Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Daut Rexhepi - Leka: Sensibilizimi i çështjes çame në Maqedoni dhe kërkimi i rrugëve të rikthimit në Çamëri

Shko poshtë

Daut Rexhepi - Leka: Sensibilizimi i çështjes çame në Maqedoni dhe kërkimi i rrugëve të rikthimit në Çamëri Empty Daut Rexhepi - Leka: Sensibilizimi i çështjes çame në Maqedoni dhe kërkimi i rrugëve të rikthimit në Çamëri

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 05, 2009 3:30 am

SENSIBILIZIMI I ÇËSHTJES ÇAME NË MAQEDONI
DHE KËRKIMI I RRUGËVE TË RIKTHIMIT NË ÇAMËRI

Nga Daut REXHEPI*- LEKA
Sot, jam i ftuar nga bashkësia e shqiptarëve nga Çamëria. Në veçanti nga Instituti i Studimeve Historike për Çamërinë për të folur sa është e njohur çështja çame në Maqedoni nga popullsia shqiptare dhe të të tjerëve atje. Mendoj që është një temë sa interesante dhe e vështirë për faktin se edhe shqiptarët autokton në R. e Maqedonisë kanë probleme me të drejtat e elementare të njeriut siç janë gjuha, flamuri, kultura, arsimimi etj. Pra, nuk do t’ju flas vetëm si politikan, deputet, historian, por edhe si luftëtar për çlirimin e tokave shqiptare. Pjesëmarrës direkt në luftën për çlirimin e Kosovës dhe në luftën e vitit 2001 në Maqedoni. Domethënë, fjala ime ka të bëjë me çështjen kombëtare çame dhe rrugëzgjidhja me forma demokratike për të fituar të drejtat që u takojnë. Atë të rikthimit në tokat e tyre, varret dhe shtëpitë që u kanë lënë të parët amanet.
Sensibilizimi i çështjes çame në Maqedoni
Pas luftë së dytë botërore edhe pse shqiptarët në Ballkan ishin rreshtuar me grupin fitues të luftës kundër nazizmit mbi popullin shqiptar ndodhi edhe një tragjedi më e madhe. Ajo e ricoptimit të tokave shqiptare nga fqinjët e saj Jugosllavia dhe Greqia. Ndër Tragjeditë të mëdha të kësaj ndarje e pësuan edhe shqiptarët nga Çamëria të cilët u masakruan dhe u dëbuan me forcë nga tokat dhe shtëpitë e tyre në fund të vitit 1944-1945. Pasi u përzunë me dhunë nga Greqia shqiptarëve nga Çamëria iu përvetësuan pasuritë dhe ju hoqën në mënyrë kolektive e drejtë e shtetësisë greke. Edhe pse pjesa tjetër e kombit shqiptar në ish-Jugosllavi po kalonte një dhunë të ashpër diktatoriale komuniste nuk e kishin harruar Çamërinë. Shpeshherë shqiptarët nga ish-Jugosllavia kur kalonin nëpër Greqi pranë fshatrave ku banonin shqiptarët gjenin mënyrat për të folur me banorët, mbase dikush do tua kthente në gjuhën e tyre shqipe. Nga rrëfimet e shumë miqve tanë kanë treguar se kanë takuar çamë që u kishin shpëtuar dëbimeve në vitet e shkuara dhe kanë ndier një mallëngjim të pa parë. Kjo ka ndodhur edhe për arsye sepse Shqypnia ishte e mbyllur në izolim të plotë. Emri i Çamërisë dhe tragjedisë së saj është kënduar nga grupet e ndryshme folklorike në çdo aktivitet që organizonin shqiptarët në ish-Jugosllavi.
Në fillim të viteve 1990, kur era e demokracisë përfshiu të gjitha vendet ish-Komuniste lidhjet midis të gjithë shqiptarëve në Ballkan u rivendosën. Andej dhe këtej kufijve filloji lëvizja e lirshme e njerëzve të një gjaku e gjuhe, por kjo lëvizje iu ndalua vetëm çamëve për të vizituar edhe si turistë vatrat e tyre. Në Maqedoni filluam të kishim njohje edhe më të gjerë rreth çamëve dhe problemit të tyre. Nëpër shtypin ditor shqiptar që botohet në Maqedoni filluan botimet e para rreth çështjes çame. Me hapjen e Universitetit Shtetëror të Tetovës në Amfiteatrin e saj u thirrën shumë studiues nga Shqipëria për të mbajtur kumtesa për historinë e Çamërisë dhe popullin e saj. Vitet shkonin dhe çështja çame njihej edhe më shumë në trevat shqiptare në R. E Maqedonisë. Në kuvendet midis miqsh kur diskutohej për shqiptarët e Kosovës apo gjetkë patjetër do të bisedohej edhe për shqiptarët e Çamërisë. Çdo vit në organizimin e Panairit të librit në Tetovë do të ishte e pranishme edhe tenda e librit për Çamërinë. Po ashtu autorë të librave që shkruanin për Çamërinë dhe historinë e saj do të bënin promovimet e librave të tyre në Maqedoni. Kështu midis lexuesve shqiptar në Maqedoni dhe vetë njerëzve që vinin nga Çamëria u ngritën edhe urat e njohjeve nga afër.
Në vitin 2006 në Universitetin Shtetëror të Tetovës falë punës së disa studiuesve të çështjes çame u bë e mundur që kjo çështje të ishte edhe temë Diplomimi për studentët e Fakultetit të Historisë. Kështu, në arkivën e këtij Fakulteti gjendet tema e Diplomimit të njërit nga studentët e saj që e mbrojti me sukses në vitin 2007.
Në tetor 2007, në Ohër u mbajt Seminari Ndërkombëtar i Albanologjisë të organizuar nga Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe në këtë aktivitet u ftuan dy çamë nga Çamëria për të mbajtur kumtesat e tyre rreth problemit të çështjes çame. Ata ishin çami ortodoks nga Preveza, Niko Stylos dhe çami tjetër i cili jeton në Elbasan, Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Studimeve për Çamërinë z.Ahmet Mehmeti. Pra, në Seminar Çamëria përfaqësohej me bijtë e saj për të thënë fjalën e vërtetë rreth tragjedisë së tyre kombëtare.
Më korrik 2008, në qytetin e Strugës u organizua një Seminar rreth çështjes çame. Në këtë aktivitet kishin ardhur rreth 40 studentë nga Shqypnia të cilët rridhnin nga familjet me origjinë nga Çamëria. Profesor të nderuar nga Shqypnia dhe Kosova folën për Çamërinë dhe banorët e saj. Për një javë në qytetin buzë liqenit të Ohrit dëgjoheshin biseda për Çamërinë.
Nuk kanë qenë vetëm gazetat dhe revistat shqiptare që botohen në Maqedoni që i kanë kushtua vëmendje çështjes çame, por edhe ato maqedonase. Në nëntor të vitit 2008 revista javore maqedonase FORUM i kushtoji dy numra të saja çështjes çame, gjenocidit grek mbi popullsinë shqiptare dhe rrugët e zgjidhjes së saj. Më 19 dhjetor po të atij viti e përditshmja maqedonase VREME(KOHA) botoji një shkrim për çështjen çame rreth një faqe të gazetës për lexuesit e saj. Pra, kjo është një gjë e mirë kur revistat dhe gazetat e huaja i kushtojnë vëmendje pozitive çështjes së çamëve dhe Çamërisë.
Me kushtet e reja politike të krijuara në Shqypni, Kosovë, Maqedoni dhe në Ballkan, zgjerohen mundësitë për një bashkëpunim më të gjerë kulturore dhe arsimore midis shqiptarëve andej dhe këtej kufirit, pra edhe në Çamëri. Pse jo edhe një bashkëpunim midis popujve të Ballkanit ku të gjithë duhet ta shohim njëri-tjetrin drejtë e në sy pa ngritur kurthe dhe pengesa të panevojshme.
Në kërkim të rrugëve të rikthimit në Çamëri
[size=12]E kush mund t’u ndihmojë çamëve rrugët e rikthimit në Çamëri? Kush ka detyrë dhe obligim, por dhe mundësinë për t’u treguar rrugën e shumëdëshiruar vëllezërve çam?
Pikspari vet çamët që jetojnë brenda Shqipërisë dhe jashtë saj duhet të jenë më të organizuar dhe të njëzëshëm në kërkesat e tyre. Pastaj intelektualët, lidershipi politik shqiptar brenda dhe jashtë Republikës së Shqypnisë, por me theks të veçantë qendrat vendosëse të shteteve perëndimore që kultivojnë dhe veprojnë në bazë të parimeve themelore të demokracisë. Ndër të cilat janë të drejtat e njeriut, e drejta e pronës, e drejta e ruajtjes së gjuhës amtare, liria e fesë dhe e shtypit etj. Pa i harruar edhe gjykatat ndërkombëtare për të cilat mendoj se është koha që ta ngrenë zërin e tyre kundër gjenocidit të shtetit grek mbi popullatën çame
Ndoshta është e hidhur që themi se në shekullin e kaluar, intelektualë dhe politikanë e Shqypnisë Komuniste, jo vetëm që nuk luftuan për t’i treguar rrugën e rikthimit çamëve në tokat e tyre, por bënë çmos për të izoluar çështjen e tragjedisë së shqiptarëve nga Çamëria.
Intelektualët e sotëm, nuk duhet të kenë të njëjtën pikëpamje, sepse janë të ndërgjegjësuar për problemin dhe mendojnë se do t’i japin shpejt a vonë llogari historisë që nuk korruptohet, që mban letër e pendë për të shkruar.
Nga njohja e thellë e historisë së vërtetë të çamëve do të ndërgjegjësohen politikanët, diplomatët dhe deputetët e Kuvendit të Shqypnisë të cilët edhe më fortë duhet ti bien borisë për të drejtat e shqiptarëve jo vetëm për ata që jetojnë në Çamëri, por edhe të atyre të përzënë me dhunë nga Çamëria. Ky obligim ndodhet kryesisht në supet e intelektualëve. Në mënyrë të veçantë, intelektualëve që jetojnë dhe punojnë jashtë shtetit të sotëm shqiptar. Ata edhe pse ndodhen jashtë shtetit zyrtar shqiptar, kanë avantazhin të shohin çka ndodh atje, me qartësi mendore më të madhe dhe më objektivisht. Kjo edhe prej përvojës që kanë nga kontakti me popujt e tjerë që jetojnë në shtetet multietnike për zgjidhjen e problemeve kombëtare.
Detyrë të rëndësishme për intelektualët që veprojnë jashtë Republikës së Shqypnisë do të konsideroja kultivimin adekuart të ndërgjegjësimit dhe përqendrimin në gjetjen e lidhjes së hallkave të humbura të zinxhirit kombëtar. Për sa u përket atyre që janë brenda Shqypnisë, intelektualë, artiste dhe në përgjithësi njerëzit e mendjes dhe të artit, kuptohet se ata kanë peshën më të madhe të gjetjes së rrugëve dhe vendimmarrjen e zgjidhjeve të problemeve të ndryshme.
Periudhat e kryengritjeve, e ndërrimeve me dhunë të sistemit, ose dhe të ndërrimeve të thjeshta në strukturat sociale-ekonomike të një shteti, mbartin një rrezik që nuk duket menjëherë. Brenda një nate, një jave ose një viti, mund të përmbysen dhe të rrëzohen vlera shekujsh me ndërgjegje ose pa ndërgjegje.
Nga ana tjetër, kjo liri e befasishme mbas gjysmë shekulli primitivizmi dhe izolimi nga modernizimet kulturore dhe artistike, e ka shndërruar zemrën e tij në një arë të etur që është gati të pranojë jo vetëm shiun e pastër dobiprurës, por edhe çdo lloj ujërash të qelbura. Me një predispozitë të tillë psikologjike si mund të rezistojë ndaj “asimilimit kulturor” që ndodhet në kulmin e tij? Si mund të rezistojë ndaj “asimilimit të joshjes me të holla”? Prandaj kultivimi i një trungu kombëtar kulturor është i domosdoshëm dhe i nevojshëm, njësoj i barazvleshëm me forcimin ushtarak të mbrojtjes së një kombi, të një populli sot e përherë. Popujt që humbën identitetin e tyre kulturor shpejt u zhdukën. Tek shumë intelektualë dhe artistë që kanë ikur në emigracion vërehet rreziku i asimilimit kulturor dhe i joshjes duke bërë emër nëpër botë. Rrjedhimisht ata që nisen me synimin të bëjnë vepra botërore, duke mos shikuar popullin e vet. Pra, intelektualët e mëdhenj të kombit shqiptar janë ata që duhet ti tregojnë rrugën e vërtetë çamëve për rikthimin në vatrën e të parëve. Po në çfarë mënyre?
Sot jetojmë në botën e qytetëruar ku luftërat zhvillohen dhe fitohen me fjalë, me diplomaci. Pra, me rrugë demokratike, me ligjet e të drejtave të njeriut, konventat që janë firmosur nga shtetet që pretendojnë se janë demokratike.
vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Daut Rexhepi - Leka: Sensibilizimi i çështjes çame në Maqedoni dhe kërkimi i rrugëve të rikthimit në Çamëri Empty Re: Daut Rexhepi - Leka: Sensibilizimi i çështjes çame në Maqedoni dhe kërkimi i rrugëve të rikthimit në Çamëri

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 05, 2009 3:31 am

Çështja e pronave të çamëve ka paralele me pronat e hebrenjve të cilët kryesisht banonin në qytetin e Selanikut dhe të maqedonasve të Egjeut që janë përzënë gjatë luftës qytetare 1946-1949. Nga këto tre paralele të ngjashme çështja e pronave të maqedonasve të Egjeut është duke përparuar në rrugët diplomatike më shumë se dy të tjerat. Sot në Republikën e Maqedonisë publikisht çdo politikan apo deputet flet në mbrojtje të së drejtës së pronave të maqedonasve të Egjeut. I ndodhur në Kuvendin e Maqedonisë jam dëshmitar i një sërë lëvizjesh politike që kanë bërë dhe po bëjnë qeveritarët maqedonas me në krye vetë kryeministrin i cili rrjedh nga një familje maqedonase të përzënë nga shtëpitë e tyre në Greqi. Këto iniciativa nën kujdesin e qeverisë maqedonase kanë bërë që një grup deputetësh të Këshillit të Evropës kanë mbështetur një projektrezolutë për anulimin e nenit të ligjit të aprovuar në vitet 1980, që përjashtonte rikthimin e shtetasve grekë me kombësi maqedonase. Letrat e një pas njëshme të politikanëve maqedonas dërguar Organizatave Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Ambasadave të huaja, por edhe qeverisë greke të drejtuar nga Kosta Karamalis. Ka bërë që vëmendja nga çështje për pretendimet e emrit antik të Aleksandërit dhe Maqedonisë nga ana e dy vendeve të kalojë në çështje të së drejtës për pronësi të pasurisë së maqedonasve të përzënë me luftë nga Greqia gjatë luftës qytetare. Por këmbëngulësia e kërkimit të pronave për maqedonasit e Egjeut nga Republika e Maqedonisë është bllof apo lajthitje? Jo, kjo është një çështje me baza të fuqishme të konventave të të drejtave të njeriut që i ka firmosur Greqia dhe Maqedonia. Prapa kësaj çështje qëndrojnë shumë vende të fuqishme si SHBA dhe shumë vendeve demokratike perëndimore. Kur Maqedonia me një popullsi nga numri më i vogël se shqiptarët në Ballkan kanë guxim dhe mbështetje nga bota demokratike perëndimore. Po shqiptarët dhe Shqipëria a kanë guxim dhe forca për të kërkuar të drejtat e shqiptarëve nga Çamëria? Jo vetëm që shqiptarëve nuk u mungon guximi, por sot ne jemi më shumë në numër se disa popuj të tjerë në Ballkan. Shqipëria në NATO dhe pavarësia e Kosovës kanë bërë që raportet e shqiptarëve të ndryshojnë këto muajt e fundit. Prandaj të gjithë, dashamirë dhe dashakqinjët, duhet ta kuptojnë se asnjë e keqe nuk vjen nga mësimi i historisë për Çamërinë dhe zgjidhjen e drejtë të kësaj çështje. Pra, atë të rikthimit në shtëpitë, tokat e tyre atje tej në Çamërinë e Pirros, Hoxh Tahsimit, Abedin Dinos, Daut Hoxhës, Bilal Xhaferit etj. Andaj ia vlen të punojmë, të luftojmë, pse jo edhe të sakrifikojmë për çështjen çame. Sepse edhe Çamëria është pjesë e nënës Shqypni.
Në përfundim shembulli armen dhe dëshmitarët e gjallë
Përskaj të gjitha këtyre argumenteve që u potencuan unë dua të marr një shembull konkret i cili mund të jetë rrugë në bazë të së cilës mund të arrihet zgjidhja e problemit çam dhe të gjithë popujve të tjerë me probleme të njëjta. Shembulli konkret është kur Gjykata Ndërkombëtare e Hagës diskutoi pas 100 viteve për gjenocidin turk mbi armenët. Kur kemi parasysh këtë fakt atëherë me të drejtë shtrohet pyetjen: Pse Gjykatat Ndërkombëtare nuk mund të diskutojnë për gjenocidin grek ndaj çamëve, turqve, egejcve dhe hebrenjve? Për kundër faktit gjenocidi kundër këtyre ka ndodhur para 50 e ca viteve si dhe faktin se ende kemi njerëz, dëshmitarë të gjallë që mund të dëshmojnë për metodat ç’njerëzore që grekët përdorën ndaj çamëve, turqve, egejcve dhe hebrenjve.
Të nderuar pjesëmarrës! Unë si politikan dhe deputet në Kuvendin e Maqedonisë që mbroj interesat e shqiptarëve atje, jam në dispozicion dhe kam idenë që të formojmë një Këshill nga përfaqësues të çamëve, turqve, egejcve dhe hebrenjve për të hartuar një projektrezolutë në bazë të të cilës do të sensibilizojmë opinionin e gjerë Ndërkombëtar.
Për fund shfrytëzoj rastin nga ky Simpozium Shkencor t’ju apeloj gjithë popullin shqiptar, intelektualëve, politikanëve, organizatave ndërkombëtar për të drejtat e njeriut, qendrave të shteteve demokratike, gjykatave ndërkombëtare që të bëjmë ç’është e mundur që popullatës çame ti mundësohet kthimi në pronat e tyre, në atdheun e tyre, sepse siç e përdorim ne shqiptarët një fjalë se: Pa Kosovë e Çamëri nuk do të jetë e qetë nëna SHQYPNI.
____
*Kumtesa mbajtur në Simpoziumin Shkencor “Sensibilizimi i çështjes çame në Maqedoni dhe kërkimi i rrugëve të rikthimit në Çamëri” mbajtur më 28 shkurt në Hotel Nacional Tirana. Autori është me profesion Historian. Sot Deputet i pavarur në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Ish-pjesëtar në luftën për çlirimin e Kosovës dhe Komandant në luftën e 2001 në Maqedoni.
Për ZSH: Arben Llalla
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi