Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PËSIMI DO DUHEJ TË VJEN SI MËSIM! KISHTE SHKUARJE E JO PRURJE! - Vargje sensibilizimi e jo ofendimi!-

Shko poshtë

PËSIMI DO DUHEJ TË VJEN SI MËSIM! KISHTE SHKUARJE E JO PRURJE! - Vargje sensibilizimi e jo ofendimi!- Empty PËSIMI DO DUHEJ TË VJEN SI MËSIM! KISHTE SHKUARJE E JO PRURJE! - Vargje sensibilizimi e jo ofendimi!-

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 16, 2010 12:12 am



PËSIMI DO DUHEJ TË VJEN SI MËSIM! KISHTE SHKUARJE E JO PRURJE! - Vargje sensibilizimi e jo ofendimi!-



KISHTE SHKUARJE E JO PRURJE!




Veç fjalë dhe arrogancë,

premtime pa mbulojë,

kur s´ka interpelancë,

kah nuk shkon me gojë!



Ah, ju Zoti Kryetar,

i Partisë suaj private,

na dolët vet-gënjeshtar,

nga parashikimet bajate!



Na thoje se ka rritje,

dhe aderime t´reja n´Parti,

por kulufe me lajthitje,

krejt dolën nga ti!



Shumëkënd keni hutuar,

Profesor i nderuar,

Akademik me shumë nam,

por hiç fare politikan!



Neve s´na keni zhgënjyer,

sepse e kemi pritur,

nuk na ka pelqyer,

por, ishte e ditur!



Ah, k´ta Akademikë,

s´janë për politikë,

le ti kthehen mësimit,

shkencës dhe arsimit!



Përjashtoje kuadrot,

për mendimet ndryshe,

doje t´mbaje veç "dadot",

që s´ta bëjnë fjalën dyshe!



Jo jo, ekselencë,

nuk dole strateg,

më mirë kthehu n´shkencë,

se s´na nxjerrë dot n´breg!



E tërë kllapa jote,

dolën injorantë,

sot me ndëshkim vote,

vendim "eklatant"!



Nuk deshët ribashkim,

donit privilegje,

keq morrët ndëshkim,

s´mbetët mall për tregje!



Tash keni mjaft kohë,

gjërat ti mendoni,

dhe mos thuani JO,

Ribashkimin, pranoni!



Se dy e tre përqind,

është ndihmë e respektuar,

e forcojmë bashk Shtëpinë,

LDK-në Rugoviane të bekuar!



Po, po edhe aty,

u zotua pak si tepër,

Kryetari ynë i "Ri",

por, mbeti veç në letër!



Rritjen që NE e sollëm,

e zbrazi në anën tjetër,

dhe kokën hiç s´e lodhën,

kasta, hileqare e vjetër!



Edhe atyre ju thëmi:

- Më s´lejojmë injorancën,

mblidhni mendtë nëse i keni,

nuk durojmë arrogancën!



Populli i don të ndershmët,

e jo intrigantët,

i don veprimtarët e hershëm,

i don e nderon Rugovianët!



Metë Lluka VS., 15.12.2010





PS: Vërtetë dëm i madh, nuk u ndëshkua vetëm LDD

me bukur do kuadro të nderuara e respektuara

dhe antarësi të sinçertë, por, mbi të gjitha ishte

dëmtim jo i vogël i LDK-së Rugoviane nga një

ribashkim që realisht ishte i mundshëm por që u

injorua nga klikat dyanëshe! Keçardhje e sinçertë!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi