Engjëll Koliqi: Shqiptarët në Itali kremtuan denjësisht ditëlindjen e tretë të pavarësisë formale të Kosovës
Faqja 1 e 1
Engjëll Koliqi: Shqiptarët në Itali kremtuan denjësisht ditëlindjen e tretë të pavarësisë formale të Kosovës
SHQIPTARËT NË ITALI KREMTUAN DENJËSISHT DITËLINDJEN E TRETË TË PAVARËSISË FORMALE TË KOSOVËS (1)[justify]
URIM’ I PËRGJITHSHËM ISHTE – E FESTOFSHIM SA MË PARË DITËN E BASHKIMIT KOMBËTAR
Këtë reportazh nga kremtimi i tre-vjetorit të pavarësisë formale dhe të pranuar ndërkombëtarisht të Kosovës, po e bëj në tri pjesë, duke përshkruar shkurtimisht e duke shoqëruar edhe me fotografi kremtimet e superorganizuara, nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Romë, nga shoqatat Nënë Tereza dhe ato të Stubllës e të Binçë-Kabashit në Lecco dhe nga shoqata Kosova e Lirë në Magenta të Milanos. Kudo ishin kremtime të denja dhe shumë të bukura – të mrekullueshme. Në të gjitha këto kremtime, bashkëkombasit tanë uruan që të krijohen rrethanat e sa më parë të kremtojmë, të gjithë bashkë, Ditën e Bashkimit Kombëtar – të Shqipërisë Etnike.
Shkruan: Engjëll KOLIQI
Fotografitë e pjesës së parë: Ferdinand Bjanku
Garlate (Lecco), 24 shkurt 2011
Kremte shembullore dhe prezantim dinjitoz i Shtetit të Kosovës në Romë
Kremtimin e tre-vjetorit të pavarësisë formale të Kosovës, Ambasadsa e vendit tonë në Romë, e kishte organizuar në mënyrë spektakulare dhe shembullore, duke i treguar botës se Kosova di të luftojë, por edhe të bashkëpunojë me të tjerët, e edhe të kremtojë denjësisht, ashtu siç dijnë kombet e civilzuara të Europës dhe të botës. Jorastësisht, ambasadori i Republikës së Kosovës në Romë – Z. Albert Prenkaj, kishte zgjedhur për kremtimin e përvjetorit të pavarësisë, pallatin e pritjeve “Ferrajoli”, në Sheshin “Colonna”, mu para pallatit të Qeverisë Italiane, aty ku bëhen kremtet më të rëndësihme të Italisë dhe të Europës.
Gjithçka ishte përgatitur bukur për një kremte, vërtetë shembullore dhe spektakulare. Se gjithçka do ishte bukur, vërehej edhe nga jashtë, ku në balkonin e pallatit, mu para pallatit “Chigi”, ku është qeveria italiane, krahas flamurit italian, me shije krenarie e në mënyrë ngadhnjimtare valonte edhe Flamuri i Republikës së Kosovës. Kjo më bëri përshtypjen, se pos qindëra të ftuarve (mbase kish kaluar edhe shifra mijëshe) që ishin në kremte, edhe mijëra kalimtarë (italianë e turistë të huaj), që në mbrëmjen e 17 shkurtit kaluan në Sheshin “Colonna” e kishin të qartë se aty po kremtonte Shteti i Kosovës, po kremtonin shqiptarët.
Brenda gjithçka ishte përgatitur në mënyrën më të bukur, për një mbrëmje shumë të këndshme, për një kremte shumë dinjitoze, shumë të madhërishme. Në hyrje, pranë flamujve të Kosovës dhe të Italisë, ambasadori Prenkaj, me bashkëshorten prisnin dhe pëshëndesnin të gjithë mysafirët – shqiptarë dhe të huaj. Dy vajza arbëreshe, të veshura në kostme kombëtare, që rrinin afër ambasadorit, hijeshonin pallatin e pritjeve dhe kremten kosovare. Një muzikë shumë e ëmbël i jepte shije të këndshme festës. Në kthinat e shumta të atij pallati dinjitoz, shqiptarët dhe mysafirët tjerë llafosnin e kënaqeshin. Në të gjitha kthinat, në mes, ishin tavolinat e mbushura me pije dhe ushqime speciale për mysafirët, por edhe kamarierët, pa përtesë, shpesh i frekuentonin mysafirët, me pije dhe me ushqime karakteristike. Gjithçka ishte më shumë se bukur dhe madhështore e dinjitoze.
Në këtë kremte të madhe ishin qindëra mysafirë, bile dukej se kishte kaluar shifra mijëshe. Ishin aty shqiptarë të Kosovës, të Shqipërisë, të Maqedonisë dhe të të githa trojeve tona etnike. Disa dhjetëra nga mysafirët ishin arbëreshë, gjaku ynë i shprishur, që kryesisht jetonin në Romë, por edhe të ardhur nga Kalabria, nga Sicilia e nga Molise. Ambasadori tashmë e kishte bërë traditë, që t’i ftojë të gjithë veprimtarët e çështjes sonë kombëtare, studentët, artistët, profesorët, shkrimtarët, gazetarët... Të gjithë ishin aty. Kishin ardhur dhe krenoheshin edhe bashkëshortët e çifteve të përziera italo-shqiptare. Më bëri përshtypje sidomos deklarimi i Mauros, bashkëshorti i artistes vlonjate Irena Salati, i cili thoshte se ndjehet plotësisht shqiptar. Normalisht që kishte edhe shumë liderë të institucioneve dhe të politikës italiane, por nuk munguan as delegacionet e korit diplomatik të akredituar në Romë, nga shumë shtete të botës, miq të shqiptarëve dhe të Kosovës. Normalisht që nuk munguan ambasadorët e Shqipërisë, pranë shtetit italian dhe pranë Selisë së Shenjtë zotërinjtë Llesh Kola dhe Rrok Logu. Kishte edhe shumë bëmirës të mërgimtarëve shqiptarë në Itali, sidomos ata që në masë të madhe i kanë ndihmuar kosovarët. Natyrisht, ishin të pranishëm edhe shumë delegacione shoqatash shqiptare nga mbarë Italia, të prirë nga kryetarët.
Mbarë stafi i Ambasadës së Kosovës në Romë, megjithë familjarët e tyre u kujdesën me përkushtim, që gjithçka të jetë bukur, dinjitoze dhe madhështore. Kjo vërehej që nga hyrja, ku vajzat e reja kosovare (kryesisht studente), me buzëqeshje karakteristike, i përshëndesnin mysafirët, duke ua sistemuar palltat. Për xhirimin dhe fotografimin e çasteve më të bukura të kremtes, ambasadori Prenkaj e kishte angazhuar artistin e këngëtarin e madh shkodran Ferdinand Bjanku, i cili kishte angazhuar në këtë kremte të bukur, tërë potencialin e studios së tij të specializuar në Romë.
Si përfundim mund të them: kjo kremte madhështore, ndoshta ka kushtuar shumë €uro, por janë krejt hallall, sepse Kosova she shqiptarizma në mbrëmjen e 17 shkurtit 2011, në zemër të Romës bënë një prezantim dinjitoz e madhështor, i treguam botës se edhe ne dijme të mbajmë shtet e të kremtojmë krahas popujve të tjerë të Europës. Me këtë kremte madhështore, besoj kemi përforcuar miqësitë aktuale dhe kemi hapur dyer të mëdha për miqësi të reja, edhe me investime kapitale, kulturore e morale në Kosovë dhe në mbarë viset shqiptare. I kemi treguar botës, se edhe ne dijmë të punojme edhe të kremtojmë në mënyrë dinjitoze!
SHQIPTARËT NË ITALI KREMTUAN DENJËSISHT DITËLINDJEN E TRETË TË PAVARËSISË FORMALE TË KOSOVËS (2)
URIM’ I PËRGJITHSHËM ISHTE – E FESTOFSHIM SA MË PARË DITËN E BASHKIMIT KOMBËTAR
Këtë reportazh nga kremtimi i tre-vjetorit të pavarësisë formale dhe të pranuar ndërkombëtarisht të Kosovës, po e bëj në tri pjesë, duke përshkruar shkurtimisht e shoqëruar edhe me fotografi kremtimet e superorganizuara, nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Romë, nga shoqatat Nënë Tereza dhe ato të Stubllës e të Binçë-Kabashit në Lecco dhe nga shoqata Kosova e Lirë në Magenta të Milanos. Kudo ishin kremtime të denja dhe shumë të bukura – të mrekullueshme. Në të gjitha këto kremtime, bashkëkombasit tanë uruan që të krijohen rrethanat e sa më parë të kremtojmë, të gjithë bashkë, Ditën e Bashkimit Kombëtar – të Shqipërisë Etnike.
Shkruan: Engjëll KOLIQI
Fotografitë e pjesës së dytë: Astrit Borshi, Leonard Shabani e Prena Sebaj-Koliqi
Garlate (Lecco), 24 shkurt 2011
Në Lecco, të gjithë bashkë kremtuan
dhe Bashkimin Kombëtar kërkuan
Në mbrëmjen e së shtunës së 19 shkurtit, shqiptarët nga mbarë krahina e Lombardisë, në Lecco, kremtuan tre-vjetorin e pavarësisë formale të Kosovës. Shoqatat e këtushme – Nënë Tereza dhe ato të Stubllës e të Binçës-Kabashit kishin organizuar një kremte shumë dinjitoze, në pallatin e sporteve në Barzio. Siç bëjnë zakonisht veprimtarët e këtyre shoqatave, tërë mjetet financiare të grumbulluara në këtë festë, i dedikuan në mision humanitar, për të ndihmuar shërimin e dy të sëmuarve, njëri në Stubëll të Poshtme e tjetri në Binçë, prandaj për të mbledhur sa më shumë ndihma, organizatorët kishin vënë edhe një taksë hyrjeje prej 5 €uro, që e paguan qindëra pjesëmarrës dhe mysafirë të pranishëm, madje të parët organizatorët.
Veç qindëra bashkëkombasve tanë në Rrethin e Leccos, nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia, kishin ardhur dhjetëra mysafirë nga mnbarë krahina e Lombardisë. Në kuadër të bashkëpunimit të përhershëm, këtë kremte e nderoi delegacioni i shoqatës “Kosova e Lirë” nga Magenta e Milanos, të prirë nga veprimtarët e palodhshëm Musli Drenica e Hamdi Llugaxhiu.
Gjithçka ishte përgatitur me kohë dhe bukur, për të kaluar një mbrëmje shumë të këndshme e spektakulare festive. Muzika, si zakonisht i ishte besuar artistit tonë Gëzim Demaj, themelues i Ansamblit “Fortuna”, i cili kishte sjellë nga Zvicra këngëtaren e re shembullore – Besarta Kosumi, e cila në nivelin më të lartë artistik, i këndoi Kosovës e shqiptarizmës, heronjëve e dëshmorëve, i këndoi lirisë e paqes dhe ndërtimit të shtetit të Kosovës. Sipas traditës së mirë të festave të këtushme, nuk munguan vallet shumë të bukura të të rinjëve të këtushëm, që kësaj here udhëhiqeshin nga Luz Koliqi. Në valle ishte angazhuar edhe veterani Zef Ballabani, që u duartrokit frenetikisht nga të pranishmnit. Hijeshi karakteristike kremtes i dhanë vallet e grupit simpatik të vajzave “Fluturat” që kënaqën të pranishmit me vallet e tyre. Merita të posaçme për mbarëvajtjen e kremtes ka moderatori i kësaj mbrëmjeje – Krist Ramaj, i cili dijti të urojë, të komunikojë me mysafirët e edhe t’i ftojë ata që të përshëndesin publikisht ditëlindijen e tretë të shtetit të Kosovës. Normalisht, shije shumë të këndshme dhe karakteristike kësaj mbrëmjeje festive i dha edhe koloriti shumë i këndshëm i veshjeve tona kombëtare, që bartnin artistët, por edhe fëmijët pjesëmarrës në kremte. Në emër të të gjitha shoqatave organizatore të kremtes, ka folur krytari i shoqatës Stublla – David Ballabani, i cili ka thënë se ëndërra dhe aspirata jonë shekullore u realizua, por tani me kujdes duhet ta realizojme edhe ëndërrën e Bashkimit Kombëtar dhe ta ndërtojmë sa më të fortë kështjellën mbarëshqiptare. Normalisht që s’kanë munguar përgëzimet dhe urimet, bashkë me porosinë për të hapur zemrat kundrejt nevojtarëve, nga ana e veteranit tonë këtu – Z. Pashk Ballabani. Moment shumë i ndjeshëm ishte çasti, kur kryetari i shoqatës Sofra Shqiptare – tropojani Ndue Qokaj ka përshëndetur të pranishmit dhe i ka përgëzuar për festën, me urimin që mbas pak vitesh të kremtojmë të gjithë bashkë Ditën e Bashkimit Kombëtar. Drejtuesi i seksionit të sportit i shoqatës Stublla – Marjan Ballabani, i cili ishte edhe organizator i turneut futbollistik “Dita e Pavarësisë 2011”, shpalli tri skuadrat fituese të këtij turneu. Për të pasuruar fondin humanitar për t’i ndihmuar të sëmuarit, gjatë kremtes janë shitur dy libra të autorit të këtj reportazhi, pra veç kremtimit dinjitoz e madhështor, në ditëlindjen e Republikës së Kosovës, në Lecco, ka folur konkretisht edhe humaniteti.
SHQIPTARËT NË ITALI KREMTUAN DENJËSISHT DITËLINDJEN E TRETË TË PAVARËSISË FORMALE TË KOSOVËS (3)
URIM’ I PËRGJITHSHËM ISHTE – E FESTOFSHIM SA MË PARË DITËN E BASHKIMIT KOMBËTAR
Këtë reportazh nga kremtimi i tre-vjetorit të pavarësisë formale dhe të pranuar ndërkombëtarisht të Kosovës, po e bëj në tri pjesë, duke përshkruar shkurtimisht e shoqëruar edhe me fotografi kremtimet e superorganizuara, nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Romë, nga shoqatat Nënë Tereza dhe ato të Stubllës e të Binçë-Kabashit në Lecco dhe nga shoqata Kosova e Lirë në Magenta të Milanos. Kudo ishin kremtime të denja dhe shumë të bukura – të mrekullueshme. Në të gjitha këto kremtime, bashkëkombasit tanë uruan që të krijohen rrethanat e sa më parë të kremtojmë, të gjithë bashkë, Ditën e Bashkimit Kombëtar – të Shqipërisë Etnike.
Shkruan: Engjëll KOLIQI
Fotografitë e pjesës së tretë: Astrit Borshi e Gafurr Buduri
Garlate (Lecco), 24 shkurt 2011
Duke uruar Kosovën, u kërkua një referendum mbarëkombëtar për Bashkim
Nga ato që kam përcjellur personalisht, seria e kremtive dinjitoze të tre-vjetorit të Shtetit të Kosovës, nga bashkëkombasit tanë në Itali, u mbyll pasditen e së dieles së 20 shkurtit, në Magenta të Milanos, ku shoqata Kosova e Lirë kishte organizuar një kremte shumë të madhe, shumë dinjitoze dhe shumë të këndshme. Përveç qindëra bashkëkombasish dhe mysafirësh nga Rrethi i Milanos, në këtë kremte madhështore muarën pjesë edhe dhjetëra bashkatdhetarë tanë, të ardhur nga mbarë Lombardia dhe nga krahina fqinje zviceriane e Tiçinos. Madhështinë kësaj feste ia rritën shumë, prania e delegacionit të Konsullatës së Përgjithshëm të Shqipërisë, me në krye Gjon Çoba – konsull dhe delegacioni i Unitetit Shqiptar nga Lugano, kryesuar nga Sylë Mujaj.
Kryesia e shoqatës organizatore Kosova e Lirë kishte marrë të gjitha masat, që kremtja të jetë shumë madhështore dhe shumë dinjitoze. Ishte siguruar një sallë shumë e bukur dhe e madhe, ku ishin të pranishëm disa qindëra mysafirë. Salla ishte stolisur shumë bukur me flamuj kombëtarë dhe ata shtetërorë të Kosovës, si dhe me foto të Gjergj Kastriotit – Skëndebeut, Nënë Terezës, Ibrahim Rugovës e Adem Jasharit. Në një tavolinë afër skenës ishin vënë dy plisa të bardhë, njëri me Flamurin Kombëtar e tjetri me Flamurin Shtetëror të Kosovës. Edhe kustumet tona kombëtare i dhanë ngjyra të këndshme festës. Spektaklin festiv e udhëhoqi artisti nga Lecco – Gëzim Demaj, nën regjinë e artistit rrapsod Nuhi Qadraku. Artistë nga Shqipëria – Nazoralda e Nerita Gjoshi dhe Prenk Zefi, ia shtuan dinjitetin dhe shijen kremtes së shtetësisë së Kosovës, kurse fëmijët e veprimtarëve të shoqatës organizatore të përgatitur nga Ali Drenica – Rinesa Maliqi, Arbnore Mahmuti, Erza Veseli, Selvije Mahmuti, Vjollca Mahmuti, Rinesa Mahmuti e Rina Maliqi, na dhanë impulse hareje e na inkurajuan me recitime të zgjedhura, që i interpretuan mrekullisht. Me këngë të zgjedhura patriotike, jashtëzakonisht u shqua e reja Fioralda Spahia. Organizimit të bukur të Enver Maliqit dhe të Shaban Hysenit, ia rriti vlerat edhe moderatori tashmë i rryer Xhevdet Drenica, i cili komunikoi shumë bukur ke mysafirët e sidomos me fëmijët që shumë bukur interpretonin pikat e spektaklit festiv.
Kryetari i shoqatës Kosova e Lirë – Xhavit Mahmuti të pranishmëve ua uroi përzemërsisht kremten e shtetësisë së Kosovës dhe duke pëshëndetur mysafirët, tha se organizatorët sot do të flasin shumë pak, për t’u lënë më shumë kohë dhe hapsirë mysafirëve. Kështu Ai u hapi udhë përshëndetjeve të mysafirëve. I pari përshëndeti konsulli Republikës së Shqipërisë në Milano – Z. Gjon Çoba. Pastaj folën dhe përshëndetën, edhe Engjëll Koliqi, Sylë Mujaj, Fatmir Veseli, Ndue Qokaj e të tjerë. Në fjalën e Tij të bukur festive, Z. Sylë Mujaj, mes tjerash ka thënë: “... Sot, mbas tri vitesh si shtet me kushtetutë, Kosovës i duhet ajo e thjeshta, që e kërkon populli i saj sovran. I duhet rishqyrtimi, edhe me miqtë tanë, për atë natyroren, sot të mundshmen – ribashkimi – Unioni Kombëtar, kërkesë kjo e një ndryshimi cilësor, edhe në dobi të bashkësisë ndërkombëtare, që populli ynë e kërkon moti”. Z. Sylë ka thënë se ky ndryshim cilësor në Ballkan mund të bëhet me një organizim të një referendumi mbarëkombëtar. Miriam Mulliqaj (italiane) lexoi një poezi shumë të bukur kushtuar Kosovës. Ndërkaq Hamdi Lugaxhiu, për nder të mysafirëve, e këndoi mrekullueshëm këngën e mirënjohur “Na këndojnë pushkët nëpër kulla”. Shoqata “Scanderbeg” nga Parma (Reggio Emilia), me pamundësinë e pjesëmarrjes në festë, kishin dërguar një letër përshëndetëse dhe urimi, për të pranishmit dhe për të gjithë shqiptarët, letër të cilën e paraqiti moderatori Xhevdet Drenica. Edhe në këtë kremte madhështore në Magenta të Milanos, janë shitur shumë kopje të librave të autorit të këtij reportazhi, dhe të gjitha mjetet financiare nga shitja e librave do të dhurohen në misione humanitare për nevojtarët. Autori tha se, duke patur parasysh faktin se humanitarja jonë e shenjtë Nënë Tereza ishte shqiptare që ka shërbyer në Indi, ditë më parë janë dërguar dy ndihma simbolike për nevojtarët – 200 €uro në Indi dhe 350 €uro në Shqipëri (në Gurrëz të Laçit).
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Engjëll Koliqi: Në Lecco të Lombardisë, shqiptarët bujshëm kremtuan Ditën e Flamurit
» Engjëll Koliqi:NË PËRVJETORIN E PAVARËSISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
» Engjëll Koliqi: Shqiptarët - Shkenca dhe Politika
» Ibrahim Egriu:Telegram pershendetes ne shenje te Pervjetorit te Trete te Pavaresise se Kosoves!
» Zyrtarisht u përkujtua tre vjetori i pavarësisë se Kosovës në Shturtgard nga institucionet e Kosovës
» Engjëll Koliqi:NË PËRVJETORIN E PAVARËSISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
» Engjëll Koliqi: Shqiptarët - Shkenca dhe Politika
» Ibrahim Egriu:Telegram pershendetes ne shenje te Pervjetorit te Trete te Pavaresise se Kosoves!
» Zyrtarisht u përkujtua tre vjetori i pavarësisë se Kosovës në Shturtgard nga institucionet e Kosovës
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi