Agim Gashi: Përse bëhemi të këqij kur s'jemi të tillë?!
2 posters
Faqja 1 e 1

Agim Gashi |
PERSE BEHEMI TE KEQINJ KUR S'JEMI TE TILLE?!
Shkruan Agim Gashi
Duke përcjellë gjendjen politike, ekonomike, kultorore dhe atë të përgjithëshme, skajshmërisht kam ardhur në përfundim se ne si popull jemi të prirë për debakle. Urrejta që ka kapluar komunitetin tonë, droj se do të marri përmasa patologjike dhe të pashërueshme për kombin. Kjo po ndodhë mu në kohën kur nuk mund të sjellë ndonjë fatlumëni për askënd. Si u katandisëm aq keq? Askush askëndin nuk e çmon, askush askëndin nuk e duron dhe gjithësecili gjithëkëndin e sulmon, ofendon, e shanë, denigron. Interesante apojo, kur jetojmë në një kohë tejet interesante ku secili ka mend më shumë se ç´mendon!
Shumica e popullit tonë i janë drejtuar kulturave të huaja, dhe aq bizarçe i mbrojnë ato kultura sa që janë në gjendje ta vrasin babain, nënën e farefisin për ato gjëra të cilat po i shkaktojnë vetëm dëm popullit dhe atdheut.
Për një copë post, për një shpërblim, të themi, anormal, për një lavdërim, tipat e tanove dhe tarasëve janë në gjendje ta derdhin tërë arsenalin rrënues, të ecin nëpër gjakun dhe kufomat e shqiptarizmës, vetëm e vetëm ta arrijnë qëllimin për të qenë „pehlivan“ tek bosat e tyre, të cilët i paguajnë. A fshihet këtu ndonjë e vërtetë e hidhur tek ata “njerëz” që sot prodhojnë armiq, që shajnë figurat madhore të kombit, ia humbin vlerën asaj që u fitua me gjak e sakrifica? Këta tipa “njerzish” sulen furishëm mbi vlerat kombëtare me moton se nuk ka më të rëndësishme se grindjet, sharjet, përçarjet....
A ka më turpësi, më shtazarakllëk dhe më idiotësi se tipat e tanove e tarasëve kur sulmet e tyre i arsyetojnë si gjoja fundamentale, duke aluduar se shqiptaria fillon nga ata dhe përkrahësit e tyre, prandaj ai që mundohet t’i pengojë ose përpiqet t’i korrigjojë, është kundër çdo gjëje që shpie kah përparimi dhe kombëtarja. Këto fërkime e përçarje që po ndodhin në kohën e kriminalizmit në internet, nuk do e arrijnë qëllimin e idealizimit të brezave drejt një ardhmërie të lumtur, sepse rrugën drejtëvizore të kombit, me dashje e duke i shërbyer të tjerëve, janë duke e helmosur me helmet e huaja të shkombtarizimit. Këto fërkime e përçarje mes njerëzish është dro të bëhen sëmundje dhe të shndërrohen në një kruarje të llahtarshme.
Nëse këta tipa mendojnë se duke shkelur kufoma e gjak do të korrin suksese apo edhe do të korrin karrierën e tyre, atëherë janë të mashtruar. Këta “njerz” tani janë bërë dhe shndërruar në hije të zeza që të sulmojnë nga koka e deri te thebmbrat, duke na kërcënuar, se ju që mendoni ndryshe, nuk e keni gjatë! Shihni „pehlivanët“ e internetit si e kanë trurin e tyre dhe s’u ha palla se a rreshtohen djathtas apo majtas. Këta janë kudo, herë majtas e herë djathtas dhe në mënyra më të poshtra e më çnjerzore sulmojnë duke sharë gratë, nënat, fëmijët... Thjesht, këta “njerz” janë shndërruar në lakej ndjeksish, lakej akuzues, lakej bizarë që nuk e pranojnë dhe as nuk e ndjejnë fatkeqësinë.
Njerëz të dashur, disa po harronjë se morali dhe etika janë gjërat që e mbrojnë, jo vetëm individin, por edhe kombin. Pse“ harrojmë“ e nuk ngrihemi bashkërisht kundër dukurive të cilat na lënë mbrapa? Pse nuk e mendojmë atë kryesoren, se kur vritet a fyhet dikush, jemi të fyer e të vrarë të gjithë!? Jemi duke parë ëndërra, si tek ajo e gomarit, duke mos menduar se lejimi i hapësirave njerzëve antikombëtare, po na çon në humbje si komb. Në cilin kod etik shkruan se duhet lejuar të tillët të nëpërkëmbin vlerat kombëtare, nëpërkëmbin familjet, të vdekurit, gjakun e atdheun?! Nuk mund të mendojmë se rehatia dhe mirëqenia kombëtare do të na pikë nga qielli, ose të na e servojnë qetësinë të tjerët në pjata të arta. Këto janë iluzione nga të cilat duhet të largohemi edhe ne si popull, por me ndihmën e qeverive shqiptare të na e mundësojnë ta ndiejmë veten si të lirë.
A ka më tmerr se kur disa kalemxhinj, rrahagjokës, pseudointelektualë, na i luajnë rrolet e Karamuratëve e Taras Bulbave dhe paraqiten shpëtimtarë të kombit. Ku ishin këta Karamurata e Taras Bulba, atëherë që nuk i dilnin të keqes përpara me ndonjë „trimëri“ të tyre? Pse sot janë ngritur me këto ndjenja të zymta antikombëtare dhe aq furishëm, pa zgjedh metoda as mjete sulen mbi ndjenjat e njerut shqiptar? Ku janë organet e rendit, ku është drejtësia, ku janë qeveritë, ku është Kosova e Shqipëria? Tekefundit, ky mjerim intelektual që e ka kapluar shqiptarin, duhet shëruar, përndryshe shkarravitja e historisë sonë dhe e fatit kombëtar do të vazhdojë akoma dhe nuk po i shihet fundi.
Dalja në skenë e sekteve të ndryshme fetare, deklarimet e imamëve të xhamive se ai apo tjetri e kanë vendin në ferr apo parajsë, janë të njëjtat metoda kur ekzekutoheshin pa gjyqe njerëzit e kombit nga njerëzit me maska, terrorizoheshin familje të tëra, merrej haraçi, dhunoheshin nxënëset e stundenteshat, drogohej rinia... Fatkeqësish, sot në skenën shqiptare veprojnë që të dyjat, por parapërgaditjet bëhen me metoda elektronike të kriminalitetit në internet. Të gjitha vendet demokratike kanë formuar policinë e internetit dhe me efektivitet i luftojnë dukuritë e tilla terroriste. E pse ne jo?! Njerzit të cilët merren me terror dhe kriminalitet në internet, kanë emër, kanë adresa, kanë identitet. Pse lejohen pra të veprojnë lirshëm e aq bizarçe?
Edhepse janë të ndarë në grupe, njerëzit e tillë punojnë me të njejtat metoda. Njëri lavdëron Stalinin dhe stalinizmin, enverizmin e diktarurën, ndërsa tjetra lavdëron besimin fetar të tyre si gjëja më sublime e kësaj jete, duke ofenduar, sharë e denigruar ata që i takojnë besimeve tjera fetare. Deri sot shqiptarët ishin shembulli më tipik i rendit boteror për tolerancë ndërfetare. E sot çka po ndodh me ne? Në anë tjetër shqiptarët ishin populli më i vuajtur nga zgjedha komuniste dhe politikat sllavo-ortodokse-staliniste, ndërsa dalin trimat të cilët madhërojnë Stalinin, Enverin dhe diktaturën e proletariatit. Kësaj i thonë thjesht lufta e dytë e kllasave që e futi në përdorim Enver Hoxha e që ishte huazuar nga politika staliniste ruse.
Për të ruajtur diçka tonën, diçka nga tradita, kultura, historia etj., ne duhet të dëshmohemi se besa, fjala, falja, janë shqiptare dhe se dallojmë në mes të njëqind kulturave tjera. Por, për t’u arritur kjo, ne duhet të jemi unikë në sjellje dhe të kemi guxim njerëzor për ta shikuar njëri-tjetrin drejt në sy, dhe që mos ta biem punën të fshihemi nga njëritjetri. Liria nuk është kosh i mbushur me rrush, e aq më pak atdheu. Liri kurrë nuk ka mjaft, por atë që e kemi duhet ta nderojmë drejt dhe si e do kultura e nderi. Arritja e majave të larta vështirë arrihet i vetmuar, dhe kjo neve si popull na mungon me bollëk. Pa unitet, s’ka fitore të mirëfilltë. Ne duhet të bëhemi më të mire, gjë që as tani nuk është vonë. Qëllimi është që e ardhmëja të mos na gjejë edhe më të përçarë.

Te lumet z.Agim per kete shkrim shume domethenes.
Gur Kepi- Numri i postimeve : 59
Age : 71
Registration date : 08/01/2009
Re: Agim Gashi: Përse bëhemi të këqij kur s'jemi të tillë?!
nje shkrim shum i mir dhe ka nji permbajtje shum t ransishme per aktualitetin.te lumt Agim Gashi se shkrim ma t mir ka koh q nuk kom lexue.
pershendetje dhe t lumt.
pershendetje dhe t lumt.
Lumi- Numri i postimeve : 61
Registration date : 12/12/2008
Similar topics
» Agim Gashi: Përse bëhemi të këqij kur s'jemi të tillë?!

» Na ka dalë sabahi-Këngë me të cilën falenderojmë familjen Uruçi!Teksti e muzika:Agim Gashi-Këndon:Agim Gashi
» Agim Gashi: Agim Gashi:TË NDERON FTERRA DHE SHQIPËRIA(Mikut tim, shkrimtarit dhe poetit VULLNET MATO)
» http://www.kosovarimedia.com/home/biblioteka/autor-te-ndryshem/163-agim-gashi/4155-po-e-pyet-nanen-fmija-agim-gashi.html

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi