Nëna Tereze
Nëna Tereze
|
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Nëna Tereze
Nënë Tereza
Ish Presidenti amerikan Ronald Reagan duke e shpërblyer Nënë Terezën me çmimin Medal of Freedom 1985 |
Nëna Tereze më 1988 |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Nëna Tereze
Gonxhe Bojaxhiu (majtas) me motren e saj Agen në veshje kombëtare |
Varri i Nënës Tereze |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Nëna Tereze
19 mars 1949 – Në banesën e parë të improvizuar, në shtëpinë e Michael Gomes, pranoi në vizitë një të re bengaliane me emrin Subashini Das, dhe e nxiti ta ndjekë misionin e saj. Kështu misioni i saj kishte filluar të mbarën. Kjo ishte shenjë se vepra e Nënës Tereze është vullneti i Zotit; kjo ishte shenjë se çka Zoti dëshiron, atë edhe e bekon dhe ia ftillon të mbarën.
Nene Tereza ne Shqiperi |
Nene Tereza ne Shqiperi |
vijon:
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Nëna Tereze
Nene Tereza ne Shqiperi |
Nene Tereza ne Shqiperi |
Nene Tereza ne Shqiperi |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Nëna Tereze
Nene Tereza ne Shqiperi |
vijon:
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Nëna Tereze
Nënen tone Tereze, bota e çmoi si personalitetin më të madh të shekullit të njëzet. Eshtë simbol i kombit shqiptar, sepse ajo vjen nga thellësitë iliro-shqiptare duke bërë dritë me kurorën e saj në epokën tone, për të mbetur përherë në historinë e njerzimit.
Në këto vite të rënda për popullin e Kosovës në ndërtimin e pavarsisë, Nëna Tereze e Przrenit dhe e Shkupit antic u bë shembull inspirimi w qëndresës për liri e paqë.
Populli i Kosovës dhe i gjithë populli shqiptar, sot është krenar para botës me Nënën Tereze, me Nënën e vet. Nëna Tereze është engjëll i rojës për Kosovën dhe për popullin shqiptar.
Me mirësinë dhe bekimin që kishte, Ajo u bë nënë e gjithë njerzimit. Falenderojmë Zotin që na fail njerz të tillë ne shqiptarëve.
Shekulli i XV ishte shekulli i Gjergj Kastriotit
Shekulli i XX është i Gonxhe Bojaxhiut
Megjithatë, Zoti mbase nuk na paska lënë pasdore përderisa dishepujt e vet i zgjedh nga gjinia shqiptare.
Nëna Terezë tërë jetën punoi e u lut për njerzimin. Tani njerzimi do të lutet për shpirtin e Saj. I ndritë shpirti në përjetësi!
2003 – shpallet e lumturuar
çmimi Damian Dutton
1962 – çmimi Ramon Magsaysay
1973 – çmimi Templeton
1978 – çmimi Balzan
1979 – çmimi Nobel për Paqe
1980 – çmimi Bharat Ratna
1985 – çmimi Medal of Freedom
1996 – qytetare nderi e Shteteve të Bashkuara të Amerikës
1996 – Dekorata Qytetar Nderi i Kosovës
2003 – shpallet e lumturuar
Aeroporti i Tiranës mban emrin e saj që nga viti 2003. Në hyrje të këtij aeroporti më 2007 u inagurua busti i saj. Sheshi kryesor i Prishtinës mbanë emrin e Saj. Shumë sheshe, rrugë, shkolla e institucione janë pagëzuar me emrin e nënës Tereze.
Pagëzime
Medalja humanitare Nëna Tereze, Kosovë
Urdhri "Nënë Tereza", Shqipëri
“Në lajmet e medias shqiptare, jo rrallë, iluminimi i Nanë Terezës quhet “shejtnim”. Qe shumë vjet ajo figuron si “shejtnore shqiptare”, në Treshen e Emnave që figuron patjetër kur pyesim shqiptarët a faqet e tyre në internet për shqiptarët e famshëm:
Skënderbeu (heroi kombëtar) Ismail Kadare (nji shkrimtar), dhe Nanë Tereza.”
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Nëna Tereze
Gjej kohë për t´u lutur-është në botë më e madhja fuqi.
Gjej kohë për të qeshur- është muzika e shpirtit.
Gjej kohë për të dashur- është dhurata e Hyjnisë.
Gjej kohë për t´u dhuruar- është ngadhnjimi i dashurisë.
Gjej kohë për t´u shoqëruar- është rruga e lumturisë.
Gjej kohë për të punuar- është çmimi i ardhmërisë.
S'KA RENDESI
S´ka rëndësi, duaje!
S´ka rëndësi, bëj mirë!
S´ka rëndësi, zbato!
S´ka rëndësi, bëj mirë!
S´ka rëndësi. Ji i çiltër dhe i ndershëm!
S´ka rëndësi. Ndërto!
S´ka rëndësi, ndihmoi!
Ska rëndësu, jepe pjesën më të mire të vetvetës!
JETA
Jeta është e bukur,adhuroje.
Jeta është ëndërr, jetoje.
Jeta është sfide, perballu me te.
Jeta është loje, luaje.
Jeta është detyre, plotesoje.
Jeta është e shtrenjte, vleresoje.
Jeta është pasuri, ruaje.
Jeta është dashuri, shijoje.
Jeta është mister, zbuloje.
Jeta është dhimbje, sfidoje.
Jeta është kenge, kendoje.
Jeta është tragjedi, shmangiu.
Jeta është fat, perfito.
Jeta është aventure, kujdes.
Jeta është shume e çmuar, duaje.
Jeta është lufte, mesohu dhe me te.
Jeta është jetë, lufto për të..."
Lamtumirë
Vendlindje e farefis
Po vete n´Bengalin dergje.vtarë
Atje, në të largtin vis.
Të afërmit e vatrën shqim,
Më tërheq zemra ime
T´i shërbej Krishtit tim.
Ju lë shënde´n miq të mi
Më djeg,o, një fuqi e dlirë
Drejt të përflakurës Indi.
Pret valët e detit të trazuar,
Pë herë të fundit syri vrojton
Brigjet e Evropës së hakërruar.
Fytyrën e përvuajtur gjithë hare
E Krishtit flijetarja e vluar
Nuse e njomë e botës së re.
Shpëtimi lëvarshëm kumbon në të,
E shpirti i gatshëm pranon
Blatën e rëndë fli për të.
Dëshmi e përbetimit që të dashuroj,
Ndihmoi gjallesës Tënde sot
Që emrin do ta madhëroj!
O Ati ynë plot mirësi
Të më japësh vetëm atë shpirt
Atë shpirt që-veqëse Ti e di.
Të valët lot rrjedhin qetë, me mall,
Që betimin për Ty prore e madhërojnë
Për të madhin blatim që tani u shpall.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Nëna Tereze
Pengesa me e madhe ? Frika
Gjeja me e lehte ? Te gabosh
Gabimi me i madh ? Te heqesh dore
Rrenja e gjithe te keqijave ? Egoismi
Argetimi me i mire ? Puna
Disfata me e keqe ? Shkurajimi
Profesionistet me te mire ? Femijet
Nevoja e pare ? Te komunikuarit
Lumturia me e madhe ? Te jesh i dobishem per te tjeret
Misteri me i madh ? Vdekja
E meta me e keqe ? Humori i keq , pakenaqesia
Personi me i rrezikshem ? Ai qe genjen
Ndjenja me e keqe ? Meria
Dhurata me e bukur ? Falja
Me e domosdoshmja ? Familja
Kursi me i drejte ? Rruga e drejte
Ndijimi me i kendshem ? Paqja e mbrendeshme
Mikpritja me e mire ? Buzeqeshja
Ilaçi me i mire ? Optimizmi
Kenaqesia me e madhe ? Detyra e kryer
Forca me e madhe ? Besimi
Njerezit me te nevojshem ? Njerezit e fese
Gjeja me e bukur ne bote ? Dashuria
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Nëna Tereze
(Nënës Terezë)
Nga një shkuarje e madhe
Përtej vetes jetonte një mrekulli Albanika
Me dy shpirtra
Njërin për zotin tjetrin për njerëzimin
Më shumë Albanika e më shumë dritë
Njerëzimit
Lutej dhe bëhej vet
Lutja
Nëna jonë Terezë
Me 1978 paça të ra në emër
At vjet nëno
Unë erdha në ketë botë
Tash
Kur më duhet krenaria
Shkoj në Krujë të kastriotët
E i thërras Gjergjit
Kur më duhet një yll
Universi
Dal në Kodër të Diellit
I bëj zë Rugovës
Nëna jonë Terezë
Me lutjen tënde kam rënë e jam
Zgjuar
Dardan
Engjëjt që jetojnë në qiell
Buzëqeshën dhe pritën
Shkuarjen tënde
Të madhe
Sa vjet u bënë
Dhe atdheu po bëhet gati
Për një ditë tjetër
Albanika
Vazhdo lutu për njerzimin
Jetimet tu
Për tokën e shtrenjtë
Që i thonë
ILIRI
Që shkove
Këndej po vijnë do tjerë
Gonxhe
“E di një fjalë prej guri”
E mësova n’ Shkrel
Edhe një pallat ëndrrash e kam diku
Tha Kadare
E tash
Bekoj edhe gjurmët e Prekazit
E të Glloxhanit
Ato zhgjëndrra i pamë me sy
Ati ynë në qiell
Na shikon me simpati
Shqip
Zoti e bekoftë Arbërinë
Ndeze një kandil ndriçues
Ilirikase
Kjo është e para
Çdo kush e din
Nënë ti je vet drita
Për kurrkënd
Veç kur shkohet si ti nënë
Është shkuarje e mrekullueshme
Po moti i keq na pat marrë
E çka ti bësh fatit zi
Fqinjët na qëlluan të tillë
Dhe tani ke ardhur po jeton në vetveten
Përjetësi
Bashkë me engjëjt
Sjellna sot
Se dhjetori m’ ka frikësuar
E nuk di çka po më shohin sytë
Po i vonohet pranvera
Dardanika
Mos harro edhe katër pjesë
T’ ndara
Nënë ti je emri ynë që shndrit në qiell
E tokë
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Nëna Tereze
Nene Tereza |
Me ne shqiptarët, për fat të mirë, ngjet disi ndryshe sepse kemi ç’të themi edhe për të tashmen. I dhamë lashtësisë dijetarë e gjithashtu heronj, s’munguan statistët as edhe artistët. Por ajo që na shquan si për të mirë e fatkeqësisht edhe për të keq, është personaliteti nga më të mëdhenjtë e shekullit XX-të, Nënë Tereza. Se përse na shquan për të mirë, do ta trajtoj në vazhdim duke u munduar të mos bije në përsëritje të mërzitëshme për lexuesin. Për keq na shquan se sa kohë ishte gjallë, gjatë periudhës regjimit komunist, atdheu i Saj u mundua t’ia fshehë prejardhjen . Edhe kur më në fund u lejua të vinte për herë të parë në Shqipëri më 1989, të thoshte një lutje dhe të derdhte dy pika loti mbi varret e nënës dhe motrës së Saj, në varrezat e Tiranës, u mbajt në “karantinë “ si fetare e përkushtuar që ishte e që s’kishte asgjë të përbashkët me atdheun e Saj ateist!
Ti referohemi tani faktit se përse ne shqiptarëve na shquan për mirë të qënët bashkëkombës me Nënë Terezën.
Agnes Gonxhe Bojaxhiu, alias Nënë Tereza, pati një mision shumë të vështirë gjatë jetës Saj. Madje, po të hedhim një shikim mbrapavështrues, na duket akoma më e pabesueshme se si Ajo ia doli në krye me sukses detyrës së Saj.
E solli Zoti mbi tokë si një “ gonxhe “ të brishtë në dhjetëvjeçarin e parë të shekullit të fundit të mijëvjeçarit të dytë. Në hapat e para të jetës Saj sytë i panë zjarr, shkatërrime dhe vrasje masive. Veshët i dëgjuan kudo rënkime. U ndërgjegjësua atëbotë dhe e kuptoi se kishte një mision madhor të cilit i duhej përkushtuar me gjithë shpirt. Veshja murgeshë në moshën 18 vjeçare si edhe peripecitë e jetës në spitalin e Bengalit e shoqërojnë murgeshën tonë të re në prag të luftës së dytë botërore. Prap dhunë, mizori dhe hekatombe, i panë sytë dhe i dëgjuan veshët murgeshës fizikisht të vogël që sa vinte rritej, piqej e forcohej! Shërbimi si misionare në Calcutta e ballafaqon me kategorinë më të përçmuar të shoqërisë indiane: njerëzit e braktisur të “plehrave”. Aty e gjen edhe mbarimi i luftës së dytë botërore. Po aty edhe sëmuret e kur del nga sëmundja, konvaleshente, bën të ditur vizionin që i ishte paraqitur ku “ Zoti e thërriste ti shërbente Atij midis më të varfërve të të varfërve “. Dhe që nga ai çast ashtu u bë! Ajo “ Gonxhe “ e brishtë kishte marrë Urdhërin Madhor dhe kishte filluar të hapej si një “luledielli “e cila, me ngrohtësinë si edhe ndriçimin e saj, të varfërve të të varfërve do tu jepte mbështetje shpirtrore. Kur e pyesnin “ … si do t’ia dalësh në krye detyrës vështirë që po i ve vetes?”, Ajo përgjigjej: “Rrugët e Të Madhit Zot janë sa të misterëshme po edhe aq të pafundme.“
Në vitin 1950 Nënë Tereza themeloi Urdhërin e Misionareve të Mëshirës. Vitet kalonin dhe Ajo lartësohej, e sa më shumë e çmonte bota aq më fort atdheu i Saj nuk e përfillte. Ç’ishte viti 1979 kur Nënë Terezës i u dha çmimi Nobel për paqën, përpara vitit 1967 që ishte “ viti lapidar kur Shqipëria u vetëshpall shteti i parë ateist në botë (?)” E megjithatë, Nëna sa vinte lartësohej. Me personalitetin e saj, kjo shqiptare e brishtë, arriti më 1982-in ti bindëte si palestinezët e gjithashtu izraelitët ti ndërprisnin luftimet në Bejrutin e rrethuar që ajo të nxirrte nga njeri prej spitaleve dhjetra fëmijë me mangësi mendore dhe ti merrte me vete që së bashku me motrat e Saj tu përkushtohej. Por Ajo nuk ndalet këtu, ose e thënë më mirë, respekti për Të nuk njeh kufij. Presidentët më të shquar të botës si J.F.Kennedy, Ch. DeGaulle, etj. bëjnë garë se cili ta vlerësonte më lart Nënë Terezën. Presidenti Regan më 1985-ën i akordon Dekoratën Amerikane të Lirisë. Por krahas vlerësimeve edhe një garë tjetër vazhdon, ajo midis Nënë Terezës, nga njera anë, si edhe atdheut të saj, nga ana tjetër. Së bashku e filluan udhën e vështirë mbi gërmadhat e luftës. Nga njera anë “ Gonxhja “ e brishtë por me frymëzimin e Saj Qiellor, inauguron të parën shtëpi të “Zemrës Pastër“ ku strehon dhe i mbush me shpresë në Zotin të pastrehët që vetëm një hap i ndante nga … vdekja tokësore, kurse nga ana tjetër atdheu i Saj fillonte “ndërtimin e shtetit të diktaturës proletare, që drejtuesit e tij e quanin si forma më demokratike e qeverisjes që do ta transformonte vëndin në shëmbull begatie dhe mirëqenjeje për të gjithë botën “(?). Rrugët e zgjedhura ishin të ndryshëme po aq sa të ndryshëme ishin edhe forcat që ballafaqoheshin, një shtet me një murgeshë! Rruga e zgjedhur nga shteti proletar ishte një parabolë që në gjysmën e përshkimit pati edhe pikën e infleksjonit që i paraprin rënjes, atëhere kur u vetëshpall shteti i parë ateist në botë. Pikërisht ky qe edhe fillimi “ i fundit “ të këtij eksperimenti në shkallë kombëtare. Kurse rruga e zgjedhur nga Nënë Tereza, ajo rrugë që dukej më absurdja, e udhëhoqi atë “ Gonxhe “ të brishtë të çelej si luledielli që sa vinte e më shumë rrezatonte dashuri kristiane në botë dhe e udhëhoqi mbi një krah hiperbole që sa më lart e ngrinte … aq më shumë i tregonte botës se edhe në shekullin e fundit të mijëvjeçarit të dytë ku njeriu rron në mes paradokseve, ( nga njera anë mundohet të shkojë në Mars e nga ana tjetër ka mizerie marramendëse ), dashuria ndaj njeriut të panjohur, pa marrë parasysh përkatësinë as kombëtare dhe as fetare, vetëm ajo del fituese në këtë garë që duket sikur ësht’e pabarabartë dhe sikur fitues do të dalë vetëm i forti. Ky është mësimi i madh që na jep Shqiptarja e Calcuttës së cilës Presidenti Clinton i jep Qytetarinë e Nderit Amerikane duke e cilësuar: “ Gjiganten e kohëve tona “.
Kalimi në amshim edhe i Nënë Terezës, simbolit tonë!
Eshtë e qartë se për Nënë Terezën, këtë shqiptare me përmasa botërore, shumë është shkruar dhe ndoshta aq më shumë do të shkruhet. Megjithatë, për vetë ndjenjat që më pati ngjallur të mësuarët e vdekjes së Saj, nuk mund të rrija pa i hedhur në letër edhe unë … pak fjalë.
Fati e desh që Kjo Krijesë e Perëndisë, pavarësisht se me përkatësi në seksin e ashtuquajtur “të dobët” e njëkohësisht e huaj në Indi, jo vetëm që në sytë dhe zemrat e indianëve u bë së gjalli simbol, si edhe indiani Gandi, por duke mos njohur kufij dashuria e Saj për të varfërit dhe të braktisurit, emri i Saj u bë me plot kuptimin e fjalës sinonim i forcës së Mëshirës Hyjnore anë e kënd botës! Nënë Tereza u lind dhe jetoi në shekullin e 20-të, shekull i mbushur me kundërthënje: Nga njera anë varfëri dhe sëmundje të skajëshme dhe nga ana tjetër arritje shkencore dhe teknologjike marramendëse. Ajo, me vullnetin e Saj të lirë, nuk zgjodhi rrugën e rehatisë dhe të gëzimit këtyre arritjeve, por ndoqi atë rrugë që i thoshte ndërgjegja, rrugën e Mëshirës Hyjnore ndaj të varfërve, të braktisurve, pra ndaj gjithë nevojtarëve! Prandaj do të thosha se Nënë Tereza është përtej përmasave dhe kornizës së shekullit në të cilin jetoi, punoi edhe vuajti. Ajo nuk qe e shekullit të teknikës, Ajo i përket përmasës gjithëshekullore!
Vijmë tashti edhe tek largimi nga jeta tokësore e kësaj Shënjtoreje.
Edhe me hapin e fundit që bëri në jetë Nënë Tereza, me vdekjen e Saj, i shtoi edhe një vepër bamirësie vargut të pafund të tyre: Sapo zemra e Saj e madhe pushoi së rrahuri, antenat ia dhanë njoftimin e përvajshëm botës se Nënë Tereza, Shqiptarja e Kalkutës, kishte ndërruar jetë. Kishte kohë që emri shqiptar transmetohej po nga ato antena i lakuar me cilësorë nga më të pahijëshmit. U desh pikërisht vdekja e Nënë Terezës që ta ndigjonim emrin shqiptar të lidhur me vlera dhe merita. Për këtë, përveç respektit për të cilin i detyrohemi Nënë Terezës, i përkulemi me nderim duke i thënë:
Të falemi nderës, Nënë Terezë, edhe për këtë shërbim të fundit që na bëre ne, shqiptarëve!
Mërgim Korça
Michigan - U.S.A
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
» Nëna Tereze
» NËNA TEREZE NË SINGEN
» Musa Jupolli:NËNA TEREZE
» Pal Sokoli:NËNA TEREZË PËR NE, NE PËR NËNËN
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi