Adnan Abrashi:KUQ E ZI
Faqja 1 e 1
Adnan Abrashi:KUQ E ZI
Adnan Abrashi:KUQ E ZI
(Flamuri përmbledh kujtimet e shkuara te një kombi dhe një gjuhe të pashkruar që mund ta kuptoj syri dhe zemra e çdo njeriu me ndjenja – Faik Konica )
E kuqja dhe e zeza janë dy ngjyra më të rëndësishme dhe më antagoniste të baraspeshës universale. Por, njëkohësisht, këto janë edhe ngjyra karakteristike kombëtare të ne shqiptarëve . Edhe pse në raport të ndërsjellë, domethënia e tyre simbolike shprehet si kundërshti ekstreme, ato kanë një rol relevant tek harmonia e veprimit të pandërprerë të ligjit natyror të të kundërtave.
Pa dashur të hyjmë në fillet historike të gjenezës së pranimit të "kuqes” dhe të “zezës”, si ngjyra tona identifikuese kombëtare, përmes këtij artikulli, desha të prezantoj një domethënie të rëndësishme të simbolikës së tyre metaforike tek mësimet e vjetra okuliste dhe praktikat rituale tradicionale të popujve të ndryshëm të lashtë. Është tejet me rëndësi të cekim se përzgjedhja e mu këtyre ngjyrave, nuk është kombinacion i rastësisë, sepse, përmes veprimit të ligjit të të kundërtave, inicion reflektim të fortë mbresëlënës emocional tek masat. Andaj, ndoshta edhe jo rastësisht, dikur nga të urtit e të parëve tanë, si ngjyrë simbolike e flamurit tonë kombëtar, janë përzgjedhur mu e kuqja dhe e zeza.
Në vazhdim të shkojmë radhazi në interpretimin simbolik të ngjyrës së kuqeshe të zezë dhe domethënien kundërthënëse që ato kanë si raport në mes veti.
E KUQJA
Sipas urtësive të lashta ezoterike, ngjyra e kuqe është njëra ndër ngjyrat më të rëndësishme të simbolikës rituale okuliste. Konsiderohet si ngjyra e gurit alkimist të të urtëve që në vete mban vulën e shenjës së Diellit. është ngjyrë e shpirtit të shenjt, e viktimizimit, zjarreve hyjnore, bukurisë, begatisë dhe dashurisë. Po ashtu, konsiderohet edhe si ngjyrë e luftës, gjakut, shqetësimeve kolektive, emocioneve dhe urrejtjes.
Jo vetëm kaq!
Më tej, ngjyra e kuqe trajtohet si ngjyrë e shpirtit, epshit (libido), e zemrës, dijenisë, mençurisë si dhe urtësisë ezoterike.
Të gjithë magjistarët, gjatë ritualeve të tyre magjike, vishnin pelerinat me ngjyrë të kuqe. Edhe sipas mësimeve biblike, gjatë krijimit të njeriut të parë, (Adamit) është përdorur dheu i kuq.
Në Japoni, e kuqja është ngjyra e sinqeritetit dhe e besnikërisë. Atje, zakonisht në veshjet e tyre tradicionale, të kuqen e bartin femrat.
Në Romën e lashtë, ngjyra e kuqe ka qenë ngjyrë e fisnikëve, gjeneralëve dhe shtresës elite.
Në Kinë dhe Rusi, ngjyra e kuqe i paraprinte të gjitha riteve popullore, veçanërisht atyre që i kushtohen pranverës, fejesës, lindjes dhe pjellshmërisë.
Për fëmijët e shëndosh thuhet se është i kuq si gjaku. E, nëse e ëndërron të kuqen , do të thotë, fat në dashuri.
E ZEZA
Në krahasim me ngjyrën e kuqe, e zeza është ngjyrë skajshmërish e kundërt.
Zakonisht është negative dhe ka të bëj me:terrin, vdekjen, varfërinë, kobin, kaosin...
Ngjyra e zezë është ngjyra e Sotonës, e djajve, shtrigave dhe e demonëve. Gjithmonë kjo ngjyrë shprehet si manifestim i së keçes. Në letrat e fatit TAROT, ka domethënien e vdekjes.
Tek shumë popuj besohet se vezët e zeza kanë fuqi magjike, ndërsa pula me ngjyrë të zezë parathotë varfërinë. Nëse buqetën e luleve e lidhim me fjongo të zezë, kjo parathotë vdekjen. Në hieroglifët e lashta egjiptiane, pëllumbi i zi ka qenë simbol i femrës e cila gjatë tërë jetës ka mbetur e ve. Ndërsa kalorësi i Apokalipsës (paralajmëruesi i shkatërrimit të botës), në shkrimet e lashta tregohet se kalëron në kali të zezë. Sikurse tek shumë popuj tjerë, edhe te ne, shqiptarët, është e përhapur besëtytnia se, nëse ju prehet rruga na macja e zezë, nuk do të keni fat, ndërsa romakët e vjetër ditën e 'pa fat" në kalendarët e tyre e kanë shënuar me ngjyrë të zezë. Në shkrimet biblike thuhet se Juda që e tradhtoi Jezusin është i mbuluar me ngjyrë të zezë, etj.
Por, e zeza, si simbol, shpesh nuk përdorej në kontestin negativ. Ta zëmë, besohej se nëse me vete mbani dhëmbin e qenit të zi, atëherë kur nuk do të sulmoheni dhe as të kafshoheni nga qentë tjerë. Ose, në kulturat e pasura tradicionale të shumë popujve, lidhja e shiritit të zi është përdorur për largimin e zënies së frymës, dhembjes së kokës dhe dhembjeve të dhëmbëve.
Dhe...çka të themi për fund?
Ngjyrat 'kuq e zi", në raport ndaj njëra-tjetrës, qëndrojnë si ekstreme, ndërsa ndikimi i tyre kontradiktor, tek shumë urtësi të lashta, konsiderohet si barazhesh universale.
Pasi që ne shqiptarët, 'kuq e zi"-në e kemi në flamur dhe këto dy ngjyra i konsiderojmë si ngjyra tona kombëtare, atëherë, të nderuar lexues, bëjeni ju vetë një analizë krahasuese në mes të simbolikës figurative të përshkruar, dhe realitetit tonë si popull gjatë historisë.
Sa i përngjan fati i popullit tonë domethënies metaforiket këtyre dy ngjyrave antagoniste?
Vëreni ngjashmëritë! Por, assesi në këtë analizë, mos e anashkaloni ligjin universal të të kundërtave dhe natyrshmërinë e veprimit të tij, sepse mu këtu qëndron fshehtësia e forcës mbresëlënëse të veprimit të tyre si bashkësi antagoniste në nënvetëdijen tonë si individuale ashtu edhe kolektive.
Krejt në fund, këtë artikull desha ta përmbylli me një vlerësim tejet mbresëlënës dhe shumë domethënës për flamurin tonë kombëtar, të bërë nga i madhi ynë i letrave shqipe -Faik Konica:
“Flamuri përmbledh kujtimet e shkuara te një kombi dhe një gjuhe të pashkruar që mund ta kuptoj syri dhe zemra e çdo njeriu me ndjenja. Cilat janë kujtimet qe shfaq, duke valuar, flamuri ynë? Nuk janë kujtime goditjesh kundra fqinjëve, nuk janë kujtime lakmish dhe rrëmbimesh: janë kujtime vetëmbrojtjeje me mundime te palodhura dhe me trimëria te gjata e te forta qe kane lëne gjurma ne letërsinë e gjithë popujve te qytetëruar. Nga kjo pikëpamje mund te mburremi se Flamuri ynë, siç është një nga me te vjetrit e botes, është dhe një nga me te drejtët”
Adnan Abrashi
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Adnan Abrashi:1+1=3
» Adnan Abrashi: Ata na thonë...
» Adnan Abrashi:QAJ KITARA IME...
» Adnan Abrashi: Të dal, apo të mos dal në zgjedhje...?!
» Adnan Abrashi: Mendoj me zë...!
» Adnan Abrashi: Ata na thonë...
» Adnan Abrashi:QAJ KITARA IME...
» Adnan Abrashi: Të dal, apo të mos dal në zgjedhje...?!
» Adnan Abrashi: Mendoj me zë...!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi