Arrestohen tre aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Sot, në ora 10:15, në sallën e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë u arrestuan
aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Glauk Konjufca dhe Zgjim Hyseni, deri
sa ishin duke e përcjellur seancën e caktuar për sot kundër Albin Kurtit.
Ndërkohë që në Besianë rreth orës 12:00 është arrestuar edhe Blerim Maqastena,
aktivist i Lëvizjes në Besianë, i cili në momentin e arrestimit ishte duke
mbledhur nënshkrime për peticionin kundër gjykimit të Albin Kurtit. Ata u
arrestuan nga policia me fletarrest të lëshuar nga Gjykata Komunale në
Prishtinë. Ky arrestim qartazi tregon se EULEX-i në bashkëpunim me institucionet
vendore që i ka nën kontroll, pra gjykatat dhe policia, kanë filluar përndjekjen
e hapur kundër Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe secilit aktivist të saj.
Këto arrestime tregojnë qartazi se EULEX-i dhe shërbimet e tij kanë për qëllim
që ta kriminalizojnë protestën paqësore në Kosovë, ta izolojnë Lëvizjen
VETËVENDOSJE!, dhe ta heshtë, përmes kërcënimit dhe frikësimit çfarëdo
kundërshtimi qytetar politik në Kosovë. Përndjekja e cila filloi me procesin
kundër Albin Kurtit, dhe e cila po vazhdon tash me arrestimin e Glaukut,
Zgjimit dhe Blerimit, është qartazi e orkestruar nga EULEX-i, dhe e
paraplanifikuar. Për Glaukun, Zgjimin dhe Blerimin, Gjykata Komunale kishte
lëshuar fletarrest sot në mëngjes. Kjo në asnjë mënyrë nuk mund të kuptohet
si rast i ndarë prej procesit kundër Albinit, dhe edhe me imagjinatën më të
bujshme nuk mund të kuptohen si rastësi.
Në anën tjetër seanca e caktuar për sot kundër Albin Kurtit është shtyrë për
2 mars. Avokati Ramiz Krasniqi sot edhe një herë përsëriti dorëheqjen nga
detyra e avokatit mbrojtës të caktuar nga gjykata, e cila prapë nuk iu pranua
nga Trupi Gjykues. Ramiz Krasniqi këtë radhë deklaroi se më 2 mars nuk do të
jetë aty, për ta treguar vendosmërinë e tij që këtë herë t’i qëndrojë prapa
dorëheqjes së dhënë tash e 8 ditë. Gjykata sigurisht se do të tentojë ta gjejë
një avokat tjetër për seancën e 2 marsit. Ne i bëjmë prapë thirrje të gjithë
avokatëve të Kosovës që ta respektojnë vullnetin e Albinit dhe të mos paraqiten
në seancë. Ndërkohë që sot as Trupi Gjykues nuk ishte komplet për shkak se
gjykatësja Fllanza Kadiu nuk ishte paraqitur në seancë për arsye shëndetësore.
EULEX-i qysh prej se ka zbarkuar në Kosovë ka qenë transparent në qëllimet e tij.
Ai këtu kishte ardhur për ta ndrydhur drejtësinë që ta ruajë stabilitetin aktual,
stabilitet ky i ndërtuar në shpinën tonë. EULEX-i ka zbarkuar dhe është duke
vepruar këtu për t’u siguruar se gjërat nuk do të ndryshojnë, dhe që të sigurohet
se qytetarët e Kosovës vazhdojnë të jetojnë në gjendjen e tyre të mjerueshme,
në të cilën na kanë nëpërkëmbur. Përndekja sistematike, e cila ditëve të fundit
ka fituar në intenzitet, e EULEX-it kundër zërave kundërshtues ndaj tij, nuk
është asgjë tjetër përveç simptomë e qartë se EULEX-i e ka kuptuar dhe ka
filluar ta ndiejë mungesën e legjitimitetit brenda Kosovës. 90 mijë nënshkrimet
e mbledhura në peticionin për mbylljen e procesit kundër Albin Kurtit, dhe për
hapjen e hetimeve të pavarura për vrasjet dhe plagosjet më 10 shkurt 2007, ia
kanë bërë publike EULEX-it atë që ata e kanë ditur përherë – se nuk e ka
legjitimitetin për të sunduar me Kosovën, për kompetencat e veta ekzekutive,
për imunitetin që gëzon ndaj ndjekjes penale, për mosllogaridhënien ndaj popullit
të Kosovës. Përgjithësisht që nuk e ka legjitimitetin për të qëndruar në Kosovë.
Lëvizja VETËVENDOSJE!
Prishtinë, 23 shkurt 2010

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Gjilan: Policia arreston disa aktivistë të lëvizjes “Vetëvendosje”
» Policia arreston 20 aktivistë të Lëvizjes “SKV”
» Arrestohen 8 aktivistë të VV’së
» Arrestohen tre aktivistë nga Shqipëria
» Eskalon aktiviteti i VV-së, arrestohen disa aktivistë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi