Engjëll Koliqi: Në Lecco të Lombardisë, shqiptarët bujshëm kremtuan Ditën e Flamurit
Faqja 1 e 1
Engjëll Koliqi: Në Lecco të Lombardisë, shqiptarët bujshëm kremtuan Ditën e Flamurit
Engjëll Koliqi: Në Lecco të Lombardisë, shqiptarët bujshëm kremtuan Ditën e Flamurit
O sa mirë me qenë shqiptar, këndonin të gjithë gjatë kremtimit |
Në Lecco të Lombardisë, në fundjavën e kaluar, shqiptarët bujshëm kremtuan Ditën e Flamurit – të Pavarësisë dhe të Çlirimit të Shqipërisë:
O SA MIRË ME QENË SHQIPTAR
Manifestim shumë i bukur festiv u organizua në sallën famullitare të oratorios, në Malgrate të Lecco-s, nga shoqatat “Sofra Shqiptare” dhe “Dardania”, ku kremtuan, kënduan e vallëzuan qindëra shqiptarë të të gjitha trojeve tona etnike. I ftuar special ishte shkrimtari e shkencëtari i mirënjohur shqiptar Dr Zef Mulaj (doktor i farmaceutikës), nga Ankona, i cili u nderua me pllakatën speciale – anëtar nderi i shoqatës “Sofra Shqiptare”.
Shkruan: Engjëll KOLIQI
Garlate (Lecco), 29 nëntor 2010
Shqiptarët me banim në Lecco e rrethinë, të shtunën në mbrëmje, bujshëm e denjësisht kremtuan festën kombëtare – Ditën e Flamurit, të Pavarësisë dhe të Çlirimit të Shqipërisë. Në kremten madhështore që u zhvillua në sallën e oratorios famullitare të Malgrate-s, u inkorporua edhe Dita e paraqitjes së parë publike të UÇK-së dhe Ditëlindja e Heroit Legjendar – Adem Jashari.
Ishin mbledhur në Malgrate qindëra shqiptarë me banim në Lecco e rrethinë, por edhe të ardhur nga Bergamo, Brescia, Milano, Firenze, Ankona etj. Kremtonin këtu bashkë, shqiptarë nga Tropoja, nga Korça, nga Shkodra, nga Stublla e Kosovës, nga Prishtina, nga Ferizaji, nga Gostivari, nga Prizreni, nga Tirana, nga Vlora, nga Durrësi, nga Presheva e nga vende të tjera. Programin festiv e ka shpallur të hapur dhe e ka udhëhequr deri në fund, kryetari i shoqatës “Sofra Shqiptare” – Ndue Qokaj, ndërsa të pranishmit i kanë përshëndetur edhe drejtuesit e shoqatës “Dardania” – Kastriot Pjetërnikaj e Paulin Kolndreu. Përshëndetje dhe emocione të këndshme kanë sjellur edhe bashkëkombasë të tjerë të moshuar e sidomos të pranishmit i ka emocionuar përshëndetja e një të moshuari nga Frashëri (vendlindja e Abdylit, Naimit, Samiut).
Shkëlqimi i kësaj feste, që ngazëllei të gjithë të pranishmit, ishte ardhja nga Ankona dhe prania e shencëtarit dhe shkrimtarit shembullor – Dr Zef Mulaj, i cili ka mbaruar fakultetin e farmaceutikës në Tiranë, ndërkaq ka doktroruar po në farmaceutikë, në Itali. U bë edhe prezantimi i librave të tij poetikë e sidomos i librit shkencor “880 bimë mjekësore në Alpet e Shqipërisë”, që siç thotë edhe mjeku i famshëm kirurg italian e docent universitar dhe ekspert ndërkombëtar i farmakologjisë dhe i mjekësisë natyrore – Prof. Dr Lamberto Re, në parathënien e këtij libri “është kënaqësi e veçantë ta vlerësosh këtë vepër”. Dhe, me plot të drejtë, shoqata “Sofra Shqiptare” i kishte përgatitur Dr Zefit një pllakë speciale, me të cilën e kishte shpallur anëtar nderi i kësaj shoqate. Me dëshirën e kryesisë së shoqatës, pllakën Dr Zefit ia dërëzoi autori i këtij reportazhi – Engjëll Koliqi.
Do të ishte mëkat i madh po të mos e theksonim se muzika ishte shumë e bukur dhe e këndshme – tipike shqiptare, popullore e folklorike dhe kryesisht me motive patriotike, por nuk mungonin as motivet lirike, potpuritë dhe vallëzimet e këndshme nga mysafirët. Për ssa i përket muzikës, sidomos duhet falënderuar këngëtaren atshmë shumë të njohur dhe te dashur ndër shqiptarët e këtushëm – Znj. Majlinda Kapedani, pastaj rapsodi shumë i këndshëm – i mirënjohuri Gjergj Kaza, vëllezërit Pjetri nga Kosova etj. Shpesh ndodhte që në valle e gëzuara të jenë nga disa dhjetëra mysafirë përnjëherësh – burra e gra, pleq e të rinj, edhe fëmijë.
Kremtja dukej edhe më madhështore, kur të pranishmit po shijonin specialitete nga kuzhina shqiptare.
Në fund s’na mbetet tjetër, veçse të falënderojmë nga zemra drejtuesit e shoqatave “Sofra Shqiptare” dhe “Dardania” që na e mundësuan këtë takim kaq të këndshëm dhe na e kënaqën zemrën me kujtime te traditave tona të shenjta. Kremtja që kishte filluar para orës 19, u mbyll në orët e pasmesnatës dhe të pranishmit u shpërndanë me urimin që sa më parë, të gjitha kremtet të mund t’i kremtojmë në vendin tonë të shenjtë – në tokën e shqiponjave!
Gëzuar!
Çaste kur Dr Zef Mulaj-t iu dorëzua pllaka anëtar nderi i shoqatës “Sofra Shqiptare” |
Ndue Qokaj duke prezantuar librate Engjëll Koliqit |
Pamje nga kremtja – Paulin Kolndreu përshëndetë të pranishmit |
Pamje nga kremtja – s’ndalet vallja e gëzuar |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Engjëll Koliqi: Engjëll Koliqi e Skënder Korça: PAK KONTRIBUT PËR DITËN E FLAMURIT 2009, NË LECCO TË ITALISË
» Engjëll Koliqi: Shqiptarët në Itali kremtuan denjësisht ditëlindjen e tretë të pavarësisë formale të Kosovës
» Shqiptarët festojnë Ditën e Flamurit
» Engjëll Koliqi: Shqiptarët - Shkenca dhe Politika
» Engjëll Koliqi: Edi Rama - Shqiptarët duan dhe meritojnë demokracinë dhe qetësinë
» Engjëll Koliqi: Shqiptarët në Itali kremtuan denjësisht ditëlindjen e tretë të pavarësisë formale të Kosovës
» Shqiptarët festojnë Ditën e Flamurit
» Engjëll Koliqi: Shqiptarët - Shkenca dhe Politika
» Engjëll Koliqi: Edi Rama - Shqiptarët duan dhe meritojnë demokracinë dhe qetësinë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi