Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Suzana Zisi: PËRFYTYRIM NEBULOZE - MIHALLAQ QILLERI

Shko poshtë

Suzana Zisi: PËRFYTYRIM NEBULOZE - MIHALLAQ QILLERI Empty Suzana Zisi: PËRFYTYRIM NEBULOZE - MIHALLAQ QILLERI

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 13, 2009 8:43 pm

Suzana Zisi: PËRFYTYRIM NEBULOZE - MIHALLAQ QILLERI N100000149972946_8225

Suzana Zisi: PËRFYTYRIM NEBULOZE - MIHALLAQ QILLERI


Sot, kam nderin dhe kenaqesine te sjell ketu, poezine "PËRFYTYRIM NEBULOZE", te mikut tim te dashur, shkrimtarit dhe poetit tone te nderuar MIHALLAQ QILLERI.
Uroj tju shijoje ashtu si me shijoi mua mbreme kur me trokiti ne formen e nje mesazhi te ngrohte dhe te ndjere.



PËRFYTYRIM NEBULOZE



Vija të pjerrta ndajnë botën e përkohëshme,
Në pjesë mikroplanetesh që ndizen e shuhen.
Qafë gruaje prej fildishi ku tri ngjyra pikëzohen,
E zeza pjesë sipër, bezha në mes dhe e rozë poshtë..
Një krah karrigeje dhe drojta e llërës që cik..
E gjithë galaktika rrethuar me errësirën e vet,
I gjithë truri i ngarkuar prej resh gati pëlcet.
Zemërngrirë po të pres, të pres…,
Ja,..të preka, pa frymë kam mbetur, për besë !

E zeza prej flokësh, a magji drithëruese në terr,
Tipare bezhë, një buzë, një sy, një luginë pikasone,
I etur, a i ngopur aty vërtitem i përndjekur
Jetërroj dhe vdes.
Një ngërç që nga ameba - qelizë trashëguar më fundos
Në origjinën time- një hiç,- një pluhur,- një vesë..
Trambudanë rozë depërton dhunshëm në krah,
Flakë pa dritë që ngjyra nga zjarri i vjen,
Simbol i dhimbjes, trazirës rrebesh,
Ja,.. të preka, pa frymë kam mbetur, për besë !


Fotografi e fundit nga stacioni kozmik dërguar,
Amorfe sundon kujtesën e çoroditur.
Kështu bota nisi të formësohej përtej ;
Nebulozë je, vorbull ku vërtiten brutalisht qiejt,
Rrezikun ndjej të përpihem krejt nga yll i vetmuar.
Rozë, bezhë, e zezë krijuar nga piktor’ i çmendur
Që vija heq në telajon-tru rrudharrafshuar.
Bota e turbullt hesht nën mikrodramat banale, perversë
Ndërsa unë frymëngrirë akullnajash përhumbur...
Ja,.. të preka, pa frymë kam mbetur për besë !


©️ MIHALLAQ QILLERI




Suzana Zisi: PËRFYTYRIM NEBULOZE - MIHALLAQ QILLERI 15542_105080446173621_100000149972946_133271_961367_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi