Pal Sokoli:NËNA TEREZË PËR NE, NE PËR NËNËN
Faqja 1 e 1
Pal Sokoli:NËNA TEREZË PËR NE, NE PËR NËNËN
Shkruan:Pal Sokoli
NËNA TEREZË PËR NE, NE PËR NËNËN
(Manifestim i LSHAKSH. së me rastin e 100
vjetorit të lindjes)
”Gjithmonë shpirtnisht jam e
lidhun me uratë dhe dashni me popullin tëm shqiptar,sidomos në kohë të
vështira”NT.
“Jeta është pasuri, vlerësoje.
Jeta është dashuri, jetoje.
Jeta është mister, zbuloje
Jeta është premtim, mbaje.”
/Nëna Terezë
Miq të dashur dhe dashamirë të artit dhe të
kombit shqiptar!
Nuk ka asgjë në botë më të dashur se nënën,
fëmijët qe nga belbëzimet e para artikulojnë emrin Nënë. Shkrimtarët i kanë thurur vargje dhe ju kanë përkushtuar vepra të tëra, nënave, këngëtarët ju kanë
kënduar këngët më të bukura, fëmijët mbajnë mënd ninullat më të dashura nga nënat,dhe ajo çka është më e rëndësishmja për vdekjet e nënave nuk shkruhet
shumë dhe as qe pajtohemi kurrë me vdekjet apo ndërrimin jetë të tyre..Nëna ynë Terezë është e pavdekshme,ajo është e lumnueshme, presim edhe shpalljen e shenjtërimit të saj..
Populli shqiptar kudo qe ishte kishte nënën Shqipëri qe i thurte vargje,qe aludonte në bashkimin më të, në lirinë e saj, dhe në mirëqenien e saj. Sot populli shqiptar
ka edhe një nënë;Nënën Terezë me të cilën mburremi të gjithë, ajo na përcjellë kudo qe jemi në gjithë botën me këshillat e saj, më të bëmat e saj qe ka thyer kufi dhe na shndritë si ylli polarë mëngjeseve të jetës se mbarë. Sot anë e mbanë globit festohet 100
vjetori i lindjes së saj, përkujtohet emri dhe vepra e Nënës Terezë, këtu ku unë jetoj e gjithë gjermania është e mbuluar me fotoposter të nënës Terezë dhe
me titullin “ Sei mein Licht ” qe dmth.” Bëhu drita ime” në përkujtim të jetës dhe veprës së saj.
Për shqiptarët e mërgatës shqiptare përkujtimi i nënës siç po dukët ka mbetur si diçka e shenjtë, ashtu siç ishte edhe e lumnueshmja nëna Terezë. Bëhen shumë
takime e manifestime, përkujtohet jeta dhe vepra e saj, ju përkushtohen vepra nga të gjitha lëmit e artit.Lidhja e
shkrimtarëve, artistëve dhe krijuesve shqiptar në Gjermani(LSHAKSH) organizoj një manifestim kulturorë në shenj të përkujtimit të 100 vjetorit të lindjes dhe të shtat vjetorin e Lumnimit të nënës Terezë në qytetin e Ennepetalit në Gjermani.
MANIFESTIMI
Në “Haus Ennepetal”Gasstr.nr.10 në qytetin e Ennepetalit në Republikën e NRW-së. Salla solemne e komunës se Ennepetalit mbushej me bashkatdhetar nga të gjitha anët e shtetit gjerman dhe jashtë saj. Qendrën e tribunës se kësaj salle e morën dy nxënës të shkollës shqipe të Essenit me portretin e të Lumnushmës Nenës Terezë.Lorika Shkreli(mbesa e Azem Shkrelit)autore, recitoi poezinë e Nënës Terezë “himni i Jetës “ në të dy gjuhët, shqip dhe gjermanisht. Në emër të LSHAKSH-së në Gjermani të pranishmit gjithnjë në të dy gjuhët i përshëndeti prezantuesja e këtij manifestimi studentja Blerta Kelmendi e cila pastaj i dha rastin Tenorit tanimë të njohur Shkodran Tolaj ti paraprinë këtij manifestimi me këngën “Jo s`te kam harruar”, këngë kjo kushtuar Nënës Terezë. Nikollë Gjoni qe përfaqësonte Shoqatën “Stublla”, Shoqatë kjo mike e LSHAKSH-së pasi përshëndeti të pranishmit në emër të “Stubllës” dhe recitoj një poezi kushtuar Nënës Terezë në gjuhën gjermane nga autori Hasan Qyqalla. Ne mungesë te biografit të Nënës Terezë Don Lush Gjergji,
fragmente nga shkrimet e tij për biografinë e Nënës Terezë kishte mbledhur z. Hasan Qyqalla. Z. Qyqalla lexoi një kronologji të familjes se Nënës Terezë, peripecitë e familjes dhe deri të përcaktimi i saj për ti shërbyer zotit dhe krijesave të tij, njerëzimit pa dallim ngjyre, feje apo kombi. Veprimtarinë e saj e
karakterizoi; Feja,shpresa dhe dashuria. Ajo me 3. maj 1990,me rastin e hapjes së Kuvendit të rë ”Misionareve të Dashurisë”në Bukuresht kishte shkruar personalisht për Don Lush Gjergjit, ipeshkvin Nikë Prela dhe Don Dodë Gjergjin këto fjalë;”Gjithmonë shpirtnisht jam e lidhun me uratë dhe dashni me popullin tëm shiptar,sidomos në kohë të vështira. Mbas shumë pjekave dhe rreziqeve,me gëzon pamasë lajmi i
pajtimeve. Urime rinisë shqiptare kosovare që e nisi këtë vepër,si dhe të gjithë atyne që marrin pjesë në këtë punë të madhe dhe shenjte. Lutem gjithmonë
për ju. Zoti ju bekoftë. Lutuni për mua-edhe motrat e mija dhe fukarat e jonë”.
Fjalën e z.Qyqalla në gjuhën gjermane e lexoj z.Ferdinand Nokaj. Këngëtari popullor Agim Gashi recitoi një poezi kushtuar nënës Terezë dhe këndoi me
gjithë zemër një këngë kushtuar gjithashtu asaj. Trioja Berisha, Brikenë,Bledar dhe Blegin Berisha nga shkolla shqipe dhe Shoqëria”Iliria” e Heilderbegut përveç qe përcollën më muzikë recitimet e krijuesve tanë,ata edhe kënduan këngë për Nënën Terezë dhe këngë te tjera shqipe. Pastaj në emër të LSHAKSH-së në Gjermani prezantuesja Blerta Kelmendi përshëndeti znj. Renate Fuest dhe Shukrije Ismajlin nga SPD-ja dhe z. Xhevat Rrustemi nga Franca për pjesëmarrje në këtë takim. Ilir Tolaj me një këngë në gjuhën gjermane dhe
me një mizascenë alternative nga dhe nëpër publikë argëtoj me zërin e tij vërtetë të dashur për të pranishmit.Asllan Dibrani përshëndeti të pranishmit për pjesëmarrje në këtë takim dhe informoj të pranishmit me aktivitetin e sektorit të artit pamor pranë LSHAKSH-së, pastaj për planet e shtrirjes së këtij sektori edhe jashtë kufijve të Gjermanisë.Pal Sokoli (Unë) përshëndeti të pranishmit dhe ju uroj mirëseardhje në këtë manifestim
të cilin e organizuam me një lehtësi të veçantë, e për këtë siç dukët kishim edhe ndihmën e vet Nënës Terezë. Pastaj hapë kapitullin poetik kushtuar Nënës Terezë. Lexoj dy rrëfime nga libri”Thëllim në dashuri” dhe një poezi kushtuar Nënës nga libri “Kambanë e pëlcitur dhembja”.Shaban Cakolli pasi përshëndeti të pranishmit për pjesëmarrje në këtë manifestim, foli edhe për letërsinë shqipe në përgjithësi dhe me theks
të veçantë letërsinë e mërgatës “Letërsia në mërgim nuk ka ndonjë privilegj nga letërsia në Atdhe,përpos qe është mbyllur dhe rropatet brenda mureve qe na i
lan veprat e së kaluarës vetem për ti tejkaluar ato”. Z. Cakolli lexoi poezinë “Pëllumb i huaj” nga libri i tij “Tokë Dardane”gjithashtu me tematikë Nënën Terezë.
Shkrimtari Dibran Demaku kishte ardhur nga qyteti i Hamburgut për ta hijeshuar këtë takim,ai përkujtoi 100 vjetorin e lindjes së Nënës Terezë dhe 31 vjetori i
marrjes së çmimit Nobel për paqe, ku qe atëherë i kishte kushtuar një poezi dhe të cilën na lexoi me përkushtim. Ariane Halili mbylli pjesën e parë të këtij manifestimi me disa interpretime të shkurtra me piano. Në pauzën prej 30 minutash në korridoret e sallës defilonin vizitorët e expozitës me titull ”Nëna Terezë dhe populli hqiptar”.Në stendat e këtij korridori qëndronin pikturat e Dan Gashit, Valdete Berishës, Sokol Malokut,Asllan Dibranit, Augustin Pergegajt dhe një skulpturë e piktorit dhe skulptorit tanimë të njohur z. Malë Myrtaj, të cilat ndryshonin nga njëra tjetra për kah stili dhe mjeshtëria e të pikturuarit,pastaj nga ngjyrimi dhe motivet, por qe i
lidhte një përkushtim, ai i Nënës Terezë dhe pasazhet më theks kombëtar, ashtu siç e kishte edhe titullin konkursi ynë.
Pjesa e dytë e takimit filloj me këngëtarët tanë qe vërtetë nderuan pjesëmarrësit me raportuarin e tyre. Tenori i shkëlqyeshëm Shkodran Tolaj e hapi këtë pjesë te manifestimit, pastaj Driton Gashi me një potpuri këngësh nga raportuari i tij prej talenti të muzikës. Selvete Terstena, veterane e muzikës popullore shqipe
dhe z. Agim Gashi qe zgjidhen disa këngë për ti kënaqur të pranishmit.
NËNA TEREZË NË SYRIN E ARTISTËVE TË LSHAKSH-SË , SEKSIONI I ARTIT PAMOR
Pothuaj se të gjithë artistët kishin pikturuar Nënën, secili nga këndi i vet. Në të gjitha pikturat kushtuar Nënës Terezë vërehej edhe përjetimi subjektiv për
nënën e madhe, për nënën humaniste, për nënën e të varfërve, diku valëvitej ngjyra e petkut të misionares, diku shkallohej vuajtja në rrudhat e saj. Kishte
edhe piktura me tematikë të lirë, portrete dhe me tematikë kombëtare. Artistët komunikonin me të pranishmit dhe njëkohësisht aty shërbeheshin edhe me ushqime qe kishin përgatitur organizatorët për pjesëmarrësit e këtij manifestimi.
Pjesa përfundimtare e manifestimit ju përkushtua pikturës dhe konkurruesve në konkursin e shpallur”Nëna Terezë dhe populli shqiptar”për të cilin edhe përgatiteshin shpërblime. Komisioni në përbërje të Pal Sokolit, Shaban Cakollit dhe Sadri Gashit pasi i vlerësoi konkurrimet vendosi qe të shpërblej :Vëndi i parë; Valdete Berisha nga Belgjika,Vendin e dytë e ndanë; Dan Gashi dhe Asllan Dibrani(Gjermani). Ndërsa vendin e tretë e ndanë; Sokol Maloku dhe Augustin
Pergegaj (Gjermani). Shpërblimin e publikut e mori z. Malë Myrtaj për skulpturën “Loti” të cilën ja dhuroi LSHAKSH-së.
Duhet theksuar se znj. Valdete Berisha këtë shpërblim e dhuroj për “Shtëpinë e jetimëve” në Mitrovicë ndërsa z. Asllan Dibrani këtë shpërblim ja dhuroi LSHAKSH-së.
z. Martin Çuni, kryetari i LSHAKSH-së në Gjermani, shpërndau edhe disa mirënjohje disa personaliteteve, për kontribut për popullin shqiptar. 1. Bibë Nokaj nga Hageni,2. Murat Ahmeti nga Ennepetali. 3. Priftin
Andreas Wellmar nga Frankfurti dhe 4. Priftin Harald Maron nga Ennepetal të cilët përgjatë luftës në Kosovë kishin mbledhur dhe dërguar në Kosovë me tonelata medikamente ndihmë për Kosovën. Këta u shpërblyen me nga një pikturë të piktorit Kastriot Maliqi. Pastaj për kontribut manifestimit për Nënën Terezë morën;1.Selvete Terstena, 2. Halit Berisha. 3. Shaban Cakolli nga nje pikturë të Nënës Terezë.
Si përfundim manifestimi u mirëprit shumë nga të pranishmit. Pjesëmarrësit ishin nga të gjitha gjeneratat, kishte edhe familjar me fëmijë të vegjël qe ka një
rendësi të veçantë kur dihet se përjetimet e tilla mbesin në kujtesën e tyre.
Vlen të theksohet se edhe mësuesit e shkollës shqipe në Gjermani dhanë një kontribut të veçantë këtij manifestim mësuesi nga Gelzenkircheni, z. Sejdi
Gashi, pastaj mësuesja nga Heilderbergu
Shqipe Berisha me nxënësit e saj,Vitore Pergjokaj gjithashtu me nxënësit e saj, Uresë dhe Arbesë Selimi si dhe vet kryetari i këshillit të arsimtarëve shqiptar z. Adem Shala. Manifestimin e prezantoj zonjusha Blerta Kelmendi me plot kompetencë dhe në gjuhen shqipe dhe
atë gjermane.
Takimin ishte i kapshëm edhe për publikun gjermanfolës dhe u përcoll nga mediat gjermane. Gazetari
i Westfalische Rundschau z. Bastian Haumann e publikoi një shkrim ne gazetën e tij me titull”100 vjetori i nenës Terezë ishte shkas i një manifestimi te madhe” te LSHAKSH-së ne Gjermani. Lidhja përveç promovimeve të autorëve të mërgatës e sidomos asaj në Gjermani, orëve
letrare dhe manifestimeve të ndryshme për
festat tona kombëtare, ajo me organizimin e manifestimit për shkrimtarin e mirënjohur Azem Shkrelin dhe tani për 100 vjetorin e Nenës Terezë po e zgjeron aktivitetin e vet dhe po e prezanton me dinjitet para publikut artdashës shqiptar dhe gjerman. E mira e së
mirës se aktiviteteve të LSHAKSH-së është se po afirmon gjithnjë e më shumë krijues të rinj të të gjitha lëmive të artit në mërgatën shqiptare në Gjermani.
Mirë u pafshim ne takimet tjera.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Lek Mrijaj:NENA TEREZE-Nena e Humanizmit dhe e Dashurise
» Prend Buzhala braktis KD të PDK për Nënën Terezë
» Ditë të mbarë me kujtimin për Nënen Tereze!
» Nëna Tereze
» Nëna Tereze
» Prend Buzhala braktis KD të PDK për Nënën Terezë
» Ditë të mbarë me kujtimin për Nënen Tereze!
» Nëna Tereze
» Nëna Tereze
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi