Krim i tmerrshëm në një shkollë gjermane
Faqja 1 e 1

Berlin, 11 mars — Kancelarja gjermane Angela Merkel e ka përshkruar si një krim të tmershëm, sulmin me armë në një shkollë të mesme në juperëndim të Gjermanisë, me ç’rast humbën jetën 16 vetë. “Është e papërfytyrueshme që vetëm në disa sekonda, nxënësit dhe profesorët janë vrarë – ky është një krim i tmershëm”, tha ajo, duke shtuar se bashkëndjen dhimbjen me familjet e viktimave. “Kjo është një ditë zie për gjithë Gjermaninë”, theksoi Merkel. (Foto: Reuters)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Krim i tmerrshëm në një shkollë gjermane
Winnenden, 11 mars - Policë qëndrojnë në afërsi të shkollës së mesme Albertville Realschule në Winnenden, ku një tinejxher i armatosur ka vrarë 15 veta, shumica prej tyre nxënës. Sipas policisë, i armatosuri që ishte me maskë dhe veshje të zeza luftarake, hyri në shkollë dhe filloi të qëllojë pa dallim. I dyshuari, një ish-student i shkollës, 17-vjeçar, është qëlluar nga policia, pas disa orësh në arrati. (Foto: AP)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Krim i tmerrshëm në një shkollë gjermane
15 të vrarë në një shkollë në Gjermani
Nga Express më 11.03.2009 në ora 12:57
(Updated) Policia në Gjermani, sipas njoftimeve të fundit ka vrarë personin e armatosur, i cili hyri në shkollën e mesme Albertville Realschule në Winnendendhe dhe vrau të paktën 15 vetë.
Njoftime të pakonfirmuara thonë se i vrasësi ishte një ish nxënës i shkollës, i moshës 17 vjeçare. Ky tinejxher i armatosur ka vrarë brenda shkollës 9 nxënës dhe 3 profesorë; më pas në oborrin e shkollës dhe në qytet ka vrarë se paku edhe tre qytetarë. Gjithashtu raportohet për disa të plagosur.
Policia më herët bëri të ditur se personi i armatosur që ishte me maskë dhe veshje luftarake në ngjyrë të zezë hyri në shkollë në qytetin e Winnenden-it dhe filloi të qëllojë pa dallim.
Ka patur një seri incidentesh të tilla në Gjermani në vitet e fundit.
Më e rënda ndodhi në qytetin lindor të Erfurt-it në 2002, kur shtatëmbëdhjetë vetë humbën jetën.
CNN

Arrin në 15 numri i të vrarëve në një shkollë në Gjermani
Pesëmbëdhjetë persona janë vrarë pasi që dorasi adoleshent ka shtënë drejt nxënësve të një shkolle të mesme në Gjermani, ka njoftuar policia. 12 nga të vdekurit janë nxënës dhe mësues të shkollës Albertville të Ëinnendenit, qytet ky 20 km larg Stuttgartit. Dorasi, 17 vjeç dhe ish nxënës i kësaj shkolle, është vrarë gjithashtu,por nuk është bërë e qartë nëse është shtënë drejt tij apo ka kryer vetëvrasje. Ndërkaq, radio rajonale ka njoftuar se i dyshimti është vrarë nga të shtënat e policisë në qytetin Wendlingen, 40 larg nga shkolla. Adoleshenti, kishte hyrë në objektin e shkollës me veshje të ushtrisë me ngjyrë të zezë. Kancelaria gjermane Angela Merkel, pritët të japë deklaratë në lidhje me vrasjen, ka njoftuar zëdhënësi i qeverisë. Pas vrasjes së nxënësve, dorasi kishte ikur duke u fshehur në një shitore, ku më pas ka vrarë dy kalimtarë të rastit. Dy policë raportohet të jenë lënduar.

Ish-nxënësi vrau nëntë nxënës, tri arsimtare, tre qytetarë dhe në fund u vra nga policia
Myftar Halili, BOTA SOT
Masakër në një shkollë në Winnenden (afër Stuttgartit) të Gjermanisë
Një ish-nxënës i shkollës „Albertville-Schule“ në Winnenden ka vrarë sot në mengjes së pari nëntë nxënës të kësaj shkolle dhe tri arsimtare. Në shkollën ”Albertville-Schule” në qytetin e vogël Winnenden, në verilindje të Stuttgartit sot në mengjes ndodhi një masakër, 9 nxënës të kësaj shkolle u vranë nga ish-nxënësi i kësaj shkolle Tim K. Amoku, 17-vjeçar, pas vrasjes së nxënësve dhe arsimtareve doli nga shkolla dhe në rrugë për arrati vrau një qytetar afër Klinikës neuropsikiatrike në Wennenden. Pastaj ai rrembu një shofer me gjithë veturën e tij dhe e detyroi atë të ngasë veturën në drejtim të Wendlingenit (40 kilometra larg Stuttgartit). Kur arriti në Wendlingen ai e fali shoferin duke e liruar atë dhe u barrikadua në parkingun e sallonit të automobilave dhe filloi të shtijë në drejtim të policisë. Me këtë rast u vranë dy punëtorë të sallonit të automobilave dhe në fund nga policia u vra edhe amoku (i xhindosuri) 17 vjeçar. Me këtë rast numri i të vrarëve arriti në 17 pasi që një nxënës vdiq në orët e pasditës në spital. Sipas policisë dyshohet se arma me të cilën u krye krimi ishte e prindërve të tij pasi që ata kishin leje për mbajtjen e armëve dhe me rastin e bastisjes policia konstatoi se mungonte një armë. Sipas të dhënave të policisë autori i kësaj vrasjeje amoku ri 17-vjeçar, ish –nxënës i kësaj shkolle (Realschule në Winnenden) ishte i veshur me rroba të zeza dhe rreth orës 9.30 minuta me një armë ka shtirë në ish-shokët e tij brenda shkollës. Nxënësit dhe përsoneli i shkollës pas këtij kati është evakuar, kurse pjesë të qytetit Winnenden janë blokuar nga policia. Gjatë pasdite ekipe tëmjekëve po punojnë në qetësimin e banorëve dhe të nxënësve

Në aktin barbar në Gjermani në mesin e 16 të vrarëve - një nxënës nga Kosova
Myftar Halili, BOTA SOT
Në masakrin e shkaktuar në shkollën e qytetit të vogël Winnenden (20 kilometra afër Stuttgartit), ku amoku Tim Kretschmar (17 vjeçar) vrau 9 nxënës, tri arsimtare, pastaj u vranë 3 qytetarë dhe në fund, sipas një versioni ai vrau vetën, në mesin e të vrarëve është edhe një nxënës nga Kosova.
Kjo e dhënë u bë e ditur në konferencën për shtyp që u dha të mërkurën, rreth orës 18.30 nga policia e Waiblingenit, rrethit të cilit i takon vendi i ngjarjes tragjike. Nga 9 nxënësit e vrarë, u tha në konfreencën e shtypit, vetëm njëri ishte me prejardhje të huaj (nga Kosova) dhe të tjerët ishin gjermanë.
M. Halili

Winnenden, 12 mars - Disa qytetarë ndezin qirinj afër shkollës Albertville-Realschule, ku një incident i rëndë ndodhi më 11 mars. Një adoleshent i armatosur vrau së paku 15 njerëz, shumicën prej të cilëve në një shkollë në qytezën gjermane, Winnenden, në afërsi të Stuttgartit, në Gjermaninë jugperëndimore. Trembëdhjetë nga të vdekurit ishin nxënës dhe mësues, njoftoi policia. Në pankartën në të majtë shkruan:
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Krim i tmerrshëm në një shkollë gjermane
Vrasësi kishte paralajmëruar masakrin në internet
Myftar Halili, BOTA SOT
Pas masakrit të djeshëm në Winnenden dhe Wendlingen (afër Stuttgartit) në Gjermani
Amoku 17-vjeçar, Tim Kretschmar kishte me vete 211 plumba dhe revolën „Beretta“ të babait të tij, që e ka marrë nga dhoma e fjetjes apo edhe nga tresori i amëve, pasi që ai e dinte numrin e fshehtë për hapjen e tij.
Siç kemi njoftuar dje, në shkollën ”Albertville-Schule” në Winnenden (afër Stuttgartit) një ish-nxënës i shkollës rreth orës 9.30 hyri në shkollë me armën e babait të tij dhe vrau 9 nxënës (8 femra dhe një mashkull) dhe tri mësuese. Siç u tha në konferencën e mbrëmshme për shtyp i vetmi nxënës mashkull i vrarë duhet të jetë shqiptar nga Kosova. Emri i tij as përkundër pyetjeve të sotme në polici e as në Konferencën për shtyp nuk u kumtua.
Arma kontatohet se ishte pronë e babait të tij. Babi i tij kishte 15 armë me leje, prej të cilave 14 policia i gjeti në trezor, kurse një duhej të ishte ne dhomën e fjetjes, të cilën dyshohet se e perdori amoku 17-vjeçar. Tim K. e dinte numrin e fshehtë për hapjen e trezorit të armëve të babait të tij.
Tim Kretschmar rreth orës 2 të mengjesit të ditës së mërkurë kur edhe kreu masakrin, në një portal inetrneti kishte shkruar se: „Nesër do të dëgjoni për mua, armen e kam dhe në shkollën e qytetit Winnenden do të vras njerëz“. Këtë thënie të tij që kishte dërguar në Chat askush nuk e kishte marre si të vërtet.
Tim Kretschmar mirrej me sport dhe ishte lojtar aktiv i pingpongut, kurse gjatë kontrollit të kompjuterit të tij u gjetën lojëra ku bëhen vrasje me armë. Ai kishte probleme psikike dhe ishte kohë më parë në shërim në klinikë në Heilbronn, porse ai në Winnenden nuk e vazhdoi terapinë përkundër udhëzimeve të mjekëve. Ai ishte nxënës i dobët.
Me këtë armë Tim Kreçmer vrau15 vetë.
Babai i tij në shtëpi krahas 14 armëve kishte edhe 4.600 plumba, nga të cilët Tim K. Mori me vete 213 prej të cilëve 60 i zbrazi në shkollë, ku vrau 9 nxënës e tri mësuese, në rrugë vrau një përson tjetër kurse në Wendlingne në sallonin e automobilave vra një punëtor (shitës automobilash) dhe një myshteri. Kur filluan të shtënat me policinë ai shpenzoi edhe 44 plumba dhe 9 plumba gjatë rrugës do të thotë se ai zbrazi 112 plumba kurse me vete të pa shpenzuar iu gjetën edhe 109 plumba të tjerë.
Prindërit e amokut 17-vjeçar janë larguar nga shtëpia në një drejtim të panjohur dhe ata nuk patën mbrojtjen e policisë.
Pas vrasjes së 15 vetave ai u goditë me breshëri plumbash nga policia, korse më në fund vendosi që jetën t´ia marre vetës duke goditur vetën ne kokë. Ky është versioni që u dha edhe sot në konferencën për shtyp që u mbajt në ora 13.00 në Waiblingen ku foli edhe ministri i punëve të brendshme të Baden-Würtemnbergut dhe përgjegjes tjerë të policisë.
Pos 16 të vrarëve edhe 9 përsona tjerë prej të cilëve 3 policë e 6 nxënës gjenden në mjekim dhe se asnjëri nuk e ka jetën në rrezik.
Me të mësuar të dhënat më të reja do t´ua komunikojmë me kohë.

Nxënësi i vrarë shqiptar në masakrën në Gjermani, është Ibrahim Halitaj nga Tërdeci i Drenasit
Myftar Halili
Ibrahim Shemsi Halitaj
Në masakrin që ndodhi në shkollën e Winnendenit (afër Stuttgartit) në Gjermani në mesin e 15 të vrarëve nga amoku Timo Kretschmar është edhe nxënësi shqiptar Ibrahim Shemsi Halitaj (15 vjeçar) nga Tërdeci i Drenasit.
Në vendin ku ai është vrarë shokët e klasës e kanë vendosur një triko të futbollistit Ronaldo, pasi që Ibrahimi ishte adhures i lojës së futbollit dhe vet luante futboll. Ai para pak kohe kishte pësuar një lëndim në gju dhe për këtë shkak ishte operuar dhe për shkak të këtij operacioni ai ende ecte me paterica. Ai mund të ndodhë se u vra edhe për këtë shkak ngase nuk ka mundur të ecë apo të vrapojë më shpejt për të ikur nga vrasësi.
Myftar Halili
Ibrahim Shemsi Halitaj
Në masakrin që ndodhi në shkollën e Winnendenit (afër Stuttgartit) në Gjermani në mesin e 15 të vrarëve nga amoku Timo Kretschmar është edhe nxënësi shqiptar Ibrahim Shemsi Halitaj (15 vjeçar) nga Tërdeci i Drenasit.
Në vendin ku ai është vrarë shokët e klasës e kanë vendosur një triko të futbollistit Ronaldo, pasi që Ibrahimi ishte adhures i lojës së futbollit dhe vet luante futboll. Ai para pak kohe kishte pësuar një lëndim në gju dhe për këtë shkak ishte operuar dhe për shkak të këtij operacioni ai ende ecte me paterica. Ai mund të ndodhë se u vra edhe për këtë shkak ngase nuk ka mundur të ecë apo të vrapojë më shpejt për të ikur nga vrasësi.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Krim i tmerrshëm në një shkollë gjermane
Djaloshi i Winnendent
Nga Dafina Myrtaj më 15.03.2009 në ora 8:07
Brenda ditës një vend i vogël si Winnenden u bë i njohur për tërë botën. Në këtë qytet vdiqën 9 nxënës dhe 3 arsimtarë të një shkolle të mesme të këtij qyteti.
Po ashtu në këtë ditë kanë pësuar edhe tre kalimtarë të rastit. Në mesin e nxënësve të vrarë ishte edhe 17-vjeçari Ibrahim Halilaj, me prejardhje nga fshati Tërdefc i Drenasit.
Edhe pse ka vdekur në Gjermani, familjarët e tij kanë vendosur që trupi i djalit të tyre të varroset pranë varrezave të fshatit të lindjes së tij, në Tërdefc të Drenasit.
Tri ditë pas ngjarjes tragjike, shkolla fillore e fshatit Tërdefc, është hapur për të pritur miqtë dhe të njohurit që shkonin për të ngushëlluar familjen e 17-vjeçarit të vrarë në Gjermani. Lajmin për vdekjen e Ibrahimit, familjarët e tij në Kosovë e kishin marrë nga mediat.
Axha i të ndjerit, Selim Halilaj, tregon se që në momentet e para kur kishte dëgjuar për masakrën, kishte dyshuar se njëri prej viktimave mund të ishte nipi i tij, pasi që ai ishte duke ndjekur mësimet në atë shkollë.
“Unë kam dyshuar që prej fillimit se mund të jetë në mesin e të vrarëve edhe Ibrahimi. Në lajme treguan për qytetin dhe për shkollën ku i kam fëmijët e vëllait. E dita menjëherë se ka ndodhur diçka shumë e keqe. Mirëpo vëllai nuk më ka treguar në fillim, sepse nuk ka mundur”, tregon Selim Halilaj.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotshëm të Gazetës Express.

Similar topics
» Kancelarja gjermane falënderon ushtarët gjermanë në Kosovë
» Mbi 125 të vrarë në një shkollë në Pakistan
» Vullnet Mato:PËRBINDSHAT E TMERRSHËM
» Vullnet Mato:FUNDI FATAL I NJERËZVE TË TMERRSHËM
» The Guardian pyet: Pse ishte në stadium Ivani i ‘tmerrshëm’?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi