AKR-ja do të çmontojë krimin e organizuar
Faqja 1 e 1

Zelije Krasniqi
Intervistë me Suzana Novoberdaliun, kandidate për deputete në AKR
“Bota sot”: Po kandidoni për mandatin e dytë të deputetit. Çka mendoni të ndryshoni në mandatin e dytë, qoftë si koncept, qoftë si sjellje?
Novoberdaliu : Natyrisht që në mandatin e dytë do të shkoj me një përvojë të lakmuar parlamentare. Njëkohësisht sa i përket sjelljes, dua të them se unë dhe familja ime kemi investuar në këtë formim që kam. Sa i përket ndryshimeve ju e dini se kuvendi funksionon në bazë të strategjisë dhe projektligjet sponsorizohen kryesisht nga qeveria. Në bazë të kësaj vendi harton planin vjetor të punës së vet.
“Bota sot”: Çka do t’u premtoni qytetarëve që t’i bindni të votojnë për ju?
Novoberdaliu : Kur përmenden premtimet sikur kihet përshtypja që lufta duhet bëhet për të premtuar pa u brengosur se realisht çfarë do të bëjmë për jetën e qytetarit tonë. Politika jonë lidhet me atë që e kemi të shkruar në programin tonë zgjedhor. Premtimi shpeshherë bëhet si hedhje hi syve votuesve sa për të marrë një votë, ndërkohë që ne nuk përfaqësojmë këtë mentalitet mashtrues, por ne hulumtojmë, studiojmë të gjitha mundësitë dhe tek pastaj hartojmë strategjinë e ofertës që është e realizuar qind për qind.
“Bota sot”: AKR lufton të jetë e para apo vetëm pjesë e Kuvendit?
Novoberdaliu : AKR-ja si subjekt i dëshmuar politik, si subjekt i një niveli elitar parlamentar, si subjekt i parimeve të demokracisë liberale dhe si subjekt i kritikës parimore, është dëshmuar se është potencialisht e fortë për të garuar brenda rregullave të lojës për të qenë fituese e zgjedhjeve. Me këtë kuadër platforma politike dhe strategjia e AKR-së, e cila si shtyllë ka zhvillimin ekonomik të vendit tonë për një jetë të dinjitetshme të qytetarit të saj, është e bindur se në mënyrë të pakrahasueshme është më e avancuar, më serioze dhe më e besueshme për të qeveris vendin.
“Bota sot”: Po, koalicionin me cilën parti preferoni?
Novoberdaliu : Esenciale për AKR-në është që të bëjë konsolidimin e fort të kuadrove që platforma e saj politike dhe programore të jetë sipër partive të tjera konkurruese e që këto së bashku të ja bëj të qartë elektoratit të vendit tonë.
“Bota sot”: A do të jeni më të fuqishëm në këto zgjedhje me koalicionet që keni bërë?
Novoberdaliu : AKR-ja edhe në planin e bashkëpunimit është treguar subjekt i hapur dhe i sinqertë me të tjerët. Në këtë logjikë tani bashkë me koalicionin është mbushur me plotë substancë profesionale dhe me vlera të dëshmuara në rrafshin nacional. Është e padiskutueshme që në këtë mes janë rreshtuar me ne, vlera të dëshmuara të personaliteteve dhe subjekteve politike.
“Bota sot”: Cilat janë pikat kryesore të programit tuaj personal dhe partiak?
Novoberdaliu : Ne jemi subjekt politik dhe programi i partisë është pjesë e secilit prej nesh dhe të gjithë ne kemi kontribuar në hartimin e këtij programi. Në planin ekonomik oferta jonë është qindra herë më e volitshme dhe më e besueshmja se sa e të gjithë subjekteve tjera bashkë. Në planin e sigurisë AKR-ja garanton sigurinë e qytetarit për dallim nga gjendja e tanishme çfarë është dhe shtrirjen e pushtetit n çdo cep të Kosovës, për dallim nga koha e tanishme kur 30 % e territorit tonë është jashtë administrimit të Republikës. AKR-ja do të çmontoj krimin e organizuar i cili është bërë pushtet mbi pushtetin.
“Bota sot”: AKR-ja nëse vjen në pushtet a do ta ketë të vështirë,kur dihet se qeveria në rënie ka lënë shumë çështje të hapura ose të nisura gabimisht ?
Novoberdaliu : Dua të them që në fillim se AKR-në e karakterizon guximi për të përballur me sfidat, aq më tepër kur ndihet tepër komode, pra e përgatitur dhe fare nuk e ka për siklet që të bëj gjëra shumë më të mira për vendin dhe qytetarët e saj. Ne do të rishikojmë një nga një çdo projekt qoftë i karakterit politik, ekonomik, që i ka nisur qeveria e mëparshme. Ne nuk jemi për atë që të shkatërrohet ajo që është bërë mirë, por do të stopojmë gjithë ato projekte që rezultojnë me konflikt interesash apo aq më tepër me hajni. Ne do bëjmë që qytetarët e këtij vendi të krenohen me vendin e tyre dhe jo të planifikojnë ikjen sa më parë nga vendi i tyre siç është sot.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Skandaloze: Kryeprokurori e fton Ramadan Mujën të ligjërojë për krimin e organizuar
» FATOS LUBONJA:Mbi krimin në Vlorë
» KE-ja kritikon Kosovën për krimin dhe lirinë e shprehjes
» Ekspertët: Dajti qëlloi ndaj policëve me dy pistoleta
» Ismail Kadare “Mbi krimin në Ballkan” Botoi: “Onufri”

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi