Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

POEZI TË SHKRUARA NGA 12 DERI MË 15 MARS 2010 - POESIE SCRITTE DAL 12 AL 15 MARZO 2010‏

Shko poshtë

POEZI TË SHKRUARA NGA 12 DERI MË 15 MARS 2010 - POESIE SCRITTE DAL 12 AL 15 MARZO 2010‏ Empty POEZI TË SHKRUARA NGA 12 DERI MË 15 MARS 2010 - POESIE SCRITTE DAL 12 AL 15 MARZO 2010‏

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 09, 2010 10:26 pm

POEZI TË SHKRUARA NGA 12 DERI MË 15 MARS 2010 - POESIE SCRITTE DAL 12 AL 15 MARZO 2010‏ N1567621193_30277619_3104830
POEZI TË SHKRUARA NGA 12 DERI MË 15 MARS 2010 - POESIE SCRITTE DAL 12 AL 15 MARZO 2010‏

DASHURIA RRAHË NË ZEMRËN TIME

Në çdo çast kërkoj rrugëdalje
Dhe dua të jem gjithnjë i ngushlluar
Shoh fytyrën tënde në mendjen time
Atë fytyrë të bukur
Që me buzëqeshje t’ëmbëla më drogon
Me ato shikime të kthjellta
Fryt i imagjinatës dhe reaitetit
Dashuri e pjekur në çastin e duhur
Ëmbëlsi jete si në më të mirën ëndërr
Garlate (Lecco), 12 mars 2010

FILLOJMË

Njëmijenjë projekte na presin
Njëmijenjë mrekulli
Veshur e shkruar me dashuri
-
Të mos vonojmë
Fillojmë
Garlate (Lecco), 12 mars 2010

N’ËNDËRRËN E FUNDIT

Kujtova një ditë të mrekullueshme
-
Në një ujdhesë në mes të detit të gjërë
Unë e ti në kopshtin e dashurisë
Me njëmijenjë mrekulli
Lisa të shtrembëruar
Por të qeshur e të gëzuar
Nga erëra të modeluar
Këngë të shijshme
Me zë të lartë
Thirrje të fuqishme
Për dashuri
Dhe vetëm për dashuri
Garlate (Lecco), 12 mars 2010

ÇDO HERË

E them dhe e konfermoj
-
Dashuria është një dhe e vetme
Dhe i mba në jetë zemrat tona
Garlate (Lecco), 12 mars 2010

NGA KY ÇAST...

Dy botëra
Një udhëkryq i pamëshirshëm
N jë tokë e dhembjes
Dhe një tjetër e lumturisë
...
Në këto çaste shpresoj shumë
Ta zgjedh mirë
Dhe ta imagjinoj drejt kohën
Atë kohë që nuk vrapon
E edhe në zanafillën e natës
Ndalon në çastet e lumturisë
...
Dua që
Nga ky çast e tutje
Të gjithë t’i besojnë dashurisë
Dhe vetëm dashurisë
Garlate (Lecco), 12 mars 2010

ËNDËRRAT E MIA

Ëndërroj gjithnjë
Të jem lart në fron
Me ty përkrah meje
Mbretëreshë e ndjenjave të mia
Ëndërroj
Të kem pejsazh pa kufi
Para meje
Një pejsazh të pakontaminuar
Të përjashtuar nga ligësia njerëzore
Një ambient të ekuilibruar
Ku mund të josh jetën
Në akte të qeta e të këndshme dashurie
-
Do t’i realizoj ëndërrat e mia
Garlate (Lecco), 12 mars 2010

KA JETË

Dallohen larg
Male kaltërore
Kodrinat në të majtë
Përvaren në ne trimërisht
Rrafshira të pafundme ngjitur
E mbuluar nga lisa të gjelbër
Mbërrijnë deri në njëfarë fshirje të thatë
Nga njëfarë kulmi
Ndritet një tymnajë e tejdukshme
Shenjë dashurie
Të një vatre të nxehtë
Shenjë jete
E një populli të shkretë
...
Garlate (Lecco), 13 mars 2010

BESË

Ti
Në çdo shtëpi
Mbretëron sovrane
Në mbarë Dardaninë
Mos iu dërëzo shekullit të këndjeve
Mos u josh në gënjeshtra
Amshimi të do të paepur
Dhe të palëkundshme
!!!
Garlate (Lecco), 13 mars 2010

RIKTHIME

Në shekullin tonë
Rikthehen traditat e lashta
Bekimet e shenjtërimet
Rikthehet dashuria
Besa e shpresa
Po vijnë ditët e mira si atëherë
Garlate (Lecco), 13 mars 2010

SERIOZISHT

Po nisem udhës së ëndërrës
Atje në fron më pret mbretëresha
...
Përrallat po i shndërrojmë në realitet
Do të përkundemi në djepin e dashurisë
Garlate (Lecco), 14 mars 2010

FESTË DASHURIE

Dashuri, dashuri, dashuri
Thërret ky shekull’ i ri
Unë jam aty
Me të lumen mbretëreshë
Festë e madhe bëhet në fron
Amshimi këndshëm vallëzon
Garlate (Lecco), 14 mars 2010

SHPIRTI MË KËRKON

Si fryt i imagjinatës sime
Dhe realitetit
Me mendime jam më i matur
Dhe shkoj ngadalë
Në njëfarë krize asistence
Dalëngadalë më bren
E do të kishte efekt
Vetëm të të shoh
Ndërkaq të jem me ty
Do të ishte ilaç i fortë
Për shpirtin tim
...
Garlate (Lecco), 14 mars 2010

SHPIRTI IM I GATSHËM

Shikimet tua të ndritshme
Të fuqishme e të dhunshme
Plot dashuri shprehin
Një ndjenjë të madhe
Që shpirti im
E ndjen mirë dhe e pranon
Garlate (Lecco), 14 mars 2010

DERI MË TASH

Kemi jetuar e s’kemi jetuar
Një jetë të pajetë
Nën qiellin e tragjedive
Nën gurin e gjarpërit
Të vetmën punë kemi bërë
Duke qëndisur histori...
Garlate (Lecco), 14 mars 2010

MONOLOG ME LULEN

Mund të të them se je e bukur
Si qielli e si deti
Më shumë se dielli e se hëna
Më e ëmbël se një zgjua plot nektar
Më e bukur se një degë qershie
Ngjyrosur e parfumuar në pranverë
Gjenden fjalë për të përshkruar
Por unë vetë të tentoj
Do të bëja një mëkat sakrilegj
Eja e më përqafo
Pranvera e jetës po na troket në derë
-
Gëzuar!
Garlate (Lecco), 14 mars 2010

QË ATËHERË

Nuk të kam parë më
Në shumë të bukurin kopshtin tim
Lulet e qeshura pyesin për ty
Dhe për pranverën e dashurisë
...
S’jemi takuar më
E shekullin e quajmë të dashurisë
...
Garlate (Lecco), 15 mars 2010

PA ASNJË FJALË

Lehtë jemi marrë vesh
Me shikime
Me magnet dashurie
Kemi filluar të bekuarat atke
...
Garlate (Lecco), 15 mars 2010

IDOLI IM

Unë të adhuroj
Si rrotullimin e natës
O vazo trishtimi
Heshtake e madhe
Dhe të dua më shumë
Nëse ikë
Duke mbledhur edhe ëndërrat
O gëzimi im i natës
Atëherë nisem në ndjekje
Insistoj të të kap
E nëse ia dal
S’të lëshoj më kurrë
...
Garlate (Lecco), 15 mars 2010

HIÇ

Me sytë e thellë
Në hiç
Ka parë hiç
I varfëri në shpirt
Tërë jetën e ka hiç
Dhe vetëm hiç
Garlate (Lecco), 15 mars 2010

NË SHAKATË MIZORE

Shumë gënjeshtra vallëzojnë
Me shami tragjedie
Të zezat s’kanë të ndalur
...
Garlate (Lecco), 15 mars 2010

PAK REALITET

Ky ditar në vargje afrohet
Me sfumatura
Ngjyrimesh të ndryshme
Pa dashur të të bind
Apo të të mikloj
Pa lënë hapsirë për gabimet trashanike
Dua të ta dhuroj
Pa të lodhur
As pa të mërzitur
...
Garlate (Lecco), 15 mars 2010

JASHTË RREGULLAVE

Kishin lënë aktet e dashurisë
Dhe me një këngë
Me melodi djalli
Tërë stinën kishin kaluar...
Garlate (Lecco), 15 mars 2010

L’AMORE BATTE NEL MIO CUORE

In ogni momento cerco via d’uscita
E sempre voglio trovare consolazione
Vedo il tuo viso nella mia mente
Quel bellissimo viso
Che mi intossica con dolci sorrisi
Con quei sguardi sereni
Frutto dell’immaginazione e della realtà
Amore maturo nel momento giusto
Dolcezza di vita come nel sogno migliore
Garlate (Lecco), 12 marzo 2010

COMINCIAMO

Milleuno progetti ci aspettano
Milleuno miracoli
Vestiti e scritti con amore
-
Non ritardiamo
Cominciamo
Garlate (Lecco), 12 marzo 2010

NELL’ULTIMO SOGNO

Ho ricordato un meraviglioso giorno
-
In un isola
In mezzo all’ampio mare
Io e te nel giardino dell’amore
Con milleuno miracoli
Storti alberi
Ma sorridenti e gioiosi
Dai venti modellati
Gustose canzoni
Con alta voce
Forte chiamate
Per amore
E soltanto per amore
Garlate (Lecco), 12 marzo 2010

OGNI VOLTA

Dico e confermo
-
L’amore è uno e unico
Che tiene in vita i nostro cuori
Garlate (Lecco), 12 marzo 2010

DA QUESTO MOMENTO …

Due mondi
Un bivio inesorabile
Una terra del dolore
E un’altra della felicità

In questi momenti spero tanto
Di scegliere bene
E giusto immaginare il tempo
Quel tempo che non corre
E anche nell’albore della notte
Ferma negli attimi della felicità

Voglio che
Da questo momento in poi
Tutti credono all’amore
E soltanto all’amore
Garlate (Lecco), 12 marzo 2010

I MIEI SOGNI

Sogno sempre
Di essere nel alto del trono
Con te al mio fianco
Regina dei miei sentimenti
Sogno
Di avere un paesaggio senza confine
D’innanzi a me
Un paesaggio incontaminato
Privo della malavita umana
Un ambiente equilibrato
Dove posso attrarre la vita
Negli atti tranquilli e piacevoli dell’amore
-
Realizzerò i miei sogni
Garlate (Lecco), 12 marzo 2010

C’È VITA

Si scorgono lontano
Azzurrini monti
I colli sulla sinistra
Coraggiosamente si protendono a noi
La pianura immensa adiacente
Ricoperta da verdi alberi
Giungono sino a qualche sparuta cascina
Del qualche comignolo
S’innalza una velata fumata
Segno dell’amore
D’un caldo focolare
Segno di vita
D’un popolo povero

Garlate (Lecco), 13 marzo 2010

FEDE

Tu
Che in ogni casa
Regni sovrana
Nell’intera Dardania
Non ti arrendi al secolo dei piaceri
Non ti attratti nelle bugie
L’eternità ti vuole indomita
E incrollabile
!!!
Garlate (Lecco), 13 marzo 2010

RITORNI

Nel nostro secolo
Ritornano le tradizioni antiche
Le benedizioni e le santità
Ritorna l’amore
La fede e la speranza
Vengono i buoni giorni come allora
Garlate (Lecco), 13 marzo 2010

SERIAMENTE

Parto alla strada del sogno
Là nel trono m’aspetta la regina

Le favole si trasformeranno in realtà
Ci divertiamo nella culla dell’amore
Garlate (Lecco), 14 marzo 2010

FESTA D’AMORE

Amore, amore, amore
Chiama questo nuovo secolo
Io ci sto lì
Con la beata regina
Nel trono si fa grande festa
Piacevolmente balla l’eternità
Garlate (Lecco), 14 marzo 2010

MI CHIEDE L’ANIMA

Come frutto della mia immaginazione
E della realtà
Con i pensieri sono prudente
E vado piano
In tale crisi d’assistenza
Lentamente mi corrode
E avrebbe effetto
Solo rivederti
Mentre di essere con te
Sarebbe medicina forte
Per la mia anima

Garlate (Lecco), 14 marzo 2010

LA MIA ANIMA PRONTA

I tuoi sguardi lucenti
Vigorosi e violenti
Esprimono pieno dell’amore
Un grande sentimento
Che l’anima mia
Lo sente bene e l’accetta
Garlate (Lecco), 14 marzo 2010

FINORA

Abbiamo vissuto o non abbiamo vissuto
Una vita senza vita
Sotto il cielo delle tragedie
Sotto la pietra di serpente
L’abbiamo fatto soltanto un lavoro
Ricamando la storia …
Garlate (Lecco), 14 marzo 2010

MONOLOGO CON IL FIORE

Posso dirti che sei bella
Come il cielo e come il mare
Più del sole e della luna
Più dolce d’un arnia piena di nettare
Più bella che un rame di ciliegio
Colorato e profumato in primavera
Si trovano parole per descriverti
Ma io da solo tentare
Farei un peccato sacrilegio
Vieni e abbracciami
La primavera di vita ci bussa alla porta
-
Evviva!
Garlate (Lecco), 14 marzo 2010

DA ALLORA

Non ti ho visto più
In bellissimo mio giardino
I sorridenti fiori domandano per te
E per primavera d’amore

Non ci siamo più incontrati
E il secolo lo chiamiamo d’amore

Garlate (Lecco), 15 marzo 2010

SENZA NESSUNA PAROLA

Ci siamo capiti facilmente
Con i sguardi
Con magnete d’amore
Abbiamo cominciato gli atti bellissimi

Garlate (Lecco), 15 marzo 2010

IL MIO IDOLO

Io t’adoro
Come la voltura notturna
O vaso di tristezza
Grande taciturna
E t’amo tanto più
Se fuggi
Sommando anche i sogni
O mia notturna gioia
Allora parto all’inseguimento
Insisto di afferrarti
E se riesco
Non ti lascio mai più

Garlate (Lecco), 15 marzo 2010

NULLA

Con gli occhi profondi
In nulla
Nulla ha visto
Il povero nell’anima
Tutta la vita l’ha nulla
E soltanto nulla
Garlate (Lecco), 15 marzo 2010

NEI SCHERZI CRUDELI

Tante bugie ballano
Con fazzoletti delle tragedie
In neri non hanno fermezza

Garlate (Lecco), 15 marzo 2010

POCO REALTÀ

Questo diario in versi si avvicina
Con sfumature
Dei vari colorati
Senza voler convincerti
Oppure adularti
Senza lasciare spazio per errori grossolani
Voglio donarti
Senza stancarti
Ne infastidirti

Garlate (Lecco), 15 marzo 2010

FUORI DELLE REGOLE

Hanno lasciato gli atti dell’amore
E con una canzone
Con melodia del diavolo
Hanno passato tutta la stagione …
Garlate (Lecco), 15 marzo 2010
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi