MYSAFIRJA E BOTIMEVE SHQIPTARE, nëntor 2010-Meri Dishnica
Faqja 1 e 1
MYSAFIRJA E BOTIMEVE SHQIPTARE, nëntor 2010-Meri Dishnica
MYSAFIRJA E BOTIMEVE SHQIPTARE, nëntor 2010-Meri Dishnica
Botimet Shqiptare vazhdojnë me rubrikën “Mysafiri i Botimeve Shqiptare”.
E ftuara e radhës është Meri Dishnica,poete.
Meri Dishnica ka lindur ne qytetin e Beratit, ne 30 qershor 1983.
Ne pemen e saj gjenealogjike gjenden figura te njohura dhe te spikatura ne kete qytet, nga te cilet ajo ka trasheguar talentin dhe perkushtimin ne studim.
Meri qe e vogel eshte dalluar per ndjeshmeri te larte artistike, e manifestuar kjo ne shume tituj dhe cmime te para ne konkurset e poezive. Edhe pse drejtimi i saj i mevonshem dukej se do ishte letersia, ajo pati nje devijim drejt shkences se psikologjise, ndikimi i se ciles verehet qarte ne disa nga poezite e saj. Ajo ky kryer studimet pasuniversitare ne Drejtesi, por interesi ne poezi mbetet i njejte. Vellimi me poezi ‘Fillimet’ eshte libri i saj i pare, ajo ka nisur tashme te dytin, lidhja me poezine eshte e vazhdueshme, e ndjere. Meri aktualisht punon si psikologe, dhe shkruan artikuj te natyres psiko/sociale ne revista te ndryshme ne Shqiperi.
Meri Dishnica
OQEANI
{një dolli për aventurat}
Ai më sheh,
tek jam e shtrirë,
shtrirë me jetën,
jetën me ty.
Ai më shfaqet me një vrull paqësor,
si një rrymë e ngrohtë,
që ngroh jetën,
jetën që buron,
prej jetës me ty.
Ai është i madh,
i madh si brenga e fundit e ditës,
që gjithmonë joshet prej fillim-natës.
Gjithsesi oqeani më sheh,
më sheh tek jam,
tek jam e shtrirë,
me ekzistencë edhe brengë,
prandaj ti,
e imja aventurë,
të më lagësh , eja rend.
RRUGËT PA TY
Zgjohem dhe ndjej,
se zgjohem pa ty.
Me ty në zemër ndjej se zgjohem.
Do të shkoj, të kërkoj
nëpër rrugë dhe askund tjetër.
Me mallin tim dhe cantën
duke ecur s’do të ndihem vetëm.
Diku këtu,
këtu rreth meje,
rrugëton dhe nostalgjia e heshtur
dhe pranë saj qendrojnë krenarë
gjithë kujtimet e zhveshur.
Ata të joshin,
sërrish të joshin me atë ide të tepruar,
që të bën të qash para se të vuash,
që të lë pa mend,
por edhe pa shpirt,
por të josh aq bukur
sepse është e hirtë.
Sepse ti do të mbetesh
kujtimi im i preferuar
që mu zhduke befas
kur të kisha në duar.
Por unë ende kam dëshirë të të shoh
nëpër rrugë dhe askund tjetër,
me mallin tim dhe cantën
duke ecur s’do të ndihem vetëm.
RUTINË
Zemërimi si një petal i trishtimit
të sapocelur,
erdhi sërrish te unë,
vuaj se nuk e kam atë vrull
të kapërxej veten, të deliroj.
Ndërkohë muskujt e mi ndodhen aty,
për të vënë drejtësi,
sepse ai më theu zemrën,
vetem ai e di,
ku ndodhet ajo.
Prapë e vuaj atë fakt,
kur ai më shkruan një letër,
ma ngroh aq shume fytyrën,
për të rinisur dimrin i vjetër.
PER DITET E HUMBURA
Nuk i shpëtova dot gravitetit,
me ironi të tej rrjedhur,
ndaj u përpëlita e bleruar,
dhe mjerisht tolerova,
u ula pranë teje.
Dhe prej akrepave të shtrydhur,
shijova lëngun e kohës,
në hapësirën pa fund dhe pa fillim,
filloi vetëm tretja.
VETI
Kam në duar hipnozën time,
terapia e saj mbyt lagështinë,
që ndodhet brenda meje.
Do të vazhdoj ti druhem sublimimit,
pasditeve të vona,
kur edhe hesht edhe qaj,
kam frikë nga lotët,
por s’mund ti mbaj,
gjithsesi synoj moslagien prej tyre.
Në dhimbjen që s’mbaron,
mes lotëve ty do të kujtoj,
më vonë do të zgjas duart,
do rrezatoj.
PËR TY
Si një bisedë interesante,
ti më tërhiqje,
s’mund të largohesha.
Si një copë akulli me përbërje të pafat
po tjetërsohesha.
Ti i prisje në duart e tua,
çdo pikë që pikonte,
teksa akulli shkrihej, mbaronte.
Ti më tërhiqje si një bisedë interesante,
s’mund të largohem do jem aty,
aq kohë sa duhet,
aq kohë sa mjafton,
kur ëmbëlsisht e humbur,
në dorën tënde herët a vonë.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Dita e parë e Kurban – Bajramit - të martën më 16 nëntor 2010
» POEZI TË SHKRUARA NGA 12 DERI MË 15 MARS 2010 - POESIE SCRITTE DAL 12 AL 15 MARZO 2010
» Engjëll Koliqi - Poezi të 25 dhjetorit 2010 - poesie del 25 dicembre 2010
» Musa JUPOLLI:Shtetet e Bashkuara Shqiptare-*Dhurata ime për 28 NËNTOR 2012
» Engjëll Koliqi - Poezi të 25 dhjetorit 2010 - poesie del 25 dicembre 2010
» POEZI TË SHKRUARA NGA 12 DERI MË 15 MARS 2010 - POESIE SCRITTE DAL 12 AL 15 MARZO 2010
» Engjëll Koliqi - Poezi të 25 dhjetorit 2010 - poesie del 25 dicembre 2010
» Musa JUPOLLI:Shtetet e Bashkuara Shqiptare-*Dhurata ime për 28 NËNTOR 2012
» Engjëll Koliqi - Poezi të 25 dhjetorit 2010 - poesie del 25 dicembre 2010
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi