Ngjela: Berisha mund të hyjë në zgjedhje të parakohshme nga frika e Topit
Faqja 1 e 1

Avokati: Rama duhet të formësojë aksionin opozitar
Spartak Ngjela, një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të opozitës në Shqipëri, por edhe “i munguari” në takimet e Ramës me aleatët, rrëfen shkaqet e mosprezencës së tij, ndërkohë që shpalos edhe qëndrimet për aksionin opozitar, i cili sipas avokatit nuk ka dyshim që është në ngërç. Në një intervistë për gazetën “Shqip”, Ngjela deklaron se opozita duhet të formësojë aksionin e saj politik, ndërkohë edhe lidershipin e saj para zgjedhësve. Por në analizën e tij, avokati arrin në konkluzionin se lajmi në politikën shqiptare është padyshim “fenomeni Topi”. Sipas Ngjelës, një parti e mundshme e Presidentit do të fitonte pikë djathtas, ndaj Berisha si kundërlëvizje mund të shpallte zgjedhjet e parakohshme parlamentare, për të mos i lënë mundësi zotit Topi që të formësojë forcën e re politike. Por sipas politikanit të njohur, çdo lëvizje e ka një kundërpërgjigje...
Z. Ngjela, në takimet e fundit të opozitës, ju keni munguar. Ka një arsye politike për këtë tërheqje, nëse mund të themi kështu?
Jo, në këtë “mungesë” nuk ka asnjë arsye politike në sensin e kundërt të saj; por gjithsesi, unë deklarova se “me Ramën kam një marrëveshje politike dhe jo një të tillë në kulinari”, domethënë në kuzhinë. Mund të bisedosh një herë në një drekë për politikë, por nëse ti dëshiron që këtë ta kesh si procedurë, unë nuk jam i kësaj rruge, sepse më duket se ka një ngërç nga ai që ka zgjedhur këtë procedurë.
Mos ndoshta ky është vetë ngërçi i opozitarizmit aktual?
Sigurisht që po, ky pa dyshim është ngërçi që ka paralizuar aksionin politik opozitar në Shqipëri, që nuk e ka lënë opozitën që të paraqesë para opinionit politik sensin e saj reformator, sepse nuk ka paraqitur ende asnjë reformë. Reforma është e vetmja zgjidhje për krizën aktuale dhe ne kemi sot nevojë për tre reforma të mëdha: Në ekonomi, domethënë në treg, në drejtësi, domethënë te ligji, institucionet dhe pushteti gjyqësor; dhe në arsimin e lartë; domethënë që ta bëjmë këtë promotorin për zbutjen e krizës së thellë që kemi në menaxhment.
Së fundmi, Presidenti i Republikës ka një faktorizim edhe në kuadër të skenës politike të ditës. Si e shihni ju Bamir Topin në zhvillimet aktuale?
Presidenti Topi ka dalë në skenën e politikës shqiptare si një faktor i veçantë dhe unë mendoj se ka bërë shumë mirë. Nëse ai do të vijojë me këtë temp, atëherë do të gjendemi përpara “fenomenit Topi”, i cili mendoj se do t’i bënte shumë mirë politikës shqiptare në këto momente ku ngjan se gjithçka ka ngrirë në mungesë idesh dhe konceptesh për një politikë moderne.
Për të mbetur këtu, deri më sot kemi qenë dëshmitarë të një mirëkuptimi mes PS-së dhe Presidentit, duke nënvizuar këtu elementin programor të kësaj partie, e cila ka shpallur gatishmëri për aleancë me të gjithë faktorët opozitarë. Si e vlerësoni ju këtë taktikë politike që synon gjithëpërfshirje?
Kjo është një çështje që nuk mund të hamendësohet dhe unë nuk mund t’i di pikësynimet e Presidentit Topi. Që të analizosh duhet të mbështetesh te faktet; dhe fakti i njohur botërisht sot është vetëm prononcimi i Bamir Topit që, pas mandatit presidencial, do të vijojë të merret me politikë, ndoshta në një parti të re. Është gjithashtu tensioni që ka ngritur te “grupi i Saliut” në Partinë Demokratike, por është edhe entuziazmi që ka krijuar djathtas, dhe jo vetëm djathtas. Të gjitha këto të bëjnë të mendosh se “Lëvizja Topi” do të ketë rezonancë të konsiderueshme në opinionin publik shqiptar dhe, për këtë fakt, mendoj se gjendemi përballë një fenomeni pozitiv.
Cili mund të jetë ky fenomen pozitiv, a mund të na i konkretizoni?
Sigurisht që mundem. Sot gjendja politike në Shqipëri është e paralizuar, dhe paraliza vjen nga mungesa e ideve. Opinioni shqiptar që është i tejngarkuar emocionalisht kundër qeverisë së Kryeministrit Sali, nuk mund të durojë tërheqje, sepse humbet në vorbullën e pesimizmit, pasi e mendon paralizën opozitare si dobësi të opozitës dhe forcë të qeverisë. Kjo krijon një masë njerëzish, të cilët nuk gjejnë më motiv për të votuar dhe sigurisht që i krijon qeverisë së degraduar një hapësirë për të fituar zgjedhjet. E gjithë kjo situatë, do të elektrizohej nëse një forcë e re, me program të qartë antiqeveritar, me denoncime dhe me një verb të thekshëm demokratik dhe reformator, do të krijonte në opinionin publik një shpresë të re, por do ta shkundte edhe opozitën aktuale nga pozicionoi qesharak që ka marrë, sepse do t’i kujtonte se nuk është vetëm ajo në këtë luftë.
Ju mbeteni një i djathtë, siç jeni deklaruar. Ka një interes politik të përgjithshëm; cili është pozicioni i Spartak Ngjelës në këtë kontekst politik dinamik?
Para së gjithash, unë sot jam opozitar. Ky është kualiteti im primar politik. Po të mos ishte ky kualitet, atëherë bashkë do të kishim folur ndryshe. Pastaj, sigurisht që vjen çështja e ideve dhe doktrinave; dhe, brenda kësaj suaze, unë jam pa dyshim një ithtar i tregut të lirë, dhe nuk më ka lëkundur asgjë edhe nga kjo krizë që po ndodh si ngjarje në të gjithë Perëndimin; domethënë në epiqendrën botërore të tregut të lirë dhe demokracisë. Brenda këtij konteksti, ashtu siç e kam theksuar rëndom në këto dy vjetët e fundit; unë kam qenë e mbetem i angazhuar në luftë për rrëzimin e kësaj qeverie, sepse është e paligjshme. Paligjshmëria nuk mund të tolerohet. Toleranca kundrejt paligjësisë është nënshtrim dhe nënshtrimet nuk kanë kurrë karakter demokratik, por kanë një karakter klanor ose të një interesi material. Shqipëria është në një krizë tërësore: ekonomike, institucionale dhe morale. Kjo trini të angazhon vetëm që të jesh mbartës i frymës së popullit, në të kundërt, do të degradosh në një pazar apo naivitet politik pritjeje absurde që nuk mund të jetë kurrë në interes të shoqërisë.
Z. Ngjela, i bashkoheni edhe ju mendimit se z. Rama është në përgjithësi spontan në veprimin politik, apo ka një strategji dhe vizion politik?
Nuk di se çfarë mund të analizohet për vizion politik të një individi, sepse politika në këtë rast që pyesni ju, nuk është vizion, por akt. E pra, pyetja do të ishte: a ka një aksion politik opozitar në këto momente? Dhe unë do t’ju përgjigjesha se nuk ka një aksion politik në këtë moment politike. Atëherë ju do të pyesnit me të drejtë: pse nuk ka një aksion politik? Dhe unë sigurisht që do të përgjigjesha: aksioni politik opozitar është krijim i lidershipit; dhe, për faktin që nuk kemi një aksion politik opozitar, atëherë sigurisht që konkluzioni do të ishte: sepse nuk kemi forcë krijuese të lidershipit opozitar për të formuluar idetë opozitare të aktualitetit politik shqiptar.
Ka një perceptim se mund të kemi edhe zgjedhje të parakohshme. E shihni të mundshëm këtë variant dhe nëse po, a përbën modeli i qeverive teknike si në Itali dhe Greqi një shembull për t'u ndjekur?
Kjo çështje mund të shtrojë pyetje kështu nëse do të konstatohej një krizë institucionale. Ne sot nuk e konstatojmë një krizë të tillë. Por, gjithsesi ka një element që, duke dalë nga kjo kërkesë absolute e politikës parlamentare, e cila vjen dhe e krijon këtë mundësi, jo institucionalisht, por politikisht.
Unë mendoj se ka një arsye politike, e cila të shtyn të mendosh se mund të jemi përpara zgjedhjeve të parakohshme. Dhe kjo arsye ka lidhje me “fenomenin Topi” që ne analizuam më lart. Dalja në skenë e një partie të djathë, e cila sipas sondazheve rezulton që të ketë shumë pikë, e ka trembur Saliun, i cili nuk e ka të lehtë të përballojë fluksin Topi djathtas. E gjithë vala e sulmeve kundër Bamir Topit që ka dalë nga retorika e Partisë Demokratike, flet për këtë frikë. Madje edhe fakti që retorika ka qenë aq e dobët, përsëri për këtë frikë flet, sepse në të u angazhua vetëm “mediokriteti Sali” në Partinë Demokratike; gjë kjo që e avancoi edhe më tepër opinionin publik që pret ndryshime dhe reformë në Shqipëri. E gjithë kjo situatë, të çon te mendimi se Saliu, për të mos i lënë kohë Bamir Topit që të strukturojë lëvizjen e tij, ka të drejtë që ta fusë vendin në zgjedhje të parakohshme. Ne e dimë tani që, sipas Kushtetutës, në një ndërmarrje të tillë, vendi shkon në zgjedhje për 40 ditë. Dhe Saliu mendon se 40 ditë nuk i mjaftojnë Topit për të krijuar strukturën dhe programin e partisë së vet, dhe sidomos, nuk ka kohë për ta bërë të qartë përpara opinionit këtë gjë. Por, në të njëjtën kohë, janë të shumtë ekspertët që kanë paralajmëruar se për vetë situatën në të cilën ndodhet gjendja shoqërore në Shqipëri; dyzetë ditë janë të mjaftueshme për “lëvizjen Topi”. Kjo sigurisht që e ka vënë në vështirësi Saliun, dhe mund të vendosë që, këtë akt për zgjedhje të parakohshme ta ndërmarrë përpara zgjedhjes së Presidentit, që pritet të mbahet në qershor të vitit që vjen. Por edhe kjo ka një zgjidhje: dorëheqja e Bamir Topit nga posti i Presidentit, i jep lëvizjes së tij një afat edhe më të gjatë nga dyzet ditë. Dhe ju mund të pyesni: a mund ta japë dorëheqjen Presidenti përpara një akti të tillë, apo është vetëm mendimi yt? Dhe unë mund t’ju them se ky është edhe mendimi i Presidentit Topi. Për sa i përket qeverisë teknike, kjo do të ishte një zgjidhje ideale qoftë edhe për ta nxjerrë vendin nga kriza, e jo më edhe në funksion të zgjedhjeve të parakohshme. Por një opsion i tillë që është kaq i dobishëm për vendin, nuk mund të jetë në axhendën e Kryeministrit Sali; i cili e ka treguar se kurrë nuk e ka dashur ndonjëherë këtë dobishmëri.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» PDK-ja kundër, LDK-ja e Vetëvendosje për zgjedhje të parakohshme
» Lideri i LDK-së kërkon zgjedhje të parakohshme
» Konfirmohet dënimi i Zharkut, Kaçaniku në zgjedhje të parakohshme
» Kurti: Duam dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme
» Augustin Palokaj:Kosova vetëm ilegalisht mund të hyjë në BE për 5 vjet

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi