Simbol i luftës së Kosovës është shtëpia e Jasharajve, nuk është "shtëpia e verdhë"
Faqja 1 e 1

Nga Skënder Buçpapaj
Jam në faqen 288 të librit "Gjahu - unë dhe kriminelët e luftës" të autores Carla del Ponte, shkruar me bashkëpunimin e Chuck Sudetic, dhe lexoj fjalë për fjalë: "Më 5 mars 1998, forcat e sigurisë serbe sulmonin rezidencën e liderit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari. Beteja vazhdonte për rreth tridhjetë e gjashtë orë. Raportoheshin tetëdhjetë e tre të vdekur në mesin e shqiptarëve, midis të cilëve të paktën njëzet e katër gra dhe fëmijë. Adem Jashari dhe të gjithë anëtarët e familjes së tij, përveç një vajze njëmbëdhjetë vjeçe, ishin në mesin e të vdekurve. Një grua shtatzënë ishte vrarë me armë zjarri në fytyrë."
Në italisht, gjuhën origjinale në të cilën është shkruar libri, "residenza" ka kuptimet e "banesës, vendbanimit"; "ndejës, selisë". Vendi ku u zhvillua beteja, tashmë në histori, në fakt është shtëpia e Jasharajve. Adem Jashari, themeluesi dhe kryekomandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte dënuar nga Millosheviçi si kriminel lufte qysh në korrikun e vitit 1997, në një gjyq në mungesë, për "akte terroriste". Ky gjyq pati edhe jehonë ndërkombëtare dhe qe dënuar nga grupet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Beteja e
5-7 marsit 1998 ishte rrethimi i tretë i shtëpisë së Jasharajve. Në rrethim morën pjesë një numër i madh i forcave të sigurisë serbe të pajisur me tanke dhe të mbështetur me artileri. Amnesty International, në një raport të posaçëm, deklaronte se sulmi kishte për qëllim të mos linte askënd të gjallë. Disa nga të vdekurit ishin shkrumbuar aq keq sa nuk mund të njiheshin.
Rrethimi i tretë i shtëpisë së Jasharajve u bë në mënyrë sa të bujshme edhe triumfaliste nga ana e Serbisë. Jam nga ata që mbajnë mend se gjatë 5, 6 dhe 7 marsit 1998 mediet botërore kanë dhënë papushim lajme për betejën, pra për rrethimin e tretë të shtëpisë së Jasharajve. Burimet ishin të gjitha të Serbisë, por përmasat e shqetësimit për çfarë po ngjiste ishin të hapësirës botërore. Beogradi atëbotë lajmëronte me triumf dhe mburrje se tashmë Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe "terrorizmi shqiptar" i kryesuar prej "kryeterroristit" ishin shuar përfundimisht. E vërteta ishte atëherë, është sot e tillë dhe do të jetë përgjithmonë e tillë se në shtëpinë e Jasharajve përballeshin vendosmëria shqiptare për liri deri në vetëflijim të plotë dhe egërsia e terrorizmit shtetëror të Serbisë, autorit të Kroacisë dhe Bosnjës, natyrisht me dritën jeshile të bashkësisë ndërkombëtare. Kjo vlen posaçërisht për shtëpinë e Jasharajve, ngaqë rrethimi i parë serb kishte ndodhur në qershor, rrethimi i dytë në dhjetor, çka do të thotë se koha e reagimit të bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht Evropës, në këtë hark kohor më së gjeri nëntë muaj dhe më së ngushti tre muaj ishte i bollshëm.
Nga ajo betejë e 5-7 marsit 1998 nuk është e mbijetuar vetëm ajo vajzë njëmbëdhjetëvjeçare apo pjesëtarët e tjerë të familjes jo të pranishëm në atë shtëpi gjatë betejës, në fakt e mbijetuar është krejt Kosova, të mbijetuar jemi të gjithë ne shqiptarët, përfshirë mua, autorin e këtyre radhëve. Sepse terrorizmi shtetëror i Serbisë synonte shfarosjen e Kosovës dhe të hapësirës shqiptare. Dihet se bombardimet e Serbisë dhe minimet e saj u shtrinë edhe brenda territorit të Republikës së Shqipërisë dhe i patën viktimat shqiptare edhe në shtetin amë. Elaborati famëkeq i Sheshelit, hartuar dhe miratuar në kohën kur ishte zëvendëskryeministër i Serbisë, i përmendur nga të gjithë autorët e librave, studimeve, shkrimeve për luftën e Kosovës parashikonte imtësisht gjithçka ndodhi ato vite dhe gjithçka të planifikuar të ndodhte nëse nuk kundërvepronte NATO me në krye SHBA.
Tragjedia e Jasharajve ndodhi edhe ngaqë nuk funksionoi ndërgjegjja e Evropës së asaj kohe. Pas kaq vitesh, pas reflektimit ndaj këtij fakti, do të kishte qenë në nderin e Evropës që të kishte ngritur një instancë të saj të posaçme për të ndriçuar fatin dhe rrethanat e tragjedisë së Jasharajve, fatin e rrethanat e grave dhe fëmijëve të vrarë mes datave 5 dhe 7 mars 1998 me urdhër të Beogradit. Është e pamundur të mos jenë të dokumentuar në urdhrin e ditës të asaj kohe se kush ishte urdhërdhënësi, kush ishin urdhërpërcjellësit dhe kush ishin urdhërzbatuesit. Është e pamundur të mos jenë të dokumentuar edhe pjesëmarrësit në rrethim, dhe që të mbijetuarit nga radhët e këtyre pjesëmarrësve të mos e kenë një status të caktuar politik, ekonomik, moral dhe psikologjik, çka do t'ua mundësonte të dëshmonin para instancave të Evropës si ishte fundi tragjik i grave dhe fëmijëve të familjes së Jasharajve.
E përsërita se Adem Jashari, shtëpia e tij, familja e tij janë të pranishëm në të gjithë librat, në të gjitha shkrimet, në të gjithë dokumentarët për Kosovën. Dhe beteja e atyre ditëve ka hyrë në histori si epopeja e Jasharajve, ndërsa shtëpia e Jasharajve është ngritur në lartësinë e Kullës së Jasharajve, edhe në përngjasim me Kullën e Oso Kukës dhe jehona të tjera të historisë së qëndresës kombëtare shqiptare. Kulla në përfytyrimin kolektiv të shqiptarëve mbart edhe simbolikën e kështjellës apo të kalasë. Nga struktura ajo ishte vetëm një shtëpi e një familjeje të madhe, por nga përmasat e përballjes me makinerinë millosheviçiane, një ndër më të kushtueshmet dhe më të sofistikuarat e kohës, madje më të përbindshmes së kohës, ajo ka përmasat e cilësdo kështjellë, edhe nga më legjendaret e aq të pamunguara në historinë tonë. Prandaj shtëpia e Jasharajve nuk mund të shkëmbehet as nuk mund të shpërfytyrohet nga çfarëdo përpjekje e kujtdo për ta shfuqizuar si simbol të luftës së Kosovës.
Kjo që tani përshkruhet si "Shtëpia e Verdhë" dhe shkruhet me shkronja të mëdha nistore e futet në thonjëza, del për herë të parë në librin e Del Pontes në faqen 290: "una casa gialla" (një shtëpi e verdhë) nja njëzet kilometra në jug të Burrelit. Periudha e zhvillimit të ngjarjeve është midis verës së vitit 1999 dhe vitit 2007, vitit përmbyllës të detyrës së saj në Hagë, e gjitha në periudhën e UNMIK-ut dhe KFOR-it. Kjo temë në libër vazhdon deri në krye të faqes 299. Dhe duke e rilexuar, mjerisht, konstatoj se raporti aktual i paraqitur në Këshillin e Evropës, së paku aq sa kemi parë të publikuar në media, nuk del nga kuadri i këtyre faqeve. Ndonëse në pranverë bëhen tri vjet nga botimi i librit, ndonëse Këshilli i Evropës ka shpenzuar kushedi sa kohë dhe sa mjete për të ardhur deri tek ky raport.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Beqir Sina: Rugova kujtohet si simbol i luftës paqësore të shqiptarëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës
» Lavdrim Lita: Nga Shtëpia e Bardhë tek Shtëpia e Verdhë, e anasjelltas
» Hasan dhe Lajde Blakaj:Loja më figura historike dhe më veteran të luftës t´Kosovës është e dëmshme
» Agim Ramadani një simbol Kosovës e i Shqipërisë
» FOTOLAJM: Kjo është shtëpia e kryetarit të Kaçanikut

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi