Shkrime nga Fatmir Terziu:NJË ROMAN ME SHIJEN E OSCAR WILDE
Faqja 1 e 1
Shkrime nga Fatmir Terziu:NJË ROMAN ME SHIJEN E OSCAR WILDE
NJË ROMAN ME SHIJEN E OSCAR WILDE
Fatmir Terziu
(Mbi romanin “Emma Jazzi” dhe krijimtarinë e shkrimtares Puntorie Muça-Ziba)
Kurë s’më ka ndodhur deri më sot të lexoj një prozë të tillë, që të më shijojë me oreksin e Oscar Wilde. E them këtë me bindje. E them nga kontrasti që më kanë krijuar ‘shenjat’ e një rruge të gjatë leximi dhe shënimesh akademike. Edhe tek mjaft akademikë të lexuar, dhe këto me qindra përpos një rruge gati tetë vjeçare në vazhdim të edukimit tim në Britani, po aq edhe tek mjaft krijues në fusha të ndryshme, që kam lexuar e studiuar nga afër, ndoshta jo aq shumë sa janë në fakt, [kjo më së shumti në gjininë femërore], nuk do të gjendej një kënd ku të pikëtakohej e veçanta dalluese e Oscar. Dhe kjo e zgjedhur përpos arsyes me romanin “Emma Jazzi” të shkrimtares Puntorie Muça-Ziba. Një lidhje që në rrëfim. Një veçori që në detaj. Që në fabulë! Oscar shprehet tek “Lady Windermere’s Fan”, pikërisht me këtë fabulë që romani i shkrimtares shqiptare dikton një arsye në lidhjen me kanunin në familjen shqiptare. Thënia e Oscar Wilde dëshmon qartë: “aksionet janë tragjeditë e para në jetë, fjalët janë të dytat”. Dhe kështu ndodh të jenë ato ndërrmarje negative që mbrusen nën diktatin ‘burrëror’, kur lexohen në roman. Kështu janë ato aksione që elementi mashkullor i magnetizon në interes të tij, duke i dhënë shkas autores që nga ky mjedis të depërtojë në filozofi të ngjashme e të përdorë fjalën si element përshkrues të kësaj tragjedie.
Kritikja Kujtime Kica në parathënien e këtij romani sqaron: “Romani “Emma Jazzi” i shkrimtares Puntorie Muça-Ziba, trajton një temë aktuale, atë të dhunës ndaj gruas. Arti është dritë që ndriçon errësirën. Në këtë rast ky roman hedh dritë në një pikë të errët të shoqërisë sonë, madje një shtjellë drite për të ndriçuar jetën e femrës së torturuar. Libri është shkruar me një mjeshtri artistike. Në fillim, sapo e merr në dorë, të ngjan në një roman të ndërlikuar, me pjesë të gjata e të trishtuara, fragmentare, të ngarkuara, plot tension, shkurt, një libër shumë i dhimbshëm për t’u lexuar dhe mahnitës për të mos e lënë mënjanë. Duke lexuar pastaj, ndjen pulsin e shqetësimeve të autores që mëton të shprehë në mënyrë sa më artistike volumin e botës dhe jetës në të, bëmat dhe gjëmat e burgjeve që krijon njeriu për njeriun. Në qendër, si lajtmotiv i romanit është vënë një familje, institucion shumë i respektuar ndër shqiptarë, por ku nuk respektohen traditat fisnike shqiptare. Përmes jetës dhe bëmave të personazhit kryesor, Emma Jazzi, mpleksen ngjarje interesante dhe tronditëse. Aq tronditëse sa ta përshkojnë kurmin drithërime. E, në të njëjtën kohë, autorja mban një spektër ndriçues në dorë për të ndriçuar shtigjet e avenirit, kah duhet ecur.” Duke u rikthyer tek Oscar Wilde gjen edhe emlemën lidhëse në këtë detaj, jo thjesht për nga tema, fabula apo trajtimi, por nga stili, kapja e momenteve dhe filozofia e fjalës që përcillet tek lexuesi. Dhe shkrimtarja e di mirë atë që Oscar shton tek “Kritiku si artist” (“The critic as Artist”) se “burri është padyshim vetvetja kur ai hyn me bisedimet e tij si person. Jepini një maskë atij, dhe ai do t’ju tregojë të vërtetën, se kush është.” Kjo thënie e Oscar Wilde vlen si një çelës magjik për të hapur tërë fabulën që gatuhet tek qeliza e familjes. “Qeliza e familjes në roman përbëhet edhe nga një personazh tjetër, të cilin autorja e cilëson me AI. AI është personazhi negativ i romanit, është burri, bashkëshorti i Emma Jazzit. Ai pin alkool, luan bixhoz, nuk furnizon shtëpinë, nuk i përkëdhel fëmijët, ushtron dhunë ndaj gruas, ndaj fëmijëve, është gjithmonë me rrebe dhe flet gjera të kota, fjalë të ndyta… Me një fjalë është njeri koti, njeri pa skrupull, paranoik, njeri që s’ka asnjë synim, por as edhe një element pozitiv që të trajtojë çështje shoqërore e sociale, probleme jetike njerëzore.” (Kica po aty). Dhe me këto fjali kuptohet më qartë se “Morali është thjesht ajo që ne miratojmë me qëndrimin ndaj njerëzve të tjerë, të cilët ne personalisht i kemi zët.” (Wilde: akti i dytë tek “Një burrë ideal”).
Duke vazhduar me moralin e cituar nga Oscar gjejmë edhe thelbin e tij në mjeshtrinë e autores. Kice e zbulon qartë: “Autorja lë të hapur e të lirë lexuesin që të gjykojë vetë se si duhet vepruar në rastet kur ushtrohet dhunë permanente ndaj një personi të caktuar, në këtë rast ndaj gruas.” Kështu shkrimtarja shqiptare e fuqizuar nga kuptimi jetik dhe aq aktual i kësaj tragjedie lë lexuesit që vetë të japin gjykim ose zgjidhje sipas momenteve qe gjejnë në roman, pra ashtu si edhe kritikja e gjen në fjalët e saj, “se si mund të veprojnë në qoftë se gjenden në pozitën e protagonistes, në këtë rast viktimës së shtypjes.” Vetë personazhi i romanit, Emma Jazzi është nën presionin e vazhdueshëm të dhunës, nën presionin e të keqes, të ligës dhe sakrifikon duke duruar. Ajo duron atë që s’duron dot njeri. Prej Kices dhe leximit tw romanit kuptojmë gjithashtu se “Arti është në funksion të njeriut dhe ai duhet të luftojë dukuritë negative. Shtypja e gjithanshme e gruas në familje dhe jashtë saj, nuk është e panjohur e as e vetme.”
Kur marrim në analizë, apo shkruajmë thjesht për një krijimtari më së shumti ne marrim një paralele, ose edhe një shtysë përpos tematikës me shumë lidhje. Një e tillë në këtë rast që lidhet me kanunin është e shkruara e At Shtjefën Gjeçovit, por që në fakt ka një distancë në lidhje me komunikimin e asaj që parashtron autorja për lexuesin. Duke u rekur pas temës gjejmë romanin e Kadaresë “Prilli i Thyer”, apo më tej edhe romanin e shkrimtares shqiptare, Flutura Açka, në lidhje me këtë temë. Natyrshëm është një temë, kjo tema e Kanunit, që ka mbërthyer aq shumë syrresh sa që edhe gjithë lëmitë e mediave e kanë sigluar dhe fokusuar atë. Kështu ndodh edhe me mjaft studime akademike, apo edhe me kërkime në lidhje me këtë fenomen, që disi mbetet arsye në ekzistencën e tij. Përpos gjithë këtyre lidhjeve në temë, arsye dhe paraqitje vjen edhe diferenca e përshkruar nga pena e shkrimtares në fjalë. Në penën e saj janë shumë dualitete jetike që fuqizohen nën ombrellën artistike të plantimit të binomeve grua-burrë, mashkull-femër, ku në thelb, dhe në realitetin e njohur historik në këtë binom, gjithnjë mashkulli ka qenë në favor. Strukturat familjare, normat kanunore, kanë qenë gjithnjë në anën e mashkullit. Por në roman shihet arsyeja ndryshe, arseja që nyjëzohet nën filozofinë e Oscar Wilde dhe që shihet qartë tek qëndresa femërore që kërkon alternativë të daljes nga kjo mbetje shekullore në një mentalitet ende të dyzuar. Jo më kot shkrimtarja e ka lënë pa emër këtë element mashkullor, këtë personazh ‘burrë’ në roman. Aty ai thirret në Kanunin e Lekë Dukagjinit, të cilin as nuk e njeh dhe as nuk e ka lexuar. Por, aty ku është në favor të tij, e citon, e përdor, më mirë të themi e keqpërdor atë. Është ai element mashkullor që harron qënien e tij njeri, harron marrëdhëniet burrë-grua, po aq është edhe shpërfillës dialektik i lidhjeve burrë-grua-fëmijë. Është shkurt ai burrë i pikturuar bukur nga shkrimtarja: “Sa i shëmtuar që ishte! Fytyra e tij prej burri, me dy sy ngjyrë gështenjë të dalë jashtë si dy kumbulla, me qimet e vetullave të rrëzuara mbi kapak, me një mjekër qose, me dhëmbët çatallë të rralluar, e me një bark të fryrë si lodër, çdo ditë merrte nga pak pamje kafshe që herë më dukej si fytyrë derri e demi bashkë, e herë si fytyrë ariu. Ai u shtang kur shikoi enën në të cilën kisha radhitur thikat që i lava para se të shtrihem. Qëndroi një copë herë në vend, si i ngujuar dhe mi nguli sytë aq egërsisht, sa që kujtova se do alivanosem nga frika. - Do të më there…”. Dhe pikërisht kjo e fundit “Do të më there…” është një arsye më shumë për të kuptuar rrjedhën e prishjes së raporteve të lartcituara.
Në kontrast me këtë figurë, që penelatat e autores e sjellin aq afër dhe larg midis preambulës filozofike, kohë dhe hapësirë, vjen edhe kryepersonazhi femëror i romanit. Një kumt njerëzor ngjizet me tërë elegancën e fjalës. Dhe ky kryepersonazh është vetë Emma Jazzi. Kica na vjen në ndihmë “Emma Jazzi, është grua e mençur, e ditur, merret me art, me këngë, por përse ajo nuk mund ta kthen në anën e vet kanunin? Po t’i referohemi Kanunit, ai ka edhe anët e mira. Por, kryepersonazhi në roman, të keqen nuk e konstaton vetëm në momentin që e jeton, por më herët. Ajo i fajëson të gjithë ata që e kanë detyruar të martohet me personin që jeton. Ajo i urren, madje disa herë i fanitet në ëndërr sikur tenton t’i vrasë me radhë burrat që janë alkoolikë kronikë. Protagonistja nuk do askënd, disa herë shfaqet krejt apatike, pa ndjenja. Kësisoj mendon ajo, se u bën ballë shovinistëve gjinorë.” (Kica po aty). Por kjo nuk mjafton që të shihet protagonistja si një vepër që riskon me magjinë e artit. Emma, vetësiglohet nën fuqinë plotësuese të mbiemrit të saj që vjen nga mbiemri i saj objekt-art-lidhëz ‘Xhaz’. Siglohet edhe në traditë, filozofinë popullore dhe realitetin e trashëguar, ku fuqia e fjalës së gatuar me mjeshtëri kontraston dallimet. Dallimet që vijnë në kandarin jo-ballancues historik të kanunëzimit të binomit femër-mashkull. Dhe, kjo shihet edhe në vetë sjelljen e nënës së babës, gjyshes, (autorja e quan nënë) apo në sjelljen e shumë gjysheve apo nënave që meshkujve u japin përshesh me kos, e femrave përshesh me dhallë.
Kështu ashtu siç edhe Kica e zbulon, Romani “Emma Jazzi” përshkohet me frymë sociale e shoqërore. Elementet psikologjike, metafizike e filozofike, që ndjehen në këtë libër, mbajnë vulën origjinale të autores. Ata janë lidhje specifike që dëshmojnë lidhjen me temperamentin artistik të Oscar Wilde, por edhe janë një art më vete për të thënë me plot gojën se Puntorie Muça-Ziba, është kurruesja logjike e një fenomeni tejskllavërues në emër të së shkuarës, në emër të jo-arsyes, apo më saktë të fundosjes së vlerave njerëzore. Shkrimtarja në rrugën e saj të gjatë, krahas një poezie tejet bashkëkohore, ka gatuar ndjenjën e jetës me përkushtimin për të tërën, duke lënë një model për ecjen para dhe shpëtimin e së ardhmes. Ajo vjen në një kohë të duhur dhe është modeli që duhet ndjekur.
Bashkohem me mendimin e Kices se me “Me bukurinë e stilit, autenticitetin e dialogjeve, ajo na ka dhënë një roman të arrirë, që ia vlen të botohet dhe shpresojmë se do të ketë jehonë të gjerë në opinion.” Por, jo vetëm në opinion, ajo duhet kapur me detaj deri në një studim gjithëanësh. Romani i ka vlerat, ne duhet t’i përcjellim ato më tej.
Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Mon Jul 13, 2009 5:02 pm, edituar 1 herë gjithsej
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Fatmir Terziu:“PROGNOZË” KRITIKE PËR KRIJIMTARINË NË TRE PIKA
“PROGNOZË” KRITIKE PËR KRIJIMTARINË NË TRE PIKA
Fatmir Terziu
Duke parë, lexuar dhe studiuar mjaft libra, autorë, kritikë, studiues, analistë dhe vëzhgues të letërsisë shqiptare dhe të asaj në të cilën hulumtova për gati tetë vjet dhe ende hulumtoj, pra asaj britanike, natyrshëm është një pikë ku dominon e përgjithshmja:
Pra, ashtu siç edhe e kam ndeshur në tërë këtë bagazh të madh akademik, po aq edhe siç e thekson edhe studiuesi shqiptar, Zejnullah Rrahmani, kemi të bëjmë me dijen për letërsinë si një shkencë e veçantë, objekt i së cilës është vepra letrare. Sipas Rrahmanit, tri janë degët e saj: historia e letërsisë, teoria e letërsisë dhe kritika letrare. Ato janë mishërimi i njëra tjetrës. Por, në fakt ka edhe shumë arsye që ende sot kanë mbetur pa ndonjë përgjigje të veçantë. Marshall McLuhan mendon se thelbi i tyre vjen nga ‘kuptimi i medias’ (McLuhan; 2002:306-307). Duke lexuar McLuhan në tërë lidhjen e tij ne kuptojmë se këtu është fjala për një detaj që lidhet në skutat e këtyre tre degëve dhe që shënon atë që ne shpesh e ngatërrojmë me termat ‘poet’, ‘shkrimtar’ dhe në një farë mënyre me fjalët ‘krijues’, ‘vjershëtor’ apo edhe ‘talent’. Sot në një farë mënyre kur ‘hap një faqe në internet dhe del një ‘poet’, natyrshëm riskimi i këtyre fjalëve është njësoj si në humorin e viteve 90-të në Shqipëri kur thuhej “shkund një ferrë dhe del një shofer”. Por, ndërsa shkundja e ferrës prodhonte ‘shoferin’ që thyente qafën apo merte jetë njërëzish, kjo puna e ‘internet-poet-ëve’ është një qafëmarje e rrezikshme e kulturës dhe krisje e rrezikshme e mirëkuptimit poet-shkrimtar. Këtu nuk ka të bëjë asnjë argumet me personalen, karakterin vetiak, as me faktin e të pirit alkool ndoshta, apo të qenit jo në formë të mirë, por me një kënd larg shumë nga të gjitha këto që lidhet me fatin e krijimtarisë shqiptare në lumin e madh të “poetëve” që kanë krasitur fjalën poet, dhe në kënetën e bollshme që ka prodhuar aq shumë ‘mushkonja”, sa që edhe në cyberspace kanë ‘ëndërr-tokën” e tyre. Inkurajim talentësh! Bukur! Por sa e kuptojnë ata vetë këtë mesazh?
“Gjatë gjithë historisë së saj letërsinë e ka përcjellë një studim i pasur dhe i shumëllojshëm, që ka synuar të përcaktojë karakterin dhe natyrën e saj, ta klasifikojë e të shpjegojë funksionin e saj dhe, më në fund, ta analizojë veprën letrare si të tillë” (Rrahmani, 1999:13).
Në një farë mënyre kjo është edhe autokritikë e jona për inkurajimin e mjaft të tillëve, që me teftera e lapsa në duar turren të pispillosin historitë e tyre personale, apo të stisura e na thurrin ditë-poezi apo jetë-romane, ëndërrojnë natën dhe ditën na “mbiprodhojnë poezi”. Poetë zhdukuni nga ‘poetët’ dhe shkrimtarë ikni nga ‘shkrimtarët’! Një zhdukje dhe një ikje që të shpie larg e shumë larg. Larg në kohë, vend dhe hapësirë. Larg?!
Poe si një model
Edgar Alan, Poe (1809-49), poet dhe prozator amerikan, i lindur në Boston, të Massachusetts; në Amerikë, pinte alkool rëndë, merte opium, dhe vdiq në varfëri, por ai kishte një zotërim të shquar të fjalëve, siç tregohet jo vetëm në poezinë e tij të shkëlqyer, (p.sh. kujto ose lexo poezinë e tij model dhe të paarritshme “Këmbanat”) por edhe në tregime të shkurtra, midis të cilave është tregimi i tij “Vrasësit e Rue Morgues”, një tregim interesant, i njohur si një nga të parët tregime dedektive të shkruara ndonjëherë në një stil dhe intuitë të veçantë e tejet tërheqëse. Tregimet e tij me tematikën ‘horror’ janë jashtëzakonisht tërheqëse dhe janë një arsye më shumë për të bërë lidhjen midis poetit brilant dhe shkrimtarit poet, tërheqës. Por edhe pse ai pinte apo kishte mangësi të tjera kurë nuk u vetëmburr, kurë nuk priti të ‘ikte’ e ‘zhdukej’ nga ‘poetët dhe ‘shkrimtarët’. Poe është dhe mbeti një model. Një model që ndihmon edhe argumentin tonë, arsyen e lidhur me faktorin e sotëm shqiptar, me krjimtarinë shqiptare që zhurmon e zhurmon në dëm të kulturës Kombëtare. Këtu nuk është fjala për ata krijues që kanë një ndeshje logjike mes termit ‘krijimtari poetike dhe në prozë’, pra të atyre që kanë krijuar në prozë dhe poezi, por një lidhje teorike në kohë, hapësirë dhe vend për të analizuar krijimtarinë shqiptare, për të cilën mbetet problemi në fjalë si një derivat kundërshtie dhe virusi shkatërrues. Në poezinë shqiptare ka një risk në këtë pikë. Por ama ka edhe një fakt. Në letërsinë shqiptare ka një lidhje të tillë të hershme, por në këtë analizë vëmendja është jashtë emrave, që kanë një risi më të ndjeshme afruese në këtë pikë. Dhe kjo risi natyrshëm vjen si një urë për të shkuar më tej. Për të parë atë që Robert Elsie e quan si një ‘ende lëvrim’ në poezinë shqiptare, kur kulturat e tjera perëndimore e kanë heshtur disi penën për të (Elsie; BBC:2009). Kjo heshtje ndoshta ka lidhje me një hapësirë kohore brilante, ndoshta me atë hapësirë kur Britania lauronte poetët e saj, fill pas një shkëlqimi të ndjeshëm shekspirian…
Jo thjesht: dallimi poezi-prozë
Prej kohësh në kërkimet dhe studimet e mia kam konsideruar veprat poetike të poetëve të lauruar britanikë, Ben Johnson (11 Qershor 1572 – 6 Gusht 1637); Lord Tennyson (1809-1892); Robert Bridges (1913) dhe Masefield John (1930) si një nyje dominante në aspektin dallues të vetë poezisë. Në konsideratën time kam tentuar të shoh vlerat dhe vlerësimet e dhëna për to në fushën akademike, dhe njëkohësisht të artikulojë edhe lidhjet dhe vlerat për poezinë dhe poetët shqiptarë të një periudhe të caktuar, sidomos të asaj që u ndikua nga monizmi dhe ideologjia, po aq edhe të asaj që u zhvillua pas viteve 90-të. Por që të bëhet një lidhje e tillë natyrshëm së pari duhen sqaruar shkaqet, diferencat dhe arsyet pse poezia është gjuhë e përdoruar nga mjeshtrat e saj, mjeshtrat e fjalës. Po e nis nga fundi, si arsye për të sqaruar kryesoren në lidhje me konceptin teorik dhe filozofik të poezisë, jo të asaj që rëndom ndeshet dhe parashihet si e tillë, nën duar që e degjerojnë atë, sit ë tillë, nën ‘lirinë’ që kjo poezi i ka dhënë kohës së lëvrimit të saj.
Sipas Enciclopedisë britanike të njohur si “Enciklopedia Nelson” (Nelson’s Encyclopaedia) dihet që poezia është gjuha e përdorur nga mjeshtrat e saj, në mënyrë të atillë për të shprehur çdo gjë, që është e përfshirë në një përvojë-ndjenjë (përshembull: sensacione fizike), por edhe emocione dhe mendime. Dhe në këtë pikë është edhe dallimi tjetër që vjen midis poezisë dhe prozës. Një dallim në mes të poezisë dhe prozës është se në poezi shprehja e ndjenjave dhe emocioneve është fondamentale. Një ndryshim tjetër është se në prozë nuk ka nevojë për metrikën.
Pak a shumë është e vërtetë se një sasi proze është ritmike, por dihet ama gjithashtu se në prozë nënshtrohet ritmi i zhvillimit të vazhdueshëm. Në disa poezi themelore janë rimat (apo variacionet e tyre) dhe disa herë pëlqehen poezitë që kanë rima të përsëritura pa pushim, në përputhje me një skemë të caktuar ose model të cituar si stil i poetit, një model ritmik të asaj që është quajtur ‘metri’. Ky model mund të jetë në vargje të “mbyllura” ose “të hapura”. Lexoni me zë të lartë vargjet e mëposhtme të poetit Azem Shkreli tek poezia e tij e famshme “Liqeni”, dhe ju do të shihni se çfarë kuptohet këtu me vargje të mbyllura:
Këtu vargu i tretë përqafohet më vargun e parë dhe i katërti me të dytin, jo në aspektin e njohur tradicional, por në kuptimin modern të poezisë. Këtu është fuqia e fjalës dhe logjika e saj që përbën derivatin kuptues mes vargjeve dhe jo rima tradicionale. Por edhe dihet se Shkreli është cilësuar poeti që shënonte njëkohësisht kthesën e parë drejt hapjes dhe modernizimit të poezísë shqipe të Pasluftës. Shkreli u ngjít natyrshëm në kulmet e poezisë së sotme shqiptare dhe këtë vend ai e konsolidoi dhe e përforcoi nga njëra vepër poetike në tjetrën, deri në atë të fundit, që e la dorëshkrim “Zogj dhe gurë“, botuar më 1997. Ai ashtu si Shekspiri la në dorëshkrim vepra për tu mbajtur mend por edhe për tu pëlqyer nga lexuesi, ndoshta edhe pse ndonjëherë të heshtura nga kritika.
“Flas me ty,/ti hesht e luan me valë./Ti s’je më syri/im as loti i saj./Flas me ty,/ti shikon pulëbardhat./Për Shën-Naumin/paske zemër t’gjerë./Flas me ty,/ti kotesh mrekullie./Më vjen të zbres në fund t’fundit,/të vdes i gjelbër me alat.”
Edhe Shekspiri … problematik?! një shtysë për prozën shqiptare
Një nga mrekullitë e Shekspirit, “Komedia e Gabimeve” (The Comedy of Errors), është një ndër kryeveprat e tij, por e papëlqyer nga kritika. Nëse përdorim këtë fjalë që të kujtojmë punën e tij të parë në të cilën mjeshtëria e zbukurimit është pasqyruar, ajo është plotësisht një krijimtari e plotë arti, komplet e sukseshme në termin e vet, por problematike në disa drejtime. Në mjeshtërinë e tij art-qëndisëse letrare ajo është rivale e veprave të tjera të Shekspirit, më saktë e tetë prej nëntë veprave që fillojnë me “Riçardin e Tretë” dhe “Dashurisë së Humbur Punëtore”; dhe pastaj “Komedia e Gabimeve” është më kompaktja, edhe pse është më pak ambicioze, krahasuar me të tjerat. Ajo çuditërisht është mbajtur nën një nivel-kritikë të ulët, e akuzuar në të qënit një “mbi-derivat” i ndërtuar farsë pa ndonjë përputhje në literaturën e merituar. Ka qenë shpeshherë e luajtur, por gjithmonë një version i kryqëzuar dhe i konsiderueshëm. Kjo ka qenë thjesht, sepse ajo është shumë e shkurtër, më e shkurtra e gjithë krijimtarisë së Shekspirit. Ajo është bërë me dashje e tillë, që të meritojë një shtrirje të dubluar. Shumë herët ajo ka qenë zgjatur, në interpretime me nuancën e zgjatur të muzikës, këngëve, valleve, mikrive dhe dialogjeve shtesë. Artistët interpretues pa donjë dyshim kanë qenë inkurajuar në lojën e tyre nga nocioni se ajo është një farsë, dhe madje çdokush mund t’a trajtonte atë si një krijimtari ndryshe, dhe jo si një komedi. Amerikanja e letrave, Margaret Webster, ka shkruar: “është një nga të paktat komedi që mund të stilizohet në limitin e vëmendjes së drejtorit dhe me gjithë interpretimet e muzikës, baletit dhe trukeve të komedisë. Kështu ajo me gjithë këto avantazhe, është më shumë se një vepër e gjatë dhe e plotë, dhe jep shansin të futet në skenë edhe si pjesë e çdo kohe…”.
Kështu ndodh edhe me disa krijimtari të kohërave të ndryshme në letërsinë shqiptare. Shumë krijime të krijuara në vite, ndoshta me një ndikim të lehtë, krahasuar me të tjerat, nga letërsia e realizmit socialist, por edhe tregime e prozë e gjatë e krijuar pas viteve 90-të, mund të konsiderohen një ushqim për skenën shqiptare e më gjerë. Janë tregime, skica, komedi, skeçe dhe humore që kanë një vlerë të pallogaritshme, por që me pak prekje regjizoriale ata mund të kthehen në kryevepra të letërsisë shqiptare. Jo pak janë të tillat. Krijime të shumta janë jo vetëm një aspekt i rëndësishëm i kuptimit të fjalës krijues, por edhe një lidhje e ngushtë në aspektin e fjalës krijim në tërë kuptimin e saj. Duke ditur se lëtërsia shpjegohet nëpërmjet veprimit të faktorëve të ndryshëm siç janë: faktori historik, ekonomik, kulturor, ideologjik, social etj, ajo vetë si histori letërsie përfshin individin dhe autorin, dhe këtë të fundit si element jashtëzakonisht të rëndësishëm. Dhe sipas Rrahmanit “është autori përcaktues i kronologjisë e jo paraqitja e veprës letrare”, nëse kjo në disa raste nuk është e vetëquajtur, përpos arsyeve të njohura apo edhe të stisura nga klauzola të ndryshme (Rrahmani; 1999:13). Dhe natyrshëm, vepra letrare, më së shumti thelbi i saj, struktura, mjetet e shprehjes përbëjnë bazën e interesimeve të këtyre studimeve dhe jo ‘anekset’ që krijojnë problematika kulturore.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Estetika e fjalës, poststrukturializmi dhe skema e marrëdhënieve të ngurta
Estetika e fjalës, poststrukturializmi dhe skema e marrëdhënieve të ngurta
(Rreth prozës së Agron Tufës)
Fatmir Terziu
Ashtu si gëzimi, inati, ligësia dhe hakmarrja, edhe ‘serioziteti i fjalës në prozë, sidomos në prozën e gjatë, duhet kapur në fluturim’ dhe në ‘distancë’, thotë profesori John Bayley, i Universitetit të Oksfordit (Bayley; 1997:7). Agron Tufa, që ka lexuar botën që e rrethon si gjithçka, si hapësirë, si kudondodhje, por edhe që e ka kuptuar ‘botën’ nga erdhi ky ‘rrethim’ që lindi ‘duelet’, e ndjen me lehtësi ‘llapashitjen e reve rozë’, dhe ndjehet që në fjalitë e para të romanit të tij “Dueli” si një studiues brilant që mund të ketë kënaqur veten duke përqafuar aforizmin e Oscar Wilde’s së famshëm, për këtë qëllim. Oscar që e përqafon shakanë, po aq edhe seriozitetin dhe filozofinë e fjalës, fluturon si ajo dhe jeton në përjetësinë e agimit. Nuk ka asgjë në tërë këtë lidhje që s’mbetet e peshuar rreth urtësisë Wildeniane në prozën e Tufës. Dhe Oskar ndoshta ka gëzuar të paraqiturën fluturake, dhe vendosjen e tij në panteonin e pavdekshëm të perëndisë së artit, ndërsa Tufa me thjeshtësi dhe njohuri të thellë të fjalës filozofike, depërton drejt majave. Oscar thotë: “të dashurosh veten është fillimi i një romani të tërë të jetës”. Jashtë kësaj që thotë, Oscar, çka mund të jetë më shumë se kjo me të vërteta dhe të rreme, mund të jetë në të njëjtën kohë më e rrezikshme apo dhe më dritëshkurtër. Shkrimtari dhe studiuesi shqiptar, Abaz Veizi, e quan këtë “filozofia universale e romanit “Dueli” të shkrimtarit Agron Tufa”. (Veizi; 2003:141). Kadare shkon më tej duke e cilësuar këtë roman si ‘një nga krijimet më të bukura që më ka qëlluar të lexoj këto dhjetë vjetët e fundit të postkomunizmit’ (Kadare; 2007: 179). Pak më gjerë Arta Fuga shton: “i jemi mirënjohës Servantesit të madh për thyerjen magjistrale që i ka bërë skemës së marrëdhënieve të ngurta midis dhunuesit, viktimës dhe dalëzotësit. …Tufa, na paraqet estetikisht një spektër shumë të gjerë dhe të ndërlikuar marrëdhëniesh midis dhunuesit, viktimës dhe mbrojtësit të saj, por edhe kujtesës sonë kolektive që ka qenë shpesh e ideologjizuar”. (Fuga; 2004:179). Por, në fakt ashtu siç edhe Fuga e konstaton ky roman është një fabulë fillim e fund nën promovimin Frojdian të kompleksit të Edipit. Është shprehje e ‘hapur e dëshirave libidinale’ (Fuga; 2004:130). Kësisoj në këtë proces vjen edhe roli psikoanalitik i karaktereve që ndërron pozicion në kohë, hapësirë e vend. Njëkohësisht lind edhe arsyeja që vjen përpos ‘mjeshtërisë së fjalës’ për të përcaktuar lidhjen midis strukturalizmit dhe poststrukturalizmit.
Poststrukturalizmi
Duke lexuar romanin e Agron Tufës, poststrukturalizmi në prozën dhe poezinë shqiptare, të pas viteve 90-të, më së miri mund të kuptohet si një reagim ndaj përpjekjeve të hershme të strukturalizmit për të stabilizuar procedurat teorike më gjerë, pra në mënyrë më inkorporative. Ky kuptim mund të shihet edhe në studimin e Fugës, që nis me ‘fabulat’; ‘leximet’, ‘vazhdimin logjik të ngjarjeve’ apo edhe me ‘tjetërsimin’ si aspekte plotësues të lidhjeve midis strukturalizmit dhe poststrukturalizmit. Kështu, në romanin e Tufës ashtu si edhe në tërë krijimtarinë e mirëfilltë që i përket kësaj fushe është në thelb ajo që ndeshim, pra një kundërshti të asaj që lidhej me ‘triumfin heroik’, apo me një ‘fund të gëzuar ku viktima fitonte apo dilte fituese sipas një morali të përcaktuar’. Në krijimtarinë e kësaj periudhe kohore, në vend të qënit një teori më vete, poststrukturializmi propozoi modelin e një hetimi të shqetësuar për atë ç’ka ishte lënë anash, apo ishte e mënjanuar nga sistemet teorike të strukturalizmit. Por, në fakt në vend të kësaj poststrukturializmi argumentoi për një vëmendje të “përqendruar” në strukturat e një teksti, dhe nga dekonstruksioni i kuptimit të tekstit. Ajo që thekson Fuga është kuptimplote në këtë pikë: “i jemi mirënjohës Servantesit të madh për therjen magjistrale që i ka bërë skemës së marrëdhënieve të ngurta midis dhunuesit, viktimës dhe dalëzotësit” (Fuga; 2004:129). Edhe pse poststrukturalizmi përfshiu refuzimin e kërkesës për statusin shkencor-strukturialist, kjo teori në krijimtarinë shqiptare të pas viteve 1990-të, gjithashtu evoluoi nga shqetësimet e përbashkëta të strukturalizmit dhe disa supozimeve themelore të saj. Psikoanaliza, edhe pse e anashkaluar disi, apo edhe e panjohur në gjerësinë e saj, ishte vetë një pjesë e teorisë poststrukturaliste. Duhet theksuar këtu se edhe Zhak Lakan, (Jacques Lacan) një nga më të flaktët e teorisë së psikoanalizës, zakonisht konsiderohet si një poststrukturalist, dhe shqetësimet e psikoanalizës me kuptime të ngjeshura dhe me një tekst të zhdërvjellët poetik apo prozaik në krijimtarinë shqiptare të kësaj periudhe janë zakonisht preokupime poststrukturaliste në heshtje. Por, origjina e psikoanalizës vetvetiu indikoi në aparatin teorik të bashkangjiturën, që në teorinë strukturaliste është e njohur si “Grand teori”. Kësisoj, psikoanaliza në prozën shqiptare në përgjithësi shihet se demonstron vështirësinë e krijimit të dallimeve të shkoqitura midis strukturalizmit dhe suksesit të saj. Duke kundërshtuar kërkesat e kohës vetë psikoanaliza, lejoi kritikët poststrukturalistë që të braktisin kërkesat për të perceptuar provat teorike. Madje në të njëjtën kohë, kritikët erdhën të mbështetur në supozimet e veta edhe me ndihmën e organeve të ndryshme të shtypit e medias shqiptare në ‘tranzicion’, duke krijuar kështu një numër të dallueshëm kritikësh, që shfrytëzuan boshllëkun si hapësirë në krijimtari dhe kritikë, dhe ngucën një njohje derivate mes komuniteteve krijuese. Deri në fund të viteve 1990-të kjo dukje kritikësh e kishte më të përshtatshme për të folur për krijimtarinë e penguar dhe totalitare, se sa të analizonte këtë krijimtari nisur nga bashkëkohorja dhe teoritë e psikoanalizës apo poststrukturalizmit. Gjë që në fakt i kushtoi vetë ecurisë së kritikës, por edhe krijimtarisë. Në këtë hamulli fjalësh përfituan ata krijues që kishin në xhep një gjuhë të huaj, apo edhe një ‘shok’ apo mik në Botën e Letrave. Dhe shpejt e shpejt vunë prapa emrin dhe krijimtarisë së tyre edhe thëniet, apo vlerësimet e huaja, që shpeshherë ndodhte të ishin marë mes vapës së plazhit, apo diku në festa zyrtare me paratë e taksapaguesve. Dhe në këto ‘festa zyrtare’ pakkush kujtohet për ‘lidhjet teorike’ që vijnë nga kultura intelektuale dhe njohja e thellë shkencore.
Lidhjet teorike
Nga lidhja e brendshme në subjektin e romanit dhe nga teoria e Frojdit, po aq edhe nga gjetjet e Fugës dhe Veizit, ka dhe referime ndaj natyrës biologjike të njeriut dhe aspekteve të caktuara që Frojdi mendonte se qenë të rëndësishme në raportin midis trurit dhe funksioneve psikike. Në anën tjetër është edhe ajo që ne dimë në këtë lidhje nga gërshetimi i ngjarjeve në roman, ku ‘marrëdhëniet seksuale’ afrojnë një mundësi më të lehtë kuptimi për atë njohuri të thellë filozofike të autorit, në konceptimin dhe parashtrimin e ngjarjeve, që detajon në një mjedis tejet konfliktuale dhe anarkik. Këtu natyrshëm edhe teoria darviniste tejçon nëpërmjet fjalës proverbiale të Tufës si përshembull tek konteksti i saj: “Cof elefantin për pesë minuta” (faqe 45) apo edhe gjetke neper roman. Darvini pohon në mënyrë eksplicite se diferencat midis njeriut dhe kafshëve janë si diferenca cilësore, por edhe që përcaktohen në procesin evolutiv, në të cilin nuk eshte asgjë thelbësisht e re e ndikuese, pra “që të futet nga jashtë”. “Në thelb, njeriu është kafshë ose bir kafshe” neper sekuencat e romanit aq sa edhe ndikimi nga teoria vjen nga ajo qe dime se dhe “Frojdi e ka të qartë në mendje këtë definicion”. Materializmi dhe pozitivizmi i Frojdit e ndjejnë në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, por në mënyrë shumë më evidente, krizën e konceptimit të individit të gjeneruar nga darvinizmi, por ne romanin e Tufes ka nje argumentim logjik. Në këtë kuptim, Frojdi futet në rrugën e hapur nga teoritë darviniane, ndërsa Tufa na afron një roman ‘na paraqet estetikisht një spektër shumë të gjerë dhe të ndërlikuar marrëdhëniesh midis dhunuesit, viktimës dhe mbrojtësit të saj, që i ka munguar mizorisht jo vetëm letërsisë shqiptare, por edhe kujtesës sonë kolektive që ka qenë shpesh e ideologjizuar” (Fuga; 2004:130).
Mjeshtëria e fjalës
Duke vazhduar me të veçantën e Tufës, që në fakt është një pikasje e hershme e fjalës së tij nga studiues të shumtë të krijimtarisë së tij, natyrshëm nuk mund të lëmë mënjanë dhe pa trajtuar fuqinë shprehëse të fjalëve të tilla si ‘përshkënditur’; ‘përndezur’; (faqe 5) ‘përdëllyer’ (faqe7); ‘përhënur’ (faqe 13); ‘përçudshme’ (faqe 13 dhe 37); ‘përdielluara’ (faqe 25); ‘përanash’ (faqe 32); ‘përdhunë’ (faqe 33); ‘përpendikularisht’ (faqe 96) etj. Mes këtyre fjalëve autori forcon marrëdhëniet e kuptimit në tërësinë e lidhjeve dashuri-urrejtje-inat-seks-përdhunim-hakmarrje-mishërim-njëjësim-persekutor-viktimë. Nuk është thjesht një përdorim i ngjeshur i parafjalës ‘për’ në këto raste, aq sa për të krijuar ‘fjalë të reja’, por është mjeshtëria e fjalës që lidhet me të veçantës e këtij autori, që mendoj se është edhe lexues i shkëlqyer dhe njohës i mirë i teorive që më së shumti sot i duhen letërsisë dhe krijimtarisë shqiptare.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Ekrem Kryeziu si shkas për dallimin mes kronologjisë dhe shkaqeve
Ekrem Kryeziu si shkas për dallimin mes kronologjisë dhe shkaqeve
“Pranvera edhe mund të vonohet por, nuk mund të mos vijë.”
Fatmir Terziu
Në fushën e filmit shqiptar, prej kohësh është ndeshur edhe një pyetje që ka krijuar debate të ndryshme në krijimtarinë filmografike. Më së shumti të asaj që u krijua në Kosovë, në kohën e të qënit nën Jugosllavi. Është fjala për filmat e “Kosova Film”, por në fakt edhe për vetë pyetjen që vjen nga ky debat se “çfarë e bën të treguarën të ketë nominancën e duhur të kuptimit në një medium viziv”. Më saktë çfarë duhet kuptuar nga ajo që Maltby thekson se “Një definicion minimal i një të treguare (skenari) kërkon që skenari i bazuar në këtë të treguar të ketë një fillim dhe një fund, për të regjistruar ndryshimet me kalimin e kohës”. (Maltby; 1995:325). Por dihet në fakt se në kundërshtim me urtësinë popullore, çdo foto nuk tregon histori. Përkundrazi, çdo figurë, ose të paktën çdo fotografi e qëndrueshme, ka nevojë për një histori që të jetë ndërtuar rreth fotos apo imazhit, që ta vendosë atë në kontekstin e duhur temporal dhe për të siguruar atë me një “para dhe pas të njohure”, një tregim në të cilin ajo, pra fotoja është një moment i rëndësishëm. Kjo mund të argumentohet se kur një filmstrip është projektuar, pra në mënyrë që përkimi i fotove të krijojë iluzionin e lëvizjes, ndryshimi me kalimin e kohës bëhet i qartë dhe minimalja në përkufizimin “para-dhe-pas” të të treguarit është përmbushur. Por, nëse kjo argumentohet për krijimtari filmike që janë krijuar në një “liri amorfe”, për filmat e krijuar nën “Kosova Film”, natyrshëm kanë arsyen të quhen sukses përpos mjeshtërisë së regjisorëve, skenaristëve dhe gjithë realizuesve të tyre. Kur vëmë theksin në këtë meritë, natyrshëm lidhja imazh-skenar, pra ‘të treguarit’ që Maltby sqaron, i anon si meritë më tepër se kujtdo atyrë që mbajtën peshë filmin shqiptar në një kohë të vështirë në Kosovë. Një nga figurat më në zë të cilës i takojnë natyrshëm shumë merita është edhe Ekrem Kryeziu. Është një figurë e tillë, pasi në tërë filmat e shumtë që ai ka realizuar në kuadrin e “Kosova Film”, pyetja e lindur në një debat të lartcituar, “çfarë e bën të treguarën të ketë nominancën e duhur të kuptimit në një medium viziv” gjen përgjigje të vendosur dhe tepër të saktë. Ajo e gjen këtë pasi mjeshtëria e Kryeziut e ka konvetuar atë në një filozofi metaforash. Vetë Kryeziu sqaron për një nga filmat e tij, sidomos për filmin “Kur pranvera vonohet”, ku thekson se ky film “ishte (resh) ngjeshur me metafora, duke nisur nga ato të thjeshtat, e deri te metaforat sinestezike, të pakapshme për kokat e politikanëve serbë të asaj kohe. Kryeroli i filmit, Betim Kosova, interpretim i qëlluar i aktorit Hadi Shehu, në një skenë thotë: “Pranvera edhe mund të vonohet por, nuk mund të mos vijë.” Në film ka nocione alegorike, si në planin e dialogut, edhe në zbërthimin regjisorial të premisave estetike dhe socio-filozofike, të bollshme në skenarin e Azem dhe Ymer Shkrelit. Këtë gjuhë ezopike e kam zhvilluar edhe në zbërthimin vizual të ideve në nëntekstin e skenarit. Personazhet e vrarë nuk treten në harresë, ato janë përcjellëse të të gjallëve. Këtë gjuhë te “Kur pranvera vonohet”, që ishte risi regjisoriale, së paku në filmin e asaj kohe, e gjen edhe në disa drama “Lulëkuqet”, “Komploti Ilir”, “Kodi Shqiptar” (Kryeziu; “Shekulli” online). Duke kuptuar këtë filozofi të Kryeziut, natyrshëm sjellim ndërmend edhe atë që kritiku akademik Edward Branigan shtjellon: “Një karakter i cili vepron, flet, vëren ose ka mendime tipike të vëna në gojën e tij nga skenaristi apo regjisori, nuk është rreptësisht duke treguar ose paraqitur ndonjë gjë për ne, për arsye se spektatorët, apo lexuesit, nuk janë karakterë në atë botë. Karakteret ndoshta “tregojnë” ndodhinë për ne në një kuptim të gjerë, por vetëm përmes asaj “që jetojnë në” botën e tyre dhe të folurën e tyre në lidhje të tjera karakteresh. (Branigan, 1992:100).
Por shumica e analizave të narratives kërkojnë diçka tjetër lidhur me debatin rreth pyetjes në fjalë, diçka që e dallon narrativin nga lëvizja e thjeshtë e valëve të prishjes së ekuilibrit në kohë, në kinemanë tërheqëse që argëtoi shikuesit e Kosovës dhe atyre në Shqipëri, me faza dhe emocione që sot ndoshta nuk janë të barazvlershme. Për romancierin E. M. Fortster, vendimtar është në këtë pikë dallimi midis kronologjisë dhe shkaqeve. Sipas Forster deklarimi, “mbreti vdiq dhe pastaj mbretëresha mbeti vdekur“, nuk është një tregim, por “mbreti vdiq dhe pastaj mbretëresha vdiq nga hidhërimi” natyrshëm që është narative. Shprehja e shkakut kërkon një pozitë të njohurive jashtë përshkrimit të ngjarjeve: folësi i fjalisë së dytë në shembullin e mësipërm, duhet të di mirë marrëdhëniet në mes të dy ngjarjeve. Kështu edhe me lexuesit e intervistës së Profesorit Kryeziu, po aq edhe me debatuesit e pyetjes në fjalë dhe ‘dyshimit’ për ‘Kosova Film’.
Por komentet që u ngjallën në këtë drejtim natyrshëm janë larg arsyes së dallimit midis kronologjisë dhe shkaqeve. Kryeziu, për më së shumti i burgosur nga rregjimi i Miloshevicit, në një gjyq fars të tij, duket se është një themel i artë në kulturën e filmit shqiptar në Kosovë. Ai është një kronometër logjik që mat deri në derivatin më të vogël tërë të shkuarën dhe rrugën e saj në brazda artistike. Kryeziu ishte ndër të parët që me filmin “Por” në festivalin e filmit televiziv të ish Jugosllavisë u vlerësua si regjisori më i mirë. Shpërblimet e tjera vetëm sa e vërtetojnë këtë. Ai dëshironte që vlerat shqiptare dhe ato filmografike t’i ngrejë në nivel evropian. Mjafton të shënojmë këtë shprehje të një lexuesi online: “Nuk dua ta mbroj dike qtë cilin e mbronë vepra e tij por duke folur ca fjalë për këtë “Mohikan të fundit” dua t’i përkujtoj artistët e rinj të mos harrojnë prej nga janë. Këto fjalë i tha edhe zotëri Kryeziu në intervisten e gjatë që e pati me krijuesin e mirënjohur dhe publicistin e devotshëm Haqif Mulliqi.”
Referenca/Bibliografi:
Branigan, E. (1992) Komprehensioni narrativ dhe filmi. London: Rotledge.
Maltby, R. (1995) Kinemaja e Hollyvudit. London: Blackëell.
Kryeziu, E. (2009) “Arti në Kosovë, as verë as ujë”. Intervistë në gazetën
“Shekulli” online. (Intervistoi: Elsa Demo, 2.03.2009).
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Shkrime nga Fatmir Terziu:NJË ROMAN ME SHIJEN E OSCAR WILDE
EKREM KRYEZIU NJE FIGURE KOMPLEKSE DHE E NDERUAR
Curiculum Vitae
Shkollimi
1966–1970
Universiteti i arteve në Beograd
I diplomuar në Dramaturgji
Përvoja profesionale
1968 – 1973
TV Beograd, Folës, skenarist, redaktor dhe regjisor
1974-1981
TV Prishtina, Redaktor dhe Regjisor
1989-1999“
LABIA Shtëpia Muzikore Filmike, Prishtinë
Producent. Skenarist dhe Regjisor
1996-1999
Në Vitin 1996 Themelon degën e Dramaturgjisë në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës ku ligjëron dhe udhëheq me degën dramaturgjisë, dhe skenar te e filmit dhe historinë e dramës dhe tetarit botëror
Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Arteve
1999- 2002
IKON Office Solutions, Charlotte, NC, Site Representative
“Silver Hammer” Movie Company”, Charlotte, NC, Counselor
“Moss – Dragoti” Advertising Comp. NY, NY – Freelancer
2007-2008
Profesor i asocuar në Universitetin e Prishtinës në universitetin AAB & Universitetin Iliria
Publikime, Skenarë dhe Regji
1967 Një Lindje Film dokumentar
Prodhim nga Kosmet film
1969 Dhe dita e dasmës erdhi film dokumentar artistik Skenari & Regjia
Prodhim nga TV Beograd
1969 Luftëtarët Film dokumentar Skenari & Regjia
Prodhim nga Kosova Film Prishtinë
1971 Dita e Mërgimtarëve Film dokumentar, Regjia
Prodhim nga “Kosova Film” Prishtinë
Po vdes Rugova Film dokumentar Skenari & Regjia
Prodhim nga TV Beograd
Po e zëmë, po e zëmë TV seri Skenari & Regjia
Prodhim i TV Beograd
1971 Kronika nga Shqipëria TV Dokumentar kulturor Skenari & Regjia
Prodhim nga TV Beograd
Sofra TV Dokumentar kulturorë Skenari & Regjia
Prodhim nga TV Beograd
1972 Të Ngujuarit TV film
Prodhim i TV Beogradit programi ne gjuhen shqipe
1973 Pikë e Gur Film dokumentar Skenari & Regjia
Prodhim nga “Kosova Film”Prishtinë
1973 Të ngujuarit, Dramë (Teatri Popullor, Prishtinë)
1974 Buka TV Film 90 min. Skenari & Regjia
Prodhim i TV Beograd
Por, TV Film, Prodhim i TV Beogradit
Sulmi i kuq film artistik, asistent i regjisë Prodhim i Kosova Filmit
Mallkimi i kuajve Film dokumentar
Prodhim i TV Beogradit, programi i dytë
1975 Piktori Muslim Mulliqi
Prodhim i TV Beogradit, redaksia në gjuhen shqipe
1977 E Kafshoja terrin TV Film 87 min. Skenari & Regjia
Prodhim i TV Prishtinës
1978 Epoka Para Gjyqit TV Dramë
Prodhim i TV Prishtinës
Epoka Para Gjyqit” Dramë Teatri Popullor,Gjakovë
Kur Pranvera Vonohet Film artistik, 120 min dhe
Seri në katër episode nga 60 min
Prodhimi “Kosova Film” Prishtinë
1979 “Gjurmë të Bardha” Film artistik 100’ dhe seri 4. X 50 minuta
1980 “Tepricat” Film dokumentar
Prodhimi “Kosova Film” Prishtinë
1980 “Një Jetë e tërë” TV Film 90 min.
“Xhani Ballkaneze”Dramë televizive Prodhim i TV Prishtinës
1993 “Viktimat e Tivarit” TV film 90 min.
1994 “Rruga Pa kthim” TV Film 90 min.
1995 “Pa pardon” Video komedi, 70 min.
“Sherif Patrioti” Video komedi 65 min
1997 “Buka e Hidhur” Film artistik Prodhuar nga “Labia” Prishtinë
“Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna” Film artistik 83 min
Prodhuar nga “Labia” Prishtinë
1999 “Kosova’s Harvest” ( Të korrat e Kosovës) Skenar i shkruar SHBA, në anglisht është në proces në SHBA
2001 “Pranvera në Prishtinë” seri televizive 10X 80 min
2002 “Korridoret e Tmerrit” Dramë, Teatri Kombëtarë, Prishtinë
2003: “Epoka Para Gjyqit 1978-2003” Dramë, Teatri Kombëtarë Gjakovë
2004 “Lulëkuqet” Dramë, Tetari kombëtarë Gjakovë.
“Paravera nw Prishtinë” seri televizive 6 episode nga 60 minuta RTK
2005 “Dashuria” Dramë, Tetari kombëtarë Gjakovë.
“Drejt Jetës” Skenar për film Artistik Kosova Film Prishtinë
2006 “Komploti Ilir” Dramë, Tetari kombëtarë Gjakovë.
2007 “Përtej bunarëve” Film televiziv, Prodhim i RTK-s Prishtinë
“Përplasjet” Dramë, Tetari profesionist “Istref Begolli” Pejë
Publicistikë
Në të gjitha mjetet e informimit në Kosovë, Ish Jugosllavi, në Kroaci, Mali të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë, dhe SHBA, në gjuhen shqipe, gjuhen serbe, dhe gjuhen kroate janë botuar seri shkrimesh, analizash politike.
Shpërblimet
1973 “Një Lindje” film dokumentar. Shpërblimi i Kompanisë, “ORWO” DDR
1974 “Por” TV film në Festivalin Televiziv të Ish Jugosllavisë në Portorozh,Shpërblimi për regji
1978 “E Kafshoja Terrin” Filmi më i mirë, Regjia më e mirë e dhe Aktorja më e mirë në Festivalin Televiziv të Ish Jugosllavisë në Portorozh,
Filmi i përzgjedhur ta përfaqësoje Ish Federatën Jugosllave në Festivalin Ndërkombëtar “Prix d’ Italy” në Milano
1980 “Gjurmë të Bardha” “Arena e Bronztë” për Regji në Festivalin e Filmit të Ish Jugosllavisë “Pula ‘80”
1981 “Tepricat” Diploma për Regji në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër Artistik dhe Dokumentar në Beograd.
2008 “Përplasjet”, Shpërblimi Special për rolin kryesor në Festivalin gjithëkombëtar “Apolon” në Fier – Shqipëri
2008 Drama I & II. – Tetë drama botim i UVE Dukagjini, Pejë
Curiculum Vitae
Shkollimi
1966–1970
Universiteti i arteve në Beograd
I diplomuar në Dramaturgji
Përvoja profesionale
1968 – 1973
TV Beograd, Folës, skenarist, redaktor dhe regjisor
1974-1981
TV Prishtina, Redaktor dhe Regjisor
1989-1999“
LABIA Shtëpia Muzikore Filmike, Prishtinë
Producent. Skenarist dhe Regjisor
1996-1999
Në Vitin 1996 Themelon degën e Dramaturgjisë në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës ku ligjëron dhe udhëheq me degën dramaturgjisë, dhe skenar te e filmit dhe historinë e dramës dhe tetarit botëror
Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Arteve
1999- 2002
IKON Office Solutions, Charlotte, NC, Site Representative
“Silver Hammer” Movie Company”, Charlotte, NC, Counselor
“Moss – Dragoti” Advertising Comp. NY, NY – Freelancer
2007-2008
Profesor i asocuar në Universitetin e Prishtinës në universitetin AAB & Universitetin Iliria
Publikime, Skenarë dhe Regji
1967 Një Lindje Film dokumentar
Prodhim nga Kosmet film
1969 Dhe dita e dasmës erdhi film dokumentar artistik Skenari & Regjia
Prodhim nga TV Beograd
1969 Luftëtarët Film dokumentar Skenari & Regjia
Prodhim nga Kosova Film Prishtinë
1971 Dita e Mërgimtarëve Film dokumentar, Regjia
Prodhim nga “Kosova Film” Prishtinë
Po vdes Rugova Film dokumentar Skenari & Regjia
Prodhim nga TV Beograd
Po e zëmë, po e zëmë TV seri Skenari & Regjia
Prodhim i TV Beograd
1971 Kronika nga Shqipëria TV Dokumentar kulturor Skenari & Regjia
Prodhim nga TV Beograd
Sofra TV Dokumentar kulturorë Skenari & Regjia
Prodhim nga TV Beograd
1972 Të Ngujuarit TV film
Prodhim i TV Beogradit programi ne gjuhen shqipe
1973 Pikë e Gur Film dokumentar Skenari & Regjia
Prodhim nga “Kosova Film”Prishtinë
1973 Të ngujuarit, Dramë (Teatri Popullor, Prishtinë)
1974 Buka TV Film 90 min. Skenari & Regjia
Prodhim i TV Beograd
Por, TV Film, Prodhim i TV Beogradit
Sulmi i kuq film artistik, asistent i regjisë Prodhim i Kosova Filmit
Mallkimi i kuajve Film dokumentar
Prodhim i TV Beogradit, programi i dytë
1975 Piktori Muslim Mulliqi
Prodhim i TV Beogradit, redaksia në gjuhen shqipe
1977 E Kafshoja terrin TV Film 87 min. Skenari & Regjia
Prodhim i TV Prishtinës
1978 Epoka Para Gjyqit TV Dramë
Prodhim i TV Prishtinës
Epoka Para Gjyqit” Dramë Teatri Popullor,Gjakovë
Kur Pranvera Vonohet Film artistik, 120 min dhe
Seri në katër episode nga 60 min
Prodhimi “Kosova Film” Prishtinë
1979 “Gjurmë të Bardha” Film artistik 100’ dhe seri 4. X 50 minuta
1980 “Tepricat” Film dokumentar
Prodhimi “Kosova Film” Prishtinë
1980 “Një Jetë e tërë” TV Film 90 min.
“Xhani Ballkaneze”Dramë televizive Prodhim i TV Prishtinës
1993 “Viktimat e Tivarit” TV film 90 min.
1994 “Rruga Pa kthim” TV Film 90 min.
1995 “Pa pardon” Video komedi, 70 min.
“Sherif Patrioti” Video komedi 65 min
1997 “Buka e Hidhur” Film artistik Prodhuar nga “Labia” Prishtinë
“Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna” Film artistik 83 min
Prodhuar nga “Labia” Prishtinë
1999 “Kosova’s Harvest” ( Të korrat e Kosovës) Skenar i shkruar SHBA, në anglisht është në proces në SHBA
2001 “Pranvera në Prishtinë” seri televizive 10X 80 min
2002 “Korridoret e Tmerrit” Dramë, Teatri Kombëtarë, Prishtinë
2003: “Epoka Para Gjyqit 1978-2003” Dramë, Teatri Kombëtarë Gjakovë
2004 “Lulëkuqet” Dramë, Tetari kombëtarë Gjakovë.
“Paravera nw Prishtinë” seri televizive 6 episode nga 60 minuta RTK
2005 “Dashuria” Dramë, Tetari kombëtarë Gjakovë.
“Drejt Jetës” Skenar për film Artistik Kosova Film Prishtinë
2006 “Komploti Ilir” Dramë, Tetari kombëtarë Gjakovë.
2007 “Përtej bunarëve” Film televiziv, Prodhim i RTK-s Prishtinë
“Përplasjet” Dramë, Tetari profesionist “Istref Begolli” Pejë
Publicistikë
Në të gjitha mjetet e informimit në Kosovë, Ish Jugosllavi, në Kroaci, Mali të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë, dhe SHBA, në gjuhen shqipe, gjuhen serbe, dhe gjuhen kroate janë botuar seri shkrimesh, analizash politike.
Shpërblimet
1973 “Një Lindje” film dokumentar. Shpërblimi i Kompanisë, “ORWO” DDR
1974 “Por” TV film në Festivalin Televiziv të Ish Jugosllavisë në Portorozh,Shpërblimi për regji
1978 “E Kafshoja Terrin” Filmi më i mirë, Regjia më e mirë e dhe Aktorja më e mirë në Festivalin Televiziv të Ish Jugosllavisë në Portorozh,
Filmi i përzgjedhur ta përfaqësoje Ish Federatën Jugosllave në Festivalin Ndërkombëtar “Prix d’ Italy” në Milano
1980 “Gjurmë të Bardha” “Arena e Bronztë” për Regji në Festivalin e Filmit të Ish Jugosllavisë “Pula ‘80”
1981 “Tepricat” Diploma për Regji në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër Artistik dhe Dokumentar në Beograd.
2008 “Përplasjet”, Shpërblimi Special për rolin kryesor në Festivalin gjithëkombëtar “Apolon” në Fier – Shqipëri
2008 Drama I & II. – Tetë drama botim i UVE Dukagjini, Pejë
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Perceptimi në tregimin e Izet Shehut
Perceptimi në tregimin e Izet Shehut
Fatmir Terziu
Abstrakt
Në krijimtarinë e shkrimtarit Izet Shehu, unë gjeta perceptimin si karakteristikë të krijimtarisë së tij për të realizuar ‘vizatimin’ që ai krijon në prozën e tij me anë të fjalës. Dhe ky perceptim pranohet si një veçanti, thuajse në tërë krijimtarinë e tij, ku shihet se Shehu, ka rrokur dhe zhvilluar një stil të hollë të komunikimit ose diskursit etik me lexuesin e tij. Qasja ime është që të respektoj dallimet dhe të llogaris perceptimin dhe kontekstin si dy anë të rëndësishme, në tregimin e këtij autori, por edhe të sqarojë perceptimin dhe konceptin që lidhet me kuptimin pas-metafizik. Unë në këtë studim do të ndalem të analizojë perceptimin në tregimin e Shehut si një marrëveshje teorike, për dy arsye. Së pari, unë do të argumentoj se çdo mënyrë e perceptimeve ose diskursit komunikues apo të etikës në krijimtarinë e Izet Shehut, bazohet në njohurinë e tij dhe bagazhin kohor, por edhe ndikohet nga angazhimet metafizike në tërë kontekstin evolues të jetë-krijimtarisë së tij. Së dyti, unë duke u ndalur në përdorimin e elementeve të teorive të tre filozofëve, F.H. George, Kant dhe Aristotelit, do të krijojë një arsye më të lehtë për të kuptuar prozën e Shehut, sidomos tregimin e shkurtër të tij, i cili ka importuar bashkë me njohurinë e tij dhe bagazhin historiko-njohës edhe diapozone metafizike në teori dhe se këto lënë shanse për të nënkuptuar aspekte morale të asaj ndërmarrje që ka të bëjë, me kohën, hapësirën dhe vendin, por edhe me lidhjet historike dhe mesazhet për brezat, mënyrën se si ata duhet të bëhen të qarta, nga pena e këtij shkrimtari. Së fundi, nëpërmjet tregimit të tij parë në një eksplorim të shkurtër nga këndi i disa teorive analitike dhe bashkëkohëse etike do të synoj, pasqyrimin dhe do të sugjeroj studimin e mëtejshëm të Shehut. Në këtë mënyrë perceptimi dhe “zgjidhja e problemeve” të përbashkëta të shoqërisë për të cilën dikton dhe shkruan Shehu, është thelbësore për të paraprirë njohjen e diskursit etik.
Perceptimi në tregimin e Izet Shehut
Perceptimi në tregim është një metodë që krijon një “varietet letrar” që ndikohet nga ambienti, rrethanat, kushtet dhe mjaft arsye të tjera që shihen nga syri i shkrimtarit. Ndërsa, Izet Shehu përdor të gjitha senset e tij për të realizuar mesazhin e duhur nëpërmjet perceptimit. Ai krijon duke formuar imazhin e plotë të asaj që percepton dhe ndihet i qartë në dhënien e perceptimit të karakterit, rrethanave të jetës së tij, të cilat i di mirë lexuesi pasi e lexon dhe kupton thelbin që ‘ne mund të jemi gabim në lidhje me atë që ndodh rreth nesh” (F.H. George:1962:12). Në tregimin e Izet Shehut, “Dino”, karakteri është një njeri-urë e dy kohërave, që sillet nëpërmjet perceptimit për të realizuar jetën e përditshme. Autori e sheh këtë si një arsye filozofike të tejkalojë perceptimin e tij, nëpërmjet pamjes vizuale të karakterit, nëpërmjet perceptimit nga sytë e të tjerëve. Dhe këtu pikërisht është fakti i shtruar nga tregimtari:
“Dino ishte një plak rreth të shtatëdhjetave, i thinjur dhe i shogët, por faqekuq. Kush e shihte për herë të parë, nuk e besonte se ai kishte bërë në kohën e diktaturës komuniste plot njëzet e një vjet burg politik. Fytyra e tij shprehte gatishmërinë për të marrë pjesë në gëzimin dhe hidhërimin e kujtdo.”
Në këtë perceptim, tregimi luhatet arsyeshëm për të diktuar një pasqyrë, ndoshta të ndikuar nga faktori kohë e për të tejkaluar normën e perceptimit. Një karakter i tillë si Dino, i tregimit me të nëjtin titull të autorit, Izet Shehu, duket se është një kontekst teorik për të treguar dyzimin logjik me anë të perceptimit. Kanti thotë: “Mendimet pa përmbajtje janë të zbrazëta, intuitat pa koncepte janë të verbra.” (Kant; 1980:24). Kjo natyrshëm shihet qartë në një mori fjalësh që lidhen jo vetëm me përshkrimin e tij fizik, që nis me ‘fytyrën’ e tij dhe përfundon me ‘gatishmërinë’ e karakterit për të qenë sërish aktiv në jetën e përditshme. Këtë autori e percepton. Natyrshëm që ai e di se ‘molla e kuqe e ka krimbin brenda’, por këtë detaj e flirton me një preambulë të bukur filozofike që vjen nga postulati m-l i kohës që e mbylli karakterin e tij për 21 vjet vjet e që lidhet me gatishmërinë e tij, pra “Gjithmonë Gati!”.
Pika e fundit ngre një arsye më shumë për të kuptuar këtë ‘varietet letrar’ që vjen përpos perceptimit në tregim. Kjo pikë ndriçohet në tregim ngadalë. Gjuha merr një karakter të qetë, por nervozues në mendjen e lexuesit. Perceptohet çdo detaj. Fjalia është e saktë dhe e shkurtër. Komunikuese deri në detaj! Është një tregim që dallohet nga kompozicioni i tij i jashtëm, edhe pa u lexuar. Është një prozë që ka strukturë të jashtme model. Me një hyrje, mes dhe fund të përsosur. E gjithë kjo strukturë e perceptuar krijon mesazhin e fuqishëm që përmbyllet me një pyetje retorike, por tejet kuptimplote e filozofike. Kompozicioni i brendshëm i këtij tregimi është më i ndërlikuar. Futja e motivit është e arsyeshme dhe zhvillimi në dy kohë i motivimit kompozicional e bën atë të dallojë në llojin e vete. Tregimi duket si një arsye sqaruese në të lexuar ku naratori, (tregimtari) është njësuar plotësisht me tregimin, pra aty ku ai shfaq unin e tij brenda tregimit, dhe më tej ku karakteri duket paksa i çliruar nga ky “un”. Dhe heroi kryesor, Dino, është një rritje dhe zbritje në kurbën jetike të perceptuar nga Izet Shehu. Në këtë kurbë vepron thuajse tërë filozofia perceptuese. Autori sqaron në tregimin e tij:
“…Aty, mu tek këmbëza e parë e urës, një qen i zi e leshtor i lehu.
- Qelbës i fëlliqur! – i thirri plaku me një ton të trembur.
- Qeni u step dhe mori tutje nëpër kaçubet e dendura në breg të lumit. Dino kishte vite që mundohej dhe ushqehej me përralla. Në vitin 1992 mori gruan dhe ia mbathi për në kryeqytet. Fëmijë s’kishte. Kur u arrestua, e la gruan të re së bashku me nënën e tij. E gjora e priti për vite me radhë. Kur Dino u lirua, gruaja s’lindtte më, ndaj s’u gëzuan që s’u gëzuan me një bimëz të ngjizur me shpirtërat e tyre. Në kryeqytet, në fillim , u futën thuajse forcërisht në një dhomë të lagësht në katin e parë tek ish-shkolla e partisë. Pastaj, po forcërisht, i larguan prej andej. Ngritën një çadër në oborrin e shkollës. Edhe këtu i larguan…”
Pa perceptuar më tej, por vetëm me ‘qenin’ tek ura, thuajse kuptohet qartë e tërë fabula. Është jo më kot ky qen në tërë këtë perceptim letrar të autorit. Është një qen që ende ndikon, pengon, kafshon, zvarrit, dëmton, gjuan, qëllon, siglon dhe të nxjerr jashtë, pra të bën të shtosh retorikën e jetës duke të ndikuar tërësisht në jetën tënde, atë që autori e plotëson në perceptimin e tij:
“- Ku të mbytemi, moj grua, ku?
- Në lumin tonë, - ia priti me një ton të përmortshëm e shoqja.”
Dhe “në lumin tonë” është sërrish një term filozofik që ndërlidh me anë të ‘urës’ perceptuese në dy kohë. A nuk është kjo edukatë që ndikohej dhe tentohej me fjalën ‘tradhtar i Atdheut’, për çdo njeri që kërkonte arsyet e jetës gjetkë?! Këtu filozofia gjen më shumë arsye për të qëmtuar në shenjë. E gjithë kjo shenjë qëmtuese sjell e përcjell qenin, urën, lumin, fatin e jetës, shtëpinë, lirinë, premtimin, kuadraturat e vuajtjes, bodrumin, listat, zyrtarët, letrat e gënjeshtrën…
Përtej perceptimit, latimi i fjalës
Në tregimin “Tapitë”, autori shkon më tej. Përveç elementëve pak a shumë të jashtme, karakterizimi, ose perceptimi i karakterit bëhet nëpërmjet gjuhës, fjalëve, stilit të të folurit etj. Përshkrimi është më i detajuar dhe mjedisi kryesor funksion në bllok. Funksionon si i tillë se vjen me një pasuri të shëndoshë perceptimi, që fuqizohet nga bagazhi i tij filozofik nga e kaluara dhe lidhja e saj materiale. Pikërisht, Aristoteli e shpjegon perceptimin në aspektin e ndryshimeve materiale. Dhe sipas teorisë së tij këto ndryshime materiale janë arsye të bagazhit të njohurisë. I tillë është ky bagazh edhe në tregimin e Shehut. Është një bagazh domethënës që shihet edhe në komponencën e tërësisë me shkrimtarët e tjerë në këtë pikë. “Shkrimtarët e tjerë dhe vetë Izet Shehu në poezitë dhe tregimet e tyre kanë folur për natyrën kriminale të së kaluarës sonë, për vrasjen e humanitetit nga ajo kohë, për varret pa emër, për burgjet e asaj kohe…” (Sadik Bejko, gazeta “Albania”). Po në gazetën “Albania” të datës 26 Shkurt 2009 shkruhet: “Izeti vazhdon të ruajë stilin e tij, të butë, të ngrohtë, vital e në çast po aq shpërthyes, instinktiv dhe të natyrshëm. Tregimet e tij janë panorama dhe galeri të gjera ngjarjesh dhe personazhesh.” Duke parë ‘tonin’ rreth të cilit Bejko hulumton dhe analizon Shehun, duhet theksuar edhe ajo që ka lidhje me tërësinë e perceptimit në tregimet e këtij krijuesi shqiptar. Shehu esencën e të gjitha krijimeve të tij e merr nga historitë e vërteta, faktet e dëgjuara apo edhe nga një ndodhi aty-këtu rastësore, e cila u shpëton njerëzve të thjeshtë por jo syrit të mprehtë vëzhgues dhe analitik të sprovuar të këtij autori, shkruan më tej në artikullin e lartcituar, gazeta në fjalë. Kështu mes këtyre fakteve mediatike, tregimi i tij “Tapitë” sintetizohet si një tërësi perceptuese. Thuajse me një motiv më të shpejtë, shfaqet tregimi “E puthura e vdekur”. Por, edhe pse ndodh me një shpejtësi rrufe, udhëtimi i tij perceptues është sa dinamik, aq edhe stimulues. Një stimulim që vjen nga ëndrra të perceptuara qartë. Ëndrra që shfaqen e fishken. Ëndrra që kaplojnë instanca njerëzore në itinerarin mashkull-femër, si një komponent kohor për të ndriçuar dhe dhënë sqarimin e duhur të ‘dritëhijeve’ që vijnë nga pesha e një kohe të pikturuar nën fuqinë e ‘puthjes së vdekur’. Është një puthje e vdekur që sjell treguesin në vetën e parë, Shegën si perceptim dhe shkas perceptues dhe lidhjen liri-privim me një derivat kohor që shpallet nën psallme dhimbjesh të jetë-familiares së strukur tek fuqia nënë-baba. Autori pikëlidh në këtë derivat dhe zbulon perceptimin e tij: “I ndjeri babai im, në atë kohë, ishte në sanatoriumin e burgut. Nëna s’kishte mundësi të vinte gjer atje, pasi ne ishim tetë pjesëtarë të familjes dhe, më i madhi isha unë, në atë kohë 12-vjeçar e kështu me radhë të tjerët, siç shprehej shpesh e gjora nënë: “si gurët e tepsisë”.
Nëna ishte marrë vesh me Shegën, që e kishim banoren e lagjes, se, kur të shkonte ajo për ta takuar burrin e saj atje, në sanatoriumin e burgut, ku ishte dhe babai im, do të më merrte edhe mua me vete.
Shega e kishte miratuar këtë kërkesë të sime mëje. Me sa më kujtohet, se është një hon i tërë kohor që na ndan, nëna kishte përgatitur nja dy triko e tri palë çorape leshi, një kulaç, një copë djathi dhe ca gurabie. I kishte qepur në një thes bezeje.”
Pastaj e gjitha është një pushtet intrigues dhe vlerat janë aq tërheqëse, por edhe aq mjeshtërore. Izet Shehu percepton bukur, po aq gdhend mirë fjalën e tij duke prurë tregime të latuara me forma të hershme në kohë të modernes në letërsi. A nuk është e tillë fjala e tij: “… në botë paskësh dy soje; sojli dhe sojsezë, fisnikë dhe harbutë. Çdo gjë e gjallë në botë u ndaka në ata që kafshojnë dhe në ata që kafshohen. Dhe ky qenka ligji, thelbi i kësaj jete të ndyrë. Kjo për njerëzit dhe kafshët. Pra, për çdo gjë të gjallë në këtë botë…” (Tregimi: “Tapitë”).
Referenca/Bibliografi:
“Albania”, 26 Shkurt 2009.
Aristoteli, (1972). Cituar tek Sorabji, R. Aristoteli për
memorien. Londër: Duckworth.
Bejko, Sadik (2008) Artikull analitik në gazetën “Albania”.
George, F.H. (1962) Kognicioni. Londër: Metuen dhe Co
LTD
Hepburn, R. Elizabeth (1997) Bota postmetafizike dhe
diskurset etike. Liverpul: Revista e Filozofisë së
Aplikuar.
Kant, Emanuel (1982) Paqja perceptuale. Londër: Metuen
Kant, Emanuel (1964) Metafizika e moralit. Londër:
Penguin
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Ekzistenca dhe zbrazëtia në mendimin filozofik të Isuf Luzaj
Ekzistenca dhe zbrazëtia në mendimin filozofik të Isuf Luzaj
Fatmir Terziu
Lidhjet ndërmjet Filozofisë dhe Poezisë, ndërmjet vjershave dhe tregimeve të shkurtra, si dhe ndërmjet vetë shkrimeve politike, filozofike dhe dijedhënëse, për të përcaktuar aspektin filozofik të ekzistencës dhe boshësisë (zbrazëtia), janë aspekte që shënojnë gjetjen për një nga autorët shqiptarë që shpërtheu në fushën e letrave në vitet 30-të. Këto aspekte janë vetë arsye filozofike që diktojnë njohjen e plotë të veprës së Isuf Luzajt (Kaninë, Shqipëri, 1913 - Çikago, SHBA, 2000) dhe promovojnë vetë arsye që kërkojnë të shqyrtojnë lidhjet komplekse dhe të diskutueshme që ka informuar teoria letrare që nga antikiteti: pra dallimin në mes filozofisë dhe poezisë. Në këtë linjë duke parë krijimtarinë e Isuf Luzajt, duhen sqaruar tre fusha specifike në të cilat vepra e tij dikton më shumë si një aritje specifike: praktikën e të shkruarit në lidhje me oralitetin; arsyetimin interpretues të diskursit poetik dhe filozofik, si dhe të kuptuarit të vetë-historikes; si ritëm që shënon hapësira të ndryshme midis poezisë dhe filozofisë.
Oraliteti mund të përkufizohet si aspekt i mendimit dhe i shprehjes verbale të saj në shoqëri, ku teknologjitë e letrareve (sidomos shkrimi dhe e shkruara) janë të panjohura për shumicën e popullsisë. Studimi i oralitetit është bashkëveprim i ngushtë i forcave aleate në studimin e traditës gojore. Megjithatë, ajo ka implikime të gjera, duke prekur absolutisht çdo aspekt të ekonomisë, politikës dhe marrëdhënieve institucionale të njeriut si dhe zhvillimin e shoqërive në komunikimin me gojë. Kështu në këtë pikë vepra e Isuf Luzajt është një vepër jo thjesht krijuese, apo e cilësuar thjesht filozofike, ajo është një studim kompleks me tërë vlerat që kapin arsye të tilla faktuale për ta renditur atë në majat e mendimit krijues dhe filozofik shqiptar për kohën që ai veproi dhe krijoi në hapësirë, vend dhe kohë tjetër. Është ritmi i forcës që mjafton për të llogaritur këtë dhe për të detajuar se krijimtaria e tij, sidomos ajo në poezi është një element thelbësor për të kuptuarit e filozofisë dhe poezisë. Ritmi në fuqinë e shprehjes së fjalës së tij poetike thuajse në tërë poezinë e tij parashikon një përformancë tipike muzikaliteti që ushqehet nga etika dhe filozofia e njohurive të tij të pasura, dhe shkon përtej kuptimit metafizik mes asaj që quhet ‘opozitë’ në lidhjen poezi-filozofi dhe përcakton praktikën post-filozofike. Është kjo praktikë që diktohet edhe nga një lidhje e hershme mes dy filozofëve, shqiptarit Luzaj dhe francezit Sartre (Jean-Paul Charles Aymard Sartre (21 Qershor 1905 – 15 Prill 1980). Është kjo lidhje që diktohet nga vetë teoritë e tyre që lidhen reciprokisht. Pastaj kjo lidhje shihet edhe në një lidhje tjetër ndërmjetëse që zbulon edhe filozofin Beauvoir. Por jo vetëm kaq në këtë lidhje shfaqen edhe ndikimet e të dy filozofëve që burojnë nga idetë që bashkëshoqërojnë filozofinë e tyre. Sartre dhe vetë Luzaj shihen se në teoritë e tyre janë ndikuar nga shumë aspekte të filozofisë perëndimore. Ata ndër të tjera, janë përthithës të mjaft ideve nga Emanuel Kant, Georg Wilhelm Friedrich Hegel, Edmund Husserl dhe Martin Heidegger. Të dy ata, ashtu si edhe filozofët e lartpërmendur, sidomos lidhjet me Beauvoir, tregojnë se kanë prirje borgjeze, në kuptimin e jetesës dhe mendimit. Edhe në aspektet filozofike të nocioneve ‘shtypës’, shpirt-shkatërrues’ shihen ngjashmëritë e tyre. Sartre kësisoj njihet për aspektin filozofik të tij L’être et le Néant (“Të jesh dhe të qenët një hiç”) (1943), po aq edhe për filozofinë e tij të ekzistencializmit në kulturën letrare.
Ndërsa Luzaj njihet, ndër të tjera, për veprën me titull “Ekzistenca dhe boshësia”, që u botua në Tiranë në vitin 1996, e cila natyrshëm e rendit atë sipas Agim Vincës në “një pandan shqiptar i veprës “Qënia dhe Asgjëja” (Të jesh dhe të qenët një hiç), si e përkthen ai titullin e traktatit të njohur filozofik të Sartrit L’Etre e le Neant”
Kështu duke e parë krijimtarinë e tij dhe vlerësimet profesionale nga disa nga studiuesit më të shquar në fushat e filozofisë dhe letërsisë arsyeshëm diktohet edhe nevoja për të shqyrtuar dhe dallimet midis oralitetit dhe shkrimit, dallimet mes shenjave dhe gjurmëve gjinore në shkrim, dimensionin historik e tensionin midis filozofikes dhe poetikes së gjuhës, që mendojmë se do të shkonin përtej opozitares së klasifikuar midis filozofisë dhe poezisë. Sipas studiuesit Robert Elsie ky kompleks shqiptar i rëndësishëm për tu studiuar është: “autori i vjershave dhe tregimeve të shkurtra, si dhe i shkrimeve politike, filozofike dhe atyre në dijetari. Veprat e tij janë pak të njohura në Shqipëri deri në kohët e fundit. Ndër botimet e tij janë varg: “Gloria e çmendjes”, Tiranë: 1995; dhe “Lamtumira e yjeve” Tiranë: 2001. Më tej sipas studiuesit, publicistit dhe poetit Agim Vinca mësohet më qartë:
“Sipas disa të dhënave të bëra publike në kohë të fundit, që duhen verifikuar e hulumtuar edhe më tutje, del se Isuf Luzaj ishte mik dhe bashkëpunëtor i Sartrit dhe se ai është i vetmi intelektual shqiptar që e ka njohur personalisht atë (Sartrin). Edhe pse kishte qëndrim kritik ndaj doktrinës filozofike të kolegut të tij famëmadh dhe angazhimit të tij politik e intelektual, Sartri dhe Luzaj kanë vazhduar të kenë raporte të mira kolegjiale e miqësore. Në një fusnotë të librit Ekzistenca dhe boshësia, Luzaj shkruan: ” Gjatë vizitave të Sartrit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pata nderin të funksionoja si përkthyes i 18 Konferencave të tij në Universitetet e Indianës, Kolumbia dhe Harvard. Letrat e tij më kanë dhënë fuqi të punoj”. (Vinca, artikull: FILOZOFI SHQIPTAR, MIK I SARTRIT)
Sipas poetit dhe publicistit Xhevahir Spahiu, libri i parë i Isuf Luzajt është vëllimi poetik “Rrëfime”, botuar ne vitin 1937 me 293 faqe. Autorin e rrasën tre muaj në burg birucave të Ministrisë së Brendshme pas një kallëzimi prapa shpine nën akuzën: “poezia ‘Neroni’ nënkupton Naltmadhninë. Këtë libër dhe këtë burgosje të një njeriu të letrave deri më sot e ka mbuluar harrimi. Libri tjetër që ka parë dritën e botimit në Barcelonë më 1955, është romani social-politik “Lumenjtë zbresin të kuq” i shkruar në spanjisht, edhe ky me një histori më vete”.
Duke vazhduar kërkimet për figurën dhe veprën e filozofit Isuf Luzaj gjeta edhe një artikull të botuar në “Gazeta Shqiptare”. Ky artikull i shkruar në mënyrë tejet profesionale sqaron më saktë vlerat e Isuf Luzajt:
“Isufi, në faza vitesh duke i lënë mbrapa ato në vlerat e tyre arrin në vitin 1933 e vazhdon studimet në liceun “Louis Le Grand” dhe në kronologji të tyre mbaron studimet e larta në Universitetin e Sorbonës, i lauruar me tituj shkencor doktor në letërsi, doktor në filozofi. I plotësuar si intelektual i rangjeve të veçanta me jehonën e kohërave në histori që nga lashtësia me Eskilin, Sofokliun, Plutarkun, Sokratin e më, deri te iluministët me mbidishepullin Volter, e më vone sot në kohë të reja të Martin Heidegger e Sartre. Me këtë përgatitje të lartë, dyert e perëndimit për të mbeteshin të hapura, ai i braktisi ato rezidenca dhe e ktheu zemrën andej nga vinte zëri i lirisë, në Shqipëri. Me diplomën e dy doktoratave, zotërues i mëse tetë gjuhëve të huaja që nga latinishtja, greqishtja, persishtja, nis rrugën e një pelegrini, ky poliglot i karakterit nacionalist kombëtar i tejmbushur për të kërkuar lavdinë e tij maratonë që nga auditorët a Argjentinës, Amerikë e çfarë përfshijnë meridianët e paralelet e këtij globi në mbarë botën perëndimore. Nuk reshtnin e mbusheshin këto auditorë për të dëgjuar leksionet e mbi 120 veprave te tij në mbrojtjen e të gjitha vlerave shoqërore e më në gjerësi të ideve te tij për demokracinë. Isufi për nga karakteri i tij i lartë, dhe si mendimtar hyn në “Almanakun” Toltojan. Isufi me gjeografinë e gjerë të kulturës së tij e në luftën e pa mbarim kundër murtajës komuniste, sa vinte e tërhiqte vëmendjen perëndimore deri në sferat më të larta të shteteve. Parlamenti i Argjentinës i akordon medaljen e florinjtë: “LUCHADOR POR LA PAZ” . Po aty, krijon institutin francez, “LA FRANCE A L’Etre ANGER” i cili përshëndetet dhe vizitohet personalisht nga ish presidenti i Francës De Gaule. Në vitin 1956 presidenti i Amerikës i dorëzon medaljen “PAQE”. Nuk rreshti lavdia e tij, kur arrin vetë presidenti Regan t’i vendosë në qafën e tij të rrudhur me brazdat mishtore që mbanin në brendësinë e tyre historinë kombëtare, pjesë e së cilës ai u bë. Kjo ishte dekorata e lartë dhe aq domethënëse: “MËSUES I AMERIKËS”. Ja kush është Prof. Dr. Isuf Luzaj. Çfarë t’i numërosh më parë, lavdinë apo vuajtjet e tij; brenda lavdisë vuajta është bashkudhëtare.” (Gazeta Shqiptare: 13 Janar 2002, “Shqiptari i madh Isuf Luzaj”)
Duke vazhduar me gjetjen e Agim Vincës, shtojmë: “Duke folur për ekzistencializmin si rrymë filozofike, Luzaj pohon se: “ekzistencializmi është një rrymë që lindi nga angushia e dëshpërimit të kristianizmit; është një mënyrë mendimi që ka mbajtur metapsikologjinë kristiane, ndërsa braktisi metafizikën kristiane”. (Vinca: po aty). Në këtë mënyrë kuptohet qartë edhe lidhja e lartcituar filozofike e veprës së “shqiptarit të madh, historianit dhe filozofit të famshëm shqiptar që jetoi dhe punoi në Amerikë dhe që ka shkruar mbi 100 vepra për çështjen kombëtare, porse eshtrat i prehen në Vlorë” (Gazeta Shqiptare: po aty). Me dije për filozofinë dhe angazhimin e tij në këtë fushë na bën edhe shkrimtari Ndue Hila: “Në vitin 1955-1990 merr pjesë në kongreset botërore të filozofisë, si në Buenos Aires, Lima-Rio de Tangira, Paris, Bon, Londër, Romë, Madrit, Athinë, New York etj. (Hila: Shqip.dk)
Po ku duket kjo lidhje filozofike në poezinë e tij?
Mjafton të shohësh nga afër dy poezitë e tij “Thelbi, ekzistenca” dhe “Fati i konflikteve”, arrin të kuptosh se si mund të përcaktohet aspekti filozofik i ekzistencës dhe boshësisë (zbrazëtisë). Prof. Dr. Luzaj në mishërimin filozofik të teorisë së tij konceptin e ekzistencë dhe zbrazëtisë e përcjell në një nivel me konceptin filozofik të Heidegger. Vargje të tilla si “Ata ekzistojnë pa ekzistencën”, kanë krejt hapësirën filozofike për të kuptuar thelbin e kësaj lidhjeje…
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Romane psiko-socialë me vlera të mëdha atdhetare
Romane psiko-socialë me vlera të mëdha atdhetare
(Rreth krijimtarisë së shkrimtares Vilhelme Vranari (Haxhiraj)
Fatmir Terziu
Aristofani thotë, “atje ku është përparimi është dhe atdheu im”. Kjo thënie filozofike është edhe një nga udhërrëfyeset e tërë trilogjisë së romanit prej rreth 1000 fjalësh, “Vështroni Meduzën” të shkrimtares Vilhelme Vranari (Haxhiraj). Është një udhërrëfyese e heshtur, por me plagë të ndjeshme në zemër, thuajse në tërë krijimtarinë e saj të bollshme. Plagë që vijnë pikërisht nga ai virtyt i hershëm dhe besim i patundur në përparimin e Atdheut të saj, në begatinë e atij vendi, për të cilin u mohua, u sakrifikua pa shkak e arsye. Kjo duket edhe në fjalën që poeti i mirënjohur shqiptar, Xhevahir Spahiu, thotë: “si mbiemri i shoqes sime të shkollës pedagogjike Vranari, e tillë, e vranët ishte dhe jeta e saj. Duhej kohë që qielli të hapej dhe Vilhelmja ta kishte fjalën e vet.” (Spahiu: 2006:6). Por jo vetëm kaq për poetin shqiptar “Ajo vjen si Antigona për të qetësuar dhe mjekuar shpirtrat e lënduar të shqiptarëve” (Spahiu po aty). Libra si romani “Dhembje nëne“ të vlonjates, Vranari… shkruhen rrallë…”, thotë shkrimtari nga Kosova, Rifat Kukaj. Dhe në këtë udhërrëfesë letrare autorja me penën dhe mendjen e saj sqaron se vërtet ajo është “krenare që është bijë e Kaninës, pasardhëse e familjes së Gjergj Arianitit”. Për të në vendlindjen e saj është përparimi, aty është Atdheu! Është përparimi, edhe pse ky i privuar për një pjesë si ajo, ‘për gjysmën e shqiptarëve’ siç shprehet vetë autorja, po aq është edhe hapësira dhe vendi në tërësinë e munguar. Në atë hapësirë të së tërës ku ajo u mohua dhe u privua disa herë. Por, edhe pse e tillë rrodhi jeta për të dhe për fatin e saj, ajo “ka ardhur në strofën e shkrimtarëve si një kirurge me përvojë, që me bisturi ka nisur të operojë plagët e vjetra dhe të reja të shoqërisë shqiptare” (Odhise Grillo: 2006:6). Dhe jo më kot vetë autorja i quan këto tre romane ‘psiko-sociale me vlera të mëdha atdhetare, shoqërore dhe artistike” (Vranari: 2006:. Duke kapur pikërisht këtë aspekt të psiko-sociales në romanet e saj, apo më saktë në tërë krijimtarinë e saj të pasur në të gjitha zhanret, duhet theksuar se ajo ka lëvruar në poezi, fabula, tregime, skica, novela, letërsi për fëmijë, romane, skenare etj., unë mendoj të trajtoj atë që lidhet më së shumti me shqyrtimin e marrëdhënieve mes modernes letrare dhe narratives historike nëpërmjet udhëtimit në kohë, vend e hapësirë, për t’i afruar lexuesit dhe studiuesve të veprës së saj, njohje më të frytshme të perspektivës dhe psiko-sociales në tërë krijimtarinë e autores Vilhelme Vranari (Haxhiraj). Duke lexuar dhe shënuar kundërshtinë e narratives, duke përdorur analizat historike dhe letrare, unë do të synoj të depërtojë në tërë aspektet psiko-sociale që garanton autorja për të bërë më të lehtë të kuptuarit se si disiplina e letërsisë është zhvilluar në këtë kategori të romanit që u lëvrua në Shqipëri, pikërisht nga kjo kategori shkrimtarësh ‘të quajtur të vonuar’, për arsye të shpjeguara më lart. Në përgjithësi studiuesit kanë theksuar se pikërisht nga ky brez krijuesish, ‘nga kjo magazinë e artë vlerash’, ka ardhur një risi e re në shkëmbimin e vlerave të ndryshme, përfshirë edhe ato psiko-sociale, si një pasqyrë e kthjellët për të njohur historinë dhe thelbin e saj të konsumuar ndryshe. Shembujt janë plot. Kujtojmë Pjetër Arbnorin, Uran Kostrecin, Visar Zhitin, Uran Butkën, Fatos Kongolin, Agim Mustën, vetë autoren e marë në konsideratë, Vilhelme Vranari (Haxhiraj) etj., dhe natyrshëm kuptojmë arsyen e lartcituar. Pse themi kështu pikërisht për krijimtarinë e shkrimtares Vilhelme Vranari (Haxhiraj)?
Së pari, rasti në fjalë duke lexuar veprat e saj, më së shumti trilogjinë e saj, vetvetiu fokuson historinë dhe statusin e saj ndaj këtyre lidhjeve psiko-sociale të historisë si një tekst, më saktë si një tekst letrar, të joshur nga diskursi “letrar” i llojit të ri. Kjo autore, po ashtu edhe autorët e kësaj kategorie, e përdorin rastin e historisë së një gjini disiplinore që del nga ankthi i magazinuar nëpërmjet inkorporimit të dijes dhe njohurisë për rrethana të ngjashme apo sublime të historisë. Për shembull autorja Vilhelme Vranari (Haxhiraj) ka realizuar trilogjinë “Vështroni Meduzën”, duke përdorur materiale të marra nga “Arkivi Qendror Shqiptar”, “Muzeu Historik i Vlorës”, “Biblioteka Kombëtare”, “Enciklopedia shqiptare” etj,. Por kjo nuk është thjesht një ‘arkivë’ për të realizuar veprën e saj. Ajo është një shtysë historike për të fokusuar arkivën e saj të magazinuar në vite në memorien e saj. Ky rast mjafton të shohësh dhe përzgjedhësh brenda nocionit psiko-social tërë vlerat që autorja i përcjell nëpërmjet diskurseve të saj të kuriozitetit, spektakolares, ambientales, afreskes, gotikes, romantikes, sensacionales, që në fakt sipas secilit diskurs përshtaten dhe përshkruhen klasat e veçanta, ngjarjet, lidhjet, nënë-gjyshe-mbesë-nip-bijë-dhëndër, apo edhe më tej me natyrën në takimet në Itali, ku metafizika kryen rolin ndihmës në dobi të këtyre diskurseve. Këtu dalin rrjedhshëm dhe thjesht e saktë të gjitha disavantazhet historike, lexohen profesionalizmat dhe përfitimet që vijnë nga udhëtimi në hapësirë, vend dhe kohë, të cilin shkrimtarja e kryen në mënyrë të përsosur. Është një fakt që vjen nga kjo pikë. Në studimet e mëparshme, apo edhe në kritikat e hershme, shihen baza të ngulitura nga ideologjizmat dhe teori që synojnë kah tendencës së ngurtësimit të materialit tekst në krijimtarinë shqiptare, gjë që edhe sot nëpër gazeta apo fjalime nga kritikët dhe studiuesit e këtyre veprave synohen terma ‘eksperimentale’ për të dalë nga ajo rutinë e hershme, që në fakt deri diku dëmton edhe krijimtarinë, pasi fjalët e kritikës dhe analistëve nuk kapin thelbin bashkëkohor, por hendekun e daljes nga rutina. Disa, madje edhe autorë e krijues, këtë ‘eksperimentalizëm’ e pëlqejnë në kritikën shqiptare, sepse u del ‘me fjalë-ngrohtësi’, por kur bëhet fjalë për daljen e vlerave të veprës, zor se gjen dy fjalë për t’u mbështetur e dalluar njërin autor nga tjetri. Pikërisht këto eksperimentalizma me tendenca post-ideologjike, e kanë sfumuar rolin e diskurseve, madje e kanë kthye në tendenca konfliktuoze.
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Shkrime nga Fatmir Terziu:NJË ROMAN ME SHIJEN E OSCAR WILDE
E dyta, është se romani i shkrimtares shqiptare, huazon nga rasti historik një tematikë me vlerë. Trendi në kritikat e fundit ka qenë për të identifikuar dhe vënë në dukje krijimet e saj si ‘modele’ të shkruara në një moshë jo-relativisht të re, por më tepër kanë harruar se aspekti dhe rasti historik për autoren është një kalibër i mprehur hershëm, që në atë kohë kur ajo studioi, por u privua, kur punoi si mësuese, dhe u harrua për t’iu nënshtruar ‘edukimin në kudhrën e kuqe’, është një kalibër që tashmë qëllon vetëm në shenjë. Kjo mund të lexohet si një ngjashmëri në tekstet e kritikëve më të fundit si Nancy Armstrong, Lennard Davis, J. Pali, Michael McKeon, dhe të tjerë që kanë diskutuar rëndësinë e magazinimit të historisë për të prodhuar modele romanesh si këto që shkrimtarja i gatuan me zellin e shpirtit, talentin e saj të mbajtur gjallë dhe vlerat e magazinuara në vite. Rasti i historisë që detajon shkrimtarja, edhe pse kryesisht ka mbetur pa përgjigje nga kritika në promovimet e romaneve të autores, apo edhe në recensat e analizat për krijimtarinë e saj, vetvetiu jep një shembull bindës me narrativin, narrativin që synon zhvillimin e një modeli të ri, që ilustron rëndësinë e retorikës në ndërtimin e strategjive të disiplinës si ndryshim jetik dhe domethënës në shërbim të brezave. Vetë autorja u drejtohet të rinjve të shekullit të ri “jetojeni jetën se është e bukur. Mos u bëni preh e intrigave të kohës së vrazhdë që tjetërson njeriun, mos lejoni, jo vetëm kohën, por askënd që të vrasë shpirtrat tuaj të dëlirë…” Edhe pse me një tematikë ndryshe “Rrëfime në të perënduar” është thuajse një model koherent që buron nga ky subjektivitet i akumuluar. Në këtë libër, ku spikat potenciali intelektual dhe profesional i femrës, njëkohësisht autorja tregon se sa dhunues, i dëmshëm dhe ndrydhës është një stereotip, kur ai pranohet nga vetë ai segment i shoqërisë që gjykohet prej tij.
Ky libër ashtu siç thuhet është një hapësirë e hapur për të zbuluar veten si të strukur diku mes mijëra shkronjave dhe pa dashur për të belbëzuar: “Kjo është edhe jeta ime, edhe jotja, edhe e asaj…” Ndaj autorja i ka dhuruar lexuesit: “Një libër për të gjithë“, si në të gjitha librat e saj, edhe kur ajo shkruan për një kategori të caktuar, aty fap përfshihet e gjitha, e gjithë përvoja e saj si një bagraund për të gjithë.
Ajo i ofroi kështu romanit të saj një model i cili del në llojin e trilluar të tregimit si status më vete, dhe po aq nga përpjekja për të përfaqësuar historinë, me një mori ngjarjesh që pasojnë gradualisht nën sytë e saj udhëtues, dhe që janë organizues hap pas hapi të asaj që lidhet me interesin historik të fateve të Atdheut, të ndërlidhura këto si sublimitetet mbi rëndësinë e madhe.
Së treti, formalja dhe evoluimi i përgjithshëm si epikrizë shpirtërore në romanin e saj është afërsisht si një gjurmë jete, dhe ndriçon, atë të një lloji të ri. Ashtu, si një epikrizë psikoanalitike ajo lë gjurmë në një shteg të mbushur nga “kuriozja” si një model ndjeshmërie e epikrizës që përshkroi njeriu i saj, përmes realizimit dhe organizimit të fjalës ‘klinike’, dedikuar për interpretim të saktë të sipërfaqeve, dhe së fundi nektarit të brendshëm Oepidial që konceptohet në psikoanalizën e Frojdit. Pra si një lloj i ri, ai shihet qartë të demonstrojë, një fillesë me lidhje realiste të mbushura me frymë romantike e kritike të autores në bisedat dhe komunikimet e saj, duke argumentuar edhe faktin dhe fatin e tij historik.
Së fundi, trilogjia e shkrimtares Vilhelme Vranari (Haxhiraj) ndan një nga shqetësimet kryesore të një lloji të ri: si të tregojë aspektin jetik në mesin e njohurisë që del nga arsyeja e logjikës së vetë autores. Romanet e shkrimtares nuk kanë thjesht dëshmimin jetik-personal për të rishkruar pjesë të jetës apo riskun e jetës së saj, si një temë më vete, por shërbejnë si një mekanizëm logjik për prodhimin e subjektivitetit në shërbim të lexuesit. Natyrisht, përmes narrativit në tekstin e saj, duke kombinuar njohjet dhe materialet e mëparshme të historisë, ajo fsheh me durim ‘autobiografinë’, po aq edhe kronikën e vëzhgimit, dhe nuk ndihmon thjesht që të krijojë një imagjinatë, por një të vërtetë historike që nënshtrohet mes penës dhe fakteve sublime të saj, pra sjell modelin koherent që buron nga subjektiviteti i akumuluar nga përvoja i saj. Ndoshta edhe fjala e kritikut të hershëm shqiptar, Kallulli vjen në ndihmë në tërë këtë vlerësim për shkrimtaren, kur deklaron: “Vilhelmja është shkrimtare unikale…Pasuria jetësore që sjellë në mijëra faqe…është mbresëlënëse, autentike, dhe në shumë aspekte e papërfshirë në vepra autorësh të tjerë. Më e rëndësishmja, më e veçanta është interpretimi thellësisht demokratik që ajo iu bën ngjarjeve, personazheve, realiteteve shqiptare. Kjo vlerë e saj ideore-botëkuptimore është një prurje shumë e rëndësishme në letërsinë tonë. ” (Prof. Dr. Adriatik Kallulli, kritik, estet letrar)
Subjektiviteti i prozës dhe aspekti historik
Në tërë prozën e saj autorja subjektivitetin e akumuluar nga përvoja dhe jeta e saj e fokuson në elementin femëror, duke peneluar gruan me të gjitha vlerat dhe artificat e saj. Aftësia e saj prozatoreske shpie këtë fokus pastaj nëpër detaje të tjera ku historia është një zhbirim ekuacionesh enigmatike të përfshira në skutat e shoqërisë dhe vetë historisë. Është ajo që Butka dikton publikisht: “Me veprat e saj autorja nëpërmjet mesazheve që jep, i bën një nder kombit. Përmes veprave psiko-sociale, Vilhelmja i bën autopsinë shoqërisë sonë dje dhe sot.” (Uran Butka) Duke lidhur aspekte historike që konvergojnë në një pikë, familjen, aspektin e saj ekonomiko-social, apo psiko-social, të tendosur nën fat-pushtetin e parasë, Vranari, përcjell një kronologji temporale risish dhe dikton arsyen e thënies së Hasan Zyko Kamberit për ‘pushtetin e parasë”. Dhe më pas në tërë përshkrimin artistiko-letrar të shkrimtares problemet që lidhen me paranë janë diçitura jete. Janë të tilla, pasi vetë agresiviteti dhe mondanizmi lustër i një shoqërie problematike i prodhon si të tilla. Janë taksat, që sillen si një kamuflazh i paaftësisë dhe trillit korruptiv qytetar që sillen si fakt, por edhe ‘aritmetika racionale’ që vjen nën mentalitete kalimtare. Udhëtimi tipik i autores që zbulon këto fakte dhe detaje nuk është një udhëtim i stisur, as edhe imagjinar, por një udhëtim që prudizon aspektet historike duke i pikëtakuar ato me kohën. Kështu vendi, koha dhe hapësira janë tre pika ndërlidhëse që ndeshen ngeshëm në trilogjinë e autores, po aq edhe në tërë krijimtarinë e saj.
Vranari e shtron të shkuarën duke vënë e në sitën historike, e zbulon të sotmen në tërë shumësin e saj dhe e parapërgatit të nesërmen si një tufë me aromë germash dhe fjalësh plot nektar. Me këtë nektar të mbledhur viteve të jetës së saj plot sakrifica ajo i dëshmon dhe i ridëshmon historisë me penën e saj, por edhe zbulon perlat e shtrenjta figurative shqiptare si ‘patkonjtë e kuajve lëshonin xixa dhe dukej sikur nuk e preknin tokën’ (“Prolog jete” faqe 133) apo po aty “errësira e kohës më përfshin me terrin e saj” (faqe 66), “nuk mbahet nepërka në gji” (faqe 242) dhe më tej tek romani i dytë “Vështroni Meduzën”: “gruaja sjell bukurinë e jetës dhe qetësinë e shpirtit” (faqe 138), “bukuria magjepsëse e natës” (faqe 174) dhe tek romani i tretë nga kjo seri “Dilema e së nesërmes”: “mundja gjithë mllefin dhe mallin” (faqe 62), “tjetri të fal gomarin, ti e shikon nga dhëmbët” (faqe 286) etj. Por ‘nektari’ i dalë nga pena e saj shpërndan farën patriotike shqiptare nga njëri cep në tjetrin, në një gjeografi të gjerë, në një hapësirë tërësisht shqiptare dhe të lidhur me aspektet shqiptare, kur kjo hapësirë i përket të huajës. Në këtë gjeografi është edhe larmia e figurave reale historike që udhëtojnë në hapësirë, vend dhe kohë, e që vijnë në një kronologji të plotë e tepër domethënëse. Në tërë këtë kronologji domethënëse është edhe besimi tek Zoti, besimi që nën fjalën e autores radhit e flet qartë, si psh kur sjedh rastin e Safet Butkës (“Prolog jete” faqe 190): “Unë e çmoj shumë për mendjen e hollë që ka. Njerëz me intelekt të tillë i duhen Shqipërisë, që të eci krahas vendeve të tjera perëndimore. Këtë orientim jep ai. Duke pasur parasysh përbërjen e shqiptarëve me tri besime fetare, ai jep mesazhin e vëllazërimit dhe mirëkuptimit: “Kurrë mos u bëftë Shqipëria pa të krishterët!”.
Lidhjet historike dhe dëshmia prozaike
Krahas kësaj Vranari sjell herë pas here edhe këngë të hershme me vlera historike. Arsyet e prurjes së këtyre këngëve, janë parantesa që dëshmojnë lidhjet historike të shqiptarëve mes folklorit dhe vlerave të krijuara nga vetë ata. Këngët janë aspekte filozofike që parashtrojnë momente interesante. Këto momente interesante që më pas kërkojnë emergjencën e shkrimtares për të siguruar komplet kuptimin e nocionit filozofik hapësirë-vend-kohë. Ajo në tërë prozën e saj vendos edhe lidhjet e ndryshme historike midis shqiptarëve të ndikuar nga arsyet kohore dhe ndonjëherë edhe pragmatike. Kështu në faqen 122 të “Prolog jete” aspekti historiko-analitik i lidhjeve krushqi-miqësi midis familjeve është dhënë si një aspekt që dikton forcimin e pozitave të tyre politike dhe ekonomike. Por këto lidhje janë aspekte, jo thjesht historike, ata janë domosdoshmëri për të theksuar e sqaruar aspektin historik nga kjo pikë, por edhe për të diktuar një nga zërat më në zë të letërsisë femërore bashkëkohore në Shqipëri. Mujë Buçpapaj shton duke plotësuar në mënyrë të fuqishme zërin e saj në letërsinë bashkëkohore: “Duhet të të digjet shpirti si zjarr që t’u thuash të tjerëve diçka. Ky mendim të vjen në mend kur ke përpara librat e njërës prej zërave identikë të letërsisë bashkëkohore shqiptare, të shkrimtares më interesante të letërsisë sonë …” (Mujë Buçpapaj, gazetar. shkrimtar)
Kështu në tërë krijimtarinë e saj ajo dikton një udhëvazhdim të asaj që ne e kemi ndeshur edhe më parë në krijimtarinë shqiptare, sidomos tek shkrimtari ynë Petro Marko. Odhise Grillo në fjalën e tij për këtë pikë shprehet: “Petro Marko s’është më. Por ja, sot e kemi sot mes nesh.” (Prof. Odhise Grillo, shkrimtar- redaktor i 11 librave të autores). Zhiti e fuqizon këtë: “Kur Izabel Alende u njoh si shkrimtare, e quajtën Markezi me fustan. Jemi në Vlorë dhe para lexuesit kemi një autore vlonjate. Për analogji, sot para jush kemi Petro Markon me fustan.” (Visar Zhiti, poet) Thuajse në mënyrë të përafërt Bubani shkruan: “Zonja shkrimtare me krijimet e saj ka vendosur një gurë të rëndë në themelet e letërsisë shqipe. Vilhelmja ka lindur shkrimtare, nuk u bë sot.” (Bubani, shkrimtar) Por, duke përfunduar le ta mbyllim me këtë vlerësim të Gaçes: “Proza e saj është tërheqëse dhe për vetë faktin se ngjarjet dhe detajet ndodhin brenda sferave të shoqërisë. Kjo bën që përfytyrimi dhe mesazhi që ai përfiton vjen më i plotë, i natyrshëm…” (Bardhosh Gaçe: 1998:219).
Ky libër ashtu siç thuhet është një hapësirë e hapur për të zbuluar veten si të strukur diku mes mijëra shkronjave dhe pa dashur për të belbëzuar: “Kjo është edhe jeta ime, edhe jotja, edhe e asaj…” Ndaj autorja i ka dhuruar lexuesit: “Një libër për të gjithë“, si në të gjitha librat e saj, edhe kur ajo shkruan për një kategori të caktuar, aty fap përfshihet e gjitha, e gjithë përvoja e saj si një bagraund për të gjithë.
Ajo i ofroi kështu romanit të saj një model i cili del në llojin e trilluar të tregimit si status më vete, dhe po aq nga përpjekja për të përfaqësuar historinë, me një mori ngjarjesh që pasojnë gradualisht nën sytë e saj udhëtues, dhe që janë organizues hap pas hapi të asaj që lidhet me interesin historik të fateve të Atdheut, të ndërlidhura këto si sublimitetet mbi rëndësinë e madhe.
Së treti, formalja dhe evoluimi i përgjithshëm si epikrizë shpirtërore në romanin e saj është afërsisht si një gjurmë jete, dhe ndriçon, atë të një lloji të ri. Ashtu, si një epikrizë psikoanalitike ajo lë gjurmë në një shteg të mbushur nga “kuriozja” si një model ndjeshmërie e epikrizës që përshkroi njeriu i saj, përmes realizimit dhe organizimit të fjalës ‘klinike’, dedikuar për interpretim të saktë të sipërfaqeve, dhe së fundi nektarit të brendshëm Oepidial që konceptohet në psikoanalizën e Frojdit. Pra si një lloj i ri, ai shihet qartë të demonstrojë, një fillesë me lidhje realiste të mbushura me frymë romantike e kritike të autores në bisedat dhe komunikimet e saj, duke argumentuar edhe faktin dhe fatin e tij historik.
Së fundi, trilogjia e shkrimtares Vilhelme Vranari (Haxhiraj) ndan një nga shqetësimet kryesore të një lloji të ri: si të tregojë aspektin jetik në mesin e njohurisë që del nga arsyeja e logjikës së vetë autores. Romanet e shkrimtares nuk kanë thjesht dëshmimin jetik-personal për të rishkruar pjesë të jetës apo riskun e jetës së saj, si një temë më vete, por shërbejnë si një mekanizëm logjik për prodhimin e subjektivitetit në shërbim të lexuesit. Natyrisht, përmes narrativit në tekstin e saj, duke kombinuar njohjet dhe materialet e mëparshme të historisë, ajo fsheh me durim ‘autobiografinë’, po aq edhe kronikën e vëzhgimit, dhe nuk ndihmon thjesht që të krijojë një imagjinatë, por një të vërtetë historike që nënshtrohet mes penës dhe fakteve sublime të saj, pra sjell modelin koherent që buron nga subjektiviteti i akumuluar nga përvoja i saj. Ndoshta edhe fjala e kritikut të hershëm shqiptar, Kallulli vjen në ndihmë në tërë këtë vlerësim për shkrimtaren, kur deklaron: “Vilhelmja është shkrimtare unikale…Pasuria jetësore që sjellë në mijëra faqe…është mbresëlënëse, autentike, dhe në shumë aspekte e papërfshirë në vepra autorësh të tjerë. Më e rëndësishmja, më e veçanta është interpretimi thellësisht demokratik që ajo iu bën ngjarjeve, personazheve, realiteteve shqiptare. Kjo vlerë e saj ideore-botëkuptimore është një prurje shumë e rëndësishme në letërsinë tonë. ” (Prof. Dr. Adriatik Kallulli, kritik, estet letrar)
Subjektiviteti i prozës dhe aspekti historik
Në tërë prozën e saj autorja subjektivitetin e akumuluar nga përvoja dhe jeta e saj e fokuson në elementin femëror, duke peneluar gruan me të gjitha vlerat dhe artificat e saj. Aftësia e saj prozatoreske shpie këtë fokus pastaj nëpër detaje të tjera ku historia është një zhbirim ekuacionesh enigmatike të përfshira në skutat e shoqërisë dhe vetë historisë. Është ajo që Butka dikton publikisht: “Me veprat e saj autorja nëpërmjet mesazheve që jep, i bën një nder kombit. Përmes veprave psiko-sociale, Vilhelmja i bën autopsinë shoqërisë sonë dje dhe sot.” (Uran Butka) Duke lidhur aspekte historike që konvergojnë në një pikë, familjen, aspektin e saj ekonomiko-social, apo psiko-social, të tendosur nën fat-pushtetin e parasë, Vranari, përcjell një kronologji temporale risish dhe dikton arsyen e thënies së Hasan Zyko Kamberit për ‘pushtetin e parasë”. Dhe më pas në tërë përshkrimin artistiko-letrar të shkrimtares problemet që lidhen me paranë janë diçitura jete. Janë të tilla, pasi vetë agresiviteti dhe mondanizmi lustër i një shoqërie problematike i prodhon si të tilla. Janë taksat, që sillen si një kamuflazh i paaftësisë dhe trillit korruptiv qytetar që sillen si fakt, por edhe ‘aritmetika racionale’ që vjen nën mentalitete kalimtare. Udhëtimi tipik i autores që zbulon këto fakte dhe detaje nuk është një udhëtim i stisur, as edhe imagjinar, por një udhëtim që prudizon aspektet historike duke i pikëtakuar ato me kohën. Kështu vendi, koha dhe hapësira janë tre pika ndërlidhëse që ndeshen ngeshëm në trilogjinë e autores, po aq edhe në tërë krijimtarinë e saj.
Vranari e shtron të shkuarën duke vënë e në sitën historike, e zbulon të sotmen në tërë shumësin e saj dhe e parapërgatit të nesërmen si një tufë me aromë germash dhe fjalësh plot nektar. Me këtë nektar të mbledhur viteve të jetës së saj plot sakrifica ajo i dëshmon dhe i ridëshmon historisë me penën e saj, por edhe zbulon perlat e shtrenjta figurative shqiptare si ‘patkonjtë e kuajve lëshonin xixa dhe dukej sikur nuk e preknin tokën’ (“Prolog jete” faqe 133) apo po aty “errësira e kohës më përfshin me terrin e saj” (faqe 66), “nuk mbahet nepërka në gji” (faqe 242) dhe më tej tek romani i dytë “Vështroni Meduzën”: “gruaja sjell bukurinë e jetës dhe qetësinë e shpirtit” (faqe 138), “bukuria magjepsëse e natës” (faqe 174) dhe tek romani i tretë nga kjo seri “Dilema e së nesërmes”: “mundja gjithë mllefin dhe mallin” (faqe 62), “tjetri të fal gomarin, ti e shikon nga dhëmbët” (faqe 286) etj. Por ‘nektari’ i dalë nga pena e saj shpërndan farën patriotike shqiptare nga njëri cep në tjetrin, në një gjeografi të gjerë, në një hapësirë tërësisht shqiptare dhe të lidhur me aspektet shqiptare, kur kjo hapësirë i përket të huajës. Në këtë gjeografi është edhe larmia e figurave reale historike që udhëtojnë në hapësirë, vend dhe kohë, e që vijnë në një kronologji të plotë e tepër domethënëse. Në tërë këtë kronologji domethënëse është edhe besimi tek Zoti, besimi që nën fjalën e autores radhit e flet qartë, si psh kur sjedh rastin e Safet Butkës (“Prolog jete” faqe 190): “Unë e çmoj shumë për mendjen e hollë që ka. Njerëz me intelekt të tillë i duhen Shqipërisë, që të eci krahas vendeve të tjera perëndimore. Këtë orientim jep ai. Duke pasur parasysh përbërjen e shqiptarëve me tri besime fetare, ai jep mesazhin e vëllazërimit dhe mirëkuptimit: “Kurrë mos u bëftë Shqipëria pa të krishterët!”.
Lidhjet historike dhe dëshmia prozaike
Krahas kësaj Vranari sjell herë pas here edhe këngë të hershme me vlera historike. Arsyet e prurjes së këtyre këngëve, janë parantesa që dëshmojnë lidhjet historike të shqiptarëve mes folklorit dhe vlerave të krijuara nga vetë ata. Këngët janë aspekte filozofike që parashtrojnë momente interesante. Këto momente interesante që më pas kërkojnë emergjencën e shkrimtares për të siguruar komplet kuptimin e nocionit filozofik hapësirë-vend-kohë. Ajo në tërë prozën e saj vendos edhe lidhjet e ndryshme historike midis shqiptarëve të ndikuar nga arsyet kohore dhe ndonjëherë edhe pragmatike. Kështu në faqen 122 të “Prolog jete” aspekti historiko-analitik i lidhjeve krushqi-miqësi midis familjeve është dhënë si një aspekt që dikton forcimin e pozitave të tyre politike dhe ekonomike. Por këto lidhje janë aspekte, jo thjesht historike, ata janë domosdoshmëri për të theksuar e sqaruar aspektin historik nga kjo pikë, por edhe për të diktuar një nga zërat më në zë të letërsisë femërore bashkëkohore në Shqipëri. Mujë Buçpapaj shton duke plotësuar në mënyrë të fuqishme zërin e saj në letërsinë bashkëkohore: “Duhet të të digjet shpirti si zjarr që t’u thuash të tjerëve diçka. Ky mendim të vjen në mend kur ke përpara librat e njërës prej zërave identikë të letërsisë bashkëkohore shqiptare, të shkrimtares më interesante të letërsisë sonë …” (Mujë Buçpapaj, gazetar. shkrimtar)
Kështu në tërë krijimtarinë e saj ajo dikton një udhëvazhdim të asaj që ne e kemi ndeshur edhe më parë në krijimtarinë shqiptare, sidomos tek shkrimtari ynë Petro Marko. Odhise Grillo në fjalën e tij për këtë pikë shprehet: “Petro Marko s’është më. Por ja, sot e kemi sot mes nesh.” (Prof. Odhise Grillo, shkrimtar- redaktor i 11 librave të autores). Zhiti e fuqizon këtë: “Kur Izabel Alende u njoh si shkrimtare, e quajtën Markezi me fustan. Jemi në Vlorë dhe para lexuesit kemi një autore vlonjate. Për analogji, sot para jush kemi Petro Markon me fustan.” (Visar Zhiti, poet) Thuajse në mënyrë të përafërt Bubani shkruan: “Zonja shkrimtare me krijimet e saj ka vendosur një gurë të rëndë në themelet e letërsisë shqipe. Vilhelmja ka lindur shkrimtare, nuk u bë sot.” (Bubani, shkrimtar) Por, duke përfunduar le ta mbyllim me këtë vlerësim të Gaçes: “Proza e saj është tërheqëse dhe për vetë faktin se ngjarjet dhe detajet ndodhin brenda sferave të shoqërisë. Kjo bën që përfytyrimi dhe mesazhi që ai përfiton vjen më i plotë, i natyrshëm…” (Bardhosh Gaçe: 1998:219).
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Regjizori fuqiplotë i filmografisë shqiptare
Regjizori fuqiplotë i filmografisë shqiptare
Fatmir Terziu
Është njeriu që iu përkushtua tërësisht filmit. Njeriu që si shumë emra të mëdhenj të kinematografisë botërore, Spielberg, Tarantino, Eastwood, Allen etj, diti mjeshtërisht të zotërojë skenarin, skriptin, storybordin, vendshikimin, kameran, editimin, montazhin dhe tërë proceset që i përkasin realizimit të një filmi. Është mjeshtri Ekrem Kryeziu. Ai ka lindur në vitin e zjarrtë të Luftës së egër Botërore, në vitin 1943 në Pejë, Kosovë. Ka lindur në një vit që shtoi së tepërmi problemet në vendlidjen e tij. Është regjisor për film dhe televizion, autor filmi dhe producent filmi nga Kosova. Është diplomuar në Akademinë e Filmit në Beograd, dega e dramaturgjisë, në klasën e prof. Josip Kulungjic. Si student ishte i angazhuar në TVB në punët e spikerit e më vonë edhe të regjisorit në redaksinë në gjuhën shqipe të TV Beogradit. Nga ajo kohë fillon edhe puna e tij si regjisor në TV dhe kinematografi. Momentalisht ligjëron në Prishtinë lëndën e dramaturgjisë. Radhitet si regjisori produktiv në prodhimin e filmit, televizionit dhe teatrit në Kosovë. Ekrem KRYEZIU, pumoi në TVB nga fillimi i vitit 1966. Si profesionist i vërtetë pas shkollimit në Akademinë e Filmit luajti një rol me rendësi në aftësimin dhe përkujdesjen artistike të punës me kamera të xhiruesve të redaksisë Shqipe në TVB gjatë viteve 1967-1973. Në vitin 1967 mori pjesë në realizimin e filmit të parë në gjuhën shqipe “UKA I BJESHKËVE TË NEMURA” (1967), si asistent i regjisorit Miki Stamenkoviç. Kryeziu dinte ta përdorte kamerën e filmit dhe në shumë raste ka xhiruar dhe ka kryer punët e montazhierit në montimin e kronikave për lajme dhe emisione të ndryshme. Ekrem Kryeziu më saktë është autor dhe regjisor i shquar i teatrit, filmit dhe televizionit. Studion fillimisht për drejtësi, në Zagreb dhe më pas dramaturgji, në Beograd, ku diplomohet, më 1970. Pas studimeve nis një karrierë të gjatë e të pasur, si prozator, autor dramash, skenarist, regjisor e produktor, një karrierë që i jep edhe shumë çmime. Përveç se shkrimtar e artist i angazhuar, është edhe publicist e analist politik, i botuar brenda dhe jashtë Kosovës. Që kur ishte student, filloi të punojë në TV e Beogradit, si skenarist, redaktor dhe regjisor. Pas demonstratave të vitit 1981, burgoset dhe dënohet me tetë vjet heqje lirie, për veprimtari “irredentiste dhe kundër-revolucionare me qëllim të rrëzimin e sistemit në Jugosllavi”. Lirohet më 1985. Themelon kompaninë e prodhimit të filmit dhe muzikës “Labia” dhe i rikthehet punës si produktor, skenarist e regjisor. Më 1996 themelon degën e Dramaturgjisë në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, të cilën e drejton për tre vjet. Me fillimin e luftës së Kosovës, në prill 1999 dëbohet nga regjimi serb për në Maqedoni, prej nga ku emigron për në SHBA. Pas tre vjetësh përvoje pune në media dhe industrinë e reklamës, rikthehet në Prishtinë, ku jeton edhe sot. Vazhdon të punojë në Fakultetin e Arteve të UP si profesor i dramaturgjisë. Merret dhe me publicistikë dhe analiza politike. Lista e titujve të veprave të Kryeziut, si autor dhe regjisor është shumë e gjatë. Ajo përmban njëmbëdhjetë filma dokumentarë, prej të cilëve “Një lindje” ka fituar çmimin ORËO, më 1973; dy seriale televizive (“Po e zëm, po e zëm” 1971, skenarist e regjisor dhe “Pranvera në Prishtinë” 2001, skenarist); tri teledrama (“Të ngujuarit” 1972, “Epoka para gjyqit” 1978, “Xhani Ballkaneze” 1980); tetë filma TV (“Buka” 1974, “Por” 1974 – regjia më e mirë në Festivalin e Filmit TV, Portorozh, “E kafshoja terrin” 1977 – filmi më i mirë dhe regjia më e mirë po atë festival, më 1978 dhe çmimi i tretë në festivalin ndërkombëtar “Prix d’ Italie”, në Milano, “Kur pranvera vonohet” 1978 – version kinematografik dhe televiziv me katër pjesë, “Gjurmë të Bardha” 1979 – version kinematografik dhe televiziv me katër pjesë, “Një jetë e tërë” 1980, “Gjurmë të Bardha” 1980 – “Arena e Bronztë” për regjinë në Festivalin e Filmit të Jugosllavisë, në Pula, “Viktimat e Tivarit” 1993 dhe “Rruga Pa kthim” 1994; dy videokomedi “Pa pardon” dhe “Sherif Patrioti” 1995; dy filma artistikë “Buka e hidhur” dhe “Dashuria e Bjeshkëve të Nëmuna” 1997; Ndërsa në fushën e teatrit, ai ka nënshkruar tekstet dhe regjinë e disa dramave të suksesshme, si “Të ngujuarit”, 1971 Prishtinë, “Epoka para gjyqit” 1978-2003, Teatri Popullor,Gjakovë, Teatri Popullor, Tiranë, “Korridoret e Tmerrit” 2002, Teatri Kombëtar, Prishtinë, “Lulekuqet” 2004, Teatri Kombëtar Gjakovë, “Teuta ose qerrja e fitores” 2004. Në dramat e tij, Kryeziu merret kryesisht me temën dhunës politike dhe rebelimin ndaj saj, ndërgjegjësimin e individit dhe komunitetit për çastin historik.
Filmografia dhe aktivizimi i tij në këtë fushë:
Regjisor / Skenarist
* Rruga pa kthim - (1998), Regjisor
* Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna - (1997) , Regjisor & Skenarist
* Viktimat e Tivarit - (1996), Regjisor & Skenarist
* E tërë jeta për një ditë - (1980) (TV), Regjisor & Skenarist
* Gjurmët e barëdha - (1980), Regjisor & Skenarist
* Kur pranvera vonohet - (1980) (mini), Regjisor
* Epoka para gjyqit - (1978) (TV), Regjisor & Skenarist
* Reslovi - (1978), Regjisor & Skenarist
* E kafshoja terrin - (1977) (TV), Regjisor & Skenarist
* Piktori Muslim Mulliqi - (1976) (TV), Regjisor & Skenarist
* Dita e mërgimtarëve - (1975), Regjisor
* Pikë e gurë - (1975), Regjisor & Skenarist
* Brigada e VII e Kosovës - (1974), Regjisor & Skenarist
* Kosova - (1974), Regjisor & Skenarist
* Por - (1974) (TV), Regjisor & Skenarist
* Pristinski stari fijaker - (1974) (TV), Regjisor & Skenarist
* Hleb - (1973) (TV), Regjisor
* Një lindje - (1973), Regjisor & Skenarist
* Kullat e Junikut - (1973) (TV), Regjisor & Skenarist
* Gjenerata e parë e baletit të TPK-Shkëndija - (1972) (TV), Regjisor & Skenarist
* Shkëndija - (1971) (TV), Regjisor & Skenarist
* Të ngujuarit - (1971) (TV), Regjisor & Skenarist
* Kronika nga Shqipëria - (1971) (TV), Regjisor & Skenarist
* Sofra - (1971) (TV), Regjisor & Skenarist
* Po e zëm, po e zëm - (1970) (mini) TV Seri, Regjisor & Skenarist
* Dasma - (1969) (TV), Regjisor & Skenarist
* Pasqyra televizive - (1966) TV Seri, Regjisor & Skenarist
Editor
* Piktori Muslim Mulliqi - (1976) (TV)
* Pikë e gurë - (1975)
* Pristinski stari fijaker - (1974) (TV)
* Kullat e Junikut - (1973) (TV)
* Dasma - (1969) (TV)
Asistent
* Crveni udar - (1974) (third assistant director)
* Uka i Bjeshkëve të nemura - (1968) (second assistant director)
Producent
* Epoka para gjyqit - (1978) (TV) (prodhues ekzekutiv)
* Piktori Muslim Mulliqi - (1976) (TV) (bashkë prodhues)
* Por - (1974) (TV) (asistent)
* Pristinski stari fijaker - (1974) (TV) (asistent)
Mjafton të përmendin një nga filmat e tij. Mjafton të përmendim filmin “E Kafshoja Terrin” që është një nga filmat e tërë mundit dhe zotësive të tij profesionale. Është filmi që u xhirua në vitin 1977. Është filmi që angazhoi të papërsëriturën, Nexhmije Pagarusha në rolin e nënës dhe aktorin Skënder Rama në rolin e Ramës. Në role të tjera ishin Avdush Hasani, Kumrije Hoxha, Shani Pallaska, Ismail Gami, Ramadan Malaj, Ahmet Spahiu. E kafshoja terrin është një film televiziv prodhim i RTP “TV Prishtina” 1977, formati 16mm color. Filmi ishte pjesëmarës në festivalin “Prix Italia 1978″ në Milano, Itali. Stafi i tij ishte: skenari dhe regjia: Ekrem Kryeziu, Producent ekzekutiv: Eqrem Basha, Drejtor i fotografise: Shukri Kaçaniku, montazhi: Mentor Kaçi dhe Ekrem Kryeziu, Skenografia: Shahin Kryeziu, Kostumet: Avni Ferizi, Zëri:Sahit Sahiti dhe Fahri Pallaska, Ass. regjije: Nuhi Matoshi dhe Nevruz Manxhuka, Assitent kamere: Ramadan Bobaj dhe Agron Nela, Ndriçimi: Bedri Dibra, Organizimi: Bujar Babuni dhe Qemajl Sokoli.
Por nuk mjafton vetëm kaq për të madhin e regjisë dhe tërë komponentit kinematografik. Nuk mjafton kaq…
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Interesante dhe impresionuese
Interesante dhe impresionuese
FATMIR TERZIU
(Rreth fotografisë eksperimentale të Qesarit)
Pasi shekulli që lamë pas vuri në tension traditën dhe avant-garden, në art dhe sidomos në fotografi, haset tashmë në shumë forma. Një nga këto forma u pa këto ditë edhe në fotografinë e lëvruar nga Vasil Qesari. Qesari, solli mes nesh një foto tipike ku vlerat e ngjyrave, kompozimi dhe dritëhijet ngjanin me një eksperiment, apo lëvrim i ri, por që në fakt sillnin ndjeshëm tipare që i përkasin ortodoksisë që identifikohet si Modernizëm, apo art modern, që nga koha kur Impresionizmi ishte një shpudrosje e aritjes mashkullore që fiksohej tek personaliteti krijues i artistit. Modernizmi në këtë sens, pastaj, qëmtoi atë detaj që në foton e Qesarit shihet si një purifikim i instalimit dhe asaj që në këtë lëmi arti quhet déclassé. Instalimi i prodhuar tepër mjeshtërisht nga Qesari vjen si një ide e prejardhur nga Dada dhe sipas një ryme të surealizmit të shfaqur nga Fluxus, Arti Konceptual dhe mjaft lëvrime radikale që u pasuan aty rreth viteve 1980-të nga mjaft artistë gjermanë. Në këtë foto-krijimtari, Qesari, përfshiu tensionin dhe vëmendjen artistike nga një objekt njësor në shumë komplekse dhe marrëdhënie strukturore që shihen dhe formësojnë vetveten në hapësirën e prezantuar. Në këtë krijim fotografik hapësira është ndërmarë si një kontekst fizik dhe jo thjesht si një bagraund neutral tipik fotografik.
Duke paraqitur këtë foto, artisti shqiptar, Vasil Qesari, alias Simbad Detari, ritregon identitetin formësor të materies dhe objektit mes ngjyrave duke prodhuar një déclassé tipike dhe tejet të arirë. Brandon Taylor në librin e tij “Arti i të sotmes” thekson: “atë që ky art signifikon është njeshtëria që të zakonshmen e shndëron në një kompleks material në funksionin të së tërës dhe sundimit të logjikës”. Këtu duket dhe bie në sy menjëherë edhe kultivimi i kësaj teorie nga Qesari. Ndërsa vetë Vasil Qesari e shpreh këtë me një modesti: “Këto kohët e fundit i jam përkushtuar një pasioni tjetër të ri: Fotografisë “eksperimentale”. Në thelb, kjo gjë konsiston në “shpërbërjen” e plotë të një fotografie të zakonshme dhe në “deformimin” e saj në një tjetër imazh, duke përdorur mjete dhe përvoja të ndryshme të teknologjisë numerike …”.
Duke marë shkas nga kjo ‘teknologji numerike’, të cilën e përmend vetë Qesari, sqarojmë se ndodh kështu, ose më saktë siç Taylor sqaron:
“një hyn në një hapësirë të ç’orientuar në të cilën menjëherë diçka ndodh ose është gati duke ndodhur”.
Kështu duket edhe në foton eksperimentale të Qesarit, ku objekti i sipërfaqes është një lloj neglizhimi që plotëson leximin e detajuar artistik. Këtu shihet një qetësi, madje një interes analitik për të depërtuar. Interesante dhe me vlerë në këndin e realizuar.
Qesari i impresionuar nga delikatesa natyrore dhe teoria e Focault “Disiplina dhe ndëshkimi: lindja e mbylljes”, na propozon këto forma gjeometrike si një metaforë për natyrëzimin e hapësirës, por edhe si një formë reduktive e perceptimit. Kjo shtesë, nëse do ta quanim sit ë tillë është një pikëtakim me strukturat konstruktiviste apo minimaliste që u quajtën idioma të lëvizjeve në art me të njëjtin emër. Qesari gjithashtu vë në përdorim ngjyra të forta të ambiencës natyrale, duke krijuar nja retorikë funksionale me formën dhe idenë që përcjellin ata. Në foton e tij shihen disa kondukte hapësinore që ndërlidhen si forma molekulash mes tyre, për të krijuar jetëekzistencën divergjente dhe simulimin prezent.
Në një mënyrë të tillë mund të shihet edhe “Arkitektura e qiellit” (Ross Blegner; 1988: koleksion Reinard Onnasch në Berlin). Abstraksioni dhe nënstruktura janë më interesantet tek këto ngjashmëri. Ndërsa tek Rasheed Arafen (1984-85) që është një koleksion në Art and Council në Britani të Madhe, është një ngjashmëri tjetër që vjen si funksion i diskursit të natyrës. Ngjyrat janë elementët më invazivë të këtij diskursi që plotëson funksionalen dhe të vecantën në foton e të dyve.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Trinomi njeri-natyrë-përditësi në poezi
Trinomi njeri-natyrë-përditësi në poezi
(Mbi krijimtarinë poetike të poetes Vangja (Vangha Mihanj-Steryu)
Fatmir Terziu
Vangja (Vangha Mihanj-Steryu) poetja me origjinë nga Voskopoja është ndoshta poetja që më shumë se kushdo tjetër ka gjetur trinomin njeri-natyrë-përditësi si një ushqim për vargun e saj. Njeriu është angazhimi poetik i ngjeshur i poezive të saj. Natyra është një binom bashkudhëtues me njeriun dhe përditësia një sublimitet filozofik me pështjellje elementare dhe shumë domethënëse. E përballur me një ushqesë të tillë ku trinomi poetik njeri-natyrë-përditësi dominon nuk mund të lësh pa vëzhguar në detaj tërë këtë strukturë tërheqëse poetike të krijuar në vite. Jo vetëm në vëllimet e shumta të saj, por edhe në fjalët për vlerësimet dhe çmimet e panumërta që ka marë poezia e saj bie në sy kjo veçori, kjo karakteristikë jetike dhe tepër domethënëse për një poezi të lirë.
Natyra, padyshim ndeshet si një simbol origjinal i lidhjes së imazhit njerëzor në poezinë e Vangjës. Kur dihet se shumë herë në poezi të krijuara nga poetë të shumtë, apo nga poete, idetë, vlerat, dhe përshkrimet poetike në lidhje me natyrën vijnë nga e përpunuara e bukurisë vargore dhe të gjitha këto nga poetja në këtë rast, janë përdorur për të simbolizuar një kuptim më të thellë, pra për të dhënë detajet e mprehta që ravijëzojnë vlerën e paraqitur, atë vlerë të gërshetuar në mendimet e poetes. Shpesh, simbolizimi poetik ndodh dhe mund të interpretohet si një pjesë e jetës së njeriut, prandaj këtu edhe ushqesa poetike e Vangjës, vjen nga vlera, qofshin ato vlera, që u ngjizen aspekteve fizike, apo vlera që vijnë nga vetë ëndrrat, pra frymëzimet poetike. Robert Frost, poet i mirënjohur amerikan dhe Emily Dickinson kanë shfrytëzuar këtë mënyrë të të shkruarit në një marrëveshje të madhe mes trinomit njeri-natyrë-përditësi në poezitë e tyre. Kështu unë shoh një lidhje të krijimtarisë poetike të Vangjës me këto dy poetë me emër. Por, Emily Dickinson, sipas mendimit tim, është më shumë e qartë edhe në të shprehurit e simbolizmit në poezinë e saj, se sa ato simbole që ndeshim tek poezia e Robert Frost. Parë në këtë lidhje, poezia e Vangjës, anon natyrshëm në kahun e poetes Dickinson. Kështu ajo njësoj si poetja Dickinson shpreh forcat e natyrës, si detaje që lidhen me emocionet e njeriut në poezi. Këto emocione ajo i përcjell edhe më tej. Dhe kjo poete ka lënë edhe frymëzimin e saj për brezat duke lënë së pari një gur të sinqertë dhe të shëndoshë prove tek e bija e saj.
Në një përkthim të një teksti nga Ando Kristo dhe të dërguar në adresën tonë thuhet: “Poetesha e fundit e antologjisë Çelësi i shpirtit është Anita Steryu nga Maqedonia. Ka prejardhje vllahe (arumune), është e bija e poeteshës Vanghea Steriu nga Shkupi, ka botuar disa libra me poezi, shkruan për flutrat, yjet dhe hënën, për kristalet dhe botën e pakuptuar të ëndrrave, për dhembjen tonë që fshihet në dritën e ëndrrës, për ndjenjat si do kodrina të larta, për murin e brendshëm që s’ka themele, dhe të fton kur dielli do të fshihet pas maleve/ kur terri do të më mbështjellë/ eja// dhe ma jep dorën/ ngase zemra ime të përket ty/ kur yjet do ta paralajmërojnë natën.”
Kur Vangja flet për dashurinë për të Atin, të përqafuar nga subjekti i saj në poezi, si një domethënie lidhjes së njeriut me tërë strukturën ndërlidhëse të përditësisë ajo thekson se: “Dashuria ime për ty!…/Idil i trishtuar i vjeshtës/Me vjeshtën, në merakun e të egrave shira/Me mjegulla nën qiellin gri/Mbetur vetëm në valët e kohës/Mënjanuar në frikën e vetmisë/Ti, bashkë me violinën e vjetër/Duke kënduar nën tingujt e saj/Në mesnatë me hënën e plotë/Në idilin e pezmatuar të vjeshtës,/Arrite në rrugën e mallit të vjetër/Dhe e varrose jetën time.
Poetja plotëson këtë lidhje treshe duke aluduar se mund të jetë “një merak nën potencialitetin e shirave të egër”, që duke u përpjekur për të lëvizur jetiken, ose për të nënkuptuar të fshehtën antagoniste, përveç dashurisë mes dy njerëzve të dhimbshëm të jetës dhe përditësisë, babë e bij, të krijojnë edhe forcën shprehëse dhe emocionuese që vjen ‘në mesnatë me hënën e plotë’, pra tamam nën këtë preambulë poetike të frymëzuar nga fuqia filozofike, duke dhënë kuptimin se asgjë nuk ka efekt mbi dashurinë në fjalë, mbi dashurinë që lartëson babanë.
Andon Kristo më tej na përcjell edhe një lidhje tjetër në përkthimin e tij që fuqizon idenë tonë për poezinë e Vangjës: “Poezia është aq e bukur, siç është e bukur gruaja në „ballin e burrit”, apo „Floriri në ballin e gruas”… Kjo shihet në vargjet: “Dioni i ballit tim!/Dion! Burri i ballit tim,/Malli më selit shpirtin./Mbetet!/Mbetet në memorien e Kozmosit tim,/Mbetet në kështjellën e zemrës/Në pulsimin e gjakut ndër damarët e mi/ Në psherëtimën e mallit.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
TRANSFORMIMI I POEZISË NË LAJMËTARE ILUZIONESH
TRANSFORMIMI I POEZISË NË LAJMËTARE ILUZIONESH
(Mbi krijimtarinë poetike të Pr. Dr. Zyhdi Dervishit)
Fatmir Terziu
Transformimi i poezisë në lajmëtare iluzionesh kërkon mjeshtëri. Prej kohësh e ka patur dhe e ka kryer poezia një funksion të tillë. Që në lindje të saj fuqia e saj u vu nga mjeshtër të poezisë në një funksion të dyfishtë. Duke lartësuar fjalën dhe duke fokusuar iluzionet e njerëzve. Në një kohë kur poezia ka pësuar një transformim rënjësor tensioni midis tradicionales dhe avant-gardes, lufta midis modernizmit dhe postmodernizmit, edhe në poezi, si në çdo artkrijimtari tjetër ka marë disa forma. Poetë të mirëfilltë kanë përshkuar këtë rrugë me vlera të reja dhe kanë krijuar një linjë të re poetike, që vjen përpos arsyes dhe njohurisë që ata përfaqësojnë. Edhe në krijimtarinë shqiptare emra të tillë ka plot. Emra të tillë krijojnë në heshtje, zgjedhin rrugën akademike të pasqyrimit dhe paraqitjes së gjërave dhe mënyrën ‘intelektuale’ të modestisë. Por, shpesh ‘tradhëtohen’ nga krijimtaria e tyre. Librat e tyre në fusha të shumta shpesh i bëjnë të ‘skuqen’ në sytë e lexuesit, që i mirëpret për mirë dhe i kërkon për t’i lexuar, kështu modestia e tyre mbetet thjesht një ‘tradhëti’ personale. Një personale, që në këtë cak e “humbet” edhe përfaqësimin e saj në sfondin publik, por që e fiton vlerën e veprës së autorit ‘modest’ në një masë të gjerë shoqërore. “Modestia nuk është vetëm një ornament, por edhe një roje e vyrtitit”, thotë Zhozef Adisoni, një eseist i njohur dhe një poet britanik (1672-1719). Kështu më duket se është edhe me krijimtarinë e Zyhdi Dervishit, mbajtës i titujve akademikë, Profesor dhe Doktor. Krahas studimeve të tij, që vulosen me librin e tij studimor dhe tepër voluminoz, “Lente të ndërveprimit simbolik”, ai është edhe një poet me një pasuri të rëndësishme poetike. Një pasuri e rëndësishme poetike që vjen si një shtrat i garantuar në dualitetin teorik të modernes dhe postmodernes.
Modernizmi dhe Postmodernizmi
Modernizmi është një koncept i zhdërvjellët në duart e teoristëve të sotëm. Ata përdorin dy rrugë në këtë kapje teorike të tyre, për të shpjeguar kulturat dhe ecjen kulturore në fusha të ndryshme. Nëpërmjet teorive të tyre ata synojnë edhe për të përshkruar arritjet e derisotme, por gjithashtu edhe për të arritur përsëri në një mendim që është vendosur në kulturën perëndimore që nga koha dhe teoria e filozofit francez, Descartes (31 Mars 1596 – 11 Shkurt 1650). Modernizmi në këtë përshkrim zëvendësohet nga postmodernismi, duke tentuar thjesht që ta paraqesin këtë rrugëtim si një ecje historike ose drejt çrrënjosjes me mobilizimin teorik të asaj që vjen nga baza, e modernizmit. Postmodernizmi kësisoj kryen një përfundim logjik të modernitetit mbi bazën e së cilës kuptojmë ‘insistimin e vet epistemologjikal të lidhjes historike pauzë dhe risi, ose edhe nga ana tjetër, zbulon praktikalisht të jetë vetë një zhvillim projekti në nevojën e përfundimit’, pra në kërkim e në kërkim të një të ardhme tjetër(Anthony J. Cascardy, The subject of Modernity (Kembrixh: Kembrixh University Press:1992:243). Megjithatë, parë në këtë teori, poezia e Dervishit e ofron këtë nëpërmjet një pleqërimi filozofik të ndërgjegjes, e cila shpreh veten në imazhet e konfuzionit kulturor të shoqërisë shqiptare në tërë zhvillimet e saj, “nëpër labirinthet e rrugëve / mua mistere dritë-hije të Sienës / njerëzit gazmendin superioritet kuajve dhe këngëve / në supe / flamujt e kontratave dhe pëllumbat . ” Në këtë pikë shohim këtë lidhje të modernizmit dhe postmodernizmit, si një detaj që buron nga leximi i krijimtarisë poetike të Zydi Dervishit. Poezia e lartpërmendur e tij, si shembull, konvergon mbi një vulgare të nxitur nga koha, si një arsye e pashkëmbyer e anti-semitizmit për të përdorur figurën e nivelimit midis dy hapësirave dhe vendeve nga vlera e kapitalit. Kjo figurë në gjuhën e poetit është një fluskim shpirtëror imazhezh. Kështu ajo plotëson transformimin e poezisë së Dervishit në lajmëtare iluzionesh nëpërmjet aspektit të konfigurimit filozofik të mesazhit. Tek poezia “Muzg” autori gjen një konfigurim tek ‘retinat e gjithësisë’ dhe kështu ai plotëson aspektin e plotësuesit të asaj që ndërlidhet me tërë strukturën poetike. Ai e lidh këtë me aspektet njerëzore duke metaforizuar në mënyrë perfekte një simbolikë paralele. Lexojmë vargjet “sytë e yjeve/fiken një e nga një./shpirtrat e njerëzve errësohen/në akullnajë kome” dhe gjejmë imazhin e plotë në poezinë e tij. Kështu imazhi në poezinë e këtij autori është një arsye më shumë për të kuptuar rolin e imazhit në poezi.
Imazhi në poezinë e Dervishit
Le të nisim me poezinë “Prag”. Poeti shkruan: “ortekë shtrëngatash shqyejnë/gojëkrateret e vullkaneve/n’errupsion./Vena-variçet e errësirës shfryjnë/në shatërvanet e llumit e/stërpikin pafundësinë/e dritshme të syve”. Në tërë këtë mori fjalësh, vijnë në mendjen tonë një grumbull imazhesh që renditen dhe zënë vend përpos një rregulli, që kërkon së pari sqarimin teorik të imazhit. Se çfarë është një imazh, kjo ka qenë dhe është një çështje e hershme preokupimi. Një çështje që ka preokupuar mjaft filozofë dhe poetë. Ata, pra filozofët dhe poetët kanë kërkuar mes krijimtarisë së tyre dhe vetes për mijra vjet dhe ende nuk kanë përgjigje definitive, për imazhin në poezi. Më gjerësisht përdoret përkufizimi i një imazhi siaps teorisë së Ezdra Paund:”… në këto ditë, kuptimi i imazhit është një kompleks intelektual dhe emocional që zbulohet në një çast të kohës.”(Ezdra Paund). Por ka një histori për këtë përkufizim të Paund. Para se të përshkruante, Paund përkufizimin e tij, imazhi në poezi është parë shumë ndryshe nga shumica e njerëzve. Prandaj, me pyetjen “çfarë është një imazh?” menjëherë prishet ndjesia themelore për të në tri pjesë. Ne gjetëm një pikëlidhje me këto tre pyetje që ndihmojnë për të sqaruar më tej ndryshimin teorik që rrethon këtë koncept në poezi. Këto tre pyetje ndihmëse janë:
1) Si mund të vijë kuptimi poetik nga imazhet?
2) Sapo është krijuar një imazh në mendje pas leximit të një poezie, çfarë është ajo që kuptojmë?
3) Si mund të funksionojë një figurë në një poezi?
Para se ne tu japim një përgjigje këtyre pyetjeve, ne dëshirojmë të diskutojmë në lidhje me disa terma që e parapërgatitin imazhin në mënyrë të atillë që ai të mund të kuptohet nga të gjithë lexuesit e poezisë, pa u ndikuar tek ato, pra nocionet teorike që gjenden në përgjigjet tona. Janë disa terma, siç e theksuam edhe më lart, të cilat shihen në lidhje me kuptimin e tyre, pra të imazheve në poezi. Janë shëmbëlltyrat, imagjinatat, ndijimet etj. Së pari është shëmbëlltyra. Shëmbëlltyrën e hasim në kuptimin logjik të përshkruar nga John Ciardi, në definicionin e tij të ‘imazheve’ tek Libri i Fjalorit Botëror. Kjo shpjegohet më së miri sipas teorisë së tij tek të gjitha figurat, duke i dhënë ato në forma të ndryshme dhe në forma të tilla, që të duken sikur ato pra imazhet e poetruara të jenë të gjallë. “Skulptura është më së miri e definuar si total ndijor, sipas sugjerimit që vjen në mendjen e lexuesit me poezi” (John Ciardi, World Book Dictionary def. E “imazhet.”) Kështu shëmbëlltyrat që formohen në poezi nga ngjasimet skulpturore, apo edhe të ngjashme me to, formojnë imagjinatën.
Duke nënkuptuar fjalën “Imagjinatë” të lidhur me funksionin e saj në poezi, natyrshëm ne kuptojmë atë që mjaft teoricienë e quajnë një laborator mendor për krijimin e imazheve dhe ideve të reja. Në këtë kuptim teorik e shohim thuajse njësoj siç Ambrose Bierce e thotë: “një magazinë e fakteve, që vijnë nga pronësia e përbashkët ‘poet e gënjeshtar’. Por për John Ciardi, fjala imagjinatë, “nuk është thjesht imagjinatë, apo thjesht një fjalë si etimologji e saj që bën me dije, aspektin e formimit të imazheve dhe realitetit; ajo është mjaft e njohur si një formë fakultative e interpretimit të imazheve, të cilat shkojnë përtej realitetit, duke i thurur këngë realitetit.” (John Ciardi, World Book Dictionary def. E “imazhet.”) Nëpërmjet këtij zinxhiri teorik ne krijojmë arsyen e ndijimit, si një hollësi që vjen si një tërheqje nga prania e pesë senseve. Kjo shpesh ndjehet edhe si një hollësi konkrete. Por një hollësi konkrete vjen në poezi nga imazhet, që sipas Gaston Bachelard, besohet se e ka origjinën e imazhit në të vërtetën që buron nga thellësia e ndërgjegjes njerëzore, nga shumë arsye që lidhen me aspektin e të qënit.
Ku shihet kjo lidhje teorike në poezinë e Dervishit? I tërë nënkapitulli “sozi dhe pikëllime’ i vëllimit poetik të autorit “Qiej të përthyer” vjen në ndihmë. Janë dhe një sërë poezish të tjera si “Amfiteatrot e Ballkanit”, “Qiej të përthyer”, “Rrënjët”, “Diell i përgjysmuar”, “Ndërrim stinësh”, “Boshi i çkohëzimit” etj që plotësojnë tërë arsyen praktike për të kuptuar rolin e imazhit në poezi.
Roli i figurave në poezi
Duke marë si shembull poezinë e Dervishit në këtë pikë natyrshëm del parësore të sqarohet edhe një fakt që lidhet me figurat artistike në poezi. Në poezitë e Dervishit më së shumti shihet një kursim figurativ, por një arsye e qartë që e bën poezinë e tij të padëmtuar nga përdorimi i dendur i figurave, që në disa krijimtari poetike duken hapur si dëmtuese të poezisë. Sipas kësaj duket qartë se figura e ka vendin e saj në poezi vetëm nëse përfshihet brenda tërësisë stilistikore, kuptimore dhe estetike të saj. Krahasimi është i radhëpërdorur nga autori, por tek disa poezi ai si një figurë elementare, ose si forma e parë njohëse, na e jep matërialen e piketuar nga vargu i poetit duke e krahasuar me diçka tjetër ose më saktë me një dukuri tjetër: “Ti ike rrëmbimthi si valët/rebele të Drinit. Nga të ftohtit/paretet qelq kristali/të qenies sime u thyen…”. (Poezia: Boshi i çkohëzimit). Në poezinë e Dervishit figurat kanë qëllim të qartë: për të ‘vizatuar’ aspekte të rëndësishme. Këto aspekte duken në shumë poezi. Tek poezia “Muranat e padukshme” metafora, kjo mbretëreshë e figurave, nuk del vetëm si një përçuese e qartë të qëllimit, por edhe si një figurë që nëpërmjet fjalës që humbet kuptimin e saj të parë realizon kuptimin filozofik: “Motorët e raskapitur të makinave/gulçojnë udhëkryqeve./Molekulat e gazit helmues degëzohen/në kapilarët e mushkërive/të kalimtarëve me sy të kuqëluar/nga semaforët-diej të mekur/në mërzinë e pezullt/të perëndimit”.
Mbyllje
Në tërësinë e saj poezia e poetit Dervishi është një ripozuese komplekse e fuqisë së fjalës që vjen nga mjeshtria e transformimit të vargut në një sinjalizues iluzionesh dhe imazhesh në tërë dialektikën e tyre mesazhdhënëse. Që të shprehet kjo me një kuptim më të thjeshtë, në poezinë e këtij autori shihet plotësia e mjaft llojeve të ligjërimit ku fjalët përdoren sipas mjaft rregullsive të caktuara nga vetë autori. Kuptimi sintaksor i shmangur i autorit vjen i përputhur me tërë dinamikën letrare të poezisë që vjen si një parësore nga shkaku i kërkesave shprehëse. Në poezinë e tij shihen mjaft fjalë të munguara midis fjalëve të përdorura, të cilat janë të zakonshme për ndërtimin sintaksor normal. Por në krijimtarinë e Dervishit kemi të bëjmë me një varg tipik poezie që endet në shtratin midis modernes dhe postmodernes në tërë fuqinë e tij të shprehjes. Pikërisht kjo e bën poezinë e tij të jetë rrëqethëse, e plotë, dinamike, plot ritëm dhe kuptim, ndërkohë që ai krijon në arsyen e lexuesit mjaft përfytyrime që vijnë si rezultat i pasazheve derivuese.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Abilekaj, një filozofi më vete
Abilekaj, një filozofi më vete
(Rreth tregimit: “Pesëmbëdhjetëvjeçarja” të Novruz Abilekajt)
Fatmir Terziu
“Do të përballesh me punën e lodhshme edhe kur ti të hash bukë,” i tha Perëndia Ademit, “derisa ti të kthehesh në terren.” Dhe Ademi në rrugën e tij u përball me shumë ‘punë’ të tjera të lodhshme. U përball edhe me ‘punën e mollës…’. Dhe sot më shumë se për kuptimin biblik apo edhe për atë filozofik që gjen gjuhë për të nënkuptuar përditësinë me historinë, është sërish se si kjo ‘punë’ nënkuptohet dhe nënkupton për shumicën e njerëzve, atë që lidhet me jetën e tyre me të gjitha rreth-dhimbjet, degradimin dhe angarinë. Në të vërtetë, fjala e lashtë greke ‘ponos’ që nënkupton fjalën punë, sot do të thotë në fakt ‘dhimbje’, po ta marrim kuptimin e saj të lidhur nga krizë-situata që jetojmë, po aq edhe nga fjala që buron nga anglishtja ndërkombëtare ‘pain’. Është një dhimbje që vjen nga situata që lidhet në mënyrë historike me të. Është një lidhje që vjen në forma të ndryshme në kohën tonë. Në një lidhje letraro-artistike kjo vjen edhe nga tregimi “Pesëmbëdhjetëvjeçarja” (lexo tregimin) i krijuesit Novruz Abilekaj. Në këtë rast është një lidhje, që dhimbjen e transporton si një parantesë të lindur hershëm, të paktën aty ku zanafilla njerëzore di të shënojë kalendarikisht në memorie. Në këtë memorie arti i fjalës së Abilekajt dikton aspektin filozofik të të kuptuarit. Është një aspekt filozofik i këtij kuptimi që vjen nën pushtetin simbolik të mesazhdhënies. Një pushtet simbolik që ‘bën kthimin në terren’ një arsye të fortë. Një simbolikë që vjen edhe nga përzgjedhja emërtuese e autorit. Jo më kot kjo përzgjedhje shihet edhe tek emërtesa e karakterit. Është një emërtesë e qëllimshme që sjell Hënën në një moshë të zjarrtë, në një lidhje planetare me hapësirën dhe vendin, po aq edhe kohën duke plotësuar kështu një lidhje të aritur filozofike. Është Hëna! Hëna pesëmbëdhjetë vjeçare. Kjo Hënë që ka një udhëtim imagjinar dhe një plural kohor të nisur “Para Krishtit”. Një plural që zgjon interes që në shumëkuptimin e fjalës ‘Thesari’, po aq edhe në mrekullinë poetike të hyrjes në tregim. Kjo hyrje është një çelës më vete:
“Thesari im pjek fruta,
rrit flatra,
… pret dhe s’pret,”
Por një çelës i tillë është edhe hyrja në tregim: “Hëna është pesëmbëdhjetë vjeçe. Sot mbeti vetëm. U shtriq, doli nga guva dhe hodhi sytë mbi lëndinë. Bari bleronte. Anët e lëndinës gardhoheshin; ku e ku pemë të larta, ku e ku më të ulëta deri dhe shkurre. Syri u mbërthye tek brezi i lofatave që lëvizte lehtë nën kurorën ngjyrëtrëndafilore të luleve. I befi aroma dhe shija mjaltore e njomështive të natyrës prandaj u lëshua turravrap në skaj të lëndinës.”
Ky çelës i Abilekajt shënon që në fillim sensin filozofik të lidhjes me tërësinë. Prej nga këtu ne arrijmë të kuptojmë atë që në thelb vjen nga filozofikja e jetës “Çdo gjë që bëjmë ne, ka disa efekte tek dikush tjetër, përveç efekteve ndaj vetes.” Pra edhe thjesht ky çelës-përshkrim në mjeshtërinë e autorit përcjell nevojën e një interesi për të ndjekur tregimin deri në fund. Nga ky përshkrim artistik kuptohet se ne nuk e jetojmë jetën tonë në mënyrë të pavarur, sepse ne jemi të ndërlidhur me të tjerët, edhe pse kjo ndërlidhje ndoshta është aksidentale, apo edhe nëse është jashtë dëshirës sonë që ndërlidhje të tilla të jenë të tilla, apo jo.
Mund të vërehet që kjo në disa raste të jetë jo e vërtetë, por në fakt edhe kjo jo e vërtetë apo e trilluar, mund të bëjë atë efekt që të tjerët të kuptojnë thelbin koncentrik të arsyeve që shkaktojnë efektin, apo ligjësive që janë nën veprimin e ligjeve natyrore e të Zotit, që në fakt janë arsye teorike dhe praktike që vijnë nga përvojat të cilat burojnë nga veprimet tona dhe fjalët ndikuese në jetën e të tjerëve. Këtë e ka realizuar në mënyrë tejet të arritur Abilekaj. Dhe nëse dikush ka shkruar romane me faqe të trasha dhe ka synuar të bëjë këtë gjë, autori modest dhe fjalëfilozofik e ka realizuar me pak fjalë në tregimin e shkurtër “Pesëmbëdhjetëvjeçarja”. Ai vizaton në mënyrë të përsosur me fjalën e tij për të plotësuar peisazhin e tij filozofik në tregim. Është “Ai”, që vjen në tregimin e autorit për të riprodhuar artistikisht atë lidhje me tërësinë, ku personalja është e lidhur dhe e ndërlidhur: “Ai e pa vajzën tek zgjidhte një nga një lulet. Kur zgjatej për t’i këputur, trupi i vajzës tendosej e lakohej. Vithet ngushtoheshin e zgjeroheshin me ritmin e lëvizjeve. Pastaj pa kur e gudulisi dega e lofatës në sythin e gjirit dhe se si ajo mundohej të ushqente me mjaltë lulesh atë oaz të trupit që i fali kënaqësinë përshkuese. Iu afrua me çap të lehtë. E mbërtheu me dy ganxhat e duarve në ijët dhe e ngriti lart. “Këput ato në majë”, tha. Hënën e trembën duart por e qetësuan fjalët. Ajo tundi këmbët në ajër, këputi dy-tri lule në lartësi dhe, ashtu siç ishte e kryqëzuar nga kthetrat e tij të fuqishme, ktheu kokën të shihte se kush e ndihmoi.”
Dhe në këtë penelatë të përkryer dhe me një gjuhë tejet artistike vjen e forcohet ajo që autori e udhëton në memorien e të gjithëve si një lidhje të së kundërtës filozofike, si një lidhje për jetën dhe në shërbim të jetës. Është kjo lidhje jetike, që vjen emocionale dhe ndëshkuese ndoshta kur lexon dhe prodhon imagjinatën personale nën mendimin gjykues të çastit: “Djalit, midis leshrave të zeza të fytyrës, i zbardhnin dhëmbët dhe i digjnin sytë. Gjithçka brenda e jashtë saj u drithërua.
… E pa veten të rrotullohej në ajër si fugë, të shtrirë mbi bar dhe më në fund të ndrysur nga trupi mashkullor. Një çast më pas toka nën vithet e vajzës mori flakë dhe ata kafshonin njëri tjetrin me padurim. Gjithçka që ndodhte i pëlqeu, ishte tërësisht njerëzore. Kur e pa veten të lirë, u ngrit dhe hetoi lëndinën cep më cep. Sa lëndinë e bukur! Kurrë më parë lëndina nuk kishte qenë kaq e bukur.”
Por personazhet e tregimit të shkurtër të Abilekajt kanë edhe arsye të tjera të ndërlidhen mes tyre, arsye që lidhen me vetë arterien historike që zbulohet nga struktura jolineare e tregimit. Si një arsye që forcon këtë vijnë edhe fjalët në gojën e Hënës: “-Hej, jam e aftë të harboj dhe të thërrmoj një burrë kaq të hijshëm dhe të fuqishëm –lëshoi tinguj zemra e Hënës
E ndriçuar nga hareja dhe gëzimi, me shpejtësinë e trupit që bie nga qielli, vrapoi drejt guvës.”
Udhëtimi i largët i Abilekajt në një itinerar “Para Krishtit” dhe më pas në një ulluk kohor 600 vjeçar, s’është thjesht një rastësi për të zbuluar kohën dhe për të parë me anë të tregimit elokuencat lidhëse dhe ndryshuese, por për të dhënë mesazhin biblik se pavarësisht nga kjo, pavarësisht nga jetëgjatësia kohore e njohurive tona, ne harrojmë, apo e injorojmë ligjin natyror, dhe vazhdojmë të jetojmë dhe synojmë të veprojmë nën peshën e instikteve tona, duke diktuar arsye debatuese dhe duke moskontrolluar veprimet tona që janë arsye e pështirë dhe e zbrazët në sjelljen që bën të ndikojë veten dhe dëmton lidhjen metafizike me të tërën. Kjo asnjëherë nuk është e rastit. Dhe sidomos në tregimin e Abilekajt, është një shënjestër për vitin 2009-të dhe zyrtarllëkun e shëmtuar të tij, për atë që mbin nën pushtetin e pafytyrë të burrit me zyrë, të burrit të pështirë, është një kurdisje që vjen nga arsyet e përcaktuara mirë që në fillim të këtij shkrimi, por që justifikohen me bukurinë dhe pasurinë e fjalisë domethënëse të mbylljes së tregimit: “Se vajza mbushi pesëmbëdhjetë dhe …”
Vazhdimi i tregimit është pjesa tjetër që plotëson udhëtimin filozofik të autorit, nëpërmjet paralelizmave në kohë, vend dhe hapësirë. Është një udhëtim filozofik që sjell lidhjen e njeriut në tërësinë e shpjeguar mes evolucionit teknologjik. Është një udhëtim që vjen nga stani në tram. Një filozofi më vete!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Alternativat e (post) modernizmit në poezi
Alternativat e (post) modernizmit në poezi
(Me krijimtarinë e poetes Zejnepe Alili-Rexhepi)
Fatmir Terziu
Krijimtaria poetike shqiptare e lëvruar në mesin e poeteve femra ka një fokus qendror që nuk vjen si një ndikim nga gjinia femërore, as nga mendimi ndryshe për poezinë, por nga një botëkuptim që e lidh poezinë me realitetin në të cilin poetja femër e zhvillon dhe e realizon poezinë e saj. Zejnepe Alili-Rexhepi është një poete e tillë që rrugën e saj të edukimit e ka shndërruar në vargje. Është pikërisht kjo poete shqiptare që e mishëron realitetin e saj rrethndikues social, politik, shoqëror e personal në një kornizë me botëkuptimin personal dhe me tërë sensin logjik të pasqyrimit të asaj që në fakt është e debatueshme të quhet ‘personale’ në një shërbim për publikun, këtë rast lexuesin, nëpërmjet poezisë së saj. Kritiku Lawrence Alloway, fuqimisht e mbron idenë e tij të botëkuptimit dhe ‘fokusit qendror’ në lidhje me një ndikim të hershëm nga marëdhëniet empirike të femrës me simbolizmin apo ritualitetin personal të përditësisë. Edhe pse ky kritik merr në konsideratë pikturën për të nxjerë këtë konkluzion, ai nuk përjashton edhe poezinë si një lëvruese nën duar dhe mendje femërore të pikëlidhet me këtë ide. Në këtë konsideratë poezia e poetes Zejnepe Alili-Rexhepi shihet si një nyje praktike për të rivendosur marëdhëniet teorike të fokusit qendror. Parë në vështrim spontan tërë krijimtaria e poetes në fjalë, e përfshirë në tre vëllimet “Ujëvarë e syrit”, “Ëndërr shtegtuese” dhe “Peng loti” është një aspekt i asaj që Alloway e quan “Arti i ri i gruas” apo më tej duke u fokusuar në “Alternativat e modernizmit”, që u pasuan me shumë ndryshime në ecje e siper. E frymëzuar nga poezia e poetit me famë botërore Pol Elyar, poezia e Alili-Rexhepit “Beteja e maskave” shënon pikërisht këtë rritje në ecje e sipër, pra në lëvrim e sipër të poezisë. Duke qenë një poezi tipike ku figurat e intonacionit poetik kryejnë një rol masiv, ajo gjatë përshkrimit të ndodhisë, apo gjatë shprehjes së ndjenjave të poetes për të theksuar pikërisht ndikimin Elyarian, dikton disa ndërhyrje emocionuese që shoqërohen me intonacion. Këtu pyetja retorike kulmon dhe e drejton poezinë e kësaj poete kah nivelit të lakmuar, e thënë më qartë e bën një poete që natyrshëm kërkon vëmendjen e kritikës. Në këtë poezi pyetja retorike realizohet në formën e pyetjes që s’kërkon përgjigje: “Marrëzia lakuriqësohet!/Po ç’ndodh me Ty!?/Je Ai që vret,/apo Ai që vranë?” (Strofa e dytë: “Beteja e maskave). Më tej vazhdojmë me këtë poezi dhe gjejmë në strofën e fundit një retorikë ndryshe, ku pyetja dikton dhe pyet njëherësh: “Marrëzia lakuriqësohet!/Po ç’ndodh me mua!?/Jam Ajo që vret,/apo Ajo që vranë?” (Frymëzuar nga poezia “Ndjekja”-Pol Elyar). Një pjesë e mirë edhe e vargjeve të poezisë “Kur të ikësh” të Alili-Rexhepit janë të kësaj nature: “Para se të ikësh,/lëri magjitë e puthjes/në sy…në gushë,/nëse për jetë mike më ke?/Para se të ikësh,/zbraz valixhen e shpirtit të lodhur,/bëji vend dashurisë së re, po të mundesh!?/…”. Në të dyja këto raste të mara si shembull nga poezitë e lartcituara të poetes, qoftë edhe nga pikësimi i dyfishtë, pikëçuditje dhe pikëpyetje në këto vargje, ne sforcimit tonë në të lexuar i dedikojmë pyetjen e poetes që nënkupton shumë, por që nuk afron ndonjë përgjigje të sajën, edhe pse ne tentojmë t’i kuptojmë ato si pyetje jo krejt të zakonshme në të cilat kërkohet përgjigja. Por duke parë në detaj atë që Alloway dikton me ‘alternativat e modernizmit’ ne arsyeshëm diktojmë se këto pyetje janë një filosofi më vete dhe në vetë shtrimin e tyre e kanë përgjigjen e mundshme. Poetja e kryen këtë në mënyrë të përsosur dhe mjafton ky element që të rendisa atë në rrugën e mbarë të lëvrimit të poezisë. Ajo shtron pyetjen retorike në pikën më kulmore, kur duhet të shfaqet kulminacioni, duke krijuar një tension dramatik të pritjes. Shpeshherë poetja e kryen këtë duke theksuar në mënyrë të përsosur rëndësinë e fjalës. Jo vetëm të fjalës që formon vargun, por edhe të asaj që quhet fjalë e seleksionuar.
GJUHA DHE DISKURSI
Fjala e seleksionuar, në këtë kuptim poetik, është fjalë e gjuhës që autorja përzgjedh, por dhe hapësirë e materialit të ndjeshëm, që vjen në kuptimin e nevojshëm të ‘alternativës së modernizmit’. Pra, kur kuptimi në fjalë është i shëndoshë; nëse e quajmë të tillë lojën poetike me gjuhën, prandaj kjo pritet të jetë e përkryer, me tërë fuqinë që sjellin materialet e saj. Duke nënkuptuar atë që duhet të bëhet duke ndikuar në afshin e poezisë, që frytet dhe lulet e saj të jenë të bukura pa nënshtruar një masë rregullash që ndikojnë, por që mori ligjësish që penetrojnë të çajnë ndjeshëm në rrugën poetike dhe të paraqitet arsyeja dhe ideja nga mendje-poetika, që e fikson apo e pajis me një formular për kohërat, brezat dhe më gjerë, themi se kjo poezi është e mbarë. Është e vërtetë se gjuha është më shumë një simbol për të zbuluar thelbin e pyetjes retorike në poezinë e poetes, se sa një stimul në kuptim apo në pritje të përgjigjes, dhe është totalisht në përputhje me bukuritë e diskursit të vetë bukurisë së fjalës, të cilat zakonisht janë thjesht të tërheqin vëmendjen e bukurive të objekteve dhe të ideve që signifikojnë; ku edhe simbolet kanë një realitet të ndjeshëm mes tyre në këtë pikë, ku poezia e kësaj poete vjen si një bukurtingëllimë në seleksionimin tonë, për të cilin apeli i sensit indekson të veçantën ndryshe dhe i lë debatet të hapura, për të kryer edhe këtë funksion më së miri dhe sërish ndryshe. Kështu në vazhdim të këtij studimi do të zgjedh gjuhën e atyre poezive dhe atyre formave vargore, të cilat kanë një mënyrë të ngjashme me të folurit natyror, dhe vijnë në ndjesinë tonë pos leximit të poezive të këtyre tre vëllimeve, si hiri i thjeshtë i artistikes së cituar tek vetë Pol Elyar, pra si ‘tinguj dhe ndjesi’; dhe kështu do të quaja rolin e kujtesës absolutisht modest, për ato që ajo, pra vetë ‘kujtesa’ do të mbajë në memorje dhe këto që kap, dhe ato që do të kalojë dhe rikujtojë nëpër mend, deri sa të bëhet ky seleksionim i pavetëdijshëm në tërë aspektet dhe llojet e shprehjes dhe përpos standardeve të kënaqshëm të arsyes, analizës dhe vetë shprehjes, duke synuar alternativat e (post) modernizmit në poezi.
LIDHJET FILOZOFIKE DHE KOMUNIKIMI POETIK
Nëse në poezitë e saj është më e lartë arsyeja e komunikimit në një mënyrë që poetja e arrin këtë komunikim nëpërmjet lidhjesh më shumë se lidhje historike, nga lidhje filozofike, është sepse ajo paraqet paharrueshëm llojet ndjesore dhe gjërat përveç atyre që ndikohen nga arsye në rrethana të pakuptueshme, kështu që në thelbin e saj primar edhe cilësia që mbart vetë poezia është më filozofike se sa krijimtaria e varguar gjetkë e në mënyrë të rëndomtë. Është e tillë për shkak se ajo është më afër përvojës sonë që kërkon veprim të menjëhershëm. Poesia e saj prish rëndomësinë konceptuale të përcaktuar nga fjalët dhe ndikohet nga fjalët aktuale në kualitet të ndjeshëm, ku konceptet shihen fillimisht si të vendosura së bashku. Le të konkretizojmë këtë me poezitë e saj që lidhen ngushtë me këtë pikë, ku arsyeja e komunikimit vjen nga gjuha filozofike. Poezitë “Prush i ndezur”, “Poema e syrit”, “Baladë motesh”, “Ku tretën poetët” e mjaft të tjera e marin forcën e komunikimit të tyre nga lidhje që janë më shumë se historike. Janë lidhje që bëjnë këtë poezi të veçantë në llojin e saj. Janë lidhje që vijnë nga ajo që ne konceptojmë dhe jo nga ajo që ne besojmë, ose që ne shohim, si përshembull, gjërat, imazhet, apo dihasim ndikimet shpirtërore që nuk shprehen nën pushtetin e fjalës. Poezi të tilla lartësojnë komunikimin filozofik: “Dalngadalë po shuhen dritat!/Nata bie mbi qytet…/atë çast të ftoj në ëndërr,/ëmbëlsisht më ledhaton./Ndrydhem…une/si zjarr i fjetur/ngulfaten fjalët e ëndrrës,/në të përgjëruarin shpirt./Dhe… sërish ndjej,/të nxehtat puthje prush,/si në ëndërr nga prekja e mallit./Dhe, asgjë s’më shterr ëndrrën,/as loti i pagjumësisë,/as dridhja e trishtimit që më pushton./Po s’të ndal dot furtunë!/Kur më ik nga ëndrra e brishtë,/përgjërimi rritet në shpirt të prushtë.” Kjo ishte një pamje komunikuese që vjen nga poesia “Prush i ndezur” ndërsa më pashtë po japim përkatësisht atë që ne hasim dhe kuptojmë nga vargjet e poezive “Poema e syrit”, “Baladë motesh” dhe “Ku tretën poetët”. Poezia “Poema e syrit”: “Në ligjërimin e shiut/kur ndjehet melodia e valsit,/ata të dy kërcejnë me ankth/që të mos pushojë melodia e shiut./Po në çast ndizet jeta/shkruhet poema, në pika shiu/numërohen fatet njerëzore/me onomatopenë e qyqes/kur prek shiu i lodhur vjeshtak./Rinis drita e jetësimit/udhëtimin për në bregun e lotëve.”. Poezia “Baladë motesh”:”Ikën vite të shumtë…/E shkuar mbeti ajo kohë/kur u deshëm me afsh./Pranë më rije …/që gjumi t’më merrte në shtegtim./Dhe, kur më dridhte ëndrra/buza venitej për puthje,/malli më digjte syrin/loti i dhembjes s’kishte vend,/se pranë më rije ti./Kudo e kahdo hija yte,/me puthje më mbuloje,/sërish kisha etje,/për çastet e bukura me aromë jete./Dikur, krejt u rrënua si kullë letrash./Eh, sa më djeg malli,/dhembja s’ka mëshirë për ne,/as për ndjenjën e dikurshme,/jeton sot për sot./Të lutem, mbyllja shtegun vuajtjes!/Prania e saj është e tepërt./Unë dua vetëm të shuaj mallin/me freskun tënd shpirtëror,/të të magjeps, t’më duash sa jetën. Dhe së fundi poezia: “Ku tretën poetët”: “Tetova ime fle sonte/me bukuri ndjellëse mbi të,/shpirti mbeti i trazuar/kur folenë ngriti trishtimi./As poetët s’di ku mbetën!?/Dikur trumbetonin hymnin e lirisë,/tani as frymëmarrja s’u ndihet./I rrejshëm për qytetin tim/qe malli i tyre,/lakmuan madhështinë mbi foltore/apo poetët e rënë në arena të luftës,/po vetë s’iu dukën gjurmët,/jeta nën hije qe më e ëmbël se liria.”
Në emërtesën e lindur të komunikimit mes sensit dhe atë që shoqëron këtë sens komunikimi, pra lidhjeve filozofike në këto poezi ne ndjejmë afrimin dhe largimin kohësor, pra perceptojmë tërë fenomenin filozofik të vendit, hapësirës dhe kohës. Kështu që kjo dukuri e perceptimit dhe ajo që vjen nga të kuptuarit e materialit poetik në fjalë, diktohet nga mishërimi i përditësisë në gjuhë dhe ide. Është një diktim që mund të shihet ngjashëm me teorinë e Frojdit që sheh fëmijën me shpirt poetik, të ndikuar dhe të mësuar nga niveli intelektual dhe që na duket si shumë e avancuar për moshën, nivelin dhe arsimimin që ka, pra fëmija. Dhe kështu ne e gjykojmë si fëmijë, pa marë parasysh arsyen apo perceptimin e saj. Parë shkurt këtë perifrazim ngushtë edhe me alternativat e (post) modernes ne gjejmë një arsye më të freskët të themi se edhe kur poetja përgjithëson tërë qytetin dhe e vë atë në gjumë “Tetova ime fle sonte”, edhe kur ajo sheh personalen si dominuese apo të lidhur me të tërën “shpirti mbeti i trazuar”, përsëri është dialektika ajo që ndërlidh komunikimin në poezinë e saj dhe e bën të kuptueshme deri në detaj “jeta nën hije qe më e ëmbël se liria.” Poetja e fiton këtë nga natyra e ndikiminit dhe më pás e bën pjesë të perceptimit të përbashkët me elemente sensuale të ndjeshme siç, është ‘liria’.
Vazhdon…
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Shkrime nga Fatmir Terziu:NJË ROMAN ME SHIJEN E OSCAR WILDE
RRETH POETES
Znj. Zejnepe Alili – Rexhepi
Shkollimi:
• Sh.f. “Istikball” – Tetovë, 1987;
• Gjimnazi, SH.A.M. “Kiril Pejçinoviq” – Tetovë, 1991;
• Fakulteti Filologjik – Gjuhë dhe Letërsi shqipe pranë Universitetit “Sh. Kirili dhe Metodi” – Shkup, 1997;
• Studimet pasuniversitare (të magjistraturës)– Letërsi në Universitetin e Prishtinës, 2008.
Mësimdhënëse e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në Sh. fillore “Abdyl Frashëri”, Bogovinë - Tetovë, (1997-1998);
Profesoreshë e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në Gjimnazin e Tetovës, (1998-2007);
Asistente – Magjistër i Shkencave Filologjike parnë Universitetit Shtetëror të Tetovës – Departamenti Gjuhë dhe Letërsi shqipe. (Lëndët që ligjëron: Estetikë, Letërsi e vjetër, Gjuhë shqipe).
Vijon studimet për doktoratë, në temën “Karakteri i personazhit të gruas në veprën e Migjenit dhe Floberit”
Ka kontribuar në fushën e letërsisë bashkëkohore, me: eseistikë, udhëpërshkrime, kritikë letrare, fejtone. Shkrimet janë të botuara nëpër revista dhe gazeta, si: Flaka, Fakti, Shpallje, Tribuna shkencore, Jehona, Cogito, Shqiptarja, Ndryshe, etj.
Bashkëpunëtore në revistën “Gjimnazisti”, revistë kulturore për të rinj – Tetovë (1999);
Kryeredaktore e revistës kulturore “Drita” , (1998);
Bashkëpunëtore e revistës “Cogito” – Tetovë (2007-2009);
Veprat e botuara:
1. Zejnepe Alili, Peng loti, Tetovë, 1998;
2. Zejnepe Alili, Ëndërr shtegtuese, Shkup, 2000;
3. Zejnepe Alili - Rexhepi, Ujëvara e syrit, Tetovë, 2007;
4. Zejnepe Alili – Rexhepi, Ëndërr shtegtuese (botimi II), Tetovë, 2007;
5. Zejnepe Alili – Rexhepi, Figura e gruas në veprën e Sterjo Spasses, Tetovë, 2009.
Antologjitë (ku eshte përfshirë):
1.Dr. Arif Selmani: Bibliografia e letërsisë shqiptare për të rritur në Maqedoni, 1953-1997, Tetovë, 1998.
2.Hashim Baftiari: Antologji e lirikës së dashurisë – Poetët shqiptarë, Tetovë, 2001;
3.Ahmet Mehmeti: Nektari i shpirtit shqiptar – Antologji poetike për Çamërinë,
4.Poezia art i fjalës – Antologjia e poezisë shqipe, (Manifestimi poetik “Pushkin”), Shkup, 2008.
5.Antologji e poezisë shqipe (Manifestimi poetik “Ditët e Naimit”), Shkup, 2008.
6.Poezia në mes dy verërave (Manifestimi poetik Mbrëmjet Strugane të poezisë), Strugë, 2008.
7.Poem Between two summers. Struga poetry evenings. Shkup, 2008.
Tiranë, 2007;
8.Letërsia shqiptare në Maqedoni; Poezi II, “Mikena”, Manastir, 2009.
ANTOLOGJI (Poezi të përkthyera në gjuhën angleze dhe maqedonase)
1.Antologji e poezisë shqipe (Manifestimi poetik “Ditët e Naimit”), Shkup, 2008.
2.Poezia në mes dy verërave (Manifestimi poetik Mbrëmjet Strugane të poezisë), Strugë, 2008.
3.Poem Between two summers. Struga poetry evenings. Shkup, 2008.
Tiranë, 2007;
Znj. Zejnepe Alili – Rexhepi
Shkollimi:
• Sh.f. “Istikball” – Tetovë, 1987;
• Gjimnazi, SH.A.M. “Kiril Pejçinoviq” – Tetovë, 1991;
• Fakulteti Filologjik – Gjuhë dhe Letërsi shqipe pranë Universitetit “Sh. Kirili dhe Metodi” – Shkup, 1997;
• Studimet pasuniversitare (të magjistraturës)– Letërsi në Universitetin e Prishtinës, 2008.
Mësimdhënëse e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në Sh. fillore “Abdyl Frashëri”, Bogovinë - Tetovë, (1997-1998);
Profesoreshë e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në Gjimnazin e Tetovës, (1998-2007);
Asistente – Magjistër i Shkencave Filologjike parnë Universitetit Shtetëror të Tetovës – Departamenti Gjuhë dhe Letërsi shqipe. (Lëndët që ligjëron: Estetikë, Letërsi e vjetër, Gjuhë shqipe).
Vijon studimet për doktoratë, në temën “Karakteri i personazhit të gruas në veprën e Migjenit dhe Floberit”
Ka kontribuar në fushën e letërsisë bashkëkohore, me: eseistikë, udhëpërshkrime, kritikë letrare, fejtone. Shkrimet janë të botuara nëpër revista dhe gazeta, si: Flaka, Fakti, Shpallje, Tribuna shkencore, Jehona, Cogito, Shqiptarja, Ndryshe, etj.
Bashkëpunëtore në revistën “Gjimnazisti”, revistë kulturore për të rinj – Tetovë (1999);
Kryeredaktore e revistës kulturore “Drita” , (1998);
Bashkëpunëtore e revistës “Cogito” – Tetovë (2007-2009);
Veprat e botuara:
1. Zejnepe Alili, Peng loti, Tetovë, 1998;
2. Zejnepe Alili, Ëndërr shtegtuese, Shkup, 2000;
3. Zejnepe Alili - Rexhepi, Ujëvara e syrit, Tetovë, 2007;
4. Zejnepe Alili – Rexhepi, Ëndërr shtegtuese (botimi II), Tetovë, 2007;
5. Zejnepe Alili – Rexhepi, Figura e gruas në veprën e Sterjo Spasses, Tetovë, 2009.
Antologjitë (ku eshte përfshirë):
1.Dr. Arif Selmani: Bibliografia e letërsisë shqiptare për të rritur në Maqedoni, 1953-1997, Tetovë, 1998.
2.Hashim Baftiari: Antologji e lirikës së dashurisë – Poetët shqiptarë, Tetovë, 2001;
3.Ahmet Mehmeti: Nektari i shpirtit shqiptar – Antologji poetike për Çamërinë,
4.Poezia art i fjalës – Antologjia e poezisë shqipe, (Manifestimi poetik “Pushkin”), Shkup, 2008.
5.Antologji e poezisë shqipe (Manifestimi poetik “Ditët e Naimit”), Shkup, 2008.
6.Poezia në mes dy verërave (Manifestimi poetik Mbrëmjet Strugane të poezisë), Strugë, 2008.
7.Poem Between two summers. Struga poetry evenings. Shkup, 2008.
Tiranë, 2007;
8.Letërsia shqiptare në Maqedoni; Poezi II, “Mikena”, Manastir, 2009.
ANTOLOGJI (Poezi të përkthyera në gjuhën angleze dhe maqedonase)
1.Antologji e poezisë shqipe (Manifestimi poetik “Ditët e Naimit”), Shkup, 2008.
2.Poezia në mes dy verërave (Manifestimi poetik Mbrëmjet Strugane të poezisë), Strugë, 2008.
3.Poem Between two summers. Struga poetry evenings. Shkup, 2008.
Tiranë, 2007;
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Filozofia e përsëritjes, një logjikë Hegeliane në poezi
Filozofia e përsëritjes, një logjikë Hegeliane në poezi
FATMIR TERZIU
(Me krijimtarinë poetike të Agim Gjakovës)
Përsëritja e një tingulli, përsëritja e një fjale, fraze, linje, ose vargu është një model bazë, një model veçorie dhe unifikimi që pajis poezinë e poetit Agim Gjakova me një sens komunikimi të veçantë. Në poezinë e tij kjo përsëritje që shpesh nuk është vetëm një burim i tingujve është bazë për ritmin dhe aliteracionin, po aq edhe për strukturën dhe kuptimin filozofik që poezia e tij ka. Përsëritja e një folje, jo thjesht si një veprim, por si një tendosje të kuptimit logjik na pikëlidh me logjikën Hegeliane, që përcjell një hapësirë të mjaftueshme tek poezia e këtij poeti shqiptar. Kjo lidhje mund të shihet në tre aspekte. Në aspektin e parë është përgjigja poetike. Në të dytin është pozicioni i fjalës; në këtë rast i foljes dhe vargut të ushqyer nga mbiemra dhe emra të përzgjedhur për të plotësuar logjikën. Dhe në të tretin është silogizmi (apeli logjik ose argumenti logjik) që ngjashëm është një teorizim i preambulës së Aristotelit tek “Origjina e ideve tona morale”. Daniel Brown (1997:189) në esenë e tij “Idealizmi i Hopkin (1884-1889): filozofia, fizika, poezia” shkruan: “shpesh përsëritja e saktë e të njëjtës fjale, apo përsëritja e sinonimeve që derivojnë mendime të ngjashme ose edhe të kundërta, shërbejnë për të përcaktuar dhe ndarë narativin në segmente poetike”. Kjo lloj përsëritje sipas teorisë së Brown është gjetur në zhvillim tek poetët e vargut të lirë. Kështu duke qenë se kjo përsëritje nuk ka asnjë lidhje me poezinë tradicionale, dhe njihet si një poezi e vargjeve model, natyrshëm e shton të veçantën dalluese të poetit Gjakova. Përsëritja e foljeve, si fillim në studimin tonë të poezisë së Agim Gjakovës, shihet si një tendosje që përpos ‘magjisë’ poetike të poetit krijon tre detaje që e sqarojnë veçorinë e kësaj poezie. Detaji i parë është funksional, i dyti ritmik dhe i treti lidhet me sinoniminë apo dhe me antoniminë e fjalës dhe sidomos të asaj që përsëritet për të rimbartur kuptimin në poezinë e tij.
PËRSËRITJA SI FUNKSION POETIK
Në poezinë “Gjakimi” shihet në vargun e dytë. Përbëhet nga katër folje me një përafërsi kuptimi, apo veprimi: “të varem, lëvarem, ndërvarem, kacavarem”. Vihet re mospërdorimi i presjeve pas këtyre fjalëve, që gramatikisht ndihen në pozicion të keqpërdorur, por që në logjikën poetike dhe filozofinë e Hegelit, natyrshëm kryejnë një funksion më të lirë logjik. Madje mospërdorimi i presjes, nuk është një element i dobishëm pauzdhënës në këtë përsëritje, ai kupton qartë aspektin e tij funksional. Një funksion që vjen nga leximi pa ndalesë, i menjëhershëm dhe derivues i këtyre katër foljeve. Ky funksionagim1 që del nga leximi i menjëhershëm prodhon derivatin e dytë, atë që në poezinë e vargut të lirë e lidhim me kuptimin e ardhur nga ritmi. Dhe më tej në lidhje të ngushtë me aspektin ritmik është edhe aspekti i ngjashmërisë dhe i kundërshtisë që vjen nga këto folje. Por në poezinë e gatuar nga poeti Gjakova nuk është vetëm folja si veprim që kryen këtë funksion. Të njëjtën gjë mesazhon kjo përsëritje tek poezia “Re-Qen-I-K ose I-K-Er-Qen”, ku roli veprues zëvendësohet me fuqinë shprehëse të mbiemrave: “…qelbanik, qereshtjanik, qerratanik”. Kjo përsëritje në këtë varg të lirë të poezisë së Gjakovës, përfshin paralelizmin (përsëritja si funksion poetik të një modeli të lartë) që vjen nga përsëritja e fjalëve dhe një numri frazash të rëndësishme. Kjo ndihmon për të dalluar këtë varg të lirë të poetit Gjakova nga të rëndomtët e shumtë në poezi (gjë që nuk është poezi tek ta). Në poezinë e lartcituar të Gjakovës, të shkëputur nga vëllimi i tij poetik “Guxo e vdis” (Pejë, 1998), këto përsëritje kryejnë mjeshtërisht funksionin e tyre logjik në vargun e dytë të poezisë.
Duke shkuar më tej në poezinë “Deti” gjejmë sërish funksionin e mbiemrave në këtë rol. Tek kjo poezi mbiemrat “o i fortë, o i plotë, o i paanë, o i papranë”, veç rolit funksional të tyre që kryejnë i lexojmë edhe si pasuese të asaj që shohim edhe në aspektin me të cilin përsëritja e qëllimshme e fjalës “Humnerë-humnerë” apo e fjalës “fterrë-fterrë” të realizojë si një logjikë Hegeliane në tërë iniciativën e saj mjeshtërore të penës së poetit.
Përsëritja në poezi si një element tërësisht funksional gjen forcë shprehëse edhe në kombinacionin kundërshtues që poeti Gjakova realizon tek vargu i katërt i poezisë: “Pashpresa e varfëruar” me fjalët “cyt, shqyt, mbyt, zhyt sytë e ndytë”. Shkurt e me pak fjalë, ndryshe nga mjaft poetë të tjerë shqiptarë, Agim Gjakova, përdor tërësinë filozofike të fjalës në një fushëbetejë ‘kuptimesh’ duke u bërë kështu poeti që stilon fjalën poetike.
PËRSËRITJA DHE IMAGJINATA
Krahas përsëritjes me fjalë është edhe një lloj përsëritje që vjen nga mendimi në poezi. Poezi të tilla si “Linda me pupla” apo “Fillesë” këtë përsëritje e kryejnë me lidhjen e vetës së parë, vetës së poetit me ‘botën’. Në të parën poeti qëndron ‘para pasqyrës së Botës” dhe në të dytën përkundet ‘në djepin e botës”. Të dy këto poezi të shkëputura nga vëllimi poetik i Gjakovës “Saga flurore” (Prishtinë, 2008), janë një ligjësi interpretuese e këtij nocioni të përsëritjes si funksion logjik. Unë mendoj se kjo i sjell pikë më shumë poezisë, duke përdorur përsëritjen e fjalës, në këtë rast të fjalës ‘botë’, në dy poezi fikson në mendje më shumë dhe krijon një mesazh më të qartë nga krijimtaria e poetit. Por, nëse kjo bëhet më e vrazhdë, dhe tejet e përsëritur brenda një poezie, apo edhe një simotre të saj në një vëllim poetik, natyrshëm do të fillojë devijimin poetik, që është thjesht një rrugë për të shkatërruar në kuptim poezinë, pra nëse ajo, pra përsëritja e fjalës, është përdorur shumë shpesh. Gjithashtu, të njëjtat fjalë kur realizojnë përsëritjen e njëra - tjetrës në mënyrë të ngushtë, ose në një linjë e bëjnë poezinë të rri gjatë në mendjen e lexuesit. Pra kjo jep më shumë “pushtet” në poezi. Dhe këtë e realizon thuajse mrekullisht poeti, Agim Gjakova.
Poeti e krijon këtë përsëritje nëpërmjet njohurisë së tij, aftësisë personale dhe imagjinatës së tij. E gjitha kjo imagjinatë është “një përsëritje e përcaktuar në mendjen e poetit dhe krijon një lidhje të përjetshme që ka aftësi të veprojë në krijimin e pakufishëm të nocionit poetik, me anë të imagjinatës së përsëritjes si nocion filozofik” dhe ka aftësi të bashkojë me veten si akt fjalën, se akti është misioni i të gjitha imagjinatave që vijnë nga mendje të tilla. Por, imagjinata merr dy forma: konceptin fillor të imagjinatës, të “pushtetit të jetesës dhe kryerjes së rolit si një ‘agjent’ në perceptimin e njeriut, duke e transmetuar atë si një kod për të gjithë” (shumë e njëjtë si teoria e Kant e “transkedentimit të unitetit të vetvetes”), që e bën ndjesinë tonë një klauzolë të përgjithshme tokësore, duke infiltruar nga simbioza jonë jetike dhe hapësira e jonë me realitetin rrethues, nëse ky ekziston, dhe nocionin e fjalëformimit poetik, duke nënkuptuar aftësinë e filozofosë së fjalës në këtë “botë”, si një botë, dhe “të fjalës në këtë botë si imagjinatë” me anën e së cilës dyfishon riskimin logjik të poetit duke u sjell në botën artistike, që simbolizon botën e vërtetë në procesin jetik.
PREAMBULA ‘MAGJIKE’ DHE MITI
Poezi të tilla si “Akuarel me njeriun” dhe “Loton gjithësia” janë një filozofi më vete. Një filozofi që del nga kuadraturat tipike të poezisë moderne dhe flirtohet me diskursin e ekzistencës. Ky diskurs që ndërlidh filozofinë Hegeliane, natyrshëm ka një pikëtakim me kodin dhe dekodimin e Stuart Hall, si një arsye për të kuaptuar tërë këtë filozofi të Gjakovës. I prirë për të sjellë të renë me anë të fuqisë dhe pushtetin artistikt fjalës, poeti është një mjeshtër që duket, jo vetëm në risinë e tij të veçantë të përsëritjes si filozofi tipike e tij në poezi, por edhe me gjuhën e veçantë të vargut. “Akuarel me njeriun” nis si një preambulë magjike. Është një mal i dehur që fërkon sytë që në marëdhënien propozuese të ambientit natyral vjen si një metaforë që vishet me sensin e njeriut që puth, dhe në këtë rast ‘duke puthur nusen mjegull lumturohet’. Pikërisht këto janë vlera që risjedhin mjeshtërinë e dritëhijeve që hershëm shkrimtari ynë i gjeti në mesin e një qyteti. Këto gjetje autoriale, për të filozofuar me doktrinën ‘natyrale’ dhe me arsyen e njerëzores, natyrshëm kalojnë nëpër brazdën e teorisë së Roland Barthes që e sheh mitin tek fjala. Dhe këtu natyrshëm mes poezish të tilla si “Ciu…”, “Dielli e gjarpri”, “Bisedë me lumin”, “Promovim letrar nga të huajt në Shqipëri”, “Pesë dollarë” etj., fjala e poetit Gjakova nuk vjen nga miti i ricikluar i teorisë së Barthes, por nga miti i fjalës së Gjakovës që prodhon jo vetëm mitin e bukur të fjalës, por edhe filozofinë e saj.
RRETH-CIKLI JETIK NË POEZI
A nuk është kështu tek fjala e poezisë “Guxo e vdis”? Poeti Gjakova përdor ritmin e kësaj fjale që del nga miti i tij filozofik i fjalës “emigrant demokratik, magjik, zëremik, nevrik…” për të sintetizuar rreth-ciklin jetik në poezi. Më tej me poezinë “Bumerang” ku fjalët “kozmopolit, kozmoligan, kozmomjeran” prodhojnë mitin e fjalës ashtu ndoshta siç ndodh edhe tek poezia “E parafundit për Hënën” me fuqinë e fjalëve-folje “vërvitem, vetërritem, vesitem, venitem”, ku filozofia e lindje-jetë-vdekjes, nuk është thjesht një rreth jete, por një diskurs më vete. Një diskurs që ftillon më së shumti atë që Kant sugjeron. Në teorinë e tij ne edhe pse dimë dhe e diktojmë të keqen, sidomos të keqen që na afrohet nga rrethanat natyrore, prapë ne aktualisht nuk jemi të frikësuar prej saj. Sipas Kantit kjo ndodh sepse njeriu në momente rreziku, kurë nuk shpie ndër mend fundin, por sjell si parësore kënaqësinë e çastit. Kështu është edhe me poezinë e poetit Gjakova. Në rreth-ciklin jetik asgjë nuk është e frikshme, veç diktimit nga fuqia e fjalës për një fund që katapultohet njerëzisht nën pushtetin e fjalës, në rolin e përsëritjes. Është përsëri, pra ajo që Kant e thekson se eksperiencat nuk mund të jenë një kënaqësi, në se përfituesi i tyre nuk ndjen një risk praktik. Ngjashëm me këtë është edhe Roland Barthes tek “Miti sot” që thotë: “vëmendja e përqëndruar në këtë rast është motivuar për tu përshkruar si një sinjal i një historie individuale” (Barthes, 2000:125). Duke parë këtë motivim nga teoria e Barthes, shohim edhe detajin tjetër të veçantë të poezisë së Gjakovës. Poezia e tij është një lloj fjalimi ritmik, një lloj kompleksi fjalësh që nënkuptojnë shumë me një racionim fjalësh dhe rregullash gramatikore, duke prurë praktika të reja dhe motivuese me diskurse të ndjeshme. Stuart Hall thotë: “objekti i këtyre praktikave është kuptimi dhe mesazhi në formën e sinjaleve të transmetimit të një organizimi specifik, ngjashëm me shumë forma të komunikimit apo të gjuhës, nëpërmjet operimit të kodeve me një zinxhir sintagmatik të diskursit”.
TEORITË DHE BINARËT LIDHËS
Duke përfunduar këtë studim paraprak të poezisë së poetit Gjakova, parë në këndvështrim ndryshe, duhet theksuar se elementi filozofik që vjen nga përsëritja e fjalës mbetet një arsye e shëndoshë që fuqizon këtë krijimtari. Sakaq kuptohet si në poezinë e tij, po aq edhe në teorinë ndërlidhëse, se përsëritja është një term qendror në veprat e shumë filozofëve modern, duke përfshirë Nietzsche (Niçe), Kierkegaard, Adorno, Deleuze, Hegel dhe Derrida. Ndikimi apo më saktë modelimi i përsëritjes nga Agim Gjakova është një shtysë më e vendosur teorike për të kuptuar diskutimin filozofik. Dhe ky diskutim filozofik i përsëritjes tendoset nga kuotimi teorik dhe filozofik i Platos, për kuptimin e përsëritjes si reminishencë ose një rikujtesë e njohurive ekzistuese të Fedos, Menos dhe Felibus, tek teoria e Deleuze që është rreth ‘përmirësimit’ të përsëritjes si një ‘forcë aktive […] që prodhon diferenca’ (Fjalori filozofik; Deleuze:223). Në termin filozofik ‘diferenca në përsëritje (1968), Deleuze diskuton konceptin e Nietzsches (Niçes) për ‘kthimin e përjetshëm’ si ‘fuqia e fillimit dhe fillimi i përsëritur’ (Deleuze, 136). Me këtë teori Deleuze i kundërvihet Frojdit në teorinë e tij të psikoanalizës me të cilën ai përsëritjen e cilëson si frenuese të gjërave (Deleuze, 224). Por secila nga këto teori duhet kuptuar si një lidhje, dhe jo si një kundërshti, si lidhje të afta për të rregulluar kontekste të ndryshme dhe të natyrshme në politikat e tyre të vlerësimit. Brenda binarëve të këtyre teorive natyrshëm ndjej edhe kontekstin teorik të përsëritjes që ushqen më së shumti poezinë e Gjakovës. Një ushqesë e kësaj përsëritje më së shumti vlen edhe për të parë diskutimin e saj në lidhje me shpjegimin e Deleuze dhe kuptimin e mendimit filozofik të përsëritjes në poezinë e Gjakovës, si një mundësi të menduari logjik.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Interpretimi Lacanian i poezisë së Lindita Agollit
Interpretimi Lacanian i poezisë së Lindita Agollit
11/06/2009 by admin.
Fatmir Terziu
Dyvlershmëria në poezi, ose ‘ambivalenca’ poetike është tipar që rradhë ndeshet në poezi. Më së shumti në poezinë e krijuar nga poetet femra, dyvlershmëria poetike kuptohet si një simetri që realizohet mes fjalës për të paraqitur botën personale në lidhje me botën në të cilën ekziston realisht qënia e poetes. E tillë është edhe poezia e poetes Lindita Agolli. Poetja Agolli krijon ambivalencën poetike në poezinë e saj si një kumt filozofik për të rritur komunikimin me lexuesin. Në poezi të tilla si “Një ketër në pyllin me pisha”, “Loja e flakës”, “Epilog”, “Jam vjeshtë e s’jam njeri” etj., poetja komunikon nëpërmjet vargut të saj me botën e vet dhe njëherazi krijon edhe hapësirë të duhur për të njohur ambivalencën e botës që e rrethon.
SHPJEGIMI I AMBIVALENCES
Tek poezia “Një ketër në pyllin me pisha”, ajo zgjedh ketrin e bukur në pyll, ndërsa tek poezia “Loja e flakës” përdor flakën si një mënyrë për të argumentuar ndjesinë dhe lidhjen e saj me atë ambient ku ndodh veprimi. Kështu edhe me poezitë “Epilog” dhe “Jam vjeshtë e s’jam njeri”. Në të parën është gjethja që luan rolin e përzgjedhur të poetes, ndërsa tek e dyta është vjeshta me tërë kuptimin e saj dhe ‘lojën’ me gjethet. Por, në poezinë e Agollit, ndeshim kryesisht një prishje të kësaj simetrie që vjen si pasojë e dyvlershmërisë. Ky ç’ekuilibrim në poezinë e saj krijon ndryshimin e linjave dhe nëpërmjet kontrasteve që vijnë nga kombinacioni logjik poezia mer një dimension tjetër logjik. Po të shikojmë poezinë “Kishim shumë gjëra të bukura për të thënë”, që në hyrje të poezisë kuptojmë këtë ç’ekuilibrim, që herë - herë vjen si monolog e herë – herë si një pushtet retorik, ku ekziston vetëm pyetja pa arsyen e përgjigjes. Në këtë ç’ekuilibrim vjen në ndihmë teoria e Lacan.
TEORIA E LACAN
Lacan e sheh këtë si një domosdoshmëri të lidhjes poezi-psikoanalizë. Dihet tashmë në kritikën dhe analizën letrare perëndimore se për vite me radhë shumë psikoanalistë e kanë shpjeguar poezinë sipas kuptimit të psikoanalizës, ndërsa Lacan e shpjegon psikoanalizën nga kuptimi i poezisë. Kështu mund të shihet më kuptueshëm edhe poezia e Agollit. Nga kuptimi i poezisë së saj ne shohim dhe shpjegojmë psikoanalizën, si një arsye për të mirëkuptuar ambivalencën e poezisë së saj. Gilbert D. Chaitin (Xhilbert D. Çatin) në librin e tij akademik “Retorika dhe kultura tek Lacan” (Rhetoric and Culture in Lacan), botim i Kembrixh University Press, thekson se “një teori e tillë ndoshta mund të vijë si një alien tek kritikët dhe analistët tradicionalë, por ajo është thelbi i një kuptimi të analizës bashkëkohore” (Chaitin; 2005:I). Mendo poezinë e poetes Agolli ndryshe. Natyrshëm do të ishin po ato fraza, po ato reçensa që fokusojnë dhe ripërsërisin figurat e gjetura, komentet gjithëfarësojesh dhe argumentat që shpeshherë lexohen njëherë dhe lihen aty ku kanë mbetur. Të paktën kështu mendon Chaitin, që në teorinë e Lacan gjen simptomën si një parantesë për të larguar rutinën dhe riorganizuar analizën. Më tej është vetë ajo që kuptohet qartë nga teoria e Lacan. Lacan thotë se “simptoma është metaforë”, “Dëshira është metonimi” dhe “subjekti është një krijimtari poetike”. Le të shohim se si këto tre argumenta të Lacan kanë një lëvrim tek poezia e Agollit. Pikërisht tek poezia “Kishim shumë gjëra të bukura për të thënë”, dalin qartë nëpërmjet këtyre vargjeve: “…e mban mend filxhanin e kafesë/që më dhurove atë ditë të bukur shtatori/kur çuçurisja “Të dua” në shtrat, nën mbulesë?”. Simptoma vjen nga grupfjalëshi ‘shumë gjëra për të thënë’ dhe krijon metaforën, po këtu del edhe dëshira që sjedh metoniminë dhe subjekti që pason tërë këtë poezi të realizuar bukur nga Agolli. Gjithashtu duke lexuar këto poezi të poetes Agolli, nën dritën e teorisë së Lacan ne mësojmë se edhe ‘dashuria është metaforë’ dhe gjendet në vazhdimin e kësaj poezie, “transferenca e përsëritjes është një proces poetik” dhe këtu krijohet nga ripërsëritjet e pyetjeve retorike, ndërsa ajo që është më kryesore është se sipas teorisë së Lacan ‘interpretimi psikoanalitik është metaforik’. Dhe mbi bazën e këtij interpretimi del edhe kuptimi metaforik i poezisë së Agollit dhe ambivalenca poetike: “Kur çuçurisja “Të dua” në shtrat nën mbulesë?/Për shembull, kur fjalë këmbyem në trotuar/për ngjyrën e flokëve dhe shijet e tua/kur kokën ma afroje, në vesh më pëshpërisje/ “por ty mbi të gjitha më shumë të dua!”
Tek poezitë “Vuajtje e pjesëtuar”, “Ndajfoljet” dhe “Vajzë e vjedhur” ambivalenca poetike dhe interpretimi Lacanian duket më i qartë. Kemi më shumë arsye të luajmë me imagjinaren, të paprekshmen, filozofiken për të kuptuar atë që vjen si një mesazh në mendjen dhe ndjesinë tonë. Kështu kuptimi metaforik dhe interpretimi psikoanalitik fitohen duke lexuar abstrakten me të cilën Agolli gatuan vargun e saj: “Gropë thithëse malli për ty/Lëviz e më shumë zhytem/E zhytem e mbytem në të./Pushtet mishtor mbështjellja prej krahëve të tu/Si vuajtja më e madhe që sjell përdëllimin/Kafshojmë epshin, mjekojmë çmendurinë/Preja dhe gjahtari i vetvetes jemi./Bashkimet janë vuajtje e veç vuajtjet ndahen/Lumturitë kurrë./Kur të vish/Mos harro të marrësh çastet e tua të vuajtjes.”
POEZIA E AGOLLIT
Poezia, e Agollit është plotësisht një fjalë e artit në tërë konstruktin e saj. Ajo përbëhet më së shumti nga simbolet dhe referencat e saj të sjella në poezi si argumente të diktuara nga rrethnajat apo edhe dukuritë e lidhura mes vetes dhe njerëzve të tjerë, vendet, gjërat, kujtimet, vizionet, senset, etj. Me fjalë të tjera, poezia e Agollit është çdo gjë që del prej saj jo vetëm për të, por edhe për lexuesin. Mjafton të lexosh dhe të sjedhësh si shembuj dy poezitë e mëposhtme të kuptosh jo vetëm interpretimin Lacanian në poezinë e saj, por edhe tërë kompleksin artistik të vargut që ajo formon: [“Ndajfoljet”] “Lozonjare të papesha/që pas çdo tangoje kërkojnë folezën/si bletëza këmbënektar kapur për krahësh/bëjnë rreth pa porta/solisti në mes je Ti./Pa to do shembeshin jetët shpërbërë/në humusin e çastit tretur/koha si trung i zhveshur do përgjunjej/hapësira do rrudhej pa muzgun/e pa Afërditën agimi s’do shkëlqente si Agim./Gurët do gremiseshin e bashkë me ta boshësia/mendimi s’do kish enë, ku të qëndronte?!/Ndërsa ne të dy/do ndiznim qirinj imagjinarë përshpirtjesh/që s’mundëm të ekzistonim/diku, dikur/bashkë një çast/vetëm për vetëm…”; [“Vajzë e vjedhur”] “Në qendrat tona të rehabilitimit, shumë vajza/nuk mundën t’i kthehen jetës normale./ishe e vogël Bora/në ballin tënd vizatuan një ëndërr ngjyrëshpëlarë/brenda kafkës/një kukull kartoni sajuan,/në vend të dëshirave/të kyçën brenda një monedhe/me tringëllimën e saj të shurdhuan./Pastaj, erdhën të të blinin./Ish tepër vonë/të kish vjedhur vetvetja/kish lënë veç Manikinin…”
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Poezia e Bajame Çeliku (Hoxhës), një kënd në hapësirën femërore të poezisë
Poezia e Bajame Çeliku (Hoxhës), një kënd në hapësirën femërore të poezisë
Fatmir Terziu
Qysh herët nga moshataret dhe moshatarët e saj, Bajame Çeliku, (Hoxha) mbahet mend si ‘vjershëtorja’, poetja e re. Më saktë poetja që kthente poezinë në këngë. Kështu është vështirë të harrosh poezitë e saj që u kthyen në këngë në Festivalin Kombëtar të Fatosave dhe Pionierëve në vitin 1974. Poezitë e Bajame Zaim Çelikut, mahnitën atë festival, i cili u zhvillua në Lushnjë. Ishte çmimi i dytë që iu dha asaj për poezinë-këngën e titulluar “Xhaxhait tim ushtar”… Ishte ndoshta çmimi që më pas i mbeti vetëm në mendje se ajo nuk ndryshoi ndonjë rrjedhë në jetën e saj, ku ajo ishte internuar për 31 vjet. Punoi nëpër kampet e përqendrimit të diktaturës për vite me radhë, duke ëndërruar krijimtarinë, poezinë. Dhe erdhi viti 1998-të kur teksti i saj “Tomi dhe Xherri” hyri në këngët më të bukura. Në Festivalin e Fëmijëve në Shkodër ajo u nderua me Fletë Nderi dhe Flamur nga Radiotelevizioni shqiptar dhe nga Festivali. Tani ajo jeton në mërgim, në Belgjikë dhe për të poezia është një detaj ende i freskët, një motiv jete. Kështu ajo krijon dhe ndjehet e qetë në rrugën e saj poetike, e cila i lë asaj vetëm hapësirën e së ardhmes dhe i fshin arsyen e së shkuarës. Është poezia tashmë, mikja dhe shoqja e saj më e ngushtë në rrugën e krijimtarisë. Është poezia e saj që kap trendet bashkëkohore, duke siparëzuar lëvrimin e poezisë feministe.
Në vitin 1974 Bajame Çeliku-Hoxha ishte një vajzë e re e internuar në Savër të Lushnjës. Në atë kohë ajo shkruante me pseudonimin, apo me emrin anonim Ama Çeliku. Ja se si e shpjegon atë kohë vetë ajo:
Punoja në punë të rënda të detyruara, kur pa pritur më vjen një ftesë nga drejtoria e Shtëpisë së Pionierit për të marrë pjesë në një mbledhje të madhe mes poetëve dhe artistëve nga e gjithë Shqipëria. Unë pasi mora leje pa treguar arsyen, disa minuta pas orarit të fillimit të mbledhjes arrita në korridorin e madh. Aty s’kishte këmbë njeriu. Një heshtje kishte përfshirë atë ambient ku përherë ziente nga gumëzhima e fëmijëve të talentuar. U mata që të ikja kur një zë femre më thërret: -Ama! unë u ktheva dhe njoha drejtoreshën e Shtëpisë së Pionierit Verën. -Ti je Ama çeliku? -më pyeti. Po, iu përgjigja instinktivisht. - Eja pas meje. U futem ne sallën ku do mbahej një konferencë per festivalin. Salla ishte e mbushur vetëm me burra dhe asnjë vajzë, apo grua. E vetmja poete isha unë, drejtoresha dhe një mësuese muzike, që asaj kohe ishte udhëheqëse e Shtëpisë së Pionierit, e cila martohej ato ditë në Elbasan. Pra e vetmja poete, midis poeteve me zë të Shqipërisë. Pasi u fol shumë, u kërkua nga ne që të shkruanim tekste për këtë festival.
Të nesërmen unë me kazmë e lopatë në dorë, duke punuar, në xhep mbaja gjithnjë një copë letër të palosur që shkruaja sa herë që më vinte frymëzimi. Pa e zgjatur, dhe pa e kuptuar shkrova 4 tekste nga të cilat u pranuan 3 kjo ishte një çudi që në një festival të pranohen 3 tekste. Kur unë po zija tre vende po poetet me emër ku ishin, sa vende kishin mbetur për ta?! Nga ky festival jeta ime do te kishte ndryshuar sepse poezitë e mia ishin pëlqyer jashtëzakonisht nga juria e cila bëri dhe interesim të mëtejshëm.
Drejtoria e Shtëpisë së Pionierit bëri një kërkesë në kamp dhe më kërkojnë mua të zëvendësoja udhëheqësen e pionierit që po martohej. E merrni me mend se çfarë relacioni negativ lëshon kampi. Pra, unë isha vajze e nje familje armike dhe si e tille duhej qe tere jetën te ndëshkohesha neper kampe. Atëherë shkruaja dhe neper gazeta dhe pa pritur te tera rrugët u mbyllen ende pa u hapur mire. Ne Lushnjë dilte nje gazete lokale dhe drejtor, redaktor ishte Gazmend Kongoli. Shkova per ta takuar por ai s’më priti ne zyre por bashke me mua zbriti shkallet e katit te trete e ne prag me tha: -Dëgjo moj vajze e mire, mos e kërko tek unë pse s’të botohen shkrimet e poezitë…pasi heshti nje cope here pa me shikuar ne sy me tha:Ti…vazhdo te shkruash vazhdo! sidomos ne proze…edhe ne poezi…me kane pëlqyer shume…ti vazhdo edhe pse ne nuk do ti botojmë dhe duke me hedhur nje vështrim nga koka te këmbët me ktheu krahët dhe u ngjit shkalleve pa me then as ditën e mire.
Nga ai çast u bëra me krenare me entuziaste drejt shkrimeve dhe aspak pesimiste. Ai me pak fjale me dha kurajo,me dha te kuptoj se nje dite do te botoheshin edhe shkrimet e mia ,se do ndryshonte gjithçka ashtu siç e kisha menduar unë dhe bashkëvuajtësit e mi.
Trendi poetik
Trendet bashkëkohore në poezinë feministe të poetes Bajame Hoxha duken qartë në poezitë e saj dhe mund të shihen si një këndvështrim origjinal për një poezi të krijuar nga poetja femër në një kohë relativisht të vonuar, përpos arsyeve objektive të cilat janë edhe një magazinim kulturor dhe një memorje artistike. Ky studim i poezisë së Bajame Hoxhës, nuk mer përsipër të argumentojë tërë krijimtarinë që depërton në botën e grave, por nëpërmjet krijimtarisë së saj në poezi kërkon të demonstrojë masën në të cilën autorja dhe poezia e saj e mëvonësuar janë jo-jashtë rrugës krijuese dhe aspak jo-konvencionale për epokën e saj dhe se si ky stil i korrespondon dy shikimeve të kritikave feministe të kohëve të fundit; Susan Bordo tek eseja: “Leximi i femrave si një organ me kuptim” dhe Page Showalter me tekstin e “Eksplorimit të ndryshimit thelbësor mes femrave dhe meshkujve; poezia e orientuar drejt teksteve letrare”. Showalter ngre idenë se të shkruarit e tyre janë të ndryshme në thelb, por ky thelb është një lloj i letërsisë, që zbulon edhe idenë se femrat kanë një përvojë krejt të ndryshme nga meshkujt dhe janë krejt tjetër nga perceptimi. Ky ndryshim sipas saj karakterizohet në stil, strukturën, gjuhën dhe temën e të shkruarit të femrave, dhe ka katër diferenca: biologjike, gjuhësore, kulturore dhe psikoanalitike. Unë do të lidhem me dy realitetet thelbësore të dala nga studimet e lartcituara, tek të cilat shihet edhe diferenca prej Showalter dhe Bordo. Susan Bordo, në studimin e saj “Femra si kristalizim i Kulturës”, përqëndrohet në shumë kuptime kulturore, ku një pasqyrë të plotë të kësaj teorie e jep bazuar në të shkruarit e filozofit francez Michel Foucault. Këto diferenca janë përgjithësisht të ilustruara edhe në poezinë e poetes Bajame Hoxha, tek e cila shihet situata sociale e gruas në disa kode sociale dhe biologjike / trupore, që shihen përpos dy studimeve të realizuara nga të dyja Showalter dhe Bordo. Nëpërmjet një analize të poezisë së Bajame Hoxhës; “Vetja ime qahet” dhe “Lozonjarja”, shkruar pak kohë më parë, unë do të përpiqen të tregoj se si këto qasje mund të zbatohen në poezi dhe zbulojnë se si poezia e saj është dominuar nga moria e koncepteve dhe qëndrimeve sociale biologjike / trupore dhe imazhet e ‘sundimit’ dhe ‘pushtetit mendor’.
Diskurset poetike
Si pasojë, dhe sipas asaj që diktohet nga këto studime, del se ka një dallim të qartë midis krijimtarive të meshkujve dhe femrave në shumë aspekte letrare. Këto dallime shihen edhe në diskursin, që ka të bëj me qëndrimin dhe pikëpamjen e grave në literaturë. Pra sipas kësaj del se “Një poezi e shkruar nga burrat flet një gjuhë krejtësisht të ndryshme nga ajo poezi që relativisht është e shkruar nga femrat”. Poezitë femërore, kur trajtohen si një krijimtari gjinore, përfshijnë, siç e shohim edhe në këtë studim të ngushtë të gjinisë femërore tek poezia e Hoxhës, këto dallesa si një aspekt parësor të diskursit letrar. Ky diskurs, elementin femëror në poezi e parasheh si një arsye të lidhur jo vetëm me teoritë e lartpërmendura, por edhe me vetë aspektin femëror që vjen nga situata kontestore. Në këtë situatë poezia gatuhet si një shtysë dhe jo si një element ndarës. Diskursi molekulëzon tërë funksionalen dhe ‘ndasia’ ose dypamja e krijuar nga poetja, nuk është thjesht një interpelacion rasti, por një arsye filozofike për të prodhuar dyshen, ose dy pjesët e një të tëre që formojnë të plotën. Ja si shpjegohet kjo tek poezia “Vetja ime qahet”: “Gjysma ime gjysmës i qahet,/ndihmomë e tëra të mos humbas,/ky shpirti im po plas nga vajet,/gjysma tjetër vendos ta ngasë.” Në këtë formë diskursi ndarës që konfiguron elementin e së tërës natyrshëm koncepton pikërisht edhe dykuptimësinë e elementit joshës femëror, që në gjini të ndryshme mer forma të tjera kuptimi. Më tej poetja plotëson më saktë: “Vetja ime me vete po tallet,/tek po i thotë ca fjalë seriozisht,/oh, ti e di se vetë i ke fajet,/pse dashurove ti sinqerisht?” Në këtë plotësim forma e poezisë kalon nga një diskurs në tjetrin dhe pronësia e ‘ndarjes’ vjen si një interpelim kumtues në mendjen e lexuesit, pra qartësohet ajo që gjithashtu fokusohet në çështjet shpesh të diskutueshme në diapazonin kohë, vend dhe hapësirë, se në përgjithësi poezi të tilla janë të lidhura me elementë që prodhohen nga vetë poetet femra dhe që dominojnë jashtë situatave të tilla si seksi, trupi dhe seksualiteti, apo me tema të tjera të lidhura. Tek poezia tjetër e saj “Nata lozonjare”, jashtë këtyre situatave vjen lidhja mes asaj që vjen jo vetëm nga fjalët, por edhe nga hapësira rrethuese dhe konvergjenca situatëprodhuese: “Xixëlloja dikur si xixëllinja/dhe të kërkoja ty nëpër natë,/gjersa të gjeja, të kërkoja,/dhe puthjet i kishim flakë për flakë,/Atëhere nata bëhej lozonjare,/ndoshta xheloze kur bënim dashuri/megjithatë tregohej bujare,/kur hënën dërgonte ndër ne plot yllësi./Dhe agimi kur dukej ngjyrë ari,/dhe tis i natës humbiste me yj,/lagur na gjente nga vesa, nga zjarri,/të lagur ishim, por ishim shkëndijë?” Por tek poezia “E jona” elementët lidhës të fjalës janë një arsye më tepër për të kuptuar poezinë të shkruar nga poetja femër: “E jona, thoshim, është dashuria,/e mbanim fshehur, e mbronim të dy,/e virgjër tek ne ish çiltërsia,/të virgjër ishim dhe unë, dhe ti./Na çelte buza si trëndafili,/kur flisnim,qeshnim me dlirësi,/vinte puthja pa dallgë trishtimi,/e ndjente shpirti gjithë dashuri./Prushi ndizej dhe rrinte ndezur?/me xixa zemre, me afshin në gji,/isha çapkëne nuk rrija e heshtur,/të ngisja, të puthja plot zjarr e furi./Vitet ikën dhe mbetën kujtime,/vallë rron tek ne kjo xixë ky zjarr,/Dhe sot buzëqeshim pa ndryshime,/sepse shpërthejmë si një vullkan.”
Në këtë poezi më shumë se te të parat shihet më qartë teoria e Foucalt, tek e cila të dy studiueset e lartcituara janë mbështetur. Foucault në teorinë e tij pohon se lidhjen e hapësirës me trupin e njeriut mund ta vërejmë në shumë fusha si atë të demografisë historike, asaj patologjike, fiziologjike, etj ose edhe në proceset biologjike dhe ngjarjet me të cilat ‘ambienti dhe objektet që e rrethojnë atë’ kushtëzojnë pasojat e fjalës së prodhuar për të dhënë mesazhin tek lexuesi. Kështu në situatën dhe imazhin e krijuar nga materialja ‘xixëllonjë’ vjen e kushtëzohet lidhja e saj me dashurinë që vjen përpos fjalëve “…kjo xixë ky zjarr…”. Pra ajo që sipas Bordosë është një arsye që vjen nga ‘praktikat e ndodhitë e jetës, për të prodhuar praktikat kulturore’. Dhe nëpërmjet këtyre praktikave kulturore, shihen qartë edhe diferencat që konvergojnë në ndryshimin dallues të poezisë femërore.
Personalja si shkas
Të poezia “E jona”, në bazë të nivelit të kontekstit, tregohet historia e një çifti që vjen përpos një eksperience personale, për të tërhequr lexuesit dhe ushqyer me një ndjenjë emocionuese vetë-imperilmente, situatuar nga pala e asaj që në poezi quhet, “personale”. Metafora “nata bëhej lozonjare” dhe nocioni i gjithë poezisë i jep lexuesit një ndjenjë kureshtje, një veprim stimulues. Kjo poezi afron ndjenjën e arsyes, dhe largon ndjenjën e mungesës së kontrollit, duke riformuar edhe një risi të re në lidhjen dyshe, në dashurinë e pikturuar nga sy femërore. Shumë simbole pastaj formojnë aftësinë e plotë të poezisë për të dëshmuar veçoritë e saj. Kështu, parë në këtë lidhje teorike, shihet qartë se krijimtaria e Bajame Hoxhës është ende në rrjedhat e saj, në kohën e duhur, për të dëshmuar më shumë për të veçantën krijuese femërore, për të zënë një kënd nderi në aspektin e saj.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Bashkëkohësia në aspektin kritiko - estetik
Bashkëkohësia në aspektin kritiko - estetik
(Rreth librit më të ri të Dr Ledri Kurtit)
Fatmir Terziu
Një libër i ri i autores Ledri Kurti, ka parë dritën e botimit pak kohë më parë. Studimi i autores, Kurti, pedagoge në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, është redaktuar nga Prof. Dr. Alfred Capaliku dhe recensuar nga Prof. Assoc. Dr. Aurel Plasari. Ky studim që mban titullin “Dimensione të mendimit kritiko-estetik në kohë dhe tipologji” është një monografi kushtuar Konicës, Fishtës, Koliqit, Harapit dhe K. Ashtas. Autorja në mënyrë jo të bujshme, thjesht dhe heshtur realizon një mangësi në këtë fushë e duket se synon rishtrirjen e vëzhgimit monografik të mendimit kritik dhe astetik të analizës duke sheshuar tejkalimin e hendekut mes anës akademike dhe lexuesve. Braun thekson se “mendimi kritik i ka dhënë ushqim-mësim studentëve në vite të ndryshme, por besoj se aftësitë e të menduarit kritik ende mungojnë” (Braun 2004).
Aspekti si qëllim
Disa nga pengesat midis lexuesve dhe anës akademike në lidhje me aprioritë e mendimit kritik lindin nga mungesa e lidhjeve dypalëshe, lidhur me kuptimin e mendimit kritik. Megjithatë, gati të gjithë kërkuesit pajtohen se aftësitë e të menduarit kritik të jenë në një fazë të dëshirueshme. Ky është qëllimi dhe aspekti teorik që del nga leximi i librit të Kurtit, ku del parësor edhe qëllimi i njohjes mëpërmjet rrugëve bashkëkohore (Hemming, 2000). Sipas Cheung (2002), të menduarit kritik mbulon katër dimensione: (1) njohës, (2) motivues, (3) ideologjik, dhe (4) atëlastscan1 të sjelljes. Të katër këto dimensione janë pjesë e monografisë së Kurtit ku del hapur edhe ajo që disa studiues të tjerë mendojnë se të menduarit kritik kap dimensione të reja në shumë aspekte që lidhen me dukuri metafizike (Universiteti i Phoenix 2007). Në aspektin e studimit të Kurtit tek ky libër 250 faqesh që në fillim shpjegohet pushteti i fjalës si kontekst dhe fjala si funksion. Nëpërmjet këti diversiteti filozofik që vjen nga “interioriteti i kohës shqiptare në letërsi”, kuptohet edhe nocioni se aftësitë e të menduarit kritik për autoren ashtu edhe për analistët janë kritike për shkak të rritjes së sasisë së informacionit të shpërndarë për individët duke analizuar kredibilitetin e të dhënave. Sipas Lunney (2003), individët e kanë të vështirë të analizojnë të dhënat, sepse aftësitë e të menduarit kritik ndryshojnë nga ato të pjesëmarrjes, që variojnë në aspektin e shkallës së ulët e të lartë, por, Lunney (2003) beson se aftësitë e të menduarit kritik mund të mësohen nëpërmjet arsimimit. Në vijim të mëtejshëm të menduarit kritik sipas autores Kurti vjen edhe si një element nën pushtetin e fjalës. Në këtë pikë ajo merr shkas nga “kndjella” të gjej juktapozicionin lidhës në art. Është kjo lidhje që e shtrin informacionin e autores tek fenomeni “Fishtë” dhe më pas gjen një analizë dhe një vlerë më të gjerë rreth mendimit të tij teoriko estetik. Kurti e gjen tërë këtë konsensus teorik në mjaft teori, ku më e spikatura në studimin e saj, ndër tre autorët, është ajo e Nietzches (Nitce) me moralin e vërtetë. Në kompleksin dhe kompleksitetin e tij ajo shtrin lidhjen me terrenin historik të ngjarjeve dhe fenomeneve që e udhëhoqin studimin e saj parë në lidhje me këto teori dhe në lidhje me letërsinë si një ‘mision ndërtues në këtë formacion të ri shtet-identitet formues’ (Kurti 2009:18).
Bashkëkohësia dhe moderniteti shqiptar
Duke parë pikërisht emergjencën e Kurtit lidhur me formacionin e ri shtet – identitet formim, gjejmë faktorin e Kongresit të Manastirit dhe ‘origjinalitetin e kombit si art’ po aq edhe atë që Kurti e quan ‘klasikja botërore si model’ (fq 19). Më tej është debutimi kritiko-estetik me Fishtën-Konicën-Koliqin e një rradhë të tërë penash, që nën penën dhe studimin e autores janë ata që hyjnë në konceptin e ri, pra më saktë atë që ‘ky fillimshekull projektoi [si] një etapë të re, në koncept bashkëkohësinë, pse jo dhe modernitetin shqiptar….
Posted in ANALIZA DHE KRITIKA LETRARE | Print | No Comments »
Një poet i natyrës dhe lidhjes natyrore mes fjalës
(Mbi krijimtarinë poetike të Vangjush Zikos)
Fatmir Terziu
Një nga poemat më të fundit të poetit Vangjush Ziko, “Kanadasë” përfundon me vizionin përgjithësues “O Borëbardhë e Botës” (V.Zyko: http://v-ziko.uni.cc/poezi6.htm)Open in a new window. Ajo është e shoqëruar me një skripturë natyrale që vjen nga nocioni gjeografik për frymëzimin e poetit që në fakt krijon një lidhje determinante filozofike me tradicionalen shqiptare që buron nga fjalët “diademe kokës” e që në mënyrë filozofike na dikton lidhjen me tërësisnë, me vështirësinë që i kanoset nga një bashkëjetësë natyrore me ‘ajsbergët’ që në gjuhën poetike të poetit i vijnë rrotull. Ky konceptim lidhës me natyrën e bën poetin sipas studiuesit Hugh Hauton tek “Praktika Tekstuale”, botim i Routledge (16/2 viti 2002, issue 2 faqet 323-343) një mjeshtër të arsyes dhe filozofisë në lidhjen tërësore për të prodhuar mesazhin. Duke lexuar këtë poezi në lidhje me koncept-teorinë e Hauton shihen një mori ndihmesah. Së pari është apostrofi që ndihmon të ndjeshmen e tokës së mardhur të Veriut që të kaplohet në mendjen rutinë të lexuesit që në njëfarë mënyrë sërish kupton se kjo poezi vjen nga sënduku i hershëm i krijimtarisë së shëndoshë të këtij poeti që i mëshon këndshëm fjalës tradicionale “e zhveshe qyrkun e ariut”. Kështu ne kuptojmë se poeti Ziko është një poet i natyrës dhe lidhjes natyrore mes fjalës dhe koordinatës së saj.
Kështu ngadalë duke u fokusuar në këtë krijimtari ne gjejmë se gjuha e objekteve është e rëndësishmja e Zikos, autorit të vëllimeve poetike “Këngë për duart ”, “Takim me malet”,
“Këngët e grurit”, “Galeritë e nëntokës”, “Magji e dashurisë” dhe “Ditari kanadez”. Vangjush Ziko është edhe autor i dramave: “Motra Katerinë”, “Rruga e madhe”, “Vëllai i madh”, “Prova” dhe skenarist i filmave artistikë: “Hapi i parë” dhe “Zambakët e bardhë”. Në prozë ai ka krijuar “Bezhani”(Mozaik letrar) dhe “Borëbardha Flokëthinjur” (Romancë Kanadeze). Duke situar në mendjen e tij mjaft pamje dhe vizione natyrore, po aq të përditësisë ai ka mbuluar një pjesë të mirë të krijimtarisë së tij me privilegjin e gjuhës së objekteve duke na afruar një gjuhë të fuqishme artistike me fuqinë e së cilës ai rindërton ‘natyrën’ ku jeton.
Kështu ky poet, ashtu si edhe teoria e Hauton, tek e cila gjetëm arsyen e analizës është një poet ‘me vlera, ku paketohet historia në fjalë të racionuara’, duke na riprodhuar skripte filmike në mendjet tona. Unë gjithashtu do të sugjeroja se ai është edhe një poet i asaj që Focault e quan ‘dialektika e natyrës’. Natyra, gjuha dhe rrethnaja janë preokupimet e poezisë së Zikos, aq sa edhe vargjet “U ul ky dielli të të puthë,/ Në vetullkodrën, në gushën fushë…” duket se e plotësojnë më së miri këtë. Duke analizuar fjalët përbërëse të kësaj poezie “vetullkodrën”; “gushën fushë” etj natyrshëm shihet huaja e marë nga njeriu dhe kusuri i ngjeshur në figurativen e natyrës. Është një argument filozofik, dhe jashtë rutinës së një loje fjalësh që tek-tuk shihet edhe tek poetë me emër e krijimtari të bollshme. Ziko sjell bashkërisht njohurinë dhe vizulaen për të ndriçuar më tej atë që i ndërlidh të dy këto koncepte filozofike në poezinë e tij.
Vargu “Panja e mbarsur nëpër ngricë” kompleton punën e tij krijuese dhe pasqyron më së miri idenë e tij të cilën Haughton e quan ‘ideja idiosyncratike’ që në shqip do të përkufizohej dhe jo përkthehej si një mundësi e fjalës për të dhënë kuptimin më origjinal artistik, pra të dhënies së kuptimit pas leximit. Por poeti Ziko nuk mjaftohet vetëm me kaq. Në poezinë ‘Korçës’ ai sërrish krijon intimitetin natyral duke zbutur ‘prozhmet e Moravës të filtruar’ dhe për të dhënë si me magji atë lidhje që ndikohet nga shumë teori të ngjashme. Duke dhënë ujin e pastër e të filtruar të vendlindjes së tij ai natyrshëm kompozon lidhjen metafizike të njeriut me natyrën. Edhe pse në ardhjen e sotme të kohës së teknologjisë digjitale, një kompozim i tillë shihet disi metaforik, disi tradicional, prapëseprapë në leximin poetik ai është një kolazh dhe një montazh logjik më vete, duke kapur kështu ecurinë e artit modern dhe duke u bërë aspekt i jshtëm e i padukshëm i polemikës objekt-gjuhë në kuptimin filozofik të saj. Poezia e tij duke intimizuar lidhjet e hershme të njeriut me atë pjesë të natyrës dhe duke udhëtuar në imagjinatën e viteve pas ka një diapazon të gjerë sqarues dhe tërheqës. Këtu shihet edhe një maskë e hollë ndëshkuese për vetveten, ku aspekti i personales duket triumfues në mesin e një të tëre …
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Monologu shpjegues dhe filozofia e prozës së Turtullit
Monologu shpjegues dhe filozofia e prozës së Turtullit
Fatmir Terziu
Duke patur rastin që të lexoj disa nga tregimet e autorit Kristaq Turtulli, pata arsye të “ndikohem” nga një mënyrë tipike komunikimi lexues-autor, një lloj komunikimi që vjen nga mjeshtëria e një monologu. Një monolog që thuajse ndihet i njëjtë edhe në romanet e tij. Ky monolog herë-herë filozofik kumton një mesazh të kultivuar bukur. Më saktë e gjen atë si një grupfjalësh komunikuese, tipik dhe i ri në këtë lloj të shkruari. Çfarë e bën këtë lloj një sipar të ri të monologut, është e mundësuar dhe shpjeguar nga Lakan, ku vihet në teorinë e tij në theks dhe në thelb si procedurë gjuhësore, aspekti i psikoanalizës. Pozicioni i tij është përmbledhur më së miri në esenë e Frederik Jamesonit, “fiktivja dhe simbolika në teorinë e Lakan: Kritika Psikoanalitike, dhe Problemi i subjektit.” Vizatuar nga Piaget dhe Melanie Klein, sipas teorisë së Lakan, kjo shihet si një aspekt i lëvizjes të tranzicionit nga fiktivja simbolike në fazën më vendimtare duke e parë atë si aspekt të zhvillimit të psikikë, ku monologu komunikues është një aspekt i zinxhirit që mbërthen treshen lexues-kritikë-autor. Në këtë aspekt ku fjala është një arsye e plotësimit të kuptimit që vjen nga kjo treshe dhe nga lidhja zinxhir e shprehjeve dhe fjalive, artikulimi kompozohet si një tërësi. Një tërësi konceptuale që kërkon përkushtim. Tek autori Kristaq Turtulli, nuk është ky artikulim një prognozë për të rrjeshtuar krijimtarinë e tij të bollshme në prozë dhe poezi, por një fakt që vjen nga procedura gjuhësore për të rrokur aspektin e psikoanalizës. Autori i disa romaneve si “Vetmia e zërave”, “Ç’është jeta a një njeriu”, “Hani me dy Porta” etj mund të lexohet ndjeshëm duke afishuar në siparin lexues pikërisht psikoanalizën. Kjo teori e bën më kuptimplote krijimtarinë e tij. Tek romani “Vetmia e zërave” origjinaliteti i fjalisë së shkurtër paraqet njërin aspekt të psikoanalizës. Paraqitja e shkurtër, arsyeja e rekrutimit të fjalës dhe racionimi i saj natyrshëm të shpien në një proces lehtësues. Kur lexon ekstraktin e këtij romani natyrshëm pas fjalisë së shkurtër vjen filozofia e tij: “… Mistrecët gjithmonë argëtohen me rekrutët e rinj. Mbijetesa e tyre, servilizmi. Eh, është një nga elementet bazë të rekrutërisë. Servilizmi s’të lë kurrë në baltë. Servilizmi. Oh po servilizmi, mbulon me mjeshtëri tymtajën ogurzezë të mendimeve dhe qëllimeve. Servilizmi është i lashtë sa vetë jeta. Servilizmi është fillesa e fillesave. Servilizmi u përket të gjithëve dhe gjithçkaje. Bota pa servilizmin do të ishte e mjerë. Servilizmi është petku i artë, i purpurt i përbaltë, i kameleonët. Më dëgjove? Më mirë mos dëgjo. Fola për servilizmin. Mos beso. S’ka servilizëm, s’ka asgjë. Eh, kush e njeh servilizmin, kush e di. Të gjitha janë pallavra. Disa flasin për hipokrizinë. Të gjitha njeriu i ka krijuar dhe për njeriun janë. Mendjet e ditura?! S’dihet, mbase mendjet tmerrësisht të djallëzuara, të çartura ose të rrokullisura. Ndoshta është fasadë. Mbase diçka e parathënë, e parabërë, e paraparë.”
Kjo filozofi e gatuar me fjalën e zgjedhur, natyrshëm i jep romanit një rjedhë leximi poetik. Një poetikë e rrjedhshme dhe një lidhje domethënëse e fjalive që plotëson të tërën. E tëra që vjen nga komunikimi shpjegues, tërheqës dhe eseistik i rrjedhës. Po të shihet nën këtë pikë natyrshëm shihet edhe ‘lakimi’ komunikativ i lexuesit me fjalën “servilizëm”, ku shpjeguesja pas fjalëve “e pathënë”, “e parabërë”, “e paraparë” është disi një shtesë e mbiemrave “të djallëzuara”, “të çartura” dhe “të rrokullisura” që lidhet me nocionet e përfishë tek “mendjet”.
Kështu ndodh edhe me romanin “Ç’është jeta a një njeriu”, ku përshkallëzimi figurativ vjen si një argument shpjegues. Fjala e sqaruar paraprihet, dhe pasardhësja dominon dhe kërkon pasuesen. Sërrish në një zinxhir Lakanian vjen nocioni i procedurës gjuhësore. Këtu paraqitja dhe logjika e ardhur nga nevoja e kuptimit të rrjedhës formon të veçantën, nënprecedentin ndryshe të ardhur nga stili i autorit: “Në jetë luajnë të qetë ata që nuk kanë asnjë rol. Ndërsa tek ne gjithçka qëndron ndryshe. Mundohemi të jemi aktorë dhe regjisorë njëorësh, veçse në miniaturë. Dëshirojmë të luajmë, por ngatërrojmë batutat, lëvizim, skenat risillen përmbys. Atëherë fajësojmë, gërhasim, kërleshemi. Kjo kërleshje ke vite dhe vide. Dekada dhe dekada, që zhvillohet brenda vetes. Kërleshjen fillimisht e pranuam si lodër fëmijësh, se një dhuratë e vogël simbolike, por tunduese. E përtypëm me ngut, gjithë dëshirë, e cila zbriti rrëmbyeshëm, ashtu e patretur mirë në stomak. Lënda a qulltë, u përzje me aciduat e stomakut, u përhap në mënyrë të rrufeshme të gjithë qenien. Trupi e prani dhe s’e nxori jashtë….” E gjithë kjo shkëputje nga ky roman lexohet këndshëm dhe natyrshëm paraqet arsyen e sistematikës dhe kërshërisë për t’iu kthyer tërë romanit.
Tek romani “Hani me dy Porta”, prezantimi vjen disi më ndryshe. Në këtë prezantim është kompleksi i grupfjalëshit që luan një rol dominues: “… Në pështjellimin e zërave dhe të klithmave të qytetit, kërkohet zëri i lemerisur. Ngrihej rrufeshëm nga fundi i dheut. Ai zë fillimisht niste zë ulet, i ngadalë, si një qarje a lehtë, me pas merrte hov dhe oshtinte me lebeti. Me kujë to fortë, aq sa trondiste muret si tërmet…” Kështu ndodh edhe me romanin e këtij autori “Hija e Ariut”, ku akstrakti i mëposhtëm e pasqyron qartë atë: “…Të kërkosh nga vetja, me të gjitha mënyrat s’është mëkat. Dikur, babai i kishte folur për Hijen a Ariut. Ka hije të rëndë Ariu, të madhe, lemeritëse, shtypëse. Gjithsesi, kur ndodhesh përpara Ariut, duhet të jesh i përgatitur mirë qysh më parë. Dy qenie për jetë a vdekje janë përballë njëra-tjetrës. Ulërima a Ariut është e frikshme. Përpiqet të të shqyejë , të të bëjë copa-copa. Ndërsa ti, kur të hapësh pikën maksimale të klithmës, duhet të fillosh të ulurish më shumë se Ariu. Atëherë ndodh habia: Ariu tkurret, mblidhet, shtrihet para këmbëve të tua dhe i pushon zemra. Kjo e fundit ndodh një në njëmijë, por ndodh…”
Në tërë këtë paraqitje të shkurtër të krijimtarisë së shkrimtarit shqiptar bie në sy ajo që A. A. Burger paraqet tek “Metodat e analizës” (1994: 35-95) botuar nga Sloan & Pearce në Nju Jork. Më saktë është ajo që ndeshet siç e theksuam edhe më lart në treshen autor-lexues-analizë. Nga kjo lidhje e ndërsjedhtë e teorisë me krijimtarinë e këtij autori mund të theksojmë se kur analizojmë përmbajtjen e prozës në rrugë komprehensive, në rrugë më pak pronë të subjekteve dhe metodave seleksionuese, apo edhe tradicionale, natyrshëm del parësore psikoanaliza dhe ajo që Burger e quan përdorim i esencës së fiktioves dhe simbolikes përpos teorisë së Lakan. Kjo mënyrë apriori dikton nevojën e përkushtimit të metodave sistematike, ku sot ajo më shumë se çdo gjë shikon në detaj duke cekur semiotikën, strukturializmin, diskursin analitik, analizën kontente dhe pjesë-punën e (ri)latuar me teorinë e psikoanalizës. Kjo definohet në teorinë e Anders Hansen, Simon Cottle, Ralph Negrinë dhe Chris Neëbled. Në këtë hapësirë lidhjesh teorike esencialisht plotësojmë të domosdoshmen që gjejmë tek krijimtaria e Turtullit e cila sipas Bernard Berekson kuptohet tek “Analiza e përmbajtjes në komunikimin e kërkimit brenda tekstit të prozës” të realizuar që në vitin 1952. Interpelacioni (afrim-largimi i kontekstit me stilin e autorit) duket si një arsye tjetër parë në këndvështrim. Është i tillë se Turtulli në aspektin poetik është disi më dialektik me fjalën. Ndërsa në krijimtarinë e tij në prozë ai paraqitet si një kornizë letrare ku ideja, fjalia e shkurtër dhe mesazhi shihen disi të veçanta. Po të mbesim tek interpelacioni, largimi dhe afrimi i mesazhit depërtues shpjegohet me ndihmën e përshkallëzimit. Fjalia e tij fiton një pushtet vazhdueshmërie, që e bën dhe e detyron lexuesin të ndjek rrugën e nisur dhe të mos e braktisë atë, pra të flak librin. Kështu autori siguron një stil të tijin me të cilin komunikon lirshëm dhe shumë thjesht, por tërheqës ama. Turtulli nuk parapëlqen humorin apo shpotinë, sepse ai e realizon këtë sfidë me anë të fjalës së tij filozofike. Dhe për të ndërtuar më shumë në lidhje me këtë ne premtojmë vazhdimin e kësaj analize…
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Postmodernja dhe kuptimi ndryshe në poezi
Postmodernja dhe kuptimi ndryshe në poezi
(Mbi krijimtarinë e poetit Petraq Risto)
Fatmir Terziu
Shumë gjëra të ndryshme thuhet se kanë kuptim të ndryshëm, por të lidhur në mes tyre: njerëzit në këtë sens me ‘kuptim të ndryshëm’, do të thotë të bëjnë gjëra të ndryshme; mjetet dhe objektet apo edhe risi të tjera të ngjashme me to janë menduar për gjëra të ndryshme; për njerëzit duke përdorur fjalët dhe dënimet, sërish do të thotë gjëra të ndryshme; shenja dhe aleanca natyrore sërish do të thotë gjëra të ndryshme; përfaqësimet në mendjet e njerëzve do të thotë gjithashtu të ndryshme. Në librin e tij “Domethënia e varieteteve”, autori Ruth Garrett Millikan argumenton se këto lloje të ndryshme, që do të thotë “janë elementë të kuptimit”, kanë lidhje dhe janë në lidhje vetëm me njëri-tjetrin. Çfarë do të thotë kur është diçka për të thënë për diçka për të menduar, ose fjalë që kanë të bëjnë me kuptimin në kuptimin që e përfaqësojnë ose signifikojnë më saktë në kuptimin e qëllimit? Millikan argumenton se janë të qarta qëllimet e njeriut, më saktë të qartat qëllime të njeriut, janë të përfaqësuara brenda kuptimit filozofik “qëllime”. Por, për poetin shqiptar, Petraq Risto, ata nuk përfaqësojnë thjesht qëllime; ata posedojnë me synim atë që ata përfaqësojnë. Në poezinë e tij ai argumenton thuajse njësoj si në teorinë e Millikan, kur retushon më tej se gjërat që vijnë nga nocioni ‘i ditur’, ‘i qëllimshëm’ kur vijnë si shenja apo mesazhe poetike dallohen nga shenjat natyrore duke qëmtuar në thelb, pra duke i identifikuar si shenja natyrore ato paraqesin mendime ndryshe të paqëlluara ose edhe të rreme. Në mjaft poezi të këtij poeti shihen qartë format e perceptimit dhe mendimit duke eksploruar faza në zhvillimin e ashtuquajtur tradicional që varion nga e thjeshta e organizimit deri tek perceptim-veprimi i cikleve të perceptimit dhe qëndrimit ndaj koncepteve të ndryshëm. Poezi të tilla si “Gruaja e Herodit”, “Vetmia”, “Duke parë një hekur të vjetër për hekurosje në pazarin e Krujës”, “Një trëndafil i kuq brinjas në dëborë”, “Lufta e kthimit të 0 në 1”, “Një pike”, “Natyrisht, nëse vjen në mëngjes”, “Ushtari i luftës kthen rrugën në varrezë”, “Frymëmarrje, para puthjes ishe ti”, “Sa herë prek një grua”, “Një sup i njomë në kabare” etj., kanë një afresë me një aspekt që ofron një novelë me interpretimin e gjuhës në mënyrë më efikase me qëllim që ajo kuptohet se është e kuptueshme dhe e ndërmjetshme në një lidhje midis semantikës dhe pragmatikës. Kjo nënkupton ato rregulla që variojnë brenda atyre konceptuale dhe tekstore të poetikës bashkëkohore mesazhdhënëse në heshtje. Është ajo pikasje që Dr. Anton Papleka e gjen tek shprehja e tij për krijimtarinë e autorit: “nuk kemi të bëjmë me formulime rregullash teorike, me ndonjë manifest poetik, por me një poetikë moderne të mishëruar në përbërës konceptualë dhe tekstorë”. Në këtë kontekst përshembul poezia “Duke parë një hekur të vjetër për hekurosje në pazarin e Krujës”, që në titull derivon manifestin poetik dhe aspektin koncept-tekst, duke formuar atë lidhje që ndodh si nënteksti ‘gjëra të ndryshme’ i Millikan. Kjo lloj poezie e poetit shqiptar Risto është një aspekt i ngushtë brenda nocionit poetik ‘të ndryshme’ që afron edhe anën pamore, ose vizuale, ku marrëdhëniet fjalë-objekt, janë një anë e konceptimit të saj.
Aspekti pamor në poezi
Ne si lexues e lexojmë këtë poezi por edhe e deshifrojmë në mendjen tonë si një aspekt filmik, pamor, fotografik apo edhe më tej konceptual, që ndërlidh elementët midis të vjetrës dhe të resë, modernes dhe tradicionales, fjalës dhe imazhit apo edhe perceptimit. Kjo poezi vjen në ndjesinë tonë si një aspekt kompozicional i tinguj-imazh-hypermedia-interaktivitet-varg. Vjen si i tillë për disa arsye. Ndër më kryesoret janë: fjalët e reja, ekzistenca, e veçanta, vizualja, fakti, aspekti dhe konkretja. Ky trend i fundit është subjekti kryesor i këtij bagazhi poetik të këtij poeti bashkëkohor. Kjo përfshin disa transformime të migrimit të aspektit dhe gjuhës së re, në konceptin gjuhë (artistike dhe teknologjike) që duket si e një hapësire nga kanë ndikuar frymëzimet poetike. Prof. Alfred Uçi shprehet për ndikimet dhe frymëzimet në poezinë e Petraq Ristos me fjalët përcaktuese që kanë hapësirë ndikuese me aplikimin tonë për të “Ka poetë të talentuar zhurmues për çdo fjalë të vërtetë e poetike që ligjërojnë, por ka edhe poetë të vërtetë që krijojnë pa hedhur tollumbace e fishekzjarre, që ligjërojnë me filozofinë e thjeshtë të kallirit plot. Petraq Risto i ka kushtuar një jetë të tërë letërsisë, në prozë e në poezi, gjithnjë në kërkim.” Në të njëjtën mënyrë edhe poeti Vaid Hyzoti dikton se “Nga detajet e holla, nga vëzhgimet poetike me një natyrë metaforike, autori di të kalojë në sintezë poetike, me lojën e fjalës, me ndienjë e çiltërsi poetike, me metafora të fuqishme, me lojën e anës semantike të fjalëkuptimshmërisë, me kontrastin e fuqishëm… Për thellësinë e ndienjave, fluiditetin e të shprehurit, të duket se ka diçka “kozmike” edhe në poezitë e ngrohta lirike të dashurisë, të marrëdhënieve të përditshme, ku një detaj i thjeshtë bën të brufullojnë zogj mendimi që marrin start për hapësira të mëdha.” Kjo e bën akoma më shumë prekëse thelbin e aspektit ‘gjëra të ndryshme’ teksa ke parasysh edhe vizatimin e Natasha Lushajt në fjalën e tij për poetin në fjalë: “Duket sikur, që në kryeherë, dikush nga lart vazhdon të luajë shah me hirin tonë. Dhe pastaj emri Petraq Risto, po ashtu gri. Kalimthi më kujtohet një nga poezitë e librit ku luhet alegorikisht me kuptimin trivial të emrit të gjyshit, atit dhe birit. Do të thotë se poetëve mund të ndodhë t’u besohen mesazhet e mëdha të ringjalljes? Ku i dihet. Jo rastësisht fjala poezi (poems) në kopertinë ka diçka nga ndriçimi i së artës. Ngjan si një stoli e vjetër, gjetur nën shkrumbin e paskohës sonë, kushedi se nga kush.”
Marrëdhëniet poezi-pamje
Nëse në bazën tonë të përzgjedhjes në marrëdhëniet në mes të poezisë dhe pamjes vizuale, kemi pikasur vetëm një grup poezish të Ristos, kjo nuk përjashton edhe aspekte të tjera të krijimtarisë së tij. Është ajo që në fakt vjen nga poezia e tij “Gruaja e Herodit”, e vëllimit poetik “Hallelulja”, që ka një ngjashmëri me një varg nga poema e Cesário Verde (1855-1886) të cilin ai e quajti “O sentimento dum Ocidental”, (që do të thotë në anglisht “ndjenjë Perëndimore”) dhe që në fakt është fillimi i të menduarit tonë mbi këtë temë. Ky është një shembull i gjuhës në të cilën poezia bëhet “vizuale” për shkak të mënyrës krahasuese dhe elementeve përshkruese që janë paraqitur dhe është gjithashtu një lexim i një botë që po ndërtohet (fillimi i një ere të re poetike në krijimtarinë shqiptare, si pasojë e hapësirës demokratike) “. Për Millikan bota është një botë që pëson sintaksën poetike të transformimit dhe është pikërisht për shkak të mënyrës që një poet i sheh gjërat ashtu siç ai i percepton këto transformime. (Millikan, 2002, p.10) Dimensioni i kësaj poezie verbale, vjen nga prirje të përshtatura që kanë ndikime nga rruga e gjatë krijuese e autorit dhe nga indeksi poetik e teorik (duke nënkuptuar vetë poezinë, ritmin poetik dhe metrin) duke parë qartë edhe funksionet më statike dhe dinamike si pjesë agravues e dimensioneve vizuale, që është pjesë “e preçision perceptimeve vizuale e që formësohet nga indigjenca të lehta dhe të lëvizjes së karaktereve dhe privon shumë dritë nga ide-vetëpërmbajtja “(po ai), duke përdorur teknika të ilustruara në krijimin e poezisë”.
Një tjetër poezi, e cila është një kompleks filozofik më vete është edhe “Lufta e kthimit të 0 në 1”, por që vjen edhe si një plotësuese e kontekstit vizual edhe nën gjetjen e Dr Moikom Zeqos: “Petraq Risto ka një vizionarizëm të një grishjeje të re, këlthitëse; ai i ka farkëtuar fitoret e tij me përpjekje dhe tendosje të admirueshme. Petraq Risto guxon dhe shpërthen, ravizon me lëvizje kozmike, me tema të ekzistencialitetit tronditës dhe të dyzuar të epokës globale.” Ky ekzistencialitet tronditës mund të shihet qartë tek këto vargje të poetit: “Antikuari e ktheu në anije…/Nëna: fokiste me një mashë/mbush anijen e vockël me prush/dy lugë të argjendta kafeje i bëri flugerë/nga dera e kuzhinës fryu Trëndafili i Erërave/u gufuan velat: shamitë e nënave të emigrantëve/me lotët ngrirë në formë stërkalash/Anija-antikuar kalon mes ishujve: filxhanë kafeje me harta llumi/plakat rrijnë rrotull: presin kthimin e djemve të vdekur/hekurosin për të njëmijtën herë bluzet e pantallonat e tyre/e nuk shohin si u shtohen rrudhat e fytyrave./Një e qarë bëhet sirenë, brigjet/dridhen/- Kujdes, moj korbë,/në astaret e xhepave/paska mbetur një monedhë!” Kjo poezi e shkëputur nga vëllimi “Hallelulja”, botim i “Globus R.” është një hapësirë ku aspekti i një detaji të neorealizmit Italian vjen si një forcë interpretuese në sytë dhe imazhin tonë. Është pikërisht kjo rymë kontemporane që bëri emër deri matanë kontinentit dhe u përfaqësua në shumë lëmi të medias. Ndërsa në teorinë e neorealizmit Italian pati kapje dominuese në kinema nga emra të mëdhenj, në letërsinë shqiptare ajo paraqet një sipas të rëndësishëm interesi. Tek një nga kryeveprat italiane është lufta me detin, aspektin varfëri-njeri që dominon, tek poezia e Ristos është kuptimplota ‘paska mbetur një monedhë’.
Lidhja mes kuptimeve
Pastaj “Vetmia” është akoma më shumë një lidhje për të fiksuar atë se gjëra të ndryshme thuhet se kanë kuptim të ndryshëm por të lidhur në mes tyre: “E veja/Vetmi me rrobe të zeza kalon në kujtimet varreza./E veja Vetmi vetëm ti/Vetmia/fle te një lule nën takë kur zgjohet kupton se është flakë./E veja Vetmi/vetëm ti/Ku ishe? Ku ike? Pse s’u ktheve?/Vetmia gjithnjë bën pyetje,/përgjigjet i pret në formë ethesh./Vetmia: druri pa gjethe./Mbyllur brenda/mureve me myk zgjedhon foljen “ik”, drita i duket armik./Harrove? Lajthite?/Pse? Kush?/Vetmia: lulëkuqe/ plagos/grunajën/në gushë./Për femrën vetmia/ka formë mashkulli: bie kur ngrihet./Vetmia e burrit dremit në gotën e konjakut/Dhe pyetjet deformohen si trupi i një gruaje shtatzënë/Burri i vetmuar/dashurohet me merakun/Për mashkullin vetmia si femra: ngrihet duke rënë./Vetmia: lulëkuqe/plagos/grunajën/ në gushë.” Këtu dikton edhe poeti Agim Shehu që thekson se: “Ndjek mendimin e vargjeve dhe nuk e ndjen se ku ndërhyn figura, e cila i jep vitalitet dhe bukuri mendimit si dritë hëne brenda valëve. Në këtë vëllim autori shfaqet kalorës virtuoz që di të zotërojë “harbimin” e kalit të bukur siç është metafora në poezi. Kjo është e domosdoshme veçanërisht për një krijues i cili jetën me ngjarjet e trazuara i vëzhgon si qytetar, i gjykon si filozof dhe i shpreh si poet. Të tria këto përmasa i gjen te libri, si të lexoje Uitmanin, Eluarin apo Migjenin.” Dhe kur lexon këtë pikasje të Shehut natyrshëm s’mund të lësh pa përmendur poezinë “Gruaja e Herodit”. Këtu mjeshtëria e Ristos shfaqet e ndjeshme, e tepër filozofike: “Jam gruaja e Herodit me syrin e majtë të verbër nga lotët/me syrin e/djathtë: grackë e një drite të dobët./Gruaja e Herodit jam: ose duart shtrëngojnë kokën./Ah, Herod, Herod, Herod/Hero s’u bëre dot!/Kokën e Gjon Pagëzorit e preve, e ktheve në planet/satelitë të kësaj koke vërtiten njerëzit e shkretë./Trembur nga kokat e prera drejt gijotinës shkojnë vetë./Ah, Herod, Herod, Herod/Hero s’u bëre dot!/Im bir Lezbonaku rënkon: kasolle në dimmer/rrufe mallkimesh vijnë rrotull/vetë Herodi mendimethinjur/në pasqyrë s’e sheh kokën./Hero s’u bëre dot!/Dhe pse syri i majtë është i verbër lotët i ka me ndriçim/Luftova të shpëtoja nga mbytja vajzën e vetme/lumi tërhiq e unë tërhiq/ai mori trupin e në duar më mbeti/koka e sime bije./I shkula/klithmës/pikën/e një/i- je!/Jam gruaja e Herodit me syrin e majtë të verbër nga lotët/me syrin e djathtë: grackë e një drite të dobët./Gruaja e Herodit jam: ose duart shtrëngojnë kokën.” Në këtë poezi shënohet pikërisht edhe poezia posmoderne e Petraq Ristos cilësuar nga kritika si një poezi e “një niveli evropian”. Dhe kjo vetëm se është një poezi e përkthyer dhe vlerësuar në disa gjuhë, por se është një poezi që sjell risi të re në poezinë shqiptare. Granit Zela e thotë qartë këtë në vlerësimin e tij për poezitë e Ristos duke u shprehur se “përbëjnë, sikurse është vlerësuar nga kritika, një “përtëritje estetike”, që e zhvendos poetin shumë kuadrate përpara në skakierën e poezisë bashkëkohore.”
Kush është Petraq Risto
Petraq Risto ka lindur në Durrës më 9 qershor 1952, ka kryer Universitetin e Tiranës në degën e Gazetarisë si dhe një vit pasuniversitar për kritik teatri në Institutin e Lartë të Arteve. Ka punuar si gazetar dhe libretist. Tani që prej 17 vjetësh është drejtor i Shtëpisë Botuese “Globus R.” në kryeqytet. Petraq Risto është një nga poetët më në zë të poezisë bashkëkohore shqiptare, autor i disa librave të suksesshëm, veçanërisht i vëllimit pretencioz “Lojë shahu në shekullin XXI”, botim i vitit 2004, që u prit shumë mirë mga kritika jonë letrare. Para pak kohësh, ai botoi vëllimin “Engjëlli me virus H5N1”dhe tani vëllimin e ri “Hallelulja”. Është autor i shumë vëllimeve poetike, romaneve, tregimeve, librave e dramave për fëmijë etj.
Ndër librat kryesorë veçojmë:
Romanet: “Avioni i Parajsës “Baterflaj”, “Bukuroshja fantazmë dhe unë zoti Prek Vdek”;
vëllimet me tregime: “Vdekja e palaços”, “Ndalohet vrasja e ujqërve”
vëllimet poetikë : “Mollë zhvirgjëruar nga rrufetë”, “Lojë shahu në shekullin XXI”, “Engjëlli me virus H5N1”, “Hallelulja” etj.
Është ndër autorët më origjinalë në këto njëzetë vjetët e fundit. Ka marrë disa herë çmime letrare.
Pjesë nga veprat e tij janë botuar në anglisht, spanjisht, italisht etj. Së shpejti në Meksikë pritet të botohet një përmbledhje poetike e Ristos në gjuhët spanjisht dhe shqip. Mund të themi se vetëm në një hark kohor prej 7-8 muajsh librat e tij poetikë janë botuar në Francë, Meksikë, Rumani. Pritet që të botohen në ShBA, Angli, Turqi e mbase edhe në Japoni.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Stacioni estetik i fabulës së Lashovës
Stacioni estetik i fabulës së Lashovës
Fatmir Terziu
Sotir Lashova
Stacioni estetik i fabulës së Sotir Lashovës është një pikëtakim me teorinë e akademikut Christos A. Zafiropoulos. Ky autor i librit “Etika në fabulën e Ezopit” shprehet se fabula është ‘një formë e arsyeve etike” (Zafiropoulos; 1998:157). Duke lexuar Lashovën në tërë krijimtarinë e tij të madhe në fabula ne gjejmë edhe atë që lidhet konkretisht me këtë pikasje teorike. Në këtë teori etika është një derivat (1998:157) dhe mesazhi i fabulës është një ‘kontrast me aestetikën” (po aty). Të dyja janë elemente të ndeshura ndjeshëm në fabulën e Lashovës. Të dyja piketojnë udhën dhe stacionin estetik të këtij autori. M. Xhaxho shkruan për krijimtarinë e Sotir Lashovës duke cituar se “ai vazhdon të zgjedhë fabulën si stacionin më të mirë estetik dhe artistik për të gjykuar realitetin. Me anë të fabulës ai gjurmon, zbulon dhe fshikullon gjithashtu të keqen”. E keqja e fshikulluar nga fabula e Lashovës është pikërisht ajo që prodhon kontrastin. Një kontrast që duket në tërë ekstraktet e fabulës së tij. Ekstraktet e fabulës së krijuar nga Lashova e japin përshtypjen e kontrastit, edhe kur ata janë një kundërthënie, prej fillimit të fabulës, deri në fund.
Senset dhe argumenti
Autori zgjedh që në titull për të përdorur fjalën “Kacafytje”, e cila, tradicionalisht, është diçka e trilluar dhe gjithashtu i referohet zakonisht hesapeve që kanë mbirë në të kaluarën e jetuar, ndoshta jashtë praktikave personale, por nga praktika që kanë ndikuar personalen dhe kjo është ende një ndjesi sociale e shoqëruar me konfigurime të përditësisë si një nëntekst për agravim subjektiv në kaosin logjik ‘Nesër’. Kjo tregon se autori është në kërkim të vazhdueshëm dhe vlerat e tij të krijuara arrijnë të tregojnë arsye të qarta për çdo lexues që normalisht e kupton se edhe pse ajo i referohet situatës së motivuar, në të dytin ekstrakt mund të mos jetë e bazuar në fakte në tërësinë e vet, ose edhe fakti apo detaji i trilluar mund dhe nuk mund të jetë shumë më përpara asaj që ka ndodhur ose imagjinohet të ndodhë.
Është pikërisht ajo që nga Xhaxho mësojmë se “dukuritë e shumëllojshme të realitetit tonë e sidomos dukuritë negative janë mbrujtur brenda qenies së tij e pastaj kanë gjetur shprehjen e nevojshme”. Gjithësesi argumenti mbetet, pra thjesht ai është. Është një Jovan që lindi shqiptar dhe vdiq grek. Është një Jovan, që hartën mund ta kishte larg e shumë larg aritmetikës specifike, duke mos synuar pikërisht shumësin e Jovanëve. Këtu, pikërisht këtu është e veçanta e Lashovës. Lashova përdor përshkrime fjalë-grafike të përcjellë idenë e harmonisë dhe paqes në temperamentin njeri, por artikulon fjalën që shigjeton kacafytjen për arsyen e treguar tek Jovani nga Himara. Autori përdor të gjitha senset për të ftuar lexuesin si në një ekspo-foto ku skena ndihet më gjallërisht. Lashova përdor gjuhën e tij tipike dhe sugjeron se ajo gjuhë e ka parë çështjen në disa raste dhe ajo gjuhë e di atë mirë, ajo gjuhë përshkruan dhe tregon se si skena nuk ndikohet nga ndryshimet, qofshin ato në pranverë apo në vjeshtë mes ‘dushkut ku edhe dhe panja me mështekën janë gati për të ngritur e shkrirë trupin njësh në flakët e ngjyrta dhe pastaj në dimër janë veç një shërbim material për të tharë rroba zije duke paralajmëruar një vdekje që s’vjen nga njeriu, nga Zoti, nga koha apo vendi, por “nga germa greke nxine qivuri”. Lashova, pikërisht këtu sjell tipiken e detajuar dhe laton fabulën e tij me ujë të bekuar, mes sensit dhe argumentit tipik e tepër filozofik.
Rregjistri i kohëpolitikës
Titulli i fabulës tjetër ” Paradoks si në përrallë” jep përshtypjen e një lloji të ri fabulor, që në fakt është një regjistër i ngjarjeve dhe ndodhive në vitet e brishta e të qashtra të demokracisë ku thelbi i komshinjve gatuan atë se me çfarë mund të jetë në ardhmen një ‘komshi’, nëse ai është i pranishëm në kuptimin e vërtetë të fjalës dhe praktikat e përdorimit të anekseve gramatikore të kësaj fjale u ngjizen atyre që janë në hapat e para, si fjalë që mburren se kanë vend në fjalorin shqiptar, ku veç emrit ‘demokraci’ zor se u lejohet të vazhdojnë ‘kacafytjen’, atë kacafytje që edhe komshiun po e kthen në rudiment, apo edhe atavizëm.
Hapja e fabulës “Minipartite pijanece” pikturon imazhin e një kompleksi politik që ka harruar shpirtin njerëzor dhe tenton të bëjë listë-votimin si një mushkë pjellore për vota. Lashova përshkruan elementet e situatën listore edhe për të shprehur rezervat e idilikën rrethuese të politikës partiake. Ai nuk synon të godasë pluralizmin, pikërisht e dashuron atë, por partitizmin politik e ‘kacafyt’ deri në dhimbje, pasi aty shikon arsyen penguese të ecjes dhe aty vizaton shpërfytyrimin njerëzor.
Gjuha dhe melodrama
Gjuha e përdorur në fabulën “Në mërgim” përshkruan fushën e re të mbjellur me lotë emigracioni, ku njeriu është “i cili”, ku dyshja e imigruar është caktuar si shkak, dhe ku pasoja është një fabulë më vete. Kjo është ajo që paraqet pothuajse të përkryer dhe në një mënyrë idilike, pa harkuar dilemën se në ç’vend është dhe pa ndonjë arsye se duhet të dihet apo që të jetë në interes ky vend. Gjendja shpirtërore është e qetë dhe merr pamjen e lexuesit si të njohurin në një vend “ku të gjithëve u dukej jeta për të jetuar në harmoni”. Dy kafshët e mara me vete maçoku dhe qeni pasqyrojnë skenën dhe në këtë skenë fabula gatuan ‘trimoshët’, por edhe nxjerr në mejdan idenë e të qenit atje, pra në dhe të huaj ku ligjin e gatuajnë të tjerët, dhe dihet kur ata e bëjnë këtë se kush dhe cili je në vendin e tyre. Në dy fabulat e tjera “Rugaçëri” dhe “Poltikanët pluralistë” Lashova e përdor gjuhën për të frymëzuar një melodramë të këndshme dhe tepër therëse. Është pikërisht ajo që vjen nga logjika dhe mjeshtëria e tij. Është ajo që Dhimitër Shtëmbari e pikas “autori i drejtohet lexuesit me logjikë”. Kjo logjikë që vjen nga librat e tij, nga vëllimet e shumta të tij me fabula.
Shkrimtari Sotir Lashova ka lindur në vitin 1931 në fshatin Lashovë të rrethit të Kolonjës. Është autor i shumë librave si “Stinët e shqiptarëve”, “Melesini”, “Trimëresha”, “Kur kujtoj ato vite”, “Ballisti në gropën e gëlqeres”, Përmes luftës çlirimtare”, “Turtullesha dembele”, “Korbi i varrim zhvarrimeve”, “Gomari që desh të bëhet mbret”, “Dhelpra në grevë urie”, “Djalli hiqet si t’ish ëngjëll” “Dhelpra mike e luanit”, “Ariu ministër”, “Stafi i bishave”, ” Ringritja e shqiponjës”, “Flatra trimërore”, “Flakadan atdhedashurie”, “Kacafytja”, “Pellazgët, stërgjyshërit tan”. Por në tërë këtë krijimtari të shumtë dhe të begatë, Lashova njihet më i sukseshëm në fabulën e tij. Niko Logori shkruan qartë se “vend parësor në krijimtarinë e tij zënë fabulat”. Ekstraktet e analizuara nga ky autor janë marë pjesërisht nga libri i tij “Kacafytje”.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Fatmir Terziu: Një Roman me shijen e Oscar Wilde
» Fatmir Terziu: Pas një dreke
» Fatmir Terziu:Gjysëmsyth
» Fatmir Terziu:Djalli i Argadasit
» Fatmir Terziu:Turrarendës dhe dritëhije
» Fatmir Terziu: Pas një dreke
» Fatmir Terziu:Gjysëmsyth
» Fatmir Terziu:Djalli i Argadasit
» Fatmir Terziu:Turrarendës dhe dritëhije
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi