Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ekspertët: Dajti qëlloi ndaj policëve me dy pistoleta

Shko poshtë

Ekspertët: Dajti qëlloi ndaj policëve me dy pistoleta Empty Ekspertët: Dajti qëlloi ndaj policëve me dy pistoleta

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 24, 2009 10:37 pm

Ekspertët: Dajti qëlloi ndaj policëve me dy pistoleta





Ekspertët: Dajti qëlloi ndaj policëve me dy pistoleta DAJTI
Sipas prokurorisë, pritet që në ditët në vazhdim të vijnë edhe përgjigjet e laboratorit balistik të gëzhojave dhe krahaseushmërin e tyre me ngjarjet e tjera të ndodhur këto vitet e fundit

Ekspertët e laboratorit të Institutit të Policisë Shkencore pranë Ministrisë së Brendshme kanë konstatuar se Dritan Dajti pasditen e 7 gushtit gjatë operacionit të policisë për arrestimin e tij ka qëlluar me dy pistoleta të mbajtura nga të dyja duart.
Sipas ekspertëve që kanë bërë këqyrjen dhe analizimin e mbetjeve të barutit të gjetura në duart e të arrestuarit Dajti kanë konstatuar se në dy duart i dënuari me 25 vjet burg ka faktor plotësues të barutit. Që provon se ai ka qëlluar me të dy duart me dy pistoletat që kishte ditën e 7 gushtit, një "revolver" dhe një "Glock" të cilët u sekuestruan pas arrestimit.
Sipas prokurorisë, pritet që në ditët në vazhdim të vijnë edhe përgjigjet e laboratorit balistik të gëzhojave dhe krahaseushmërin e tyre me ngjarjet e tjera të ndodhur këto vitet e fundit.
Ndërkaq, mbi bazën e këtyre ekspertimeve të ardhura në prokurori dhe dëshmive të agjentëve që morën pjesë në operacion, hetuesit e Prokurorisë së Krimeve të Rënda kanë arritur të ndërtojnë edhe skemën e vrasjeve të ndodhura në plazh ditën e 7 gushit gjatë shkëmbimit të zjarrit mes të kërkuarit Dajti dhe efektivëve të policisë.
Sipas prokurorisë, i pari që është qëlluar me plumb në kokë nga dora e Dajtit ka qenë drejtuesi i grupit Festim Xhani. "I ndjeri Xhani ka pasur kartën e identitetit të policisë në dorë dhe ka shqiptuar fjalët: "Policia, dorëzohuni", kur është afruar dhe ka hapur derën e parë të pasagjerit të "Tuareg" ku brenda saj ndodhej i ulur në sedijen e pasme Dritan Dajti.
Menjëherë i është përgjigjur me zjarr i shumë kërkuari duke e qëlluar në kokë anash Xhanin, i cili është rrëzuar përdhe. Pas vrasjes së Xhanit, Dajti është kthyer me 90 gradë në krahun tjetër të dritares së pasme ku po qëndronte kryeinspektori Saimir Duçkollari, duke shkrepur të dy pistoletat që mbante në duar në drejtim të tij ku për pasoj e ka lënë të vdekur.
Më pas, ka zbritur nga dera e pasme nga krahut të djathtë të makinës, ku pak metra pas makinës ka parë "ushtarin" e tij Ledion Mare të shtrirë në tokë, duke u lidhur nga agjenti Altin Dizdari.
Në drejtim të tyre ka shkrepur dy pistoletat, duke qëlluar agjentin në kraharor dhe Maren, si pasoj të dy kanë mbetur të vdekur. Pas këtyre shkrepjeve, Dajti ka lëshuar pistoletën tip "Revolver" në tokë dhe ka qëlluar me pistoletën tjetër tip "Glock", agjentin Kastriot Feskaj, i cili po tentonte ta lidhte personin e tretë që shoqëronte Dajtin.
Pasi ka qëlluar Feskajn, i shumëkërkuari Dajti ka shkrepur edhe disa plumba mbi një makinë të parkuar aty afër (pas saj ishin dy agjentë të tjerë) dhe më pas ka filluar të largohet me ecje, në drejtim të plazhit. Nga një derë aty pranë ka dalë një fëmijë, që është qëlluar në ecje e sipër nga Dajti, duke mbetur i plagosur në këmbë.
Më pas Dajti ka tentuar të ndërrojë karikatorin e pistoletës "Glock" kur është goditur nga tre plumba të kolegëve të vrarë që kishin marr pozicione të ndryshme pas makinave. Një plumb e ka qëlluar në krahë, një tjetër në kofshën e djathtë dhe plumbi i tre që e ka neutralizuar Dajtin i kapur fundin e shtyllës kurrizore, ku dhe është arrestuar më pas.
Ndërkaq, në krah të makinës "Tuareg" para tek shoferi agjentët e tjerë kishin mundur ta arrestonin kunatin e Dajtit, shtetasin Ergest Xhoxhin, pa shumë rezistencë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ekspertët: Dajti qëlloi ndaj policëve me dy pistoleta Empty Tridhjetë e pesë dëshmitarë për rastin Dajti

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 30, 2009 6:12 pm

Tridhjetë e pesë dëshmitarë për rastin Dajti



Ekspertët: Dajti qëlloi ndaj policëve me dy pistoleta Pro%20(Small)

Prokuroria e Krimeve të Rënda në kryeqytet, në 23 ditët e hetimit të dosjes penale në ngarkim të shtetasit Dritan Dajti, mbi të cilin rëndon akuza e vrasjes së pesëfishtë të ndodhur në plazhin e Durrësit, ka marrë në pyetje rreth 35 dëshmitarë të ndryshëm. Ky fakt konfirmohet nga burime zyrtare pranë organit qendror të akuzës, të cilët shtuan se përveç marrjes së dëshmive të këtyre personave, janë siguruar edhe një sërë provash të tjera materiale që ndihmojnë hetuesit në zbardhjen e ngjarjes së 7 gushtit në zonën e plazhit të Durrësit. "Gjatë hetimeve paraprake, grupi hetimor i Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka siguruar rreth 35 dëshmi të vlefshme, që do të përdoren si prova materiale në procesin gjyqësor ndaj të arrestuarit Dritan Dajti dhe "shokëve" të tij për ngjarjen e 7 gushtit në Durrës. Midis të pyeturve nga prokuroria janë edhe funksionarë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, efektivë të niveleve të ndryshme të saj, agjentë të ndryshëm, dëshmitarë që ndodheshin në vendin e ngjarjes në momentin e shkëmbimit të zjarrit mes agjentëve të policisë dhe të shumëkërkuarit Dajti, familjarë e shokë të këtij të fundit si dhe ekspertë të fushave të ndryshme",- thanë burimet. Sipas këtyre burimeve, mësohet se nga zyrtarët e Policisë së Shtetit, prokuroria ka siguruar të dhënat e organizimit dhe planit operativ të arrestimit të Dajtit. Nga agjentët që kanë marrë pjesë në këtë operacion, hetuesit kanë mësuar për dinamikën dhe rindërtimin e skenës së ngjarjes, të cilët kanë dhënë detaje të hollësishme për shkëmbimin e zjarrit dhe pozicionimin e tyre në këtë operacion. Prokuroria ka marrë në pyetje edhe të afërmit e Dritan Dajtit. Janë pyetur prindërit dhe i vëllai i Dajtit dhe bashkëshortja e këtij të fundit dhe motra e të arrestuarit Xhoxhi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ekspertët: Dajti qëlloi ndaj policëve me dy pistoleta Empty Dajti për krimin: Nuk i njoha që ishin policë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 15, 2009 1:30 pm

Dajti për krimin: Nuk i njoha që ishin policë

Prokuroria e Krimeve të Rënda në kryeqytet, 38 ditë pas vrasjes së pesëfishtë të ndodhur në zonën e plazhit në qytetin e Durrësit, mori në pyetje autorin e kësaj masakre, të dënuarin me 25 vite burg në mungesë, Dritan Dajti.

Ekspertët: Dajti qëlloi ndaj policëve me dy pistoleta DAJTI
Dritan Dajti


Tiranë – Dritan Dajti, autori i vrasjes së katër policëve të 7 gushtit të kaluar, ka deklaruar para organeve të hetimit, se policët i ishin dukur si grabitës, ndaj kishte qëlluar me armë. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë në pyetje autorit e 5 vrasjeve përreth dy orë, prej të cilit nuk kanë si përgjigje se policët nuk i kishte njohur si të tillë. Seanca e marrjes në pyetje e të akuzuarit Dajti, është zhvilluar brenda dhomës ku i dënuari me 25 vite burg po mjekohet për tre plagët e marra gjatë shkëmbimit të zjarrit në operacionin e policisë së organizuar më 7 gusht të këtij vitit për kapjen e tij.
Dajti tha para hetuesve se katër personat (policët) nuk kishin pasur uniformë dhe asnjë mjet identifikimi. Gjithashtu, vrasësi i bujshëm i këtij viti, që mori katër jetë të pafajshme, ka deklaruar se me vete kishte pasur 150 mijë euro.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ekspertët: Dajti qëlloi ndaj policëve me dy pistoleta Empty Re: Ekspertët: Dajti qëlloi ndaj policëve me dy pistoleta

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi