Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Gashi:Drenusha e vogël

Shko poshtë

Agim Gashi:Drenusha e vogël Empty Agim Gashi:Drenusha e vogël

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 02, 2010 12:23 am

Duke medituar me vete këto ditë erdha në përfundim se ne pak jemi duke i kushtuar kohë e mund fëmijëve tanë.
Shkruajta sot këtë poezi që me zemër ua fali të gjithë fëmijëve të botës!



Agim Gashi

Drenusha e vogël

Agim Gashi:Drenusha e vogël 163092_465972399076_644509076_5846562_1234769_n



Voglushja e vogël

Me emrin Drenushë,

Vendosi një ditë

Të dali në fushë.



Atje takoi lepurushën

E tëra lara-lara,

Eja të vrapojmë

Kush na del e para.



Lepurushja këmbë shpejtë

Vraponte pa nda,

Drenushen e vogël

Në gjysmë rruge e la.



Nuk u hidhërua voglushja

Por lavde i dha,

E dinte që lepurushja

Këmbë t´shpejta ka.



Takoi shumë shtazë

Hëngrën mollë e dardha,

Bisedën më të ëmbëmbël

E bëri me pulëbardha.



Duke ardhë n´shtëpi

Rrugën ia zuri,

Një që i ngjante edhave

Me leshra purpuri.



Si ma ke emrin

Ori lepurushë?

Jo moj çupëza e vogël

Mua më quajnë drenushë.



Hahahaha, qeshi me të madhe

E bukura vajzushë,

Të gjithë edhe mua

Më quajnë Drenushë.



U zuren shoqe

Drenushet e mira,

Akoma në miqësi

Me zemra të dlira.



Takohen çdo ditë

Shtatin tuj e rritë,

Të gjithë fëmijët e botës

Pashin të bardhën dritë.



01.12.10-Düren





Agim Gashi:Drenusha e vogël 155226_465973744076_644509076_5846575_2869978_n

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi