Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xun Çetta:Me shkas përvjetori i 11 e 26 si dhe 1 e 2 Prillit 1981

Shko poshtë

Xun Çetta:Me shkas përvjetori i 11 e 26 si dhe 1 e 2 Prillit 1981 Empty Xun Çetta:Me shkas përvjetori i 11 e 26 si dhe 1 e 2 Prillit 1981

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 09, 2009 1:25 am

Sot më 08.03.09-

Ju përshëndet dhe uron gjithë të mirat Xuni



xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Më shkas përvjetori i 11 e 26 Marsit si dhe 1 e 2 Prillit 1981



Ne,po përjetojmë ndryshimet e kohës por jo edhe të njerëzve qe akoma po diktojnë situatat politike dhe kontrollojnë mediat tona,ligësi dhe e pa përballueshme qenka kjo e cila me shtynë të paralajmëroj,se fundi po ofrohet...Më apo pa vullnetin e tyre ata duhet ndryshuar.



Po mbushën 28 vite qe kur unë lexoj vlerësime dhe sqarimet nga më të ndryshmet rreth këtyre ngjarjeve të cilat përfundimisht ndryshuan fatin tonë kombëtar dhe atë njerëzor e kryesisht ndryshuan nen qiellin e Ballkanit. Kam lexuar e përjetuar vlerësime dhe gjykimet e atyre ngjarjeve duke filluar nga koha i komunizmit ish Jugosllav dhe pastaj kam dëgjuar përjetuar e diqka më pak lexuar edhe vlerësime dhe komentime të këtyre ngjarjeve në kohën e quajtur demokraci të viteve 90-ta.



Vlerësime dhe interpretime të ndryshme mbi këto ngjarje kam dëgjuar dhe përcjell edhe në programe televizive si dhe fejtone gazetash,pra kam lexuar e dëgjuar edhe pas luftës se shenjtë të UCK-së,por mjerisht të gjitha këto bashkë akoma edhe sot vazhdojnë ta respektojnë siç e quajta në një kumtesë shkencore,pra vinë e kuqe të ish gjykatësve dhe gjykatave,të ish inspektorëve dhe ish sekretariatit Krahinor e atij Federativ.



Nuk po thuhet realiteti,nuk po shpjegohen gjërat me personazhet autentike të atyre ngjarjeve dhe me mendjen e tyre të kthjelltë,por po improvizojnë aktorët dhe aty këtu ofrojnë ndonjë mendje shkret,harrestar apo ndoshta edhe ndonjërin me bishtin e zënë për të mos guxuar të flas të vërtetat !!! është për të u çmendur kjo apo unë vërtet jam çmendur dhe po shikoj vetëm zi ?.



Për mua po bëhet gjithë herë e më e pa durueshme qe ta lexoj emrin tim se si shkruajnë të tjerët për mua dhe aktivitetin tim mbi ato ngjarje pa me pyetur njeri,qoftë edhe vetëm njëherë !!! kjo ka ndodhur tani e sa vite dhe ishte një terrorizim në trurit tim në kohë paqe dhe lirie nëse vërtet ishte liri kjo,them këtë ngase se kjo ishte çmendi e mediave pa dallim të shkruara apo elektronike.



Faktikisht,shumë vite para lufte kur shkruanin fejtone gazetash mbi këto ngjarje vetëm duke lexuar materialin gjyqësor dhe asnjë të intervistuar,unë kah do qe kam vajtur dhe kam kontaktuar si dhe jo pak herë me shkrime kam reaguar shumë ashpër,madje duke i quajtur lojëra të UDB-së këto publikime të gjymta të cilat nuk thonë asgjë më shumë se që kanë thënë UDB-istet dhe akuzat për ne.



Më vonë filluan të shkruajnë individ dhe gazeta duke intervistuar më të përzgjedhurit si dhe kam konstatuar se përzgjedhjet janë bërë me profesionalizëm shumë të theksuar,por ama janë bërë nga ata profesionist të cilët dinë të bëjnë fasada të këtyre natyrave publicistike,ata kanë ditë ta bëjnë lojën e vjetër me forma dhe kombinime të reja,gjithherë duke mbuluar të vërtetën tonë dhe qëllimet e tyre në transit të situatave,gjithë kjo ka bërë qe edhe disa të ndershëm nga pakujdesia e tyre të i viktimizon po kjo politikë,ka ndodhur kjo ngase profesionistet në fjalë kanë vërejtur se idealet e të ndershmëve dhe sinqeriteti i tyre i tepërt ishte viktimizimi më i lehtë karshi djallëzirave të atyre qe po menaxhonin situatat në ato mjegulla ndryshimesh të cilat tani nuk po mund të i ndalnin tutje.



Unë,nuk pajtohesha në variantin e parë,por çfarë është më interesant shpreha mos pajtime edhe më variantin e dytë të këtyre lojërave për çka jo rrallë kujdestarët e babëzisë kombëtare (shprehje kjo siç do të thoshte Sali Berisha),mua jo rrallë më kanë thënë:Ti nuk u pajtove në atë mënyrë përshkrimesh ,nuk po pajtohesh as tani me njerëzit pjesëmarrës të atyre ngjarjeve,por ne tani nuk po dimë se kur dhe me çfarë do të pajtohesh!!!.



Sot,vëllezër dhe motra nuk është viti 1981 e as viti 1990,nuk jemi te pushtuar e aq më pak në kohë lufte me Serbinë sa qe për hir të kauzës sonë,të heshtim para këtij krimi dhe terrorizmit medial çfarë po përjetojmë. Lus viktimat e shekullit tonë të cilët akoma nuk i ka lëshuar memoria qe të ngritën dhe thonë realitetin,të i sqarojnë ngjarjet edhe me ballafaqim pa e vrarë mendjen se është apo jo koha të u thuhet stop atyre qe na damkosën dje dhe rrezikojmë të damkosemi tutje nga po të tillë kriminelësh ndonëse edhe nga prapaskena.



vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Xun Çetta:Me shkas përvjetori i 11 e 26 si dhe 1 e 2 Prillit 1981 Empty Re: Xun Çetta:Me shkas përvjetori i 11 e 26 si dhe 1 e 2 Prillit 1981

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 09, 2009 1:26 am

Nuk është kjo,se unë nuk po e gjejë gëzimin e lirisë personale siç do të më thoshin kujdestarët e përfitimit te kësaj lirie,ngase unë po ndalem dhe shikoj se sa gëzim ka populli dhe fati në të cilin e kanë sjell politikisht,ekonomikisht dhe moralisht Kosovën ?. Të gëzuar dhe vetëm duke i skuqur faqet janë ata të cilëve po u shërbejnë kujdestarët e propagandës,e pra unë jam kundër këtyre propagandistëve dhe faqe zive të cilëve po u shërbejnë ata.



Lus gjithë ata të cilët nuk kanë memorie të sigurt si pasojë e terrorit apo edhe lodhjes se gjatë në këtë,por lus edhe ata të cilët janë lakuar në forma të ndryshme,qe të mos vrapojnë dhe bëjnë argatin e krimit me ato privilegje dhe hapësira qe u ofrojnë kriminelët mjerisht akoma në skenë.



Fejtonet e gazetave dhe programet televizive të cilat prej sot do vazhdojnë të merren me ngjarjet e vitit 1981 dhe që në fillimin e tyre e deri në mbarim,nuk thonë më shumë se qe i kanë thënë deri tani duke i lexuar materialet gjyqësore si via e kuqe dhe ashtu kanë përsëritur njëra tjetrën,pra në variantin e parë,si dhe nëse akoma do të vazhdojnë të improvizojnë aktorë të këtyre ngjarjeve dhe aty këtu përzgjedhin individ me memorie të lodhur për ta spekuluar atë. Tani e tutje mediat e tilla do jenë përgjegjës për krimin e dyfishtë medial qe e bëjnë me vetëdije të plotë...



Siç u tha më lartë,gjatë viteve 90-ta kam lexuar disa herë se si gjoja përshkruhen apo përkujtohen këto ngjarje me fejtone të ndryshme duke përsëritur njëra tjetrën ngase ata nuk dilnin përtej materialit gjyqësor,po ashtu pas lufte mjerisht kjo praktikë ka vazhduar me doza akoma më të rrezikshme !!! Pra duke hulumtuar realitetet dhe duke i paraprirë mjegullimit të atyre fakteve madje i bënin këto duke implikuar edhe viktimat e pafajshme të izoluar nga mundësia e hulumtimit,thjesht keq përdornin sinqeritetin e tyre duke ndihmuar mjegullimin dhe mundësinë qe ata të bien në gjurmë të asaj çfarë sado pak u kishte mbetur ne memoriet e tyre !!! pra mediat tona rregullisht po bënin punën e kundërt nga ajo çfarë bën sot Rudina Magjistari në programin njerëzit e humbur në TV.Vizion Plus.



Dikur e përditshmja ,,Rilindja”më pas ,,Bota Sot”e ,,Koha” dhe tjerat kështu më radhë,kanë shkruar para Luftës për ta vazhduar pas lufte bashkë më motrat e tyre ,,Epoka e Re”dhe,,Zëri” të cilat gjitha bashkë,asnjëherë për asnjë moment nuk kanë pasur dy shefa e lere më secila gazetë shefin e vet,por kanë pasur një shef të vetëm në prapaskenë të cilit i ka konvenuar të dukën si dy e më shumë rryma politike,bile a ka mundësi sa më ekstreme njëra kundër tjetrës për të i kontrolluar më lehtë ato dhe zbuluar anësitë ne opinion.



Tani do të isha i tepërt,banal dhe i sëmur në kokë !!! sikur t`iu ofroja të gjitha dëshmitë mbi krejt ato shkrime qe them se i kam lexuar dhe vite më radhë më kanë irituar tmerrësisht,pra do isha i tepërt sikur të ofroja diqka më shumë nëse lexuesit nuk i mjaftojnë vetëm këto më poshtë:



Fejtoni –1-,,BOTA SOT”18 mars 2003 faqe 13.



NE 22-VJETORIN E DEMONSTRATAVE TE VITIT 1981 Fejtoni (1)


Kristalizimi i revoltës së përgjithshme





Shkruan: Naim KELMEMDI



Duke shkëputur citatet ndër të tjera autori thotë:



2. Përjetime ne veten e pare



Atëbotë, kur ndodhen demonstratat e 11 marsit 1981, meqë studioja ne katedrën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe ne Fakultetin Filozofik, kjo , datë do te me gjeje ne vendlindje. Me pas me 26 e tutje isha pjesë-marres aktiv, kryesisht ne kryeqendrën tone ne Prishtine. Isha një pjese-marres "i vogël", ne vlugun e tere asaj ngjarjeje te madhe qe nisi atë bote me kërkesat e studenteve, por qe me vone mu këto kërkesa nxorën para bote mjaft padrejtësi te ish sistemit shtypës jugosllav mbi shqiptaret shumice, e qe kështu ish kërkesat e studentëve u kthyen me pastaj ne një revolte gjithë popullore ne tere Kosovën.



Se bashku me O.Halitajn, me X. Cettaj, me B. Dinaj, banonim në një dhome te vogël, ne rrugën përballe sallës "Një Tetori". Aktiviteti i Xunit ishte tejet dinamik, ne atë qe për t'i ndalur disa studente, qe edhe përkundër faktit se ne te tjerët e kishim bojkotuar mësimin ne fakultetet, kishte sish qe nuk dëshironin te bashkëngjiteshin me shumicën. Xuni ne te shumtën, bashke edhe me shokët e tjerë ia kishte arritur qellimit. 26 marsi do ta gjeje Prishtinën plot e përplot njerëz.



(Vërejtja ime Xuni :Unë nuk banoja në atë banesë përballë qendrës se studentëve por vetëm ato ditë para se të fillonin demonstratat dhe deri në përfundimin e atyre ditëve kam qenë i përditshëm aty dhe aktiv siç edhe pohon autori. Në atë banesë ku kishim bërë aktivitete të shumta gati deri në dekonspirim të plotë,banonte :Binak Dini i cili më vonë bëhet therrë në syrin e pushtuesit si dhe në luftën e UCK-së Binaku humbi dorën dhe sot jeton jashtë Kosove si invalid i luftës për të cilin asnjëherë institucionet nuk kanë treguar interesim për jetën e tij,përjashtuar pak shokëve të cilët i kanë ndejt afër,unë nuk jam njëri nder ata qe kam pas mundësin ta bëj këtë dhe rri afër tij,por e di se sot i ka afër shokë tjerë të cilët sado pak e ngushëllojnë atë,rasti më i rënd të cilin e kam përjetuar me Binakun ka qenë takimi i parë në Tiranë 1999 kur aj kishte përfunduar shërimin e parë dhe tani akoma më e rënd ishte interesimi i shokëve se si ta kalojnë në perëndim,aty kam përjetuar zhgënjimin institucional edhe përse mund te themi se nuk kishte institucione të qëndrueshme heqëse klane dhe mafi politik,perfiter situatash etj.

Në atë banesë si aktivist i atyre ditëve ka banuar edhe Osman Halitaj,pastaj banonte Rasim Dedushaj nga fshati Vuthaj i cili studionte fakultetin ekonomik,banonte edhe një student tjetër emri i të cilit tani nuk me kujtohet.

Sa i përket asaj qe nënvizova më lartë siç thotë Naimi se :Aktiviteti i Xunit ishte tejet dinamik, ne atë qe për t'i ndalur disa studente, qe edhe përkundër faktit se ne te tjerët e kishim bojkotuar mësimin ne fakultetet, kishte sish qe nuk dëshironin te bashkëngjiteshin me shumicën. Xuni ne te shumtën, bashke edhe me shokët e tjerë ia kishte arritur qëllimit.



Këtu,ma përkujton rastin te cilin e din edhe Naimi kur në SHLP kam hyrë dhe kam nxjerr profesorin nga ligjërata ndoshta e vetme qe po mbahej në kohen e bojkotit dhe me kujtohet si sot kur Gani Koci nga SHLP e deri në Qendrën e studentëve më erdhi duke më thënë : Unë nuk po vijoja ligjëratën por kam shkuar ta përcjelli situatën se si po e komentojnë profesorët atë,ishte gjë kjo të cilën ja besova,e kryesisht jam i bindur edhe sot në mos për asgjë të paktën kam parasysh se sa i fortë u tregua kur ma sollën në ballafaqim për të dëshmuar kundër meje dhe pash se si ai nguli këmbë,jo dhe vetëm jo,i thoshin po ti a ke deklaruar kështu,prap përgjigja ishte jo dhe vetëm jo,i than :a e din se çfarë te pret kur e ndërron mendimin ne ballafaqim ? përgjigja ishte : është punë e juaja kjo por nuk i bie në qaf njeriut të cilin nuk e kam par kurrë. Pra ishte veprimi i tij në ballafaqim,komplet qëndresë,gjë kjo e cila nuk me ka ndodhur me disa tjerë e kryesisht jo më njërin i cili më ka marr në qafë në momentin e fundit pas shumë muaj rezistimit nen dru,aj me del dhe dëshmon pikën më të ndjeshme.)



PS:

(Sqarimet shtesë se si ja kam shprehur Naimit si vërejtje verbale apo me gojë,këto janë edhe në ditarin tim )



Në Vazhdim autori thotë:



Me kujtohet kur kaluam kah ana e sipërme tek udhëkryqi aty te ish-

Fakulteti Teknik.(fakulteti i vjetër afër SHLP.sqarimi im Xun ) Një kordon i madh i policisë se armatosur deri ne dhembe, kishte ndërprere rrugën kryesore, neper te cilën ishte drejtuar qëllimi i demonstruesve për te arritur ne atë drejtim,duke u kthyer mbrapa rrugës se teatrit, për te vajtur para ish-ndërtesës se Komitetit. Me vonë do te vijnë radhazi tanket ne drejtim te mensës se studenteve. Nga këto tanke, shtihej me arme ne masën e tubuar anash.



Nga këto te shtëna, krejt afër meje u plagos ne këmbe X. Cetta. Ne ndihme te tij arritën ekipi i mjekeve tanë, qe menjëherë e dërguan ne spital, e qe nga atje me te shpejt do te largohet, për te mos u deshifruar nga organet apo nga agjentet qe manevronin qdokund.



vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Xun Çetta:Me shkas përvjetori i 11 e 26 si dhe 1 e 2 Prillit 1981 Empty Re: Xun Çetta:Me shkas përvjetori i 11 e 26 si dhe 1 e 2 Prillit 1981

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 09, 2009 1:28 am

Me një rast kisha vajtur edhe ne spitalin e Prishtinës, me sa me kujtohet për te vizituar shoke te tjerë. Hynim me mantila te bardhe për te mos rene ne sy te sigurimcave. Spitali ishte i mbushur përplot te plagosur. Iu kisha afruar njërit qe bërtiste: ah, me mire sikur te me vrisnin sesa kështu". Ai kishte ardhur nga Ferizaj. Ishte i bere shoshe nga plumbat, kryesish këmbeve.



(Vërejtja ime Xuni :Gabim përshkrimi i më parshëm nga autori nuk ishte drastik,ndonëse ishte pa peshë,por tani gabimi po kalon përmasat te cilat nuk lejohen,sa për hir të realitetit po aq edhe për të i ikur konfuzitetit dhe dilemave të lexuesit se kush po rrëfen tani me memorie të freskët e kush jo. E them këtë pa dashur ta fyej dikë. Unë nuk jam plagosur në afërsi të ish fakultetit teknik apo SHLP-së dhe jo me 26 mars siç lihet përshtypja në këtër fejton,e çfarë është akoma me gabim ? Mua nuk me erdhi në ndihmë ekipi i mjekëve dhe të me sjellin në spital,ngase aty nuk kishte si te futet ndihma e parë mes përleshjeve të ashpra çfarë po zhvilloheshin atë ditë,pra ishin shokët dhe shoqet demonstrues të cilët me kanë tërheq dhe për qudi njërin nga ata shokë të vetmin qe nuk e dija,e kam takuar në 50 vjetorin e romanit Gjarpit e Gjakut të A.Demaçit manifestim ky i cili u mbajt në mbrëmje ditën e protestave të 17.nentorit 2008 në Prishtinë.

Fakti tjetër është se unë jam plagosur më 02 prill 1981 para mensës se studenteve në anën lindore drejtimi i fakultetet siç do ta përshkruan shumë qartë një ish studente dhe aktiviste pak vite më vonë në një fejton të një gazete tjetër,por tani atje rastin në fjalë e përshkruan pa emër. Emrin e shokut i cili u lajmërua dhe më i ri-sjelli kujtimet shumë të freskëta në këtë vit,unë prap nuk po e bëj publik,kam fotot që i bëmë dhe lidhjet për ditët qe po vijnë,por mjerisht nuk kam besimin se falsifikatorët nuk do ta gjurmonin dhe shpërdornin sinqeritetin e tij ashtu siç gjurmuan dhe mësuan emra në reagimin tim ,,Zërit” ku pastaj dërguan agjentet e vet gazetaresk nga ,,Epoka e Re”gjoja për të intervistuar,mjegulluar them unë.)



PS:



(Naimi,autor i këtij përshkrimi në këtë fejton të cilit ja them vërejtjet e mia ,gjithsesi ai ka qenë pjesëmarrës i demonstratave 1981 dhe jo pasiv,por përshkrimet janë si të turbullta në data,vend ngjarje dhe ka pakëz lëshime në detalizimin e ngritjes se flamurit,gjë për të cilën po ashtu është shumë e qartë në përshkrim ish studentja për të cilën do lexojmë më poshtë. Naimi në këtë fejton me madhështonte dhe bënte trim me flet,jo me ekzagjerime por i bënte ato pa konkretizime,pastaj pasojat janë kur duke ngritur njërin në këtë rast mua dhe anashkalohen shokët dhe shoqet e atyre ditëve më të ndritshme të jetës sonë,pa dallim ishin ata ose ato burgjeve apo fal qëndresës tonë ata shpëtuan,të paktën flas për qëndresën time në hetuesi ku nuk kam lakuar qoftë edhe një emër të vetëm i cili do mund te thotë se Xuni me doli në ballafaqim apo lakoj emrin tim ne deklaratat e tij,gjë kjo të cilën tjerët ma kanë bërë dhe më kanë futur nen dru e torturat më çnjerëzore.



Naimi,të cilit,në këto pika edhe gojarisht i kam reaguar edhe përse i bënte madhështi veprës time siç u tha më lartë,sidoqoftë kam frikë dhe unë besoj,se i ka kushtuar kjo atij nga ish UDB-ist të cilëve nuk u shkonte për shtati realiteti i zbardhjes se veprës time. Ishte Sqarimi im shtesë Xuni).



Fejtoni i gazetës tjetër-2-tani ,,Zëri”:



Pas krejt kësaj që u tha më larte,pak vite më vonë,pra në mars 2006,fillon fejtoni tjetër mbi demonstratat e vitit 1981,edhe këtu si zakonisht me pak ndryshime fejtoni fillon dhe përfundon duke ngritur revoltën time. Thash me pak ndryshime nga fakti se,kur flasin shumë diqka edhe rrjedh nga realitetet e fshehura nga njerëzit e prapaskenës se këtyre punëve.

Pikërisht një rrjedhje e tillë realiteti edhe me nxiti të i reagoj gazetës ,,Zëri”. Para se ta lexoni reagimin,ja çfarë me inspiroj nga ajo rrjedhje realiteti ndonëse fare spontane:



Fejtoni në ,,Zëri”



25 vjet te Pranverës Kosovare 1981 (15)



Rrefen Malush Krasniqi, pjesëmarrës ne organizimin dhe mbajtjen e demonstratave te 11 dhe 26 marsit





Ndër të tjera po shkëputi pjesën ku çuditërisht përbiron emri im të cilin nuk duan ta dëgjojnë mëkatarët qe kontrollojnë këto media bashkë me proceset tani e sa vite më radhë:



Si u be plani prej disa pikave për 26 mars?



Dhe, ajo qe i kujtohet Malushit te këtë ndodhur pas tentimit për ta arrestuar Ali Lajçin është një fjale e Xun Cetes, i cili pasi ishin mbledhur për te biseduar disa studente ai kishte thënë: "Te shkojmë e ta bisedojmë këtë pune, sepse nuk durohet më kështu, Pastaj, tregon ai, te jene tubuar studentet ne Konviktin numër 3, ne dhomën 432 dhe te kenë diskutuar për organizimin e 26 marslt. "Ne mes te studenteve ishte Ali Lajci. Te gjithë ishim këmbëngulës qe me 26 mars te organizojmë një demonstrate masive Ne qendër te Prishtinës, ndërsa po atë dite do te vinte ne Prishtinë edhe Stafeta e Titos, kështu që nuk e patëm bash lehte te biem ne ujdi, sepse dikush thoshte jo benë kështu, dikush jo nuk benë, dikush ta prishim stafetën dikush jo, por sidoqoftë u mor vendimi qe te nesërmen te dilet ne demonstrate".



(Plotësimi im shtesë Xuni : Mbrëmjen e 25 Marsit kur kishin ardhur UDB-istet për ta arrestuar Ali Lajçin si të verifikuar në ngjarjet e 11 Marsit,unë në atë moment kam qenë tepër agresiv dhe absolutisht i pa përvojë. Në prezencën e atyre agjentëve kam Thënë po atë qe i kujtohet Malushit duke shtuar dhe këtë : Ju në radhë të parë nuk keni të drejtë të hyni në ketë zonë të qendrës tonë,Aliu,nuk është në burg shtëpiak,këtë e keni çdo ditë në qytet,ju lutëm na lironi ambientin,ndërsa ju vëllezër ejani ta shqyrtojmë këtë problem,ta formojmë një ekip studentesh nga ne dhe nesër duhet te shkojmë në Komitetin Krahinor ngase kështu nuk shkohet tutje.

Në hetuesi çuditërisht u rezistova shumë akuzave tjera duke i demantuar ato madje edhe kur me dilnin në ballafaqim me dëshmitar. Kur nuk e pranon veprën torturat dihen,kështu muaj të tërë isha lodhur me akuzat nga ana e tyre,dëmantimet nga ana ime të përcillura me torturat më çnjerëzore. Gjithë herë kam qenë në ankth se apo ma sjellin sot a nesër ndonjë dëshmitar dhe akuzojnë edhe për këto gjëra që u thanë më lartë,por çuditërisht,muaj te tërë nuk ma përmendin këtë gjë,ndonëse kishin mjaft gjëra tjera të cilat nuk po i pranoja. Vonë krejt në fund pak ditë para se ta përfundojnë ngritjen e akuzës për grupin tonë prej 21 studentëve,grup ky i ndërlidhur mirë në një aktakuzë të përbashkët nga ana e UDB-s. Një ditë me vranësira edhe si kohë më marrin atje si zakonisht në zyrat e tyre ku ta hekurosin lëkurën e trupit dhe me thonë :Tani ju ke ofruar fundit por këtu do ta ndajmë atë se a ke qenë ti apo ne në anën e se drejtës,ma thanë këtë qe shpjegon Malushi tani,madje të plotësuar me ato çfarë thash unë dhe me than se i ke vetëm dy ditë afat sot dhe nesër në po këtë kohë e dom përgjigjen dhe te ti e din mirë se nëse edhe këtë nuk e pranon,ne ta ofrojmë dëshmitarin në ballafaqim dhe pastaj e mbyllim me ty.

Nuk e pranova,aty për aty hekurosën sa hekurosën në trupin tim dhe me than : nesër para dite e ke mundësinë ta thuash te vërtetën,e bënë këtë para se ne ta bëjmë tonën. Më këpucë në dorë të mpira nga hekurosja dhe këmbë të fryra me dërguan në dhomën time duke me tallë si : Tani nuk je në qeli i vetëm,atje ta kemi sjell edhe një tjetër person i cili duhet të mëson nga ti.

Të nesërmen si zakonisht nuk pranova,mos pranimi pason me ballafaqim të cilin nuk e pritsha e aq më pak tani pas kaq kohe torturash,si zakonisht edhe ballafaqimi nuk më thyente në këmbënguljen time,këtu filloj dhe përfundoj hetuesja ime me ta,por tani duke më shtrirë komplet të përgjakur dhe çfarë është më interesant me torturoi Ibush kllokoçi i cili nuk me kishte torturuar kurrë më parë nga se e kishte Asllanin të cilin me taktikën e tyre qe përdornin para meje edhe e akuzonte kolegen e vet Asllanin si tepër brutal për të përfunduar aj më këto masa torturash në finale.)



Redaksisë ,,Zëri”



Përshëndetje Redaksi e nderuar



Para sa ditësh ju kam dërguar një pjesë të revoltës sime ndaj fejtoneve tuaja dhe krejt çfarë kanë shkruar edhe gazetat tjera vite më parë rreth ngjarjeve 1981,kjo ishte vetëm një letër e shkurtër,jo reagim i ashpërsuar dhe aq më pak publik,ishte pra kjo letër e butë të cilës ja bashkëngjita edhe një referat mbi këto ngjarje nxjerr nga revista speciale për zgjedhjet Nacionale 2001,revistë kjo ballinën e së cilës po ashtu jua dërgova duke kërkuar nga ju që të i publikoni ato në këtë fejton përkujtimesh si vazhdim,ju këtë si zakonisht ashtu si edhe gazetat tjera qe me sabotojnë nuk e bëtë.



Tani po ju dërgoj një reagim ndaj ca deklarimeve gjysmake,tendencioze dhe gjithsesi ndjellakeqe për momentet në të cilat po kalon vendi,si dhe e bëj këtë më bindje se në kuadër të reagimit do më jepni hapësirë sipas rregullave gazetareske apo mediave kjo e jo të vazhdon politika e përjashtimit çfarë ka bërë pushteti ndaj meje tani e 28 vjet.



Ja edhe fotoja origjinale nga burgu 1986,pasqyruar këtu në revistën time speciale për zgjedhjet 2001 kur unë mora guximin te dal si kandidat i pavarur,pra e keni në shërbim këtë nëse ju hynë në punë në kuadër të këtij reagimi.



Ju përshëndes dhe mbetëm më shpresë për mirë kuptim



Më 20.03.2006.



Xun çetta



vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Xun Çetta:Me shkas përvjetori i 11 e 26 si dhe 1 e 2 Prillit 1981 Empty Re: Xun Çetta:Me shkas përvjetori i 11 e 26 si dhe 1 e 2 Prillit 1981

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 09, 2009 1:29 am

Ja reagimi:



Reagim ndaj ca lëshimeve në fejtonin politik më rastin e 25 vjetorit të Pranverës së Kosovës 1981 në ,,Zëri ,,mars 2006.



Të shkruhet për ngjarjet e 11 e 26 marsit të 1 e 2 prillit 1981 si dhe të kërkohen motivet e atyre ngjarjeve,aktorët e vërtet të tyre më apo pa vetëdije se çfarë po bëjnë siç na thoshin dikur,para se gjithash duhet pasqyruar disa nga bazat e karakterit organizativ e më pas ato vepruese qofshin edhe spontane ato siç i quajtën disa prej nesh PSh:



Kush më kënd u nisën për në mense më qëllimin e qartë dhe të prerë, për të nxitur revoltën e studentëve siç edhe ndodhi ? pikë kjo për të cilën fare sipërfaqësisht dhe aspak të unifikuar madje herë, herë në kundërshtim njëri nga tjetri kanë folur Gani Koci dhe Kadri Kryeziu,brengë e imja kjo e cila më revoltoj tej mase.



Kush e përplasi,jo tabakanë dhe jo pjatën por pjatat e para më 11 mars aty para sportelit ku jepej kompota ? Edhe këtu më pa të drejtë është lakuar emri i Bahrie Shabanit ashtu siç vite më parë jon lakuar emra tjerë nga tjera fejtone,tjera gazeta dhe tera thash e thëne propagandistike të cilat po shtonin terenin për te .



Kush urdhëroj dhe kush çfarë parullave shkruan si dhe më çfarë materiali u shkruajtën ato ? Ka rëndësi kjo ngase ishin dy forma karakteri parullash,ishin dy formate madhësie dhe dy rrethana të ndryshme qe dolën brenda 24 orëve kur u shkruan ato,pra që nga mbrëmja e 25 deri të nesërmen 26 mars 1981 kur vazhdoj shkruarja dhe diktimi i karakterit të tyre.



Kush kujt i dha flamurin në pjesën e parë,e më pas po aj person ia merr atë dhe ja japi tjetrit për çështje sigurie në marshim drejtë qytetit? pra për çështje sigurie nga gjinia femërore flamuri kalon në duart e gjinisë mashkullore,kush janë këta tre emra?.Spekulime nuk mund te ketë kur njerëzit janë gjallë.



Kush më kënd u përplasën atë ditë,si dhe kush u përplas më pilicinë ,e kush me civilët dhe demonstrues ?



Kush kënd e ndihmoj në tërhekje si të plagosur para kordonit të policisë,para syve të tyre pa u trebur fare dhe kush kënd e ndihmoj dhe e shoqëroj të plagosurin 24 orë deri në shtrirjen e tij në spital ?



Kush është aj që e shpëtoj Azëm Vllasin pa e maltertuar demonstruesit, që doni më dhunë të i ipët flamuri atij drejt marshimit për në qytet,gjë kjo për të cilën vet A.Vllasi i falënderohet aty për aty personit i cili akoma po hesht ndaj këtyre falsifikimeve dhe përfitimeve nga më të ndryshmet?.



Këto e shumë gjëra tjera,janë ato të cilat nuk janë thënë fare,si dhe diçka apo të themi pjesërisht janë thënë krejt ndryshe nga e vërteta,e që mjerisht të vërtetës po i shkon gjatë në këto rrethana uzurpimesh,falsifikimesh dhe ndërrimi famujsh. Por më në fund ajo nuk mund të fshihet,ajo ka gjurmët dhe dëshmitë e veta të cilat do i pasqyrojnë veprimet çnjerëzore të po këtyre dhunuesve të këtyre ngjarjeve si dhe do i pasqyron vet rezistenca e viktimës edhe tani në këto kohëra pa kohë.



Redaksi e nderuar,dëshmoni se jeni të hapur ndaj të vërtetës edhe kur ajo dhëmbë më apo pa fajësinë e juaj,dëshmoni se për hir të transparencës nuk censuroni pa dallim përse ajo e vërtetë kërkon të shpërthej lirshëm dhe pa frikë sabotimi apo revanshizmi.



Është vështirë të besohet se prapa këtyre organizim-shkrimeve tani vite më radhë si dhe këtij filmit ,,dokumentar” Një çerek shekulli të Baton Haxhiut dhe Andi Bushatit nga Tirana nuk qëndron eskavatori rrenus i këtyre ngjarjeve dhe falsifikimit të tyre më qëllim të dukshëm eksploatimi të këtyre ndryshimeve që nuk munden t` i ndalin dot...Nuk ju fyej ju redaksi e nderuar por monopolistët e publicistikës strikt të dirigjuar pa dallim të shkruara apo elektronike,mos harroni se unë i monitoroj ato dhe do arrij ta bindi opinionin edhe në këtë realitet monitorimi.



Unë nuk kam reagim ndaj hapësirës aq të madhe çfarë i është dhënë Azem Vllasit në këtë fejton dhe programe tjera,aq më tepër kur aj ishte më origjinali nga të gjithë të intervistuarit,madje edhe reagimin e Naim Shalës më 18.03.06 në po këtë gazetë nuk e pash të nevojshme,them aspak të nevojshme,pa dallim se e kuptoj thellë revoltën e tij.



Azem Vllasi ka thënë gjërat shumë më vlerë për ta kuptuar qëllimin e krejt spekulimeve çfarë po u behën këtyre ngjarjeve dhe proceseve që nuk ndalën. Origjinaliteti politik krejt i sinqertë nga ana e z.Vllasi shihet se sa aj e mbron denjësisht vinë e tij politike po sikur aj,pas këtij intervistimi do të kthehet para Komitetit Krahinor të LKK-së dhe të shpërblehet aty për këto qëndrime. Pra kaq origjinal ishte z.Vllasi,aspak i rrezikshëm për fitoret tona po të mos i kishim mjeranet tonë politik të quajtur të rezistencës,rrezik i vogël por që nuk qon peshë është fakti se populli pjesërisht akoma edhe mund të shef simpati politike nga ato çfarë thotë z .Vllasi.



Të rrezikshme dhe jo pa qellim janë edhe mundësia,hapësira dhe ndihma dhënë atyre që të gabojnë,të tilla ishin deklarimet kontraverze që demantonin njëri tjetrin,pra z.Koci dhe Kryeziu e kryesisht nuk dakordonin më shifra pjesëmarrësish më 11 mars,pastaj kontradikta dhe jo konkretizime kishin në atë,se na kanë hetuar në organizimin e demonstratave apo jo,kishte kontradikta në atë se kush filloj i pari ku as njëri dhe as tjetri nuk i konkretizonin gjërat edhe përse ishte vështirë kur nuk ke faktet. Pastaj nuk kishin koordinim se çfarë ishin parullat e 11 marsit e çfarë ishin ato më vonë,si dhe çka është mjaft interesant,asnjëri nuk shpjegon qoftë një kronologji pa ndërprerje në ato orë programi qe patën në përmbledhje. Nuk patën qoftë dy faqe tekst ku pasqyra e asaj dite të jetë e kthjelltë e jo të kalohet nga një moment në tjetrin pa thënë gati asgjë për atë që flet.



Sidoqoftë vetëkontrolli në këto rrethana dhe hulumtimi i të vërtetës aty ku nuk din është pasuria më e madhe dhe bazuar në këtë,jam i sigurt se po të u kundërvihesh shokëve në lëshimet e vogla apo të mëdha qofshin ato,kryesisht jo në këto rrethana,ngase apriori bën gabimin e tyre në shërbim të kujt veç janë lëshuar ata në këto kohëra dhe procese që po kalon vendi.



Por prap për hir të realitetit dhe kurajës që duhet dhënë atyre njerëzve,zëri i të cilëve është izoluar plotësisht,tani në po ketë fejton të po këtij viti mendoj se duhet përkujtuar një gjë dhe konkretisht:



Nuk mund të shkruhet e as të flitet për ngjarjet në fjalë,pa u dëgjuar edhe zëri i disa jo të dënuarve por se ata kanë bërë punën e cila nuk guxon të anashkalohet, pa dallim ishin ata patriot dhe emra të mëdhenj apo të vegjël,si dhe pa dallim kishte prej tyre edhe të instrumentalizuar nga shërbime çfarëdo qofshin ato siç aludohet,apo thjesht veç pse ndiheshin krenar të bëjnë diqka kundër atij pushteti.



Pra përveç emrave të shumtë nga akuza e 21 studentëve të cilët më apo pa arsye janë drejt anashkalimit të përhershëm si emra,ngase koha dhe klanet imorale në politikë edhe e bëjnë të vetën,madje nganjëherë dhimbshëm dhe krejt mbrapsht,sa për të filluar serish betejat e reja për realitetin e ri dhe krejt të falsifikuar,e që kjo mjerisht do ta dëmton moralin tonë,e lodh popullin dhe fut huti për gjeneratat.



pikërisht për këtë arsye tani duhet përmendur edhe emrat të cilët as në akuzë e as në hetuesi nuk janë lakuar,por dëshmohet realiteti me ballafaqim,e them këtë ngase jo pak,më nxiti edhe fakti tjetër kur pash tryezën e RTK-së dhe i pash ato katër zonja se si dilnin organizatore të këtyre ngjarjeve,emra këto të cilat kurrë nuk janë dëgjuar ndonjëherë nuk njihen nga demonstruesit e lere më nga organizatorët dhe udhëheqësit e këtyre ngjarjeve si dhe më në fund ato nuk patën çfarë të na tregojnë veçse zbulimit të lojërave që bëjnë tjerët për mes tyre më hapësirat dhe mundësit që u japin imagjinatave më njerz të imagjinuar në funksion të mbytjes së realitetit ,falsifikimit dhe eksploatimit të krejt proceseve nëpër të cilat akoma po kalojmë mjerisht të mundur nga dora e zezë dhe ndërlidhjet e tyre.



Thënë më shkurt :



1. Të mos anashkalohet Trandelina Labinishti nga Struga,ish absolvente e Filozofikut drejtimi sociologji sa më kujtohet. Aktiviste kjo,jo vetëm në një blic veprimi të këtyre ngjarjeve,por vet ajo ishte pjesë e cilindrit që ka lëvizur ato ngjarje e që atë ditë e sot nuk e kam takuar kurrë për plotë 25 vjet rresht,përjashtuar një telefonat dy tre minutash 1999 kur fare rusisht rava në lidhje me njërin i cili kishte numrin e asaj familje,por natyrshëm viti 1999 ishte vit i cili pak kënd e linte te qetë dhe të koncentruar,me çka nuk di a e mora numrin e telefonit apo e humba diku atë dhe kurrë nuk u dëgjova më.



2. Të mos anashkalohet Fate Zymberaj njëra nga lexueset e referateve të 26 marsit dhe vëllai i sajt Xhevati,prezent në po atë ditë 26 mars 1981. .



3. Të mos anashkalohet,sa mbaj mend nëse nuk gaboj emrin Mire Pajaziti aktiviste dhe njëra nder ato vajza e cila e përfundoj se shkruari parullën diktuara aty për aty sa po demonstronim.Parulla këto të shkruara në qarqafat e mëdhenj prapa barakave,pra edhe parullën :Ne nuk jemi Jogosllav por Shqiptar e shkruajmë aty për aty,parullë kjo e cila u zëvendësua më parullën që u brohorit një e ndoshta dy herë pra ajo: Enver,Enver jemi gati kurdoherë,parullë kjo të cilën personalisht e kam ndaluar duke zëvendësuar më parullën tjetër siq i tha më lartë,kuptohet e bëra këtë më ndihmën dhe përkrahjen e ca shokëve kryesisht të Ibrahim Nikqit tani i ndjerë dhe Adem Ahmetaj Jurist...



4.Të mos anashkalohet një aktiviste tjetër nga Ujmiri i Klinës emri i të cilës nuk më kujtohet tani e që banonte në konviktin Nr.1 kati për toke banonte bashkë më motrën apo ilake të aktivistit të po këtyre ngjarjeve Muhamet Pepshi nga Juniku.



5. Të mos anashkalohet Jashari------------nga Radavci i Pejës më i moshuari nder ne aty,të cilit i kam dhënë flamurin si dhe për ta pranuar këtë realitet unë jam maltërtuar gjatë tërë paraburgimit dhe prap se prap atë ditë e sot nuk kam pranuar se e njoh e lere të ja kem lakuar emrin edhe përse ma shtonin para sysh foton gjëra këto shumë gjerësisht në ditarin tim.



6. Të mos anashkalohet as Naim Kelmendi,Osman Halitaj e kryesisht apo veçënarisht Binak Dini,një treshe e atyre ditëve kjo më banim aty afër hallës sportive 25 mai e që Binak Dini për veç ndjekjes nga pushtetit për 17 vjet rresht pas demonstratave,aj edhe në luftën e UCK la gjymtyrët e trupit dhe për më keq sot nuk interesohet askush si institucion për të dhe fatin e tij diku i strehuar në Gjermani,në këtë përbërje emrash është të përkujtohet edhe emri mjaft aktiv i atyre ditëve Nimon Helshani tani i ndjerë i cili më 1999 u vra më dy vëllezërit e tij në fshatin Saradran.



7. Të mos anashkalohet Rasim Blakaj i cili ishte protagonist i këtyre ngjarjeve që nga 11 marsi pa dallim se ishte apo jo në vendin ku provohet fjala dhe besa e qëndresës,për mua nuk harrohen faktet dhe i hulumtoj ato deri në ballafaqim ku edhe këtë fakt vonë shumë vonë kam mësuar se aj ka përplasur pjatat e para si dhe vet Rasimi më Januz Januzin e disa tjerë kanë përpiluar edhe skenarin e 11 marsit ku nuk përjashtohet nga aj vet pra Rasimi se mund të kenë qen edhe Kadri Kryeziu dhe Gani Koci,gjëra këto të cilat ende po i hulumtojmë rregullisht,ndonëse në heshtje por strikt realitete këto që kompletojnë pa anësinë në këto ngjarje e që mirë do ishte të na ndihmojnë edhe UDB-ashët emri i të cilëve çuditërisht na del edhe ne disa gjëra të kontestuara dhe sot. Pra të ballafaqohemi në mënyrë që të i gjejmë ata protagonistet e vërtet pa dallim pozitiv apo negativ kah do qe janë ata,të kërkojmë ne prej tyre pra UDB-istëve të dhëna dhe ballafaqime ashtu siç ata kërkonin nga ne atëherë në mënyrë që ta zbulojmë njëri tjetrin pa dallim.





vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Xun Çetta:Me shkas përvjetori i 11 e 26 si dhe 1 e 2 Prillit 1981 Empty Re: Xun Çetta:Me shkas përvjetori i 11 e 26 si dhe 1 e 2 Prillit 1981

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 09, 2009 1:30 am

Është në të mirën e krejt rrjedhave që na presin,të mos anashkalohen emra e emra që e dimë se ata kanë bërë diqka,e në veçanti jo të harrohen Skenaristet e këtyre ngjarjeve,Parulla shkruesit,ngritësit e flamurit,ata qe fizikisht u përplasen më polici ato ditë si dhe emra tjerë që dihen për të mirë në sjelljet dhe gatishmërinë e tyre.



A.Vllasi për mrekulli kishte thënë në një far mënyre,:përse nuk i pyetni ish Policët,ndjekësit se a u kemi thënë ndo njëherë se si dhe në çfarë përmasave të bëhet ndjekja e demonstruesve,aj tani këtë gjë e thotë lirshëm ngase e din faktin se aparati i pushtetit ka qenë shumë i rreptë dhe punët i ka pasur të ndara :ju atje politiken dhe klasifikimin e ngjarjeve, ne këndej dimë vet çfarë bëjmë madje e din Vllasi mirë se edhe sot po ajo merimanga burokratike vazhdon në po këtë sistem në rrethana të reja kuptohet ,por se metoda e tyre krejt e vjetër,Vllasi e din po ashtu se po ata njerëz dje nuk u japin hapësirë sot atyre të cilët janë klasifikuar si të mundshëm për të rrënuar krejt boshtin e së keqes për mes të cilit burokracia akoma po mbijeton.



Pyesim atë ku janë gjithë ata komunist,gjithë ata sigurimsa sekret,gjithë ata spiun,gjithë ata servil dje që nuk lan vend çoftë aj legal apo ilegal pa i futur hundët në të gjitha poret e jetës së popullit tonë ?

Sigurisht se të gjithë ata i ke të shpërndarë si rrjetë marimange varësisht kush ku dhe më kënd ka mund të ngatërrohet neper institucionet tona për të u ribashkua fillimisht për mbrojtje nga mëkatet e tyre,e tani së fundit po shohin dhe binden se jo vetëm për mbrojtje,por fal qyqarëllëkut të viktimave të tyre në organizim ata tani po kalojnë në sulme të reja !!!.Por edhe kjo kalon,po,po kalon ngase mashtrohen keq dhe para kohe ata e aq më tepër kur donë të bëjnë spastrime në baza dje klasash pra të shtypur dhe shtypës ,e sot në baza klanore duke përzgjedhur edhe nga të shtypurit e manipuluar.



Ndjekjet e tilla,vrapimi për të uzurpuar fitore para se të vjen ajo si dhe servilizmi kaq i theksuar në përmasa tani ndërkombëtare, po çoroditin mendjen e qytetarëve të lodhur për bukë dhe krejt kjo bashkë, po shtyn afatet e finalizimit të përpjekjeve tona shekullore.



Idealët tona që nuk vdesin u bashkofshin më vullnetin dhe fuqinë e zotit për të ja dal edhe në këtë pjesë të rrugës së mbetur,e pastaj sigurisht se do dalin akoma më shumë patriot,politikan,diplomat e çlirimtar sa nuk di se kah do ju japim energjive të tyre pas orës 12-h-të. Them kështu ngase drejtë fitores po udhëtojnë edhe spiuni edhe patrioti,edhe shtypësi edhe i shtypuri,pra edhe viktima edhe gjelati,edhe varfanjaku edhe super i pasuri e kështu më radhë,gjë kjo që nuk ka gjë më mirë po sikur secili ta thërret mendjen më ne fund për vetë gjykim moral ,që të i shpëtojmë gazit të botës çfarë edhe mund të na pret nëse vazhdon siç ja kanë filluar tani e sa kohë para bërjes së shtetit çfarë dëshirojmë ta kemi ne.



Xun Cetta



xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Sqarimi 2:



Të gjitha këto,ashtu si edhe me tjerat gazeta dhe individ të instrumentalizuar ,ndodhi edhe me Blerim Shalën gjegjësisht gazetën e tij ,,Zëri”,Blerimi për veç prapaskenës vendore,ky u shërbente edhe ndërkombëtarëve për të u pozicionuar më vonë në AAK,pra të pozicionohet aty në momentin kur po reduktohen kompetencat e ndërkombëtarëve dhe kështu gradualisht ky brumë politik duhet instaluar në partitë tona politike për të vazhduar loja e vjetër në rrethana të reja,janë të rënda këto shpjegime por akoma më shumë dyfishohet mundi për të u kuptuar këto nga qytetari në hall për bukë goje.

Pasi që,atë ditë e sot,unë nuk po kisha hapësira të mediave,tani më të madhe filloja dhe po zihesha në vete me tëra ato spekulime dhe hapësira qe po u japin njerzëve qe nuk thonë asgjë,t`paktën do duhej qe ata shokë të alarmojnë faktin se nuk janë pasqyrime këto. Unë ato hapësira të bllokuara qe po përjetoja detyrimisht i krijoja me E.Mail adresa,apo posta elektronike ku para se të ju dërgoja këto shqetësime,ja se si i sqaroja me një para hyrje gjë kjo të cilën e vazhdoj dhe sot,paksa i rralluar për shkak te ca përmbledhjeve qe po i seleksionoj.:



Më 21.03.2006 -në postat elektronike si Kolektive



Të nderuar miq dhe dashamir kah do që jeni,është koha të mos ndaleni s`vepruari dhe të reagojmë paqësisht e më argumente pa dallim krahu a partie politike,e vërteta të mos shtrembërohet e vërteta ngase betejat drejt përvetësimeve kontributesh deri në falsifikime historike mjerisht jo pa qëllime strategjike tani në prag të statusit të Kosovës veq janë aktivizuar dhe bërë të pa durueshme ato.



Motra dhe vëllezër kujdes nga përshtypjet e mira që edhe mund të i keni krijuar për individ a personalitete të caktuara të cilët nuk i ke njohur fare deri dje ose më thjesht nuk kanë mbulesë tradicionale dhe të dukshme në këto punë s`paku në disa nga periudhat a deceniet e fundit,e them këtë ngase jo rrallë të tilla figurash a individ po zbulohen se kanë bërë punën diku drejtpërdrejt e diku tërthorazi anti clirim dhe anti rezistencës sonë.

Dje miq të nderuar dërgova këtë reagim të cilin e keni në aneks dhe jo më larg se sot në fejtonistikën e ,,zërit,,përjetova befasi dhe zhgënjim të ngjashëm më ato qfar u tha më lartë .



Më gjeneratat e reja nesër është më lehtë,ngase nuk kanë pasur rastin për të u identifikuar pro apo anti kohërave kaq të llahtarshme që tani gati po i kalojmë ato.



Përshëndes dhe uroj të mos hezitoni ,që për aq sa dini,mundeni dhe guxoni të qëndroni vetëm në anën e të vërtetës dhe mbrojtjen e sajë më çdo çmim.



Përzemërsisht uron Xuni.



Pas pak dite po ashtu me kanë pëlqyer edhe ca reagime ndër to :



Reagim ndaj emisionit "Special" të RTK-së

Historia "Speciale" e Kosovës!

24 Mars 2006 /TN

Diogjeni njihet si filozof grek dhe ka jetu aty dikund nga viti 413 -327 p.k. Kur Aleksabdri i Madh e takoi dhe e pyeti: - ke ndonjë kërkesë nga une? - ai iu përgjigjë me cinizëm : " Po, të lutem, lëshoma Diellin që ma ke zanun...." !

Kosova ska nevojë më për diferencime, as për njerëz krahinor, as për sufler politiko-historik. Kosova sot ka nevojë për mbrojten e të kaluarës kombtare, që të din të ndërton më pastaj të ardhmen, në mesin e popujve të civilizuar, aty ku ka qen para mija vjet më parë. Rrugë të mbarë Kosovë !


Shkruan: Shefket BRAJSHORI-------….

xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx

Pastaj ishte edhe një reagim i mirë por me defekte të ngjashëm me ato të N.Kelmendit e çfarë është defekti kryesor i cili t`paktën tek Naimi kjo nuk qendronte,është pra fakti i cili doli më vonë se kush na ishte K.Batusha me format e zgjerimit te pronave të tij në Prishtinë e qe po ky K.Batusha kishte edhe dy raste jo bash të mira si stil çfarë po aplikonte ai sa ishte në perëndim për ta eliminuar shukun e rezistencës në llogari të burokracive të vjetra dhe disa lidhjeve të zeza.



Ja forma e reagimit:



Nga info@besiana.de---Më 02 Apr. 2006 16:59

Rrëfim nga prapavija: Kush ishte Kadri Batusha, hija e Hydajet Hysenit në fjalimin e 1 prillit 1981 para ish- Komitetit Krahinor?

Njeriu enigmë i “Kosovës Republikë”

Shkruajnë: N.AHMETI & A. LANI (Gazeta "LAJM")

Prishtinë, 31 mars.


Ishte pranvera e vitit 1981. Një pjatë e thyer në Mensën e Studentëve kishte mjaftuar për alarm që revolta e studentëve të zgjerohej dhe populli shqiptar të dilte në rrugë dhe të kërkonte të drejtat e barabarta si të popujve të tjerë.



( Ju lutëm a nuk ka defekt dhe pa çartësi këtu ? pa dallim se kishte edhe shumë çka vlera pa e ngarkuar tani këtë kronologji revoltash,por defektet ishin të mëdha dhe shumë te qëllimshme.

Në këto përmbledhje revoltash,tek unë,plagë të rënda shpirtërore kanë lënë edhe programe televizive me seri të zgjatura,si ato me datë 01.04.07 qe vazhdon më 08.04.07 e tutje deri më 22.04.07 ku pati emra aktorësh të këtyre ngjarjeve e qe nuk than asgjë !!! pa dashur të i fyej ata,por pati edhe analist të cilëve kurrë nuk u kanë rezultuar si të qëlluara analizat e tyre,pati emra e emra të cilët nuk kanë çfarë flasin dhe të i tregojnë opinionit mbi këto ngjarje veçse privilegjeve të tyre qe kanë në media tona të kontrolluara.

Kush i ka ato në arkivin e vet,le të i shikoj edhe njëherë pa ta sheh se me çfarë kanë manipuluar opinionin në kohë dhe momente të caktuara ashtu siç edhe sot vazhdojnë ta bëjnë këtë në forma tjera për kohën dhe mentalitetin e popullit në të cilin e kanë ngrirë po këto shërbime.

Unë pajtohem qe këto ngjarje te analizohen dhe zbardhën duke pasur për ballë viktimës edhe politikan të vjetër qofshin gjelat të asaj politike ata,por jo të shkohet në këto forma qe të përzgjidhen vetëm ata të cilët nuk thonë asgjë dhe në të njëjtën kohë të mbytet zëri protestues i atyre të cilët nuk ndalën drejtë kauzës se shekullit tonë.

vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Xun Çetta:Me shkas përvjetori i 11 e 26 si dhe 1 e 2 Prillit 1981 Empty Re: Xun Çetta:Me shkas përvjetori i 11 e 26 si dhe 1 e 2 Prillit 1981

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 09, 2009 1:32 am

Shokët të cilët kanë rënë në provim të krejt asaj çfarë u tha,pasi qe i patën hapësirat e mediave,jo pak herë patën edhe poste dhe tani se fundit ofiqe të ndryshme,ndonëse para kohe,për të u lakuar dhe manipuluar më lehtë ata. Tani duhet ta dinë se shumë më kontribut në këto procese ka dhënë Sylë Muja me vizatime,gdhendje punimesh me karakter të fatit tonë qoftë me ekspozita dhe Rekuiemët e tija të pa ndashme të cilat do i sfidojnë kohës si punime qe nuk lakohen dhe as pendohen për kohët e veta Se sa kanë dhënë e përfituar duke u lakuar dhe në fund dështuar këta shokë të cilët bënë karrierë politike,përfituan vet pa e qarë kokën për dështimet e proceseve më radhë të cilat e bënë modë edhe të e braktisin humbjen e tyre dhe inkorporohen në fitoret për të i vyshkur edhe ato me të njëjtat forma. Kështu i shoh proceset unë Xuni dhe lus të ndërpriten këto forma veprimi të cilat po na kushtojnë.)



xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Fejtoni i gazetës tjetër 3-tani ,,Epoka e Re”:



Pas këtij rasti,të këtij autori dhe kësaj gazete në fejtonin Nr.26 mbi demonstratat e vitit 1981 ,,Epoka e re”interviston :



Citati i ,,Epoka e Re”:



çdo pjesëmarrës dhe pjesëmarrëse në këto demonstrata paraqet një histori të veçantë më vete. Por kësaj radhe, siç e thamë edhe më parë, e intervistuara jonë është Trëndelina Labënishti-Jaha. Ajo është me prejardhje nga fshati Ladorishtë, fshat i njohur për kombëtarizëm; është njëra nga 5 anëtarët e familjes së njohur Labënishti që kanë bërë vite e vite burg politikë; ishte bartëse e flamurit shqiptar në demonstratën e 26 marsit 1981 në Prishtinë...



Ndër të tjera Trëndelina Labënishti-Jaha thot:



Më 26 mars po qëndroja në turmën e studentëve duke bërë përgatitje si të marshojmë. Ishim mbrapa Mensës së Studentëve, nga ana e konvikteve ose nga baraka e studentëve. Disa studentë shpalosën flamurin duke e vënë në një shtizë të gjatë. Dëgjova që dikush tha se do të ishte më së miri sikur flamuri të valonte në duart e një studenteje. Asnjë sekondë nuk u hamenda; u afrova shumë afër dhe pyeta se a mund ta mbaj unë. Po, më thanë, por duhet ta dish që ky flamur nuk duhet të merret nga armiku. Jo, u thashë, do ta mbroj!, kështu e përshkruan Trëndelina Labënishti-Jaha, në intervistën për “Epoka e re”, çastin kur para 25 vitesh mori në dorë flamurin kombëtar për të marshuar në demonstratën e 26 marsit 1981 në Prishtinë.



(Sqarimi im Xuni :ky person jam unë dhe për mrekulli në ditarin tim e përshkruaj se si flamurin qe ja kisha dhënë Jasharit nga Jabllanica e Pejës e mora nga ai dhe ia kam dhënë Trandelines,por jo për të marshuar,ngase kur kemi marshuar herën e parë pa sukses për ta thyer kordonin e policisë nga ku na kthyen profesorët aty nen mense ,unë,flamurin ja kam dhënë serish Jasharit si më i moshuari nder studentë e asaj qendre,pasi qe na sulmuan dhe tentuan të na arrestojnë me kapje dhe grushtime me agjentët civil ne u zbrapsem duke u përqendruar serish prapa barakave. Atje serish flamurin ja kam dhënë Trandelinës. Kur një i dyshimt na joshi masën qe te defilojmë për herë të dytë por tani nga ana e Fontanës ,atëherë kam palosur flamurin dhe kam urdhëruar qe pankartat dhe parullat në qarqafa të i ulim poshtë vetëm derisa të kalojmë e qe faktikisht ram në kurthin e atij të dyshimti ku u sulmuam për të na shpartalluar ashpër gjithashtu shpjegime këto mjaft interesante në ditarin e atyre ditëve.)



EPOKA E RE:

Në një intervistë që ka dhënë këto ditë për “Epokën e re” Teuta Hadri, njëra nga organizatoret e demonstratave të vitit 1981, ka deklaruar se ju e keni mbajtur në demonstratë flamurin shqiptar…Do të ju kisha lutur që ta leni anash për një çast modestinë dhe të na tregoni më hollësisht për këtë skenë me flamur, si për fillimin ashtu dhe për mbarimin e saj.



Trandelina :



Flamuri rrezikohej. E di që e kam shtrënguar për trupi, duke i kryqëzuar duart shumë fortë. Jam larguar në brendi të turmës, ku më është afruar një student, i cili tha se tani flamuri duhet të fshihet. E hoqi nga shtiza dhe të palosur e vuri në gjoks, nën bluzë. Atë natë u strehova në konvikt te dy shoqe të Vitisë. Në dhomë ishim shtatë ose tetë protestues. Policia shkonte dhomë më dhomë dhe i nxirrte jashtë protestuesit duke i rrahur dhe keqtrajtuar. Në atë dhomë nuk e di si, por patëm fat e nuk na trazuan. Më 26 mars babai im kishte ardhur në Prishtinë. Të nesërmen kur shkova në banesë ai ishte informuar për veprimin tim. Më puthi në ballë.

(Sigurisht e ka fjalën pas thyerjes qe na bënë dhe rrethimit të konviktit Nr.4 ku na hodhën lotsjellës dhe na nxorën si më keçë .Sqarim i imi Xuni .)



EPOKA E RE: Ndonjë mbresë të veçantë nga demonstratat e atyre dy ditëve?



Trëndelina Labënishti-Jaha: Unë me shoqet e mia e kemi tërhequr një të plagosur (bëhet fjalë për 2 prillin), të cilin e kemi strehuar në banesën time. Mandej e kemi larguar në një banesë në Breg të Diellit. Pasi i plagosuri kishte gjakderdhje të madhe, e thirrëm një mjek që banonte afër. Mjeku na tha se i plagosuri duhej të merrte serum dhe s'di se kush e thirri ndihmën e shpejtë. Unë e kapa të plagosurin nga krahët ta ndihmoja që të hipte në makinë, në atë moment nga radiolidhja me spitalin dëgjova kur një zë mashkulli tha: “Të plagosurit jepjani serumin dhe e lini në banesë private”. Por shoferi i makinës kishte qenë serb, e nisi makinën me shpejtësi duke i lënë këmbët e të plagosurit gati jashtë. Unë mbeta në makinë. Afër spitalit na ndaloi një grup i policisë speciale, kishte edhe shqiptarë, të cilët tentuan me dhunë të më zbresin nga makina. Unë refuzova duke u kapur fuqishëm për karrige e duke bërtitur se të plagosurin e kam vëlla. Pas pak na liruan. Atë natë e kalova në spital në një dhomë me nëntë të plagosur. Të nesërmen, pra më 3 prill, një motër më dha një palë këpucë, pasi unë isha pa to, dhe më përcolli nga një hyrje ku hynin motrat dhe mjekët. I plagosuri më tregoi ku banonte dhe unë i lajmërova shokët e tij. Më vonë shokët e kishin tërhequr nga spitali.



(Sqarimet e mia Xuni :Motrat të cilat i japin këpucët Trandelinës dhe nga ana e prapme e spitalit tërhjekin atë fshehurazi,kanë qenë Motra medicionale 1.Sabrie Bajraktari siç e quanim ne të plagosurit Mic Sokol kështu e quanim atë bashkë me Gashiren si dhe ishte Motra Medicionale me emrin Meflyde,kjo e fundit kishte qenë dashnore e një UDB-ashit e cila gjatë tërë kohës na kishte pasur nën kontroll të plotë pa e ditur Sabria shoqja e saj e ngushtë,t`paktën kështu me kanë sqaruar shoqet e saja pasi qe jam liruar. Pa ky i plagosur isha unë Xun Cetta.student i SHLP-së dhe akoma më interesant është aktiviteti pas plagosjes pa u shëruar mirë dhe si duhet ku kam vazhduar deri më 06.06.1981 kur edhe u arrestova dhe dënova në 13 vite burg.

Unë,vonë kam mësuar se edhe Trandelina kishte pësuar një fat te persekutimit dhe se kishte qenë nga një familje patriotike siç edhe e rimesova në këtë fejton ku Trëndelina Labënishti-Jaha nder tjera thotë: Jam burgosur më 13 prill 1984. Në burg kam qëndruar deri më 14 prill 1987. Pra u dënova tri vite me nenin 114, për kundërrevolucion, lidhur me nenin 136. 11 muaj qëndrova në burgun hetues të Mitrovicës, 6 muaj në Lipjan dhe 15 muaj në Pozharevc.)



Trëndelina Labënishti-Jaha: Më 13 prill 1984 në Gjakovë u arrestova për demonstratat e 1981-shit, por edhe për tentim-organizimi pas demonstratave, nga inspektorët me emër të njohur për të keq Xhavit Kuqi dhe Zymber Zymberi. Më stacionuan në SPB të Prishtinës për të më marrë në pyetje, të cilat zgjatën një natë e deri në mesnatë të ditës tjetër, kur edhe më dërguan në Burgun e Qarkut të Mitrovicës. Në Prishtinë më rëndë e kam përjetuar inskenimin që bënin në dhomën e afërt, gjoja se e torturonin babain tim. I dëgjoja të rënat dhe britmat e dikujt.



( kur kam lexuar edhe këtë fakt rreth fatit te Trandelinës dhe këta emra UDB-istësh !!! mua me janë bërë të qarta edhe shumë gjëra të cilat gjinden ne ditarin tim.



Vlerësimet e mia rreth këtyre çfarë u tha më lartë,ja sapo i barta nga depoja e ditarit nga ku me vështirësi i gjeta e qe ju kërkoj falje pse diku,diku edhe mund të flitet për temën e trajtuar më lartë gjë kjo për çka edhe për mua ishte e rënd ta përshkruaj serish rastin të cilin veç e dija se e kam diku në këtë lëmshin e reagimeve dhe përshkrimeve të mia për ditar.:


Vlerësimet e mia në heshtje rreth tërë kësaj çfarë po lexoj:







vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Xun Çetta:Me shkas përvjetori i 11 e 26 si dhe 1 e 2 Prillit 1981 Empty Re: Xun Çetta:Me shkas përvjetori i 11 e 26 si dhe 1 e 2 Prillit 1981

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 09, 2009 1:33 am

Se ishte nevoja për reagim,përshkrime të këtyre ngjarjeve kjo nuk diskutohet,por modestia e cila kam frikë se po më kushton,serish më ndal dhe mendja më thotë që tërat këto të ia them gojarisht Naimit pa prezencën e tjerëve,të ja them ashtu siç edhe veprova kur i kam terhjekur vërejtjen para shumë vite në përshkrimin e ngjarjeve 1968 ku nuk kishte të bëj me mua dhe emrin tim. Them se pa me keq kuptuar, Naimi i pranoj lëshimet qe i kishte bërë,por nuk e kisha menduar se ai do ta përsërit gabimin duke nxituar edhe me përshkrimin e ngjarjeve 1981 duke lakuar edhe emrin tim sado për të mir, mangësitë dhe lëshimet nuk munguan as kësaj radhe,porështë edhe një gjë se unë e kuptoj dinamizmin e tij për të i lëvizur gjërat për para.



Mendja tani po kalon në dilema të mëdha dhe them të i reagoj pa tjetër, ngase në përshkrimin e këtyre ngjarjeve në radhë të parë nuk e bën bash koncize dhe më fakte ato çfarë thotë a çfarë është akoma më e pa tolerueshme është fakti se ky afirmon veprimet e mia për dallim nga tjerët të donë të mos më dëgjohet zëri,por edhe këtu sikur qëndron diqka që më vret:



Të afirmohet aktiviteti im dhe të mos përmenden emra dhe aktivitete jo të pak aktivistëve të këtyre ngjarjeve !!! edhe kjo sikur nxit një,jo vetëm pakënaqësi por urrejtje ndaj meje,aq më tepër kur autori mjeshtërish fut edhe vetën si aktivistë të dalluar në këto ngjarje edhe përse vërtetë ka qen pjesëmarrës i tyre dhe ka qen prezent në jo pak raste kur unë vërtet jepja gjithë çfarë kisha,dija dhe mundsha që të ndikoj në ato ngjarje.



Në disa realitete aj,besoj pa qëllime fut edhe deformime të realitetit në këtë përshkrim si PSH:

Unë nuk isha banues në atë banesë ballë për ballë më sallën sportive ish 25 Mai,por unë që nga para fillimi,organizimi dhe shpërthimi i këtyre ngjarjeve isha përqendruar më organizim në po atë banesë më po ata emra qe thot ai dhe sa më kujtohet ishte edhe Rasim Dedushi nga Vuthajt e Malësisë së pas bjeshkës tonë.



Në atë banesë,ato ditë vërtet është bërë punë,organizim dhe veprimtaria ndoshta më e ngjeshur si askund tjetër,ishte një lëvizje më sa dukët filloj e po dekonspirohet aktiviteti ynë,s`paku përshtypja ime ishte kjo,madje më kishte pushtuar frika se tani më,veç ishim nën kontrollin agjenturor të UDB-istëve të rinj çfarë po rekrutonte rrjeti i tyre edhe në Qendrën e Studentëve.



Pasi që z.Kelmendi aq rëndësishëm përshkruan banesën ,ai ishte dashur ta përshkruan edhe një Helmet,gasmaskë dhe paisje tjera shtesë të cilat i solla dhe futa nën krevatin e Binak Dinit ,paisje këto të cilat sapo ia morra policit të cilin e kisha shtrir për toke dhe përgjakur aty nen betonin e verantës se mensës se Studentëve,e z.Kelmendi e ka ditur mirë këtë rast,madje e din kur nga frika ime se a mos po kapen ato paisje dhe pastaj zbulohet edhe rasti se kush e paska bërë këtë,unë i mora këto dhe i dërgova në banesën e një bashkëfshatarit tim ku kisha besim të plotë, pra tek Isuf Mahmitaj i cili po ashtu ishte në banesë private.



Rastin e plagosjes time aj nuk e precizon më datë si dhe më,apo pa vetëdija len të kuptohet se jam plagosur diku atje në qytet,kur dihet se jam plagosur aty para mensës së studentëve jo shumë larg nga ku e kisha përgjakur policin e ardhur nga Beogradi.



Pastaj një deformim i realitetit bëhet edhe më përshkrimin e mbajtjës së flamurit,Flamurin unë vet ia kam dhënë Trandelina Labinishtit e jo Naimit,kur kemi dashur të defilojmë ja kam marr asaj dhe ja kam dhënë Jasharit nga Jabllanica apo Radavci i Pejës,aj ishte më i moshuari në qendrën e studentëve,kur jemi kthyer serish në oborrin e studentëve prapa barakave ngase nuk ja arritëm ta thyejmë kordonin e policisë serish flamuri i është dhënë Ttandelinës deri në tentativën e dytë të depërtimit për në qytet kur nga ana ime paloset flamuri,ulen pankartat në mënyrë që policia të mos dijë se kush ku është,të mos dihej se ku është fillimi e ku mbarimi.



Terhjekjen time nga aty ku u plagosa e kanë bërë shokët pa i hyrë kujt në hak, po përmendi,Binak Dinin,Nimon Elshanin,Osman Halitajn sigurisht ka mund të jetë edhe autori i fejtonit Naim Kelmendi etj të cilët tani nuk i njoh,.pastaj kur më kanë futur në mesin e studentëve më mua janë marr dy a tri vajza edhe këtu pa iu hyr tjerave në hak përmendi aktivisten e atyre ditëve Trandelina Labinishtin e cila pasi dëgjoj Osman Halitin duke thënë se : Banesa jonë veç është dekonspiruar,ajo pra Trandelina tha: jo atëherë të plagosurin ta sjellim në banesën time është këtu krejt afër ku edhe ka banuar i plagosuri sa me dukët mua si dhe banesa ime është përdhese nuk është lartë në kate.



Më transferuan në banesën e saj,ajo bashkë me shoqet e sajë bëri gjithë çfarë mundi që të ma ndal gjakderdhjen,pas një kohe erdhi Osmani dhe po thotë Bun,unë kam frikë se edhe këtu je dekonspiruar dhe në përcjellje,ata njerëzit e dyshimt po sillën këtu pari e jo kah banesa jonë,Nimon Elshani tani i ndjeri i vrarë 1999 tha:E nëse vërtetë është ashtu ne po e ruajmë dhe të gjallë njeri të pa njohshëm nuk lejojmë të futet këtu.

Atëherë nëse puna qenka kështu ne po ndërrojmë vendin dhe transferojmë të plagosurin në Breg te Diellit,atje është larg nga ku akoma po vlojnë demonstratat,e kemi vendin e sigurt,mjaft te përshtatshëm madje e thërrasim dhe një mjek që e njohim tha Trandelina,pa ndonjë vonesë të madhe sollën një veturë, më morën dhe transferuan pa ndonjë telashe

Banesa në Breg te Diellit tani ishte jo përdhese, madje sa mbaj mend ishte shtëpi tri katërshe,zoja e shtëpisë atje ishte një zonjë e madhe,kurrë nuk më thoshte ndryshe veç se djali im,djali im.



Gjakderdhja e madhe kishte bërë të vetën edhe përse ishte ndalur ajo,pastaj filloj një ligështim i rënd nga pakë edhe humbja vetëdijen,një si mjek sa duket ishte student i mjekësisë tha se duhet patjetër kërkuar ndihmën e parë,telefonuan dhe zoja e madhe e shtëpisë sa dukët më përvojë të madhe më tha: hjeki këto rroba të përgjakura dhe vishi këto të djalit tim. Edhe sot më ka mbet në kujtesë gjemperi i zi më dy vija të bardha rreth e qark gjoksit dhe në dy duart ose mëngët si dhe e veçanta ishte se asnjë here nuk kisha parë gjemper të atillë,ai nuk ishte në formë V ,as më fyt e as i rrumbullakt por nga cepi i krahut në tjetrin ishte si një vi e drejt sa qe si i zhveshur nuk mund ta dije kah është para e kah prapa.



Pas pak erdhi ndihma e parë,mua tani më rroba të ndrruara më bartën në ambulancë,në rrugë e sipër aty në kryq mbi Hallën Sportive ish 25.Mai na ndali postblloku i parë i policisë na pyeti se kush është pacienti ? ja ky u përgjigj një nga mantilbadhët,ku je plagosur ti më pyeten policia,unë edhe isha pak vërtet i lodhur dhe pak ju luajta rrolin por u përgjigja: askund nuk jam plagosur por kam rënë në dërrasat më gozhda të vjetra dhe po frigohëm se po infektohem,ta shohim ku je lënduar,tani këmba nga mbi gjuri e tërë shputa ishin të lidhura në gazë ku sapo ma kishte pushuar gjakderdhjen.



Ti je plagosur këtu para mensës para gati pesë orësh po thotë njëri nga policët,e ke gabim i them unë,nxirreni jashtë thotë tjetri,jo tha Trandelina ju mund të vini në Spital atje është ky,unë nuk lejoj që vëllau imë në këtë gjendje të qëndroj jashtë spitalit,filluan të më nxjerrin më dhunë,unë refuzoja në atë hallin tim tani i plagosur keq,Trandelina më terhiqte nga brenda policët nga jashtë kështu e qëlluan Trandelinën disa herë më shkopi gome ajo nuk lëshonte nxjerrjen tima nga auto ambulanca,një polic tjetër nga distanca po urdhëron:lëshojeni e gjejmë këtë atje pas pak ne jemi në Spital,ashtu pra tha Trendelina kjo është krejt në rregull pasi që u godit disa herë por pa u terhjekur nga rezistenca qe po bënte e gëzuar i tha këto fjalë dhe vetura mori rrugën drejtë spitalit.



Në Spital aty para hyrjes tani fillojnë telashe tjera më polic tjerë, nëse nuk i kanë lajmëruar po këta lartë nga të cilët sapo u ndamë.



Vazhdon në ditarin tim Xuni .)



vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Xun Çetta:Me shkas përvjetori i 11 e 26 si dhe 1 e 2 Prillit 1981 Empty Re: Xun Çetta:Me shkas përvjetori i 11 e 26 si dhe 1 e 2 Prillit 1981

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 09, 2009 1:34 am

Xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Ja referati i cili i pengonte jo pak,njerëzit e prapaskenës në mesin tonë më gjoja arsyetim: Jo,përse po thuan se ka përfunduar lufta,jo nuk ka njeri te tipit A.Jashari edhe në luftë edhe tani në paqe,e çfarë nuk i dëgjoje ata të cilët thoshin për të i bërë vetë të gjitha të zezat pa menduar në atë se çfarë tha dje dhe në çfarë i thirri të tjerët,madje me program politik për të braktisur vet atë:



PËRVJETORI I DEMONSTRATAVE 1981

Vëllezër dhe motra, të nderuar bashkë mërgimtar, përshëndes pjesëmarrjen tuaj në këtë përvjetor historik, i cili tani e 20 vjet u shoqërua me ngjarje të herë pas hershme për të kulmuar në luftën e armatosur të pagëzuar me UÇK, që kjo luftë e ndritshme të kulmoj me fitore aleatësh, për ta mposhtur racizmin e Ballkanit në Serbi dhe Hitlerin e saj Milosheviqin, ashtu siç e ka merituar tani e 20 vjet, pra luftë e gjatë, e pabarabartë por e drejt dhe e pashmangshme për të fituar e drejta mbi padrejtësinë shekullore, por për çudi as vet ne shqiptarët nuk çmojmë dhe nuk respektojmë qëndresën kaq afatgjate në shekuj, aq sa befasohen të huajt me rezistencën dhe vitalitetin tonë në këtë qëndresë. Çka është akoma më keq pati dhe ka tendenca lugetërish që demonstratat e 1981-shit historik, t’i karakterizojnë si të shpejtuara,antishqiptare dhe të nxituara nga vet Serbia, por të ndalem dhe të kërkojmë gjenezën e të tillë pseudoanalistëve shumë shpejt zbulojmë fytyrën dhe realitetin e tyre, se po këta edhe vet Gj.K.Skënderbeun e nxjerrin si antishqiptar bashkë me luftërat e tij për çlirim. Arsyetimet e tyre djallëzore na thonë: se Gjergj Kastrioti Skënderbeu ishte dashtë të vazhdoj shërbimin e tij, pra osmanlinve, në mënyrë që kur të thyhet Mbretëria Osmane, ne shqiptarët të dilnim pa viktima materiale e njerëzore çfarë na i sollën betejat, e të madhit Gj.K. Skënderbe.



Edhe demonstratat e këtij viti përvjetorin që ne po festojmë sot, teknefecat e tillë të kombit tonë, i shiqojnë si të shpejtuara ngase qenka dasht të presim derisa të thehet Bisha Jugosllavi nga Sllovenët, Kroanët etj. dhe kështu të dalim pa vuajtjet dhjetë vjeçare 1981-1991 kur me luftë dolën Sllovenët, Kroatët etj.



Teknefecët dhe impotenca e tyre politike ishte ajo,që as në vitin 1991-1993 të mos luftojmë për çlirimin e vendit pra atëherë kur e tërë Jugosllavia u mbërthy në luftë nga sllovenët, kroatët etj. e që po këta hora pjesë e fatkeqësisë së kombit tonë thonin: mos t’u besojmë konflikteve serbo-kroato-sllovene ngase ata janë vëllezër nuk ia kthejnë pushkën njëri-tjetrit, sikur kishin harruar luftën ustasho-çetnike, kishin harruar Jasenovcin e përgjakshëm, apo e dinin fare mirë dhe nuhatur faktin se po ripërsëritet historia e përgjakshme dhe kështu duke u vën në shërbim të plot të Serbisë mjegullonin mendjen e masave të gjëra dhe i frikësonin ata për vetëmbrojtje dhe koalicione antisërbe, koalicione nga të cilat Serbia qëndronte në ethe dhe mbijetonte me inekcionët e të tillë agjentëve të përbetuar dhe shumë përfid në popull, kopje e propagandës kundër Shaban Polluzhës dhe kryengritjes së tij në Drenicë, të cilën tanimë e dijmë dhe mos të zgjatem në referat rasti.



Kur jemi në përvjetorin e 1981-shit historik dhe tendencave ogurzeza siq u tha më lart, e shof si të nevojshme të përkujtoj faktit se pas vdekjes së Titos, Qarqet ultrashoveniste Serbe bënin plane ta nxjerrin në sipërfaqe dhe ta aplikojnë praktikisht librin e kaltërt, i cili me mjete politike paqësisht dhe pa zhurmë do të ndërronte pjesërisht kuadrin politik në Kosovë, Kushtetutën e 1974-shit dhe kështu përmes agjenturave propagandistike të lartpërmendura do të prezantonte kthesa “shumë pozitive” para bote dhe opinionit të brendshëm shqiptar e jugosllav, thënë më shkurt atë që e bëri me tankësa para syrit të botës bashkëfajtore më 1989, po të mos ishte 1981-shi do të bënte shumë më herët në zyrat politike dhe rrugë institucionale pa dhënë rast të dëgjohet zëri protestues i Rinisë sonë studenteske të cilin po festojmë ne tani.



Pra, 1981-shi ishte barrikadim forcash politike karshi Librit famkeq, i cili rrezikonte gllabërimin definitiv, politiko-diplomatik të Kosovës nga ultra nacishovenizmi serb, e që më vonë u pa se këto ngjarje ishin dhe vazhdojnë të mbesin kontinuitet i dinamizmit, stimulimit dhe avancimit të gjitha lëvizjeve në vazhdim deri në inkurajimin e luftës së armatrosur si imperative e kohës dhe momentit edhe pse të vonuar dhe pa përgatitur sa dhe si duhet, pasojë e po të tillë teknefecëve dhe bllokadave të tyre në shërbim të pronarit të tyre politik e pse jo edhe finansiar.



Lufta që lam pas e që rrezikon të shkallëzohet në rajonin e Ballkanit kishte edhe defektet e veta, mangësit dhe tepricat e saj njëkohësisht, por sot është më tepër se antikombëtare të merremi me pasojat dhe mangësitë e luftës dje si dhuratë e mangësive dhe pasojave të paraluftës, aq me tepër kur ajo kulmoi me fitoren deri tani më të madhe në histori.



Kur është fjala tek lufta edhe këtu paraqiten vlerësime djajësh, të cilët hezitojnë të thonë se ka pas luftë, duke mjegulluar opinionin me masakrat e Serbisë ndaj popullatës së pafajshme si pjesë e luftës së ndyrë serbe, për çka kjo edhe shqetësoi opinionin ndërkombëtar dhe nxitoj sulmin e forcave ndërkombëtar, përkatësisht NATO-n, por edhe në këtë dhuratë serish ustallarët antishqiptar lindin idenë e getoizmit të vet luftës sonë të shenjt dhe e bëjnë këtë, duke mos zgjedhur mjete, madje duke shkel mbi viktimat dhe gjakun e heronjve bijave dhe bijve më të shenjët të vendit të qliruar.

Të thuash se luftën e fituan të huajt dhe NATO, pa përkujtuar bijtë dhe bijat e këtij populli bashk me qëndresën në shekuj, është hiq më pak se të falsifikosh historinë tonë në themel, e të tillë falsifikator me shpirtrat e tyre të thyer, të shtyjnë të thuhet ajo e vërteta e madhe por që dëmton pakëz diplomacinë tonë ndërkombëtare e kjo është: vet fakti se Aleanca perendimore me NATO-n në krye, detyrimisht kaloi në anën tonë,pra në të drejtën e njerëzimit dhe shpëtimit të tyre moral, gjë e cila nuk ishte e lehtë për ta, ngase kaluan frontalisht kundër politikës dhe investimeve të tyre morale në Ballkan për plot një shekull, e pikërisht për këtë kjo aleancë gëzon respekt të dyfisht nga ana jonë, duke lënë anash të kaluarën e tyre, plagë të kombit tonë, por dëshirojmë që kthesat të jenë të sinqerta dhe jo të përkohshme e të momentit siq ndodhë në diplomacitë e mëdha pas stabilizimit të gjendjes.

Për të mos e zgjatur, sot kemi nevojë urgjente që ashtu siq Adem Jashari i Luftës diti dhe guxoi ta ndërroj kursin e Politikës të cilës rrezikonte t’i vdes ditëlindja me turpin e saj në heshtje, po ashtu sot kërkohet ta gjejmë një Adem Jashar të paqes, i cili do të di dhe do të guxojë ta ndërroj kursin e dhunës që kërcënon vdekjen e fryteve të luftës.



Njerëzit harrojnë faktin se as lufta, ashtu si paqja, nuk janë të përjetshme, njëkohësisht harrojnë se edhe lufta, ashtu si paqja kanë momentet dhe rastet që u ipen atyre, nuk bëhen ato kur dhe si do dikush, nuk bëhen ato me teke dhe inate të dikujt.

Frytet e paqes edhe i shfrytëzojnë jo më të merituarit, jo më të ndershmit, por ata të cilët dijn t’i ndërrojnë flamujt në momente të caktuara dhe shfrytëzojnë rastet e atyre momenteve historike pra kjo është ajo që nga paqëja dhe lirija e posa fituar fillon ripushtimi dhe prap lufta kunder tyre.

Gjithsesi nuk duhet ngritur ndjenja xhelozie mes nesh e as të vrapohet drejt majave politike,por duhet rezistuar kërcënimeve në fatkeqësi të politikës tjetër.



Xun çetta Mars 2000



PS:


Referati është i lexuar tubimeve,por edhe i botuar në revistën time personale kushtuar zgjedhjeve Nacionale 2001.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Xun Çetta:Me shkas përvjetori i 11 e 26 si dhe 1 e 2 Prillit 1981 Empty Re: Xun Çetta:Me shkas përvjetori i 11 e 26 si dhe 1 e 2 Prillit 1981

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi