Fahri Xharra:Z. Oliver Jens Schmitt! Shqiptarët , qenkemi Ilir të rrejshëm?
Faqja 1 e 1
Fahri Xharra:Z. Oliver Jens Schmitt! Shqiptarët , qenkemi Ilir të rrejshëm?
Fahri Xharra:Z. Oliver Jens Schmitt! Shqiptarët , qenkemi Ilir të rrejshëm?
“Oh! jo se mungojnë të dhënat! Por sepse mjaft t’i drejtoheni çfarëdo burimi dhe do shihni si përplasen dhe si bien ndesh mes tyre tërë pohimet, aq sa është me të vërtetë për të ardhur keq. Një udhëtar vete e ju thotë se shqiptarët janë populli më mikpritës në botë, dhe një tjetër, veç kur i përshkruan si keqbërësit më të mëdhenj. E si të krijosh atëherë një mendim të saktë në përplasjen e këtyre kundërshtive kaq të forta!
Por s’ka pse çuditemi tejet nga një kaos i tillë! Mjaft të kujtojmë se mitologjia greke e kishte vendosur portën e Ferrit në kërthizën e po kësaj Shqipërie, ku Akeroni dhe Kokitosi rrapëllenin valët e ujërave të tyre gjithë turbullimë e zezonë! Tokë errësirash dhe misteresh për popujt e lashtësisë, asaj i është dashur të përshkojë shekuj të tërë për të ruajtur gjithë ngadhënjim të fshehtat e veta... Duhet të nxjerrë tashmë në pah dy fakte të një rëndësie madhore, dhe konkretisht: që kombi shqiptar nuk është një sajesë diplomatike, siç kanë folur gjuhët e liga, dhe se Shqiptarët, janë autoktonët e vërtetë të gadishullit ballkanik.”
(Victor Frobin: Shqipëria, dekanja e racave, dhe më e vogla e shteteve,1913)
Që të “vërtetoj” tezën se ne ,shqiptarët qenkemi Ilir të rrejshëm ,e t`ia bëj qejfin Z. Schmitt, si dhe Albert Ramajt,Nuri Bexhetit dhe Xhemal Ahmetit m`u desht që personalisht të “bindem “ me dy libra të botuara në Beograd: Vesna Pešić “ Prećutana Istorija Albanci – lažni Iliri 2008 “Historia e Heshtur, Shqiptarët - Ilir të rrejshëm ) si dhe Grupa autora :” Kavkaski Albanci- Lazhni Iliri ” (“ Shqiptarët e Kaukazit - Ilir të rrejshëm” 2007) .
“Qëllimi i hulumtimit të prejardhjës së Shqiptarëve, qëndron në atë që përfundimisht të hidhet poshtë një falsifikim historik, një mit ideologjik, me të cilin ishte arsyetuar dhe legjitimuar rrëmbimi i tokave të huaja , e në këtë rast tokave tona( serbe f.xh.) , toka të cilat e kanë një vlerë që nuk maten me asgjë për historinë kulturën dhe gjeostrategjinë e popullit serb ; toka nga të cilat populli serb, kurr nuk do të hjek dorë .”( Akademik Mihajlo Markoviq). Pastaj vazhdohet:
“ Ç`farë faktesh e arsyetojnë lidhëshmërinë historike në mes të Shqiptarëve dhe Ilirëve, a egziston ndonjë lidhje gjenetike në mes tyre? Asnjë “. “ Nuk gjëndet asnjë dokument historik i cili e vërteton qëndrimin e shqiptarëve në Ballkan deri në shek. e XI-të. Nuk ka indikacione arkeologjike për praninë e tyre në këto anë.Të gjitha toponimet shqiptare verehen pas shekullit të mesëm ; ndërsa sipas formave të saja strukturore gjuha shqipe nuk ka asnjë gjë të përbashkët me Ilirishten”.(Shqiptarët e Kaukazit...)
Zoti Schmitt, ja se çka thonë serbët se si erdhëm këndej pari ,( diçka pak më herët se teza e juaj se duhet ta lypim vetvetën pas ardhjës së turkut) : “ Sipas studimeve të historianëve rus Artamanovit dhe Pletnjevit si dhe atyre serb Jovan Deretiqit ,Mihajlo Stanishiqit ; disa fise shqiptare ,dikur në mes të shekullit 8 -të e 9-të ,pas presionit të fqinjëve të tyre kaukaz Hazarëve, u larguan nga nga territori i tyre i lindjës në brigjet e Liqenit Kaspik( në Azerbaixhanin e sotëm dhe në Dagestan) ,me anën e Arabëve mbërrijtën n jugun e Italisë. Aty në atëkohë bëhej një luftë e ashpër në mes të Normanëve , Bizantinasve dhe Arabëve.Shqiptarët erdhën si ndihmë ushtarake për një kalifat arab. Nj\ pjesë e këtyre shqiptarëve në vitin 1043 mbërrijtën në tokat tona në brigjet e Adriatikut ; dhe në marrëveshje me serbët ata jetuan në male kures serbët në rrafshira si bujq të mirë që ishin. ... Dhe me kalimin e kohës e populluan Kosovën e Metohinë” . (Shqiptarët -Ilir të rrejshëm)
E bukur që besa ; duhet “ zgjatur” dorën zotërinjëve shkencëtar shqiptarë ; Ramajt, Bexhetit dhe Ahmetit që po na e vallëzojnë të njejtën valle me serbët.!
Por jo, kemi edhe zvicran tjerë poashtu gjermanishtfolës që e thonë : “Ilirët, paraardhës dhe stërgjyshër të shqiptarëve janë regjistruar nga historia në Evropën Juglindore të paktën po aq herët sa edhe grekët. Ata janë unikë në Evropë, sepse prania e tyre në këtë zonë ngjitet të paktën deri në periudhën neolitike, siç e dëshmojnë arkeologjia, antropologjia, dhe vazhdimësia kulturore dhe etnolinguistike. Grekët dhe shqiptarët kanë të përbashkët faktin se kanë gjuhë indoeuropiane që dallohen nga gjuhët e tjera indoeuropiane ashtu sikurse edhe armenishtja. Studimet e gjysmës së dytë të shekullit XX, provojnë se shqipja është gjuha më e vjetër indoeuropiane. Gjuha shqipe ndryshe nga greqishtja dhe armenishtja e sanskritishtja në shkrimin e saj përdor alfabetin latin, dhe shqiptohet ashtu sikurse shkruhet.
Po të hyjmë në historinë e lashtësisë ne mund të gjejmë se Aleksandri i Madh i biri i Olimpias, epirote – ilire, kishte si gjuhë amëtare ilirishten. Greqishten atij ia mësoi Aristoteli” (A.Lambert)
Kur nuk mungon dëshira ,nuk mohohen faktet dhe thuhet e vërteta edhe prej zvicëranit :
“Roma nuk arriti t’i asimilojë ilirët. Përkundrazi janë me dhjetëra perandorët që Iliria i dha Romës, sidomos kur Perandoria romake filloi të bjerë. Midis perandorëve më të famshëm le të përmendim Konstantinin e Madh që lindi në Kosovë. Qe Konstantini i Madh ai që u rreshtua vendosmërisht në anën e Kishës Kristiane me Ediktin e Milanos të vitit 313 i cili u garantoi të krishterëve një tolerancë që ishte e barabartë me njohjen e kristianizmit si fe e shtetit. Sundimi i Konstantinit të I – rë shkëlqeu me ndërtimin e monumenteve kristiane prej të cilëve po përmend Vatikanin.” “Edhe Perandori Justiniani i I – rë ishte ilir. Ai la si trashëgimi të lavdishme veprën e tij legjislative “Kodi i Justinianit” që ka mbetur edhe sot e kësaj dite themeli i të drejtës civile moderne. Përkthyesi i parë i Biblës në gjuhën latine ka qenë iiliriani Shën Hieronim. Kompozitori edhe Himni kristian «Laudamus » me përdorim edhe sot e kësaj dite është vepër e kompozitorit Niket Dardani, edhe ai ilirian nga Kosova.(Dr. Aleksander Lambert, Gjenevë)”
Ndërsa autorët serbë na këshillojnë: “ Për shqiptarët kishte me qenë në interes më të madh nacional sikur të përcaktohej qartë identiteti i tyre etnik dhe në atë mënyrë e kishin fituar epitetin e një populli të rëndësishëm të Kaukazit me një civilizim dhe traditë mijëravjeqare; se sa me kokëfortësi të paraqiten si pasardhës të ilireve dhe me vetëdije të sajojnë një rrenë me përkatësinë më të ultë morale - vetëzhgënjimin:”( Vesna Peshiq- Albanci lazni Iliri). Çfarë këshille e mençur?
Po merrni me mend ,sikur të gjthë të ishim mohues si ata që i ceka më lartë ;pasaportat gati dhe drejt e në “venlindjen “tonë që po na e zbulojnë alamet akademik serbë.
Lexoni më poshtë:
“ Është fakt i gjallë që shqiptarët pas ardhje së tyre në Balkan që nga shekulli 13-të kanë jetuar të përqendruar rreth Durrësit dhe Krujës, në territorin e quajtur Arbanon,dhe që nga aty janë lëshuar në rrafshinat e rrethit të Shkodrës ,dhe pastaj përgjatë shekujve 13-14 kanë depërtuar me “katunet” e tyre rreth Zetës së Vjetër ( Podgorica e sotit) ,dhe për rreth maleve të bjeshkëve të Nemura. Me këto shpërngulje ata u hasën me Vllehët ,Serbët dhe Malazezët(?). Shqiptarët e treguan aftësinë e tyre dhe paten sukses t`i asimilojnë Vllehët,por nuk iu shkoi përdore në anët e Zetës .Përveq grindjeve me malazezët kishte edhe simbioza të caktuara ndërmjet tyre.Skenderbeu,gjegjësisht Gjuragj Kastrioti ishte edhe hero edhe malazias e edhe hero shqiptar. Shqiptarët së bashku me malazezët nën udhëheqjen e Skenderbegit me sukses janë mbrojtur kundër turqëve.Me vdekjen e Skenderbeut ,shqiptarët masovikisht e pranuan islamin ,dhe në mungesë të shtetit të tyre e rigjallëruan rendin fisnor. .. Shqiptarët që nga fillimi i i okupimit turk ,pas Betejës së Kosovës (1389) , gradualisht e pupulluan malësinë e Gjakovës dhe rrafshinën e Prizrenit”( Mihajlo Stanishiq).
E shqiptarët e gjorë ; flitej e shkruhej për ne ashtu si e donin se ne nuk kishim gojë. Po tani ,që
e kemi gojën na dalin mohuesit shqiptarë dhe nuk e ndalin vallën e tyre të vetëhumbjes që të na “dërgojnë “ në humnerat e Kaukazit. Mrekulli!
“Mledhja e Duvnos (në v.877 , gjatë kohës kur gati përfundonte lufta në mes të Romejve
( Bizantinasve ) dhe e Arabëve) mbahej nën patronatin e Papës, i cili i mblodhi prijësit e të gjitha pricipatave të atëherëshme serb nga territoret e Ilirikumit Serb( Ilirisë). Atë kohë as që gjindej shenjë e as që mund të flitej për qenjen e dofarë “ Shqiptarëve- Ilir”. Kjo duhet të iu bënë të dijtur shqiptarëve që ideja e tyre paranoike se janë trshëgimtarë në tokat serbe të Ilirikumit është e gabuar. Kjo shpirtëngushtësi rreth fakteve të falsifikuara historike ,sipas përfundimeve të Psikologjisë sociale , ngërthen pasaja traumatologjike: rritjen e agresivitetit të shqiptarëve. Në mbledhjen e Duvnos (viti 877 ) u vendos që në territoret e lidhjës së principatave serbe të Ilirikumit- nga Livno e deri në Shkodër ,të organizohet rrjeti i peshkopatave serbe.Udhëheqja iu besua “ Rethit kryesor të Dioklesë” .Peshkopatat e emëruara ishin : Antibarumi, Budiami, Ecaterami, Dolcignum, Suaciumi, Scodrumi , Drivastusi , Popletumi, Sorbiumi, Bosonium, Tribuniumi , Zachumiliumi.” ( po aty)
Po Zoti Scmitt dhe ju shmitat , tonë q`i thuani kësaj që u tha më lartë?
Zotërinj akademik Serb , ( po çfarë zotërinj akademik ,ju hajna me diploma akaademiku) e dini ju që ne në atë kohë ishim shumë të organizuar , Ju kujtohen 365 Kishat e Shasit të cilat edhe në vitet e 90 -ta të shekullit të kaluar u munduat t`i zhbëni?
E dini pse, serbët mund të shkruajnë se çfarë duan ?: “Populli ka dashur demokraci, por kurrë nuk e kishte shijuar, dhe e kuptoj si anarki. Fajin e kanë intelektualët që shumë pak i kemi, ndersa kemi shumë pseudointelektualë që janë bërë pseudopolitikanë. Kombin e kemi të mrekullueshëm, vetem për faktin që nuk është shuar, por me gjithë okupimet mijëravjeçare ka mbijetuar!
Kemi mjaft edhe shqipfolës ( Faik Xh Krasniqi), i kemi edhe vjedullat e kombit që me erën e tyre të keqe i lënë gjurmët në vetëdijësimin e gabuar të brezave të rinj.
Fahri Xharra
16.06.12
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» FAHRI XHARRA:Z. Oliver Jens Schmitt, e keni dijtur që Napoleoni ishte serb?
» Kastriot Myftaraj: Dick Marty dhe Oliver Jens Schmitt, Skënderbeu dhe Hashim Thaçi
» Fahri Xharra:”Shenjtërimi” i Martinoviqit!
» Fahri Xharra:Si e bëmë ne shqiptarët , Malin e Zi?
» Fahri Xharra;Kur çetniku serb i thërret shqiptarët për xhihad?
» Kastriot Myftaraj: Dick Marty dhe Oliver Jens Schmitt, Skënderbeu dhe Hashim Thaçi
» Fahri Xharra:”Shenjtërimi” i Martinoviqit!
» Fahri Xharra:Si e bëmë ne shqiptarët , Malin e Zi?
» Fahri Xharra;Kur çetniku serb i thërret shqiptarët për xhihad?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi