Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha:Çështja çame s´mund të injorohet

Shko poshtë

Berisha:Çështja çame s´mund të injorohet Empty Berisha:Çështja çame s´mund të injorohet

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 25, 2008 8:29 pm

Berisha: Çeshtja çame s'mund te injorohet



Berisha:Çështja çame s´mund të injorohet U1_Berisha
Berisha
Nga Koha Jone
Kryeministri shqiptar i rikthehet ceshtjes came, vetem pak dite pasi Ministria jone e Jashtme konfirmoi me tre dite vonese, lajmin se ishte arritur nje marreveshje me homologet e Athines per ndertimin e dy varrezave per ushtaret greke te rene gjate Luftes ne Shqiperi. Marreveshja pritet t'i hape rruge nenshkrimit keto dite nga parlamenti grek, te MSA-se. Greqia eshte nder vendet e fundit qe ende nuk e ka realizuar kete procedure, sikunder ka deklaruar zyrtarisht, per shkaqe teknike (perkthimi).

CAMËRIA


Ne nje interviste qe i ka dhene gazetares se televizionit A2 ne Shkup, kryeministri Sali Berisha ka pohuar se autoritetet e Tiranes jane te interesuara per ceshtjen came, duke shtjelluar: "Problemi cam, nuk mund te injorohet se ekziston, por ekziston kryesisht ne kontekstin e pronave", ka deklaruar shefi i qeverise shqiptare, duke theksuar se "ekziston, por si nje ceshtje teknike-juridike". Ketu Berisha ka kujtuar edhe faktin se "kjo, eshte e percaktuar ne Traktatin e miqesise dhe bashkepunimit midis dy vendeve".

KONSENSUSI

Kryeministri shqiptar ka rrekur ne intervisten per median e Shkupit, edhe ceshtjen e dialogu pushtet-opozite per interesat strategjike te Shqiperise. Ai ka theksuar se shpreh vleresim per kontributin e opozites, e cila sipas tij, ne problemet madhore ka pasur kuraje dhe vendosmeri per te bashkepunuar haptas ne interesin me te mire te vendit dhe integrimin e tij ne NATO dhe Bashkimin Evropian.

"Vetem pak dite me pare ne votuam me konsensus me Partine Socialiste, Kodin zgjedhor te sistemit te ri zgjedhor, nje arritje shume e madhe per vendin", ka deklaruar Berisha ne intervisten dhene Tv A2.

FINANCAT

Kryeministri Berisha ka folur edhe per ndikimin e krizes financiare ne vendet e rajonit dhe konkretisht ne Shqiperi. Sipas vleresimeve te tij ne sistemin financiar te vendeve te Ballkanit, faktikisht nuk ka pasur ndonje ndikim thelbesor. "Por nuk perjashtohet mundesia e ndikimit te recesionit qe kjo ka krijuar ne ekonomite e medha evropiane dhe boterore. Recesioni perben nje ngadalesim ekonomik dhe nje plogeshti ne teresi ne investime, ne dinamizmin e ekonomise dhe ne nuk jemi ishuj te shkeputur, por jemi copeza te perbashketa. Keshtu qe ne kete kontekst pa ndikim nuk mund te jete, por nuk besoj qe mund te kete ndikime thelbesore qe te crregulloj keto ekonomi", thote Berisha ne intervisten per median e Shkupit.

"EMRI"

Berisha ka folur dhe per zhvillimet ne FYROM (Ish-Republika Jugosllave e Maqedonise). "Maqedonia eshte plotesisht e pergatitur per t'i marre te gjitha pergjegjesite si anetare e NATO-s dhe me pas edhe e Bashkimit Evropian. Keshtu ka deklaruar kryeministri shqiptar Sali Berisha ne
Tirane, ne intervisten per TV A2 nga Shkupi". Sipas tij ne kete drejtim gjetja e nje zgjidhjeje ne kontekstin me Greqine eshte ne interes te dy vendeve dhe te rajonit ne teresi. "Shpresoj qe kundershtite te zgjidhen. Te gjendet nje marreveshje per zgjidhjen e problemeve te krijuara dhe e konsideroj shume te rendesishme gjetjen e nje zgjidhjeje per kete ceshtje. Maqedonia ka bere progres te madh, ka bere reforma shume serioze, qofte ne drejtim te forcave te armatosura, qofte ne drejtim te ekonomise dhe standardeve demokratike", ka thene Berisha ne interviste.

NATO

Kryeministri Berisha konsideron se NATO perben nje force magnetike, te fuqishme. Si ne drejtim te perpjekjeve te Qeverise shqiptare per permbushjen e kerkesave te standardeve, por nga ana tjeter ka nje efekt te madh sigurues per investitoret e huaj. "NATO ka nje efekt shume pozitiv per emrin e Shqiperise, prestigjin e saj", ka theksuar ai.

KOSOVA

Pavaresia e Kosoves eshte proces i pakthyeshem, por edhe me tej ekziston frika se ne loje jane plane per nje Kosove te Madhe apo Shqiperi te Madhe. Per kete fakt, Berisha i eshte pergjigjur edhe pyetjes: "Valle ky eshte nje stereotip i analizave ose koncept afatgjate?". Berisha perkujton se pergjigjen me te shkelqyer te ketij problemi e kane dhene qytetaret e Kosoves te cilet ne nje lufte dhe perpjekje te pashembullt te historise se Evropes gjate dy dekadave, jane percaktuar qarte dhe ne menyre perfundimtare per pavaresine. "Pavaresia eshte realiteti i tyre me i madh, eshte akt per te cilin ata kane sakrifikuar, kane luftuar kane votuar. Edhe Shqiperise dhe te gjithe shqiptareve kudo qe ndodhen u mbetet detyrimi madhor per te respektuar vullnetin e qytetareve te Kosoves", - ka theksuar kryetari i qeverise shqiptare.

Konflikti greko-maqedonas


Mes pales greke dhe asaj maqedonase ende nuk eshte gjetur nje kompromis persa i perket edhe ceshtjes se emrit te Maqedonise. Palet shfaqen te palekundura ne qendrimet e tyre, ne nje kohe kur maqedonasit e kane cuar ceshtjen ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise dhe Greqia kercenon me pengimin e integrimit te Maqedonise ne strukturat euro-atlantike. Por edhe ndermjetesia e Organizates se Kombeve te Bashkuara duket se nuk ka ndikuar pozitivisht ne zgjidhjen e kesaj ceshtje. Keshtu propozimet e perfaqesuesit te OKB-se, Metju Nimic per emrin e ri te Maqedonise nuk jane pranuar nga qeveria e Shkupit, duke bere qe ceshtja te vazhdoj te mbetet pezull dhe pa asnje zgjidhje. Bashkimi Europian nepermjet perfaqesueve te tij ne Shkup dhe Athine kerkon vazhdimin e bisedimeve me ndermjetesimin e OKB-se.

Ngerci mes Greqise dhe Shqiperise


Ceshtja came ka qene perhere nje ceshtje tabu per palen greke dhe ne menyre sistematike kjo ceshtje nuk eshte pranuar te shtrohet ne diskutim nga ana e diplomacise greke. Duket se dilema me e madhe ne kete ceshtje lidhet me faktin nese ajo do te shqyrtohet ne mes dy shteteve si nje ceshtje juridike apo politike. Perfaqesuesit e politikes ne vend e kane pare te udhes ta shikojne ata si nje ceshtje juridike e cila lidhet me te drejten e prones dhe me kete qendrim duket se jane pajtuar edhe nje pjese e mire e organizatave dhe partive ne mbrojtje te kesaj ceshtje. Por aktualisht camet ne Shqiperi nuk kane me nenshtetesine e tyre greke dhe pronat e tyre ne pjesen veriore te Greqise vazhdojne te administrohen nga shteti grek dhe te popullohen nga banore te ardhur aty pas vitit 1960.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi