Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Na ka dalë sabahi-Këngë me të cilën falenderojmë familjen Uruçi!Teksti e muzika:Agim Gashi-Këndon:Agim Gashi

Shko poshtë

Na ka dalë sabahi-Këngë me të cilën falenderojmë familjen Uruçi!Teksti e muzika:Agim Gashi-Këndon:Agim Gashi Empty Na ka dalë sabahi-Këngë me të cilën falenderojmë familjen Uruçi!Teksti e muzika:Agim Gashi-Këndon:Agim Gashi

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 10, 2010 2:36 am

Na ka dalë sabahi-Këngë me të cilën falenderojmë familjen Uruçi!Teksti e muzika:Agim Gashi-Këndon:Agim Gashi 47885_140490739325767_100000945263952_186087_4699310_n



AGIM GASHI - BILBILI I SHARKISE SHQIPTARE.


Na ka dalë sabahi-Këngë me të cilën falenderojmë familjen Uruçi !
Teksti e muzika: Agim Gashi. Këndon: Agim Gashi.


Të dashur miq !

Më 12.08.2010, ashtu siq ishim marrë vesh me Mentor Thaqin, duhej të niseshim për vizitë Shqipërisë me ftesen e mirëve nga Fterra dhe Komiteti i Fterrës me seli në Tiranë. Një ftesë të tillë ma kishte bërë edhe miku ynë Gëzim Uruçi më heret dhe i pata dhënë fjalë se poqëse më bie rasti të vi në Shqipëri, do të vizitoj në shtëpinë e Juaj në Shkoder. As Mentori nuk ma prishi dëshirën sepse edhe ai pak a shumë njifej me Gëzimin perms FB-së. U zgjova heret dhe pritja Muharrem Sfarqen që të më dergonte deri në Lumthat, pasiqë më kishte premtuar që do të më takoj me Mentorin. Rrugët e Kosovës tani janë gjithkund pothuaj se të ngulfatura me komunikacion të dendur për shkak të fluksit të mërgimtarëve dhe për shkak të ndertimeve e rindertimeve.Ora 14 u takova me Mentorin dhe pasi u përshëndetëm, u nisëm për në Shkodren e Gëzim Uruçit, Shkodren tone e Shkodren e Rozafes. Udhëtimi na shkoi mire. Mentori kishte një veturë të re dhe e ngiste mrekullueshëm. Mbërrimë në Shkoer. Sa e bukur mu dukte.E dhe rrahjet e zemrës mu shpeshtuan jo vetëm nga vapa e madhe por edhe nga një ndjenjë e pa përshkruar, sepse ishte hera e parë që vizitoja Shkodren e për të cilën aq shumë kisha dëgjuar e lexur.Rastësisht takova një shkodran që shkonte diku për punët e veta. Iu afrova me dashamirësi dhe e pyeta:-Zotëri, a mos vallë e dini ku banon Gëzim Uruçi dhe a e njifni?-O I dashur,-mu përgjegj zotria të cilit nuk ia mbajta emrin në mendje,-po kush nuk e njef në Shkoder Gëzim Uruçin? Ne e quajmë profesor Gëzim Uruçi,-tha me krenari shkodrani i mirësjellshëm. Shkoni atje drejt dhe jo larg nga këtu e keni pallatin e Gëzim Uruçit. E falenderova dhe u përshëndetëm.Ndërkohë Mentori i bëri telefonat Gëzimit, Një gëzim i pa përshkruar mbretronte tek ne të gjithë. Dhe ja erdhi momenti kur Gëzim Uruçi me biçikleten trirrotëshe marshonte kryelartë drejt miqëve nga Kosova. Përqafime e përqafime, urata e përshëndetje dhe përsëri përqafime. Gadi edhe kishim harruar se pse ishim shkuar atje nga habija dhe gëzimi i takimit tonë aq të dëshiruar. U nisem drejt pallatit të mikut tonë. Pasi Gëzimi merrej me gjetjen e parkingut për veturen unë mbeta vetun, kur pa pritur u duk një vashë e cila me buzqeshje ofrohej drejt meje.E dita se ajo bukuroshe, për të cilen më vonë mësova se ishte mësuese e gjermanishtes, duhej të jetë Alfrida, vajza e Gëzimit. U përshëndetëm si të njifemi me vite dhe nga mirësia që posedonte, ma mori qanten time të më ndihmonte të ngritemi në katet e larta të pallatit. Si unë ashtu edhe Gëzimi ngjiteshim me mund, unë nga kilogramët e tepërt ndersa Gëzimi nga pasojat e një sëmundje që kishte pasë më parë.Unë tani nuk mundem ta përshkruaj mikëpritje madhështore e me zemër të hapur që na bënë kjo familje bujare, që në gjiun e saj mbante Zonjen e shtëpisë Suzana Uruçin, që patjeter ia shtonte madhështinë mikëpritjes. Kudo e kurdo na fliste me buzqeshje duke na ofruar të mirat e Zotit. Sa mirë e me zell i ndihmonte bija e saj Alfrida. Duhet të shkruhet një liber për ti përshkruar të gjitha sekuencat e mikpritjes shkodrane të Gëzimit, Suzanes dhe Alfrides. Dikur vonë unë shkova në dhomen e fjetjes që ishte rregulluar aq paster për miqët nga Kosova. Luta e luta gjumin të më vijë, por emocionet e bënin të veten. Mentori e Gëzimi ishin akoma në ballkon duke provuar llojet e rakisë që poesedonte i Zoti i shtëpisë. Dua ta ceku edhe një moment teper mirënjohës të Alfrides. Mua smë zinte gjumi edhe nga frika e tensionit të gjakut pasiqë sofra e bollshme më shtyri të ha më tepër se sa më duhej. Dola nga dhoma të freskohem me ujë të ftoftë. Ata ishin zgjuar të gjithë. Më pyeti zonja e shtëpisë se a mos më duhet ndonjë gjë. I thashë se kam frikë nga tensioni i gjakut. Menjëherë Alfrida mori aparatin për matjen e gjakut, dolëm në freskinë e ballkonit dhe pasi që u binda se ishte mire, atëherë ia krisëm llafeve për shumë gjëra. Sa shpejt më iku ajo natë. Të nesermen heret në mengjez duhej të niseshim për Tiranë. Na percollen të gjithë me aq dashamirësi saqë asnjëherë nuk na shkonte mendja se jemi njohur mbrëmë. Në Tiranë do na prisnin fterrianët dhe Komiteti i Fterrës. Të falenderojmë shumë e dashur familje Uruçi nga Shkodra. Për këtë mikpritje do shkruaj akoma, por kësaj radhe me shpejtësi ua shkrova këta rrjeshta për me ia bashkangjitë këngës me të cilen Ju përshëndesim unë dhe Mentori. Ju falemnderojmë !

Edhe ne Fam. URUÇI - Ju falenderojme nga Zemra, O miku i madhe Familjes tone. Sebashku me Mentor Thaqin.

Na ka dalë sabahi-Këngë me të cilën falenderojmë familjen Uruçi!Teksti e muzika:Agim Gashi-Këndon:Agim Gashi 41207_136543026387205_100000945263952_169836_1392683_n
GEZIM URUÇI DUKE NDJEKUR ME SHUME INTERES REPERTORIN E RAPSODIT TE SHQUAR SHQIPTAR ZOTIT AGIM GASHI, NE LAHUTE.

Na ka dalë sabahi-Këngë me të cilën falenderojmë familjen Uruçi!Teksti e muzika:Agim Gashi-Këndon:Agim Gashi 41207_136543016387206_100000945263952_169833_2104895_n
Ora 19.15. AGIM GASHI ARRINE NE SHKODER.

Na ka dalë sabahi-Këngë me të cilën falenderojmë familjen Uruçi!Teksti e muzika:Agim Gashi-Këndon:Agim Gashi 39761_136547366386771_100000945263952_169845_5921472_n


Na ka dalë sabahi-Këngë me të cilën falenderojmë familjen Uruçi!Teksti e muzika:Agim Gashi-Këndon:Agim Gashi 41199_136550606386447_100000945263952_169870_4239707_n
Mentor THAQI....... Miku i jone, pasionanti i artit poetik.

Na ka dalë sabahi-Këngë me të cilën falenderojmë familjen Uruçi!Teksti e muzika:Agim Gashi-Këndon:Agim Gashi 41199_136550613053113_100000945263952_169872_4348003_n
DOLI NE QARKULLIM Libri i mikut tone AGIM GASHIT, me titull: "ME GRYKE PUSHKE KENDON KOSOVA", Nje liber me emocione te shumta. Qe e meriton te jete ne bilioteken e ç'do shqiptari.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi