i homoseksualizmit në Shqipëri u zgjidh e ka gabim. Emancipimi i një shoqërie është një rrugë e gjatë.

Çfarë mendojnë intelektualët shqiptarë ?



Adaptimi i një ligji për martesat brenda seksit janë kritikuar kryesisht nga njerëz “pa emër” pra nga komentues me një pseudonim dhe nuk kanë munguar sharjet, mallkimet, thirrjet patriotike e gjerë edhe mburrje ndaj regjimit të Hoxhës që i dënonte homoseksualët. Por sot, artikullit të një intelektuali që paraqiste para gjithë shqiptarët me guxim mendimin e tij pro ligjit për martesat mes personave të së njëjtës gjinie, iu vërsulën hapur dhe fshehur me një gjuhë që më e pakta është jo e denjë për njerëz me kulturë. Pas shumë kohësh, ndoshta Shqipëria do të ketë një ligj si ai që po na serviret sot nga Berisha. Dhe at’here do jenë harruar dhe ato që po thuhen sot. E mira e të mirave do të ishte që intelektualët të flasin më shumë, të studiojnë, të nxjerrin në pah atë që thonë në kampin e “PO”-së dhe atë që thonë ata të kampit tjetër, pra ata të “JO”-së. Duke bërë thirrje se ...ne shqiptarët jemi kështu apo ashtu...Kur një intelektual e përmbledh mendimin e tij në një sharje kjo do të thotë se debati ka degjeneruar. Një komb përparon kur intelektualët marrin pjesë në debatet në të cilat gjendet shoqëria shqiptare.


Po unë si do të veproja ?





A e keni pyetur ndonjëherë vehten se çfarë do të bëja unë sikur të isha kryeministër i vendit, pra në vend të Berishës secili nga ju çfarë do të bënte. Unë jam konservator dhe tradicionalist dhe unë nuk do ta kaloja një ligj të tillë. Por kjo nuk do të më jepte as mua as ndokujt tjetër të drejtën të shaj, të fyej apo kërcënoj ata që mendojnë ndryshe. Detyra e një kryeministri është të krijoj kushte për dialog, të nxisi tolerancën, të rrisi standartet e qytetarëve që e kanë votuar (dhe ata që nuk e kanë votuar ...) të mbroj minoritetet e ndër ta dhe homoseksualët. Për mua, një ligj i tillë ndoshta ndonjë ditë do të kaloj në Shqipëri, por sot është i parakohëshëm. Zërat që thonë se Shqipëria është e detyruar të zbatoj standartet e Europës e kanë gabim. Le të aplikoj zgjidhjet e shumicës së vendeve europiane Shqipëria dhe askush nuk do ketë të drejtën ti thotë “Ju nuk keni standarde”... Një ligj për martesat e homoseksuale, fatkeqësisht në vend që tu zgjidhi problemin u hap probleme sepse intoleranca e shqiptarëve nuk frenohet me ligj. Reaksioni i këtyre ditëve e tregon një gjë të tillë.

Dy fjalë për ta mbyllur





Kam parë para disa kohësh në lajme një korrespondencë nga Moska ku policë rus godisnin veprimtar homoseksual vetëm për faktin se ata ishin homoseksual. Nëse një gjë e tillë do të ndodhte në Shqipëri do të ishte një fatkeqësi. Dhuna ndaj femrës, ndaj homoseksualëve, romëve apo kujtdo që përbënë të ndryshmin nga shumica është e dënueshme. Zgjidhja e statusit të grupeve të caktuara zgjidhet nga debatet dhe nga presioni që ushqejnë përfaqësuesit e këtyre grupeve mbi publikun dhe mbi politikëbërësit. Politika, duhet të respektoj dëshirën e shumicës dhe të drejtat e pakicës. Gjetja e zgjidhjeve të kënaqëshme për të gjithë është arti i politikanit të preokupuar për të zgjidhur konfliktet sociale. Të tentosh ti zgjidhësh konfliktet si me magji do të ishte demagogji dhe pse jo hipokrizi. Nëse shoqëria civile shqiptare është kaq aktive, urojmë që ajo të bëjë presion mbi klasën politike për të respektuar standardet për gjithë shqiptarët dhe në këtë kuadër do zgjidhen shumë probleme si ky i homoseksualëve.



Ajet Nuro


anuro@albemigrant.com


Montreal, 4 gusht 2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi