Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

TË KAM NË PËRFYTYRIM.

Shko poshtë

TË KAM NË PËRFYTYRIM. Empty TË KAM NË PËRFYTYRIM.

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 23, 2010 8:51 pm

TË KAM NË PËRFYTYRIM. 163236_1457746934838_1568334934_30881597_4961798_n



TË KAM NË PËRFYTYRIM. 49948_1568334934_1204402_n
Vullnet Mato
TË KAM NË PËRFYTYRIM
Mbete përjetë aty ku ishe,
tek i njëjti horizont i vjetër.
Nuk kishte si ndodhte ndryshe
derisa të murosën te një tjetër.

Ne ishim dy dallëndyshe
në shtegtimin tonë të lirë,
dimri egër që na ndiqte,
na shtyu në humbëtirë.

Kur ty humbja të përpiu,
klithma ime i shkoi yllit:
Lotët e mallit kush ia fshiu?
Shtegun e buzës kush ia mbylli?

Frymën tënde ndjeja larg,
kur shi trishtimi derdhje lot.
Ngrije, shkrije akuj në shtrat,
se zemrën nuk e falje dot.

Magjia jote shpirt e mendje
më lidhi deri në moskthim.
Buzagazin që nuk gjendej,
ta kam në përfytyrimin tim.

Koha e gjatë, imagjinoj,
portretin ta ka përpunuar.
Po syri im fotografoi
imazhin e pa tjetërsuar.

Do mjaftonin dy gisht letër
për të zbrazur pakëz mall.
Por tani fjalët e blerta,
gjethojnë te lastarët tanë...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi