Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Viktoria Zhako:PERSE ME THE....

Shko poshtë

Viktoria Zhako:PERSE ME THE.... Empty Viktoria Zhako:PERSE ME THE....

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 16, 2010 5:27 pm



Viktoria Zhako:PERSE ME THE.... 155212_175666252460895_100000525636701_562972_5944571_n

Viktoria Zhako:PERSE ME THE....


Përse më the të vij tek ti,
Mbështjellë fort në mallin tënd?
Si t`i kaloj këto humnera,
Kur rrugët janë të prera keq?

Sa ngrohtë më mban kjo pelerinë,
Zërat e jetës më ftojnë nga larg.
Pena mbi fletë dridhet mendueshëm,
Mëdyshje, mëdyshje më djegin zjarr.

Valsi i ëndrrës dorën zgjat tek ti,
Në udhëkryq më thyhen vargjet.
Trishtim përcjell fëshfërime e erës,
Vrapo, fluturo, kapërceji brigjet.

Kënga e agimit më fton drejt yjësive,
Ftesa e saj kafshohet në zemër.
Guximin mbërthej me kopsa metali,
Ah, rrugët qenkan të prera keq!

Përse më the se më pret, ti,
Të vij bashkë me agimin e bardhë?
Përse ma fshin ti, lehtë qerpikun,
Nga loti im i nxehtë valë?

Përse më fton, kur rrugë s`ka kund?
Ti, ëndrra ime, e bardhë, e bardhë?
Në tehun e jetës përpëlitesh fort,
Në të thella hone fundosesh ngadalë.

Përse më fton, kur rrugë nuk ka kund?

E diel 5 dhjetor 2010 ora 19:00
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi