Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kastriot Myftaraj: Dick Marty dhe Oliver Jens Schmitt, Skënderbeu dhe Hashim Thaçi

Shko poshtë

Kastriot Myftaraj: Dick Marty dhe Oliver Jens Schmitt, Skënderbeu dhe Hashim Thaçi Empty Kastriot Myftaraj: Dick Marty dhe Oliver Jens Schmitt, Skënderbeu dhe Hashim Thaçi

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 20, 2010 3:35 am


Kastriot Myftaraj: Dick Marty dhe Oliver Jens Schmitt, Skënderbeu dhe Hashim Thaçi U1_KastriotMyftaraj
Dick Marty dhe Oliver Jens Schmitt, Skënderbeu dhe Hashim Thaçi
Nga Kastriot MYFTARAJ
Ajo çka e ngarkon me përgjegjësi shtetin zviceran për raportin e reporterit zviceran të Këshillit të Europës Dick Marty, dhe çka e kompromenton Dick Marty-n është se shteti zviceran ka financuar librin "Skënderbeu" të "historianit" zviceran Oliver Jens Schmitt, ku Skënderbeu paraqitet si gjakmarrës tribal dhe hajdut dhish, i cili për më tepër nuk është as shqiptar. Libri i Oliver Jens Schmitt mban shënimin: "Përkthimi dhe botimi i këtij libri u bënë të mundur falë ndihmës së Fondit të Bashkëpunimit Zviceran- Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim". Kjo është një agjenci qeveritare zvicerane, çka do të thotë se përgjegjëse për këtë libër që dhunon simbolet nacionale shqiptare është qeveria zvicerane, jo thjesht individi Oliver Jens Schmitt. Ky është konteksti i raportit të Dick Marty. Është fjala për një agresion total ndaj nacionit shqiptar, në dy anët e kufirit, i cili si të gjithë agresionet fillon që nga historia.
Oliver Jens Schmitt është bashkëpunëtor i Dick Marty. Se që të dejonizohen shqiptarët bashkëkohës, duhet që fillimit ata të privohen nga Heroi Nacional, Skënderbeu. Se nuk mund që nacioni shqiptar të ketë nxjerrë në shekullin XV një hero të përmasave europiane si Skënderbeu, dhe në kohët e sotme të jetë përbindshizuar. Tirana zyrtare duhet të kishte protestuar fort ndaj qeverisë zvicerane qëkurse doli libri i Oliver Jens Schmitt për Skënderbeun. Të njëjtën gjë duhet ta kishte bërë edhe Prishtina zyrtare. Se sulmi perfid ndaj Skënderbeut ishte vetëm parapërgatitje për sulmin ndaj nacionit shqiptar, që u bë me raportin e Dick Marty. Hashim Thaçi heshti kur u sulmua Skënderbeu në 2008 nga qeveria zvicerane dhe sot e pëson Hashim Thaçi. Edhe Sali Berisha, Edi Rama, Bamir Topi heshtën kur u sulmua Skënderbeu nga qeveria zvicerane dhe sot sulmi i nisur nga Oliver Jens Schmitt avancoi ndaj atyre, ndaj Shqipërisë.
Nuk mund të mos bësh pyetjen se përse nacioni më i pasur dhe më i përkëdhelur nga historia, i Europës, ai zviceran msyn kaq egërsisht Heroin Nacional të nacionit më të varfër dhe më të keqtrajtuar nga historia të Europës, shqiptarët, dhe vetë këtë nacion? Për të kuptuar këtë ndoshta duhet parë historia e Zvicrës në epokën e Skënderbeut. Në vitin 1443, kur Skënderbeu u kthye në Krujë, për të filluar rezistencën antiosmane, duke u rreshtuar kështu në ballë të frontit për mbrojtjen e Europës së Krishterë, në Zvicër vazhdonte prej tre vjetësh ajo që njihet në histori si Lufta e Zurihut të Vjetër (1440-1446) Kjo luftë zhvillohej mes Kantonit të Zurihut dhe shtatë kantoneve të tjera të Konfederatës Zvicerane mbi trashëgiminë e Kontit të Toggenburg, qartësisht mbi një çështje tejet banale, nga pikëpamja e sfidës osmane që përballonte Europa e kohës.
Në vitin 1460, në kulmin e rezistencës së Skënderbeut, Zvicra bënte luftë për pushtimin e Thurgau, i cili sot është kantoni verilindor i Zvicrës. Në vitet 1474-1478, kur zhvillohej akti i fundit i rezistencës Skënderbegiane, pas vdekjes së Skënderbeut, Zvicra ishte e përzierë në ato që njihen si Luftërat Burgundiane, në të cilat ndesheshin Duka i Burgundit dhe Mbreti i Francës. Në vitin 1512, kur rezistenca e gjatë e Shqipërisë ishte shtypur tashmë me dhunë të skajshme nga osmanët, Zvicra luftonte për të aneksuar Ticino-n, vendlindjen e Dick Marty.
Winston Churchill ka thënë se Ballkani prodhon më shumë histori se sa mund të konsumojë. Për historinë e Zvicrës në shekullin XV vlen i njëjti përcaktim, dhe jo vetëm për këtë periudhë. Edhe në kohët e mëvonshme, kur Zvicra nuk u përfshi më në luftra, për shkak të boom-it demografik që pati, djemtë e saj u shpërndanë në gjithë Europën si mercenarë. Mercenarët zviceranë në shërbim të mbretërve europianë u bënë famëkëqinj si gardat pretoriane të monarkëve dhe shtypnin të gjitha lëvizjet progresiste në Europë.
Zvicra nuk e duron dot që shqiptarët të kenë një hero nacional si Skënderbeun dhe kërkon ta zhbëjë atë kinse se është një mit që duhet dekonstruktuar. Por a nuk është kontradiktore që Zvicra, e cila voton për ndalimin e minareve të xhamive, kërkon ta privojë nacionin shqiptar, dikur të islamizuar dhunshëm nga osmanët, prej Heroit Nacional të tij, i cili përbën simbolin e shkëputjes së këtij nacioni nga Islami? Skënderbeu është një hero paradigmatik që me jetën e tij i tregon rrugën që duhet të ndjekë nacionit shqiptar. Skënderbeu ishte i krishterë katolik, i cili u konvertua dhunshëm nga osmanët në musliman, pastaj abandoi Islamin dhe u rikthye në fenë e krishterë për t' i prirë nacionit në rezistencën ndaj agresionit osmano-islamik. Përse Zvicra, e cila i idolizon si heronj dhe i kthen në mite ata politikanë që udhëhoqën fushatën për ndalimin e minareve të xhamive, kërkon ta privojë nacionin shqiptar nga Heroi Nacional Antiislamik.
Raporti i Dick Marty e bën të qartë këtë gjë. Zvicra kërkon asgjësimin fizik të nacionit shqiptar në dy anët e kufirit. Se është e qartë që një nacion para se të asgjësohet demonizohet, ashtu siç ndodh në raportin e Dick Marty. Se me çfarë interesash ndërkombëtare është e lidhur Zvicra që e bën këtë gjë, kjo nuk është e vështirë që të merret me mend. Zvicra është vendi ku kryqëzohen paratë e krimit dhe korrupsionit të gjithë botës dhe më së shumti të qarqeve antishqiptare. Para disa kohësh u tha se vetëm Vladimir Putin ka 40 miliard euro në bankat e Zvicrës. Natyrisht se atje ka para serbe, greke, armene (lobet armene në botë punojnë në lidhje të ngushtë me ato serbe dhe greke), të cilat prodhojnë dhe influencë politike në Zvicër.
Në raportin e Marty nuk synohej që të jepeshin të dhëna të besueshme për bëmat e Hashim Thaçit, i cili ka fajet e tij, se është i korruptuar, ka dhe lidhje me krimin në Kosovë, por me këtë ai nuk bën përjashtim nga klubi i kryeministrave të Ballkanit, të cilët në një masë apo në një tjetër kanë rekorde të tilla. Në raportin e Marty kërkohet të paraqitet një Hashim Thaçi monstër, i cili është epithome e shqiptarit, jo thjesht e shqiptarit të Kosovës, por e njeriut shqiptar në përgjithësi, se në raport thuhej që burgjet dhe klinikat ku mbaheshin të rrëmbyerit nga UÇK, të cilëve u merreshin organet për transplant gjendeshin në Republikën e Shqipërisë.
Shkurt raporti i Dick Marty, ashtu si libri i Oliver Jens Schmitt, janë traktate të kyçura në agjendën e kahershme për asgjësimin e nacionit shqiptar, nga e cila nuk është hequr ende dorë. Shkurt ato janë traktate genocidi. Të bëra me një mendjelehtësi arrogante madje. Pas kinse shtëpisë-klinikë të transplantit të organeve në një fshat të Matit, e cila dukej krejt e pabesueshme për shkak të kushteve që ekzistonin atje, tash na doli një shtëpi e verdhë në Fushë-Krujë. E përse pikërisht në Fushë-Krujë? Se atje shkoi Presidenti amerikan Bush, gjatë vizitës së tij në Shqipëri në 2007. Marty, i cili artikuloi mitomaninë e tij në raportin për burgjet sekrete amerikane në Europë, me sa duket qe i vendosur që të shënonte diçka në Fushë-Krujë, ndoshta një burg sekret. Por kur ra versioni i shtëpisë-klinikë në Mat, atëherë doli shtëpia-klinikë në ngjyrë të verdhë në Fushë-Krujë. Pse pikërisht në ngjyrë të verdhë. Se ngjyra e verdhë është ajo e shumë
ndërtesave qeveritare në Tiranë, të ndërtuara që para Luftës së Dytë Botërore. Kështu, del se ata që supozohej se e kishin shtëpinë-klinikë në Fushë-Krujë, i kishin dhënë asaj një hije zyrtare, duke e lyer në ngjyrë të verdhë!
Sipas Marty organet që u rrëmbeheshin të burgosurve dërgoheshin në një klinikë në Turqi. Këtu del dhe shërbimi që libri i Oliver Jens Schmitt për Skënderbeun i bën raportit Marty. Në vizionin e Schmitt shqiptarët historikisht kanë pasur raporte të tilla me Turqinë, ata, duke filluar që nga Skënderbeu, nuk kanë bërë luftë nacionale dhe religjioze kundër agresionit osmano-islamik, por kanë bërë hajni të armatosur. Dalja e klinikës në Turqi tradhton synimin politik dhe gjeopolitik të Raportit Marty. Me këtë kërkohet të thuhet se shqiptarët në aleancë me turqit janë prurësit e së keqes historike në Ballkan, se aleanca e supozuar shqiptaro-turke është një përbindësh që torturon Ballkanin. Nacionet e Ballkanit kanë të drejtë të mbrohen dhe me këtë legjitimohet genocidi dhe asgjësimi fizik i nacionit shqiptar, në Republikën e Shqipërisë, Kosovë, Maqedoni, Luginën e Preshevës, Malin e Zi. Këtë nënkupton Raporti Marty.
Nga kjo pikëpamje, është e natyrshme dhe e justifikuar që reagimi i fortë ndaj tyre të shkojë përtej atij të zyrave të shtetit shqiptar. Nëse qeveria zvicerane nuk merr masa për tërheqjen e këtyre traktateve genocidi, duke iu kërkuar edhe falje shqiptare, ajo do të ketë përgjegjësinë për reagime shumë radikale për ndëshkimin e përgjegjësve. Unë personalisht do të bëj thirrje publike për asgjësimin fizik të Oliver Jens Schmitt dhe Dick Marty, dhe jo vetëm thirrje, nëse qeveria zvicerane nuk merr përsipër përgjegjësinë për veprimet e shtetasve zviceranë.
Hashim Thaçi duhet të reflektojë mbi mbështetjen që i erdhi nga Tirana zyrtare me rastin e raportit Marty. Pas agresionit që Hashim Thaçi inskenoi ndaj deputetes shqiptare Albana Vokshi në Vërmicë, ishte dashur që reagimi i qeverisë shqiptare të kufizohej vetëm në përgënjeshtrimin e ekzistencës së burgjeve dhe klinikës së organeve në territorin e Republikës së Shqipërisë, jo në mbrojtjen e Hashim Thaçit. Megjithatë qeveria shqiptare e mbrojti Thaçin, qartësisht në mënyrë jomeritore. Hashim Thaçi nuk mund t' i ketë të dyja nga Tirana zyrtare, edhe mbështetjen kundër Dick Marty, edhe heshtjen e saj për mbrojtjen e Bujar Shalës, njeriut të Thaçit në ngjarjen e Vërmicës.
Dalja e raportit Marty bën që edhe ngjarja e 14 nëntorit në Vërmicë të vlerësohet në një ditë të re. Thaçi sigurisht që e dinte se raporti do të dilte shpejt, kështu që e ka inskenuar ngjarjen e Vërmicës për të treguar se problemet Kosovës i vijnë nga Shqipëria, dhe për t' u dhënë një sinjal atyre që qëndronin pas Marty, se ai kërkon që ta armiqësoje Kosovën me Shqipërinë, çka ata që qëndrojnë pas Marty e duan shumë. A mos është ngjarja e 14 nëntorit në Vërmicë një sinjal i Hashim Thaçit ku ai thotë se ai kërkon që ta lejojnë të sundojë Kosovën edhe më tutje, dhe në këmbim do të bëjë çka duan ata duke përfshirë edhe armiqësimin mes Kosovës dhe Shqipërisë?
Raporti Marty mund të shndërrohet në një boomerang për Zvicrën se fare lehtë logjika e akuzave që bëhen në raport kundër Kosovës dhe Shqipërisë mund të përdoret kundër Zvicrës. Nëse thuhet se çdo hetues në Europë ndjek një çështje gjurmët e së cilës të çojnë në Kosovë, edhe më e vërtetë dhe e shpeshtë është se çdo hetues në botë ndjek një çështje gjurmët e së cilës të çojnë në bankat e Zvicrës ku hetuesit e botës bllokohen për shkak të sekretit bankar të Zvicrës. Kur Richard Nixon u bë President i SHBA-ve ai u zotua se do ta luftonte seriozisht krimin e organizuar dhe për këtë do ta detyronte Zvicrën që t' i jepte fund praktikës së sekretit bankar edhe në rastet e hetimeve kriminale të shteteve të botës. Por në vend të sekretit bankar të Zvicrës, siç duhet ra Presidenti i SHBA-ve, në një skandal të sajuar.
Me logjikën me të cilën akuzohet Hashim Thaçi në raportin e Marty, mund të akuzohet Kancelari zviceran Karl Oser (në pushtet në vitet 1951-1967) për vrasjen e Presidentit amerikan Kennedy. Kennedy nxorri një ligj për ndalimin e transfertës së kapitaleve jashtë vendit, sipas të cilit transferta e kapitaleve taksohej rëndë. Kjo cënonte Zvicrën në bankat e së cilës shkonte një pjesë e madhe e kapitaleve. Kennedy u vra dhe Oser, kancelari i vendit të dëmtuar, është vrasësi i tij. Vrasësit u nisën nga një shtëpi e verdhë në Ticino. Kancelari Oser vdiq në vitin 1994, në moshën 92 vjeç. Një tjetër kriminel i pandëshkuar!
Nëse autoritet e Tiranës dhe Prishtinës nuk mund t' i bëjnë gjë Dick Marty, atom und t' i bëjnë shumë Altin Raxhimit. A ju kujtohet Altin Raxhimi, ai "gazetari" i cili para disa vitesh bëri bujë me një shkrim për burgjet sekrete të UÇK në Shqipëri, ku robërve serbë u merreshin organet dhe trafikoheshin për transplant? Pas kësaj ai është zhdukur po aq befasisht sa u shfaq, me sa duket ka shkuar të shpenzojë paratë serbe të fituara. Prokuroria e Tiranës mund të fillojë procedimin penal të këtij njeriu i cili nuk ka asnjë lidhje me gazetarinë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi