Sabit Rrustemi:NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ
Faqja 1 e 1
Sabit Rrustemi:NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ
Shkruar nga Sabit Rrustemi
Përmbyllet Manifestimi “ Vjeshta letrare e Gjilanit”
NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ
(Nga prezentimi dhe vlerësimi i krijimtarisë letrare të shkrimtares Albina Idrizi)
Gjilan, 19 dhjetor 2010
Albina Idrizi
Në ambientet poetike të Sallës së Vogël të Teatrit të Gjilanit, është mbyllyr për këtë vit, Manifestimi më i ri letrar në Kosovë, “Vjeshta letrare e Gjilanit”, organizuar dhe realizuar përms Ars Clubit “Beqir Musliu”, një asociacion alternativ që tubon shkrimtarë nga vise të ndryshme shqiptare dhe që seli veprimi ka po qytetin e Gjilanit.
Në Përmbyllje të këtij Manifestimi u prezentua krijimtaria letrare e shkrimtares Albina Idrizi, përkatësisht dy librat e saj të fundit, përmbledhja poetike “Dashuruar në diell” (2010) dhe romani “Hijet e kullave” 2009, I përkthyer dhe botuar edhe në gjuhën rumune, kah fundi i vitit të kaluar.
Për poezinë e Albina Idrizit, përkatësisht përmbledhjen e poezive “Dashuruar në diell” , me vështrimet e tyre u paraqitën, Menduh Leka (vështrimin e të cilit e lexoi, znj. Fatushe Haliti, njëra nga themelueset e Ars Clubit “Beqir Musliu” si dhe Bilall Maliqi , poet e publicist nga Presheva.
Ndërsa për romanin “Hijet e kullave”, shkrimtari dhe kritiku nga Shqipëria, z. Mihallaq Qileri , z. Nexhat Rexha, poet e kritik letrar, nga Kamenica si dhe u lexua dhe një vështrim i kritikut rumun, Mihai Antoneskut, po për romanin nga aktori Ramadan Kurti.
Pjesë nga krijimtaria e Albina Idrizit, poezi të zgjedhura dhe fragmente nga romani, deklamuan aktorët e teatrit të Qytetit, Mejreme Berisha e Ramadan Kurti. Ndërsa për intermexo muzikore kësaj radhe u përkujdes, talentja e re e shkollës së muzikës në Gjilan, Jona Idrizi.
Letërnjoftimi letrar i Albina (Aliu) Idrizit
U lind në Tërnoc (6 maj 1966) të komunës së Bujanofcit (Kosova Lindore). Si fëmijë shpërngulet në Gjilan ku edhe kryen shkollimin fillor dhe ate të mesëm. Fakultetin Filolgjik, drejtimin Letërsi dhe Gjuhë Shqipe përfundon në Universitetin e Prishtinës.
Prozën e parë e boton si nxënëse e shkollës fillore më 1980 në revistën për fëmijë ‘ Pionieri’ nga ku përfshihet edhe përmes poezisë në periodikun e kohës deri më 1997 kur boton përmbledhjen e parë me poezi për të rritur ‘Heshtje e mbarsur’ në botim të RILINDJES. Në nëntor të vitit 2007 boton përmbledhjen për fëmijë ‘ Ëndrra me ylberë’. Në prill të vitit 2009 boton romanin ‘Hijet e kullave’. I mirëpritur nga lexuesit dhe kritika si ‘një ndër librat që bëjnë historinë’ romani përkthehet në gjuhën rumune po të njejtin vit në Bukuresht në bashkëpunim me Bashkësinë Kulturore të Shqiptarëve të Rumunisë ALBANESUL. Në të njejtin vit përzgjidhet t’i bashkohet poetëve shqiptarë nga të gjitha viset me poezitë e saja në antologjinë dygjuhëshe: shqipe dhe rumune TEMPLUL CUVANTULUI gjegjësisht TEMPULLI I FJALËS. Në prill të vitit 2010 del nga shtypi përmbledhja me poezi për të rritur ‘Dashuruar në diell’.
Në Gembloux, qytetin muzeal në periferi të Brukselit në Belgjikë, në majin e këtij viti 2010, në Sallonin e 40 jubilar nderohet me medaljen e argjentë për poezi nga Akademia Europiane e Arteve.
Ndërkaq, nga Lidhja Ndërkombëtare e Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve PEGASI Albania, nderohet me Çmimin Special për romanin ‘Hijet e kullave’.
Albina Idrizi, tashmë ka arritur pjekurinë e saj krijuese. . Ajo po bën emër me veprën e saj dhe po e pasuron gjithnjë e më shumë sfodnin e letërsinë shqipe.
Nuk është zgjedhur rastësisht për t’ u prezentuar dhe vlerësuar në “Vjeshtën letrare të Gjilanit”.
Vlerësime të shkëputura për veprat e shkrimtares Albina Idrizi
Agim VINCA
Ka kohë që nuk kam lexuar ndonjë dorëshkrim të një autori të panjohur e fillestar, që të përvetëson me qartësinë, sigurinë, por edhe me bukurinë e ndjenjës, të mendimit dhe të shprehjes poetike sikurse ky dorëshkrim i poetess ë re nga Gjilani Albina Idrizi. Vjershat e përmbledhjes së saj ‘Heshtje e mbarsur’- prej të parës e gjer tek e fundit – janë të mbarsura me mendim, por me një mendim që rrjedh qetë, ngadalë e natyrshëm, pa zhurmë e sforcim. Poezia e saj nuk imponohet me pozën e mençurisë e gjestin e kërkuar për efekt, siç ndodh te shumë poetë të tjerë, të vjetër e të rinj, porn a qaset si një qenie e urtë e me shpirt. Është një zë i veçantë, i pjekur që në start. Autorja e ka gjetur mënyrën sit a artikulojë botën e vet të pasur shpirtërore dhe si të komunikojë me lexuesin. Është një poezi vërtet e mbarsur me mendim, emocion, ritëm e figuracion.
Dhe, në fund, edhe një kompliment: Albina Idrizi është padyshim një nga poeteshat më të talentuara e më premtuese kosovare, me gjasa reale që të bëhet edhe njëra nga më të mirat. ( 1997 )
Sabit RRUSTEMI
Në fillim të viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar (jo dhe aq larg, si mund të tingëllojë një shekul), Albinë A. Idrizi më shumë u promovua dhe impnoua si prozatore, tregimtare se sa si poete. Duke konkuruar dhe, fituar nëpër disa konkurse letrare të kohës, ajo dha shenja premtuese si një krijuese e talentuar që pa zhurmë shumë po hynte dhe përbirohej në botën e letrare.
Kur, pas shumë provash të sukseshme në fushën e tregimit po pritej dhe tubëza e parë e tregimeve përmbledhur në formë libri, ajo befasoi këndshëm në vitin 1997 me përmbledhjen e poezive “Heshtja e mbarsur’ një titull sa metaforik, sa sinjalizues, po aq edhe intrigues. ( 2009 )
Mihallaq QILLERI
Befasia e një proze të shkëlqyer, e një konceptimi artistik të veçantë, e një historie lufte sa makabre, po aq edhe pacifiste, një qerthull vigan lëvizjesh, spostim personazhesh e ngjarjesh të krijojnë përshtypjen se shikon një sahat dore, të cilit i është hequr kapaku i pasmë dhe ingranazhet e vegjël e të mëdhenj intonojnë në lëvizjen e njëri-tjetrit. Lufta për çlirimin e Kosovës, një nga historitë më dramatike europiane të fundshekullit XX, do vijojë të tërheqë vëmendjen e letërsisë edhe për shumë e shumë vite të tjera. Por shkrimtarja e re ka preferuar ta shpërfaq atë duke u vendosur shpesh në llogoret armike dhe prej andej të na tregojë se si shihet një vend i djegur, i vrarë, i përdhunuar dhe një popullsi e gjitha e traumatizuar.
Romani, mendoj se është një vlerë e rëndësishme e prozës shqiptare të viteve të fundit, ndërsa për autoren përpjekja e parë në prozën e gjatë mund të konsiderohet tepër e suksesshme.
Nexhat Rexha
Vlera e romanit qëndron në korrektësinë e realizimit objektiv si dhe në mënyrën e rrëfimit klasik, e të përforcuar me anën leksikore e semantike,gjithnjë duke e ruajtur nivelin artistik, e për t`i dhënë funksion zgjidhjes së enigmës për boshatisjen e kullave ,si dhe shpalosjen e zhgënjimit të një koloneli për të bërat e tij.
Rëndësia e romanit do të rritej sikur ai të përkthehej edhe në gjuhën serbe.
Ardian KYÇYKU - Revista HAEMUS
Pas vëllimit poetik “Heshtja e mbarsur” (1997), krijimtaria e Albina Idrizit lind, por në prozë, një tjetër lloj heshtjeje, përmes romanit «Hijet e kullave». Autorja shprehet se vendet ku zhvillohen ngjarjet e romanit i ka parë vetëm një herë, mirpo empatia artistike ia del mbanë të ngjizë një botë mëse të besueshme, me dy palë rrënjë: në vërtetësinë e pakundërshtueshme të fiksionit dhe në përmasën (zhgj)ëndërrore të historisë. Me një shqipe të pastër dhe krejt i lirë nga kakofonitë e libreskut, romani flet po aq për hijet e kullave, sa edhe për kullat e hijeve. Në cakun që ndan e njëson hijet me kullat, aty ku qënia njerëzore mbijeton duke u zhvendosur nga e përnjimendta në vegim dhe duke e shlyer të ardhmen me dhimbje të papërshkrueshme, Albina Idrizi zbulon dhe bën të rrjedhë drejt ndërdijës së lexuesit një heshtje që haset shumë rrallë në prozën e sotme shqipe. Një heshtje e hapur, - himn ndaj durimit e vetmohimit, - e cila hyn në qënien e lexuesit edhe kur ky i fundit është i huaj ndaj thelbeve të letërsisë. (Dhjetor 2009 )
Albert ZHOLI
Paqe! Ky është mesazhi i romanit “Hijet e Kullave”, Janë fjalët më të bukura që duhet të shndrisin në qiellin e kaltër të gjithësisë. Paqe, kjo fjalë magjike, që duhet të zejë vendin më të ngrohtë në zemrat njerëzorë. Kush do paqen, ka fituar lirinë. Kush zgjedh luftën, ka marrë përsipër vargonjtë e robërisë. Njerëz, lidhni pazgjidhsmërisht jetën me emrin kuptimplotë të të qënit paqësor. Faleminderit Albina që na solle një roman ndryshe, ku njerëzit e arsyeshëm në çdo moment dinë ta gjejnë rrugën e së vërtetës. Rrugën që të çon në dashurinë e bukur njerëzore.
Marius CHELARU
Letërsia shqiptare, sipas eseistit rumun Qelaru, „i ka dhënë botës njërin nga prozatorët e më të mëdhenj të këtij mileniumi Ismail Kadaren, shqiptarin më të famshëm në botë. Ekziston ndërkaq, së paku te disa prozatorë shqiptarë, njëfarë lloj vlerësimi të një tjetër tipi „ekzotik” për lexuesin oksidental, të traditave, të krejt asaj që definon kultura dhe historia e popullit të tyre, një gërshetim i reales me fantastiken, me mitin dhe legjendën, me historinë. Fjala është për disa romane të Kadaresë, Gjenerali i ushtrisë së vdekur duke i ruajtur proporcionet në rastin e krahasimeve tjera, siç është libri i Albina Idrizit.”Hijet e Kullave është romani i parë i një autori kosovar që del në gjuhën rumune. Autorja flet për luftën e errët që zhvilluan forcat paramilitare serbe në Kosovë. Fjalori i Albinës nuk është i sofistikuar, por i drejtëpërdrejtë dhe i thjeshtë. Kështu mendon Marius Qelaru duke theksuar se theksi i rrëfimit, tejmatanë kontureve të ngjarjeve dhe personazheve bie mbi vuajtjet e kosovarëve dhe barbarizmat e ushtarëve serbë, por edhe refuzimi i kolonelit për ta kuptuar urrejtjen si mënyrë jete.Me një fjalë, mund të kuptojmë se fjala është një libër të mirë mbi jetën dhe vdekjen, mbi dashurinë dhe shpresën, mbi refuzimin dhe dëshirën për rigjetje, mbi krimet dhe mizoritë e luftës, shkatërrime materiale, lëndime të shpirtërave, prishje të ëndërrave, shpartallim të miqësive të dikurshme, mbi tmerrin dhe skëterrën që mund ta krijojnë njerëzit mbi dhe. (2009 )
Mihai ANTONESCU
Të rrallë janë librat ku gjejmë aq thellësi, aq (mirë)kuptim dhe përkëdhelje për qenjen humane të ndodhur në kotarin e njerkëzimit dhe urrejtjes nën shenjën e fatkeqësisë. Në Hijet e Kullave kam shpaluar një skaj nga shpirti i florinjtë i kësaj prozatore të madhe, që është Albina Idrizi, duke i dëshiruar përgjatë 100 faqeve sa ka libri, një mik të mirë të mirëkuptimit dhe lotit në emër të popullit shqiptar në Kosovë. ( 2009 )
Nga Aleksandra Shabani UPLI ( SHBA), W.P.S
‘Dashuruar në diell’ është një rrokëzim shprehimisht ndjenjash të pashterrshme, që ekuilibrojnë në ritmin jetik botëve të panumërta të poetes. I perceptuar në tri frymë mendimtare: Me ty jam, Gjithmonë vjen një kohë, Ëndrrat nuk vdesin kurrë, ajo të drejton në një perceptim të drejtë, të pastër tingullimisht ndjenjësor rrëfimtar në çdo detajimësi guximtare të pakushtëzuar. Poetja e ka rrumbullaksuar botikën e saj si një diell dhe e rendit atë, sikur në çdo rreze të tij të japë mesazhe për dashurinë, për njeriun, për ëndrrat, për gjithësinë që e rrethon dhe e shqetëson.
Dhe për fund, të flasësh me gjuhën e poetes është të lundrosh në të dhe të ndjesh kaq pranë dashurinë.
Pra shkurt, poezia në vëllimin ‘Dashuruar në diell’ është një prurje e gjallueshme e poetes Albina Idrizi dhe kontribut poetik i saj në fushën poetike, NJË SOLSTIC SHPIRTËROR DIELLOR I PËRKORË...
( 21 nëntor 2010 )
Menduh Leka
Poezia e Albinës vjen si bindje , si shpresë me kumtmirin se jeton poezia , ka shpirtë dhe rritë shtat. Duke qenë në rezonancë me këto kërkesa ajo i mbulon të gjitha zonat gjeologjike të meditimit , të gjitha hapësirat e përjetimit dhe sjellë para neshë idhujtarin e ri poetik plot imazhe dhe oksigjen që lëshojnë petalet vargnore.Kjo është gama poetike e Albinës në librin “ Dashuruar në diell”.
(Gjilan, 18 dhjetor 2010)
Sabit RRUSTEMI
PATËM PËR ÇKA ME U ANGAZHUAR...
(Fjala përmbyllëse e Manifestimit “Vjeshta Letrare e Gjilanit”)
I nderuari auditor
miq e artdashës,
U përpoqëm, thjeshtë, që, përmes Manifestimit “Vjeshta Letrare e Gjilanit”, si një nismë e re dhe që do bëhet tashmë pjesë e agjendës sonë letrare, për dy muaj ditë ( nga 18 tetor – 18 dhjetor 2010) të prezentojmë, atë që është shkruar, atë që ne e vlerësojmë vlerë dhe që gjendet mes kopertinash, si libër. Dhe, që sheh dritën, jo vetëm në një vit botimi.
Me ndihmën e krijuesve, përkrahjen e artdashësve, dhe fare, pak, apo aspak nga institucionet tona lokale a qendrore, përkundër se ju trokitëm, ne rrumbullakësuam ate që, edhe patëm për synim. Me dëshirën dhe vullnetin dhe sakrificën e mëtejme krijuese, bëmë një fushatë sensibilizimi për librin si vlerë dhe vlerën si pasuri shpirtërore e shoqërisë.
E nisëm më 18 tetor 2010, po këtu, në Sallën e Vogël të Tetrit në Gjilan. Hapëm një faqe të re veprimtarie me një titull të ri, jo vetëm të Manifestimit por, edhe të botimit të librit të parë përmes Ars Clubit “Beqir Musliu”. Ishte përmbledhja e poezive “Pikojnë heshtjet” me autor, Nexhat Rexhën. Vazhduam me portretin letrar të shkrimtarit Haxhi Vokshi, në 70 vjetorin e tij të lindjes dhe 50 vjetorin e krijimtarisë letrare.
Në ndërkohë, vdekja e shkëputi prej jete dhe prej këtij Manifestimi, shkrimtarin Ibrahim Ibishi, të cilit ia përkushtuam më pas, një mbrëmje nderimi.
Por nuk u ndalëm. Në vazhdim prezentuam romanin më të ri të shkrimtarit të mirënjohur, Ibrahim Kadriut, „Gloria në mes“.
Dhe, e përmbyllëm me një emër që po i bën nder letërsisë shqipe, Albina Idrizin dhe dy veprat e fundit të saj, romanin „Hijet e kullave“ dhe përmbledhjen e poezive „Dashuruar në diell“.
Sa ia kemi qëlluar, si e kemi trajtuar dhe zgjedhur krejt këtë që prezentuam këtë here, le të vlerësohet.
E përsëris, ne sëpaku u përpoqëm. Ne, do përpiqemi sërish. Kësaj rruge që tashmë e trasuam .
Kur tjerët mund të na harrojnë a s’bëjnë diç për neve, ose bëjnë sa për të thënë, neve s’ duhet të rrijmë duarkryq.
Kemi guximin për të vepruar, sepse kemi çka për të prezentuar. Krijojmë e veprojmë. Ecim tutje për veten, për letërsinë , për shoqërinë.
Ars Clubi “Beqir Musliu”, si një asociacion shkrimtarësh e krijuesish që kanë vlerë, shkaku dhe i një emri të madh që bartin, do vazhdojë në përmbushjen e misionit të tij. Dhe, nuk shpenzohet vetëm për një stinë. Shpirti krijues nis nga zeroja dhe synon zenitin, edhe kur gjithë këtë mund e bën pa asnjë cent. Po, e bën për ndjenjën, respektin dhe detyrimin vullnetar që ka ndaj artit, ndaj lexuesit – publikut.
Gjilan, 18 dhjetor 2010
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Sabit Rrustemi: Sabit Rrustemi: POEZI PREMIERË
» SABIT RRUSTEMI:MARAKI JEM
» Sabit Rrustemi:Ç’BËJ UNË KUR S’ TË KAM TY
» Sabit Rrustemi ......
» Sabit Rrustemi:S h k u n d j a e n ë n t o r ë v e
» SABIT RRUSTEMI:MARAKI JEM
» Sabit Rrustemi:Ç’BËJ UNË KUR S’ TË KAM TY
» Sabit Rrustemi ......
» Sabit Rrustemi:S h k u n d j a e n ë n t o r ë v e
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi