Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adnan Abrashi:NJË POROSI PARAZGJEDHORE

Shko poshtë

Adnan Abrashi:NJË POROSI PARAZGJEDHORE Empty Adnan Abrashi:NJË POROSI PARAZGJEDHORE

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 06, 2010 1:06 pm



Adnan Abrashi:NJË POROSI PARAZGJEDHORE
Adnan Abrashi:NJË POROSI PARAZGJEDHORE Adnand-abrashi-150x150Adnan Abrashi:NJË POROSI PARAZGJEDHORE Adnand-abrashi-150x150
Ata na thonë se ne jemi të lirë në këtë shtet. Ata na thonë se aty i kemi të gjitha të drejtat tona që na takojnë sipas rregulloreve dhe konventave të ndryshme ndërkombëtare. Ne ecim përpara, na thonë, dhe, mu ata i kanë meritat të mëdha për këtë qëllim …
Po bëhen më se njëmbëdhjetë vite që po na gënjejnë. Premtojnë gjoja një të ardhme më të mirë, shkolla , rrugë, njohje të reja nga bota që do të vijnë… Na thonë se tani kemi shtetin tonë “sovran” dhe institucionet të “pavarura”; janë mbi 72 njohje nga shtetet tjera… duhet durim… etj., etj.
Pa reshtur na flasin për disa standarde që duhet t’i përmbushim si parakushte për integrime evropiane dhe NATO; për një shoqëri demokratike të mirëfilltë që me mund të madh po e ndërtojmë. E, meqë ne si mentalitet i formuar ende nuk jemi gati sa duhet, ata na thonë se ende nevojitet të mbikëqyremi nga të tjerët – “miqtë tanë ndërkombëtar”.
Gjoja në emër të mirëkuptimit ndaj këtij procesi të paevitueshëm të cilin patjetër duhet ta kalojmë në heshtje dhe pritje, ata na kanë shndërruar në “fakir kolektiv” të vetëvuajtjes dhe durimit. Dhe mu për këtë shkak, të helmuar nga ky konformizëm, të gjithë ne dhe pa fajin tonë, pandërprerë po mbahemi në ankth dhe pritje. Në këtë gjendje optimizmi të shpresës së kotë, ne nuk po e shohim fare bërllokun që po shtohet para shtëpisë sonë dhe një ditë patjetër do të na ngufatë të gjithëve.
Ata, çdo herë po na flasin njësoj në përmbajtje dhe cilësi, por me ambalazh të ri. E, në fakt, si nga aspekti politik, ashtu edhe shoqëror – ekonomik, gjendja e popullit tonë, dita-ditës po bëhet keç e më keç.


Oooo… MILET!
Ne si shoqëri jemi në një gjendje shumë të vështirë. Apo, edhe më saktë, jemi në një gjendje ALARMANTE! Mjafton vetëm një çikëz ta sorollatim kokën përreth, dhe, çka do të vërejmë? Kudo papunësi dhe skamje; një përqindje e madhe e familjeve tona jetojnë në varfëri të skajshme; dita ditës prindërit më nuk mund t’i shkollojnë as fëmijët e tyre; e tërë shoqëria është e kapluar nga një degradimi moral; injoranca, hajnia, mashtrimi, gënjeshtra, korrupsioni, bizneset informale… të gjitha këto na janë familjarizuar në ne si dukuri normale; krimi dhe kriminaliteti për shumë kë janë bërë një strehë shpresëdhënëse ekzistenciale. E, për njerëz me kësi aspirata, si një vend i sigurt, fatkeqësisht, po bëhet politika; zanat ky ambicioz, i cili, jo vetëm se të ofron fuqinë e autoritetit të mbrojtur, por, si një njëri “askush” dikur, të bënë “dikush” sot, dhe, krahas shumë privilegjeve tjera, të sjellë edhe goxha përfitime materiale.

Ata, po ashtu na thonë se jemi shtet dhe shoqëri multietnike edhe pse mbi 80 për qind jemi shqiptarë. Por, sado që dikush të deklarohet si: shqiptar, serb, mysliman, katolik, nacionalist, fundamentalist… nuk ka asnjë individ që në këtë Kosovë të bekuar nuk e kërkon një të ardhme më të mirë për nesër.

A thua, nuk është mjaftë më me këto manipulime!?

A thua, pse të tjerët të na i ndërtojnë dhe kontrollojnë perspektivën dhe të ndikojnë në rrjedhat e së ardhmes sonë?! Nuk duhet të lejojmë më që ata edhe më tej të na mashtrojnë me gënjeshtra dhe premtime të kota. Me rrena të kulluara që 11 vite resht po na përsëriten…Dhe, tërë kësaj do t’i vije një ditë fundi. Kur përgjithmonë do t’i themi STOP kësaj gjendjeje!

O, miku im i zhgënjyer! O, populli im i stërvuajtur! Unë të garantoj se ti mundesh ta bësh këtë… ne së bashkuar mundemi dhe patjetër do ta bëjmë këtë!

Dhe…mbase ky vullnet për veprim tashti ka lindur, dhe me të madhe po promovohet në mesin tonë. Ajo kohë, kur njëherë e përgjithmonë do t’i themi JO këtij kaosi dhe kësaj mënyre autokratike të sundimit dhe manipulimit me ne, erdhi!

Andaj, për ta luftuar këtë të keqe, më 12 dhjetor të gjithë të dalim masovisht para kutizave zgjedhore.

Atë ditë, të gjithëve na qoftë e bekuar kjo rrugë e nisur për së mbari!

(Autori i këtij artikulli është një qytetar i zakonshëm dhe nuk i takon asnjë partie politike, as, që, emri i tij mund të gjendet në ndonjërën prej listave të propozuar nga ta për deputet)
Adnan Abrashi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi