Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adem Zaplluzha:Po vdesim nga pak

Shko poshtë

Adem Zaplluzha:Po vdesim nga pak Empty Adem Zaplluzha:Po vdesim nga pak

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 06, 2010 8:14 pm

Adem Zaplluzha:Po vdesim nga pak Img009ow

ADEM ZAPLLUZHA:PO VDESIM NGA PAK


Ejani djem
Të na vizitoni
Na për çdo ditë
Po vdesim nga pak
Jemi në fund të udhës
Mos i merrni në sy
Hallet e dynjasë
E di
Shpirti ju tmerrohet
Keni shumë dhembje
Në udhën tuaj
Pse nuk na shkruani
As në letrat e dërguara
Nuk po marrim përgjigje
Çka u bë me ju
Që mbetët pa kujtesë
33
II
Akoma në sirtarin e vjetër
E ruajmë fëmijërinë
Dhe lodrat e blera
Diku në Perëndim
Te vetmet gjëra
Që kanë mbetur
Me djersën
E aromës suaj
Ju kujtohet automatiku
Që e humbët dikur
Tani vonë
Na e ka sjellë
Një mik i juaj i fëmijërisë
Dhe me lot në sy
Kërkoi ndjesë
34
III
Ejani lisat e mi
Ne na duhet
Që pa përtesë
Ti shkundim mollët
E memories
Të mos i harrojmë rrënjët
Në sytë e njëri-tjetrit
Unë nuk jam lazëm
Për asgjë
As Sutës
Nuk i duhen shallvaret
E nënës së Jesenjinit
Për asgjë
Nuk kemi skamje
Jemi mësuar të kënaqemi
Me gjëra të vogla
35
Çdo gjë
Kemi me bollëk
Tashti një komshi tjetër
I mbledh duqet e cigareve
Nëpër taketuket e mejhaneve
Ejani sa më parë
Ne të dy
I kemi shkundur mollët
Nuk dihet me saktësi
Fundi i udhëtimit tonë
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi