Shaban Cakolli sjell për Ju nga revista "Dituria" Këze(Kozeta)Zylon
Faqja 1 e 1
Shaban Cakolli sjell për Ju nga revista "Dituria" Këze(Kozeta)Zylon
Shaban Cakolli sjell për Ju nga revista "Dituria" Këze(Kozeta)Zylon
Këze (Kozeta) Zylo
Marrur nga revista Dituria.se
Ka lindur në Tepelenë, nga prindërit Brahim dhe Liri Gjoni, një
familje Mezhgoranase, me tradita patriotike dhe arsimdashëse.
Pasi diplomohet në Universitetin e Elbasanit “Aleksander Xhu-
vani” për Gjuhë dhe Letërsi (1979), punoi si mësuese e Letërsisë
Shqipe dhe botërore në disa gjimnaze të Tiranës, ndërkohë kryen
dhe studimet pasuniversitare në Universitetin e Tiranës.
E spikatur që në vitet 80-të për prirjet dhe qëndrimet e saj jokon-
formiste, K.Zylo u përfshi energjikisht në proceset demokratike
që çuan në rënien e komunizmit.
Mori pjesë aktive në krijimin e Partisë Demokristiane të
Shqipërisë dhe që nga themelimi ishte në kryesinë e Partisë
Demokristiane të Shqipërisë.
Në vitet 1994-1995, u zgjodh Sekretare e Përgjithshme e saj dhe
drejtonte gazeten “Ora e Shqipërise” organ i Partisë Demokris-
tiane të Shqipërisë.
Në këtë gazetë botoi një sërë artikujsh publicistikë.Është dalluar
si një mësuese e apasionuar në Tiranë dhe mjaft aktive në shtypin
e përditshëm e periodik, organizatore dhe regjisore spektaklesh të
rinisë, etj.
Në gjimnazin “Çajupi” së bashku me një grup nxënesish drejtonte
gazetën “E Ardhmja”
Në shkurt të vitit 1997, me shpërthimin e trazirave social-politike
në Shqipëri, emigron në ShBA (New York), ku integrohet në
shoqërinë e atjeshme, vazhdon kualifikimet në kolegj, emërohet
Këshilltare e studentëve në BramsonORT College (2000-2004).
Punoi si pedagoge disa vite në “Globe Institute of Technology”
në Manhattan, dhe tani është e punësuar nga Bordi i Edukimit të
New Yorkut.
Shquhet ndër veprimtaret më aktive në komunitetin shqiptaro-
amerikan.
Është zgjedhur sekretare për shtypin dhe informacionin në Sho-
qatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë në USA. 2007-2010.
Rreth poezive të saj u zhvillua një orë mësimi e rregullt në
shkollën e mesme Susan E. Wagner në Staten Island, New York,
udhëhequr nga Prof.Helen Decker.
Gjithashtu poezitë e saj u përzgjodhen dhe u interpretuan në një
mjedis amerikan, gjatë një aktiviteti letraro-artistik, në një nga
qendrat e mëdha kulturore “Staten Island Greenbelt center, ud-
hëhequr nga znj.Sheree Sobel, shkrimtare dhe psikologe.
Eshtë korrespodente dhe analiste e gazetës “Illyria” në USA, bashkëpunëtore në
TV “Kultura Shqiptare” dhe në disa media.
Narratore në TV Alba Life në Staten Island, New York, ku së bashku me bash-
këshortin e saj z.Qemal Zylo Ph.D kandidate dhe familjen, janë pronarë të TV
Alba Life New York dhe themelues të shkollës shqipe. Për kontributin në TV,
mund të klikni në një nga emisionet e saj ne youtube:
https://www.youtube.com/watch?v=hrKOMZaGcwQ&feature=related
Zv/Presidente e Org.së Gruas Shqiptaro-Amerikane “Zëri Ynë” në New York.
Përfaqësuese e medias pranë Shkolles Shqipe “Alba Life” në New York.
Ka organizuar për vite radhazi, së bashku me bashkëshortin e saj z.Qemal Zylo,
ditën e Flamurit si dhe veprimtari të tjera atdhetare, kulturore dhe patriotike për
Shqiperinë, si dhe simpoziume për çështjen e Kosovës.
Përmes veprimtarisë së saj të dendur, si dhe krijimtarisë së kahershme pub-
licistike, letraro-artistike, veçanërisht në poezi, K.Zylo ka fituar respektin e
studentëve shqiptarë në New York, të komunitetit shqiptar në SHBA, Diasporë
dhe në Mëmëdhe.
Është e martuar me z.Qemal Zylo dhe ka dy vajza, Dr.Valbona Zylo Watkins
dhe Klodiana Zylo Halsted.
Çmimet
1. Libri “Mjellmat po të vijnë” u shpall libri më i mirë i vitit, në Panairin e
librit me shkrimtarët e Diasporës në New York, 2009, organizuar nga Shoqata e
Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë.
2. Çertifikatë mirënjohjeje për bamirësi dhe punën udhëzuese tek studentët e
saj në mjedieset e një Qendre Shëndetësore, të cilët për shumë kohë punuan
vullnetarisht për të ndihmuar njerëz të moshës së vjetër dhe me probleme
shëndetësore. Kjo çertifikatë u dha nga Shkolla e Mesme “Wagner” dhe Qendra
e Rehabilitimit “Eger”, ne SI, New York, në ceremoninë e gradimit të nxënësve,
të cilët u pajisën me diplomat e shkollës së mesme. Maj, 2010
3. I jepet titulli: “Personalitet i Shquar i Kulturës Mbarëkombëtare”
nga Shoqata Mbarëkombëtare I.Qemali Vlorë, 28.11.2009
4. U shpall gruaja e vitit 2008, në New York.
5. Çmim nga revista “Fotjon Art”, 2007 – 2008
6. Çertifkatë mirënjohjeje nga TV “Albanian Culture” në New York, për një
bashkëpunim të ngushtë me TV dhe mirënjohje për Komunitetin, 2007
7. Çertifikatë nga Lidhja e Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikane për një kontribut
të shquar në Letërsi, 2007
8. Çertifkatë “Mirënjohjeje” nga Shoqata “Dibra” në Amerikë për ditën e Më-
suesit, 2006
9. Çertifikatë nga Akademia e Shkencave në NY, për një punë të palodhur në
Media, 2006
Libra të botuar
1. Monumenti i Lotit (me poezi) (2005)
2. Pranverë pa Mimoza (me poezi) (2006)
3. Mjellmat po të vijne (me poezi) (2008)
4. Nje fjongo dielli nga New Yorku ( me poezi) (2010)
5. Refleksione shpirterore (kritike, esse, reportazhe) (2010)
6. Bashkautore në Antologjinë “Perëndim i malluar”
7. Bashkautore në librin: “Kur e lë zogu folene”
8. Bashkautore në librin: “Itaka e fjalës”
9. Redaktore në antologjine “Zemra Prindërore”
10. Bashkautore në librin: “Antologie de poezie”
Ka gati për botim dhe dy libra të tjerë.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Këze (Kozeta) Zylo: Revista Pena flet me gjuhën e shpirtit
» Shaban Cakolli sjell:Sokol Demaku:Nga vizita Radio Bullgarisë redaksisë shqipe
» Revista Dituria nr. 7 - 2009
» Revista Dituria nr. 3 - 2009
» Revista Dituria nr. 6 - 2009
» Shaban Cakolli sjell:Sokol Demaku:Nga vizita Radio Bullgarisë redaksisë shqipe
» Revista Dituria nr. 7 - 2009
» Revista Dituria nr. 3 - 2009
» Revista Dituria nr. 6 - 2009
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi