Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

10 të vrarë në Alabama

Shko poshtë

10 të vrarë në Alabama Empty 10 të vrarë në Alabama

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 11, 2009 11:21 pm


10 të vrarë në Alabama





10 të vrarë në Alabama Alabama_dead

Të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën në një seri vrasjesh nga një person i armatosur në dy qytete në shtetin jugor të Alabamës në SHBA. Zyrtarët kanë thënë se të paktën katër incidente të ndryshme kanë ndodhur, që kanë rezultuar me vrasje nga armë zjarri, para se dorasi të vriste veten gjatë një konfrontimi me policinë. Ai qëlloi në mënyrë të pakontrolluar me armë zjarri mbi shtëpi, mbi një stacion karburanti, mbi dyqane dhe në makina në qytezat Samson dhe Geneva pranë kufirit me Floridën. Pesë persona, në mesin e tyre dhe një fëmijë, janë vrarë në një shtëpi. Disa nga viktimat besohet se kanë qenë pjesëtarë të familjes së autorit. Kufoma e nënës së tij është gjetur në shtëpinë e saj që ishte djegur, citon agjencia e lajmeve “AP” një zyrtar në Samson. Zyrtarët thonë se personi i dyshuar ka vrarë gjyshërit dhe dy të afërm të tjerë. Ai ka qëlluar dhe mbi objekte të tjera në qytet.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi