Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arrestohen aktivistë të VV-së, e quajnë Thaçin hajn (Video)

Shko poshtë

Arrestohen aktivistë të VV-së, e quajnë Thaçin hajn (Video) Empty Arrestohen aktivistë të VV-së, e quajnë Thaçin hajn (Video)

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 18, 2010 3:08 pm

Arrestohen aktivistë të VV-së, e quajnë Thaçin hajn (Video)


Arrestohen aktivistë të VV-së, e quajnë Thaçin hajn (Video) Xvetevendosjeorg
Me sa duket, aktivistët e lëvizjes “Vetëvendosje”, edhe pse janë kthyer në subjekt politik, nuk e kanë harruar “zanatin e vjetër”. Të premten, në orët e pasdites, aktivistë të kësaj lëvizjeje ndërmorën një aksion, me qëllim të demaskimit të plotë të partisë në pushtet dhe liderit të saj në procesin zgjedhor të së dielës, me ç’rast janë shkruar parullat “hajn” dhe “për ta vjedhur Kosovën”, në billbordat e PDK-së dhe Hashim Thaçit, nëpër kryeqytet.
“Në aksion e sipër, në orën 16:20, tek fontana në lagjen Ulpiana, njësitet e Policisë së Kosovës kanë intervenuar dhunshëm kundër aktivistëve duke përdorur sprej lotsjellës dhe dhunë fizike ndaj tyre. Me këtë rast janë arrestuar aktivistët: Frashër Krasniqi, Zgjim Hyseni, Valdrin Ahmeti dhe Nol Nushi”, thuhet në një njoftim të “Vetëvendosjes”.
“Vetëvendosje” njofton gjithashtu se në orët e pasdites, policia gjithashtu konfiskoi edhe furgonin e kësaj lëvizjeje.
“Lëvizja “Vetëvendosje” e dënon dhunën e përdorur ndaj aktivistëve nga ana e policisë dhe intervenimin policor e cilëson si shërbim ndaj atyre që në të vërtetë e kanë thyer ligjin duke manipuluar me votën e popullit”, theksohet në njoftimin e kësaj lëvizjeje.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi