Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Partitë fshehin çdo gjurmë shpenzimesh!

Shko poshtë

Partitë fshehin çdo gjurmë shpenzimesh! Empty Partitë fshehin çdo gjurmë shpenzimesh!

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 11, 2009 11:34 pm

Partitë fshehin çdo gjurmë shpenzimesh!

Lirie Hajdari, BOTA SOT
Donacionet e “fshehta” të partive politike
Partitë fshehin çdo gjurmë shpenzimesh! Sh_b



Partitë fshehin çdo gjurmë shpenzimesh! Pare%20(1)%20(Small)

Transparenca nuk i mungon vetëm qeverisë, institucioneve politike apo kompanive publike. Mostransparenca duket se i ka rrënjët tek manipulimet partiake. Asnjë parti politike nuk e tregon as vullnetin e transparencës e lëre më të dëshmimit të shpenzimeve. Gjithçka që pranojnë të japin janë shpenzimet vjetore, që i sigurojnë nga buxheti i Kosovës. Por, të gjitha partitë deklarojnë të kundërtën, se nuk shpenzojnë thuaja asgjë më shumë sesa u mundëson financimi shtetëror.
Nuk i deklarojnë burimet tjera
Partitë politike që veprojnë në Kosovë, zhvillojnë aktivitete të ndryshme dhe këto domosdoshmërisht duhet të kenë një fond financiar për të mbuluar shpenzimet. Përveç burimeve tjera që supozohet të kenë partitë politike, një shtet demokratik është i detyruar që një shumë të caktuar mjetesh t’ua ndajë partive politike. Megjithatë, këto janë shpenzime që domosdoshmërisht bëhen të njohura në raportet zyrtare, ashtu edhe në ato të vetë partive politike. Por, çështja që ngrihet është se si mund të mbulohen fushatat elektorale, por edhe iniciativat që ndërmarrin partitë politike.
Zyrtarë të partive politike hezitojnë të publikojnë të hyrat buxhetore të subjekteve të tyre, dhe as shpenzimet që i bënë partia brenda një viti. Dhe kjo tashmë është bërë traditë në Kosovë. Por, ndryshe ndodh kur përballen me ligjin. Është obligim i partive politike që raportet e tyre financiare të një viti, t’i dorëzojnë në Komisionin Qendror Zgjedhor dhe kjo rregullohet në bazë të Rregullores së KQZ-së.
Në nenin 18 të Rregullores së KQZ-së për financimin publik të partive të regjistruara politike, thuhet: “Financimi publik i partisë së regjistruar politike nga buxheti i Kosovës shpërndahet në atë mënyrë që të mos bëhet dallim i vendeve të parapara për bashkësitë joshqiptare të Kosovës”.
Ajo që tashmë dihet dhe është bërë publike, janë mjetet që këto parti politike marrin nga buxheti i Konsoliduar i Kosovës, ndërkohë që mbahen të “fshehta” burimet tjera financiare.
Vetëm buxheti i Kosovë i financon ato në një vlerë prej 1.812.251 euro. Ndërsa theksohet tekstualisht në ligjet tona, se për të siguruar burime të tjera financiare ekzistojnë në sërë kushtesh të cilat duhet të bëhen publike. Rasti kryesore është se subjekti politik nuk duhet assesi të pranojë kontribute nga personi i cili para dhënies së kontributit nuk tregon emrin e plotë, adresën dhe numrin personal.
Halil Selimi, administrator në PDK, i tha gazetës “Bota sot”, se nuk është në dijeni për burime të tjera brenda partisë, përveç mjeteve të ndara nga buxheti i Kosovës. Nga mjetet e ndara për PDK-në nga buxheti, ai tha se mbi 60 për qind e tyre shkojnë në paga për të gjitha degët e kësaj partie në gjithë Kosovën, ndërsa pjesa tjetër shfrytëzohet për materiale shpenzuese, mallra dhe shërbime. Në shumën e ndarë për PDK-në, janë të përfshira edhe tri subjektet pjesëmarrëse në listën e PDK-së për deputet në zgjedhjet e kaluara, e që secilit kandidat i takojnë 15 mijë euro.
Nuk tejkalon normën buxhetore
Lutfi Zharku, përgjegjës për financa në LDK, tregon se të hyrat buxhetore të kësaj partie për vitin 2008 kanë qenë 366.856.25 euro, ndërsa shpenzimet e përgjithshme të LDK-së gjatë vitit 2008 kanë qenë rreth 394.000 euro. “Pjesa më e madhe e këtyre mjeteve janë shfrytëzuar për të ardhura personale të të punësuarve të LDK-së në selinë qendrore dhe zyrat e degëve në tërë Kosovën (rreth 70 për qind), ndërsa pjesa tjetër për shpenzime operative, siç janë shpenzime të transportit, manifestime, reklamime, qira të zyrave, blerje e mallrave dhe shërbimeve për zyre dhe shpenzime të ndryshme siç janë rryma, telefoni, interneti, etj”, tha Zharku. Ai thotë se që nga koha kur ai është përgjegjës financiar (periudha 2007-2008) partia e tij është plotësisht transparente për të gjitha mjetet që i ka shfrytëzuar. Dhe kjo, siç tha ai, dëshmohet edhe me raportet zyrtare të OSBE - KQZ mbi vlerësimin e shpenzimeve të fushatës për zgjedhjet e vitit 2007 të cilat vlerësojnë lartë deklarimet e LDK-së. “LDK çdo herë ka bërë të ditur burimin e mjeteve prej të cilave është financuar fushata, e që është në përputhshmëri me dispozitat mbi financimin e partive politike. Natyrisht, nuk mund të përjashtohet mundësia që gjatë fushatave ka edhe shpenzime personale që mund të bëhen nga kandidatë të caktuar të partive politike, e që asnjë parti nuk mund t'i përfshijë në raportet e saja financiare pasi që nuk ka evidencë të tyre”, tha ai.
AKR nga buxheti i Kosovës përfiton hiq më shumë se 200 mijë euro dhe shpenzimet e tejkalojnë shumë pak këtë shumë. Zëdhënësi Arbër Geci, tha se nuk ka ndryshim nga buxheti i vitit të kaluar. “Kemi të njëjtin buxhet sa na takon si subjekti i tret politik, d.m.th ne kemi nga buxheti i Kosovës rreth 200. 000 euro”, tha ai. Por, ai mohon që tani kjo parti financohet edhe nga vetë lideri i saj, biznesmeni Behgjet Pacolli. “Po para se ne të ishim parti parlamentare është financuar nga z. Pacolli, por edhe mundësitë e tij ligjore janë të kufizuara për të financuar partinë. Tani AKR financohet nga buxheti që i takon dhe afërsisht shpenzimet e tejkalojnë shumë pak këtë shumë”, deklaron ai. Edhe pse mjetet nuk mjaftojnë, ai thotë se ARK i shpenzohen kryesisht në aktivitete të ndryshme, tani edhe në procesin e brendshëm të zgjedhjeve të AKR, ku nga mesi i qershorit pritet të mbahet Kuvendi i Përgjithshëm i partisë. Ndërkaq, se kryetari Pacolli është angazhuar edhe në lobimin për Kosovën, zëdhënësi thotë se shpenzimet për këtë çështje financohen nga vetë kryetari.

Punojnë “vullnetarisht” për partinë
Por, jo të gjithë i mbajnë shpresat të buxheti i shtetit. Armend Baloku, zëdhënës i LDD-së, tregon se përveç buxhetit të shtetit, burim tjetër i tyre është edhe diaspora. “Duhet theksuar se LDD ndihmohet edhe nga anëtarësia e saj që janë në diasporë, pra në Evropë dhe SHBA. Duhet theksuar se degët e LDD-së në diasporë janë mjaft funksionale”, tha ai. Sipas tij, LDD ka mjaft shpenzime të cilat në njëfarë forme e kushtëzojnë nganjëherë edhe aktivitetin e partisë. “LDD buxhetin e vet e ndan, përpos për mjetet që nevojiten për punë në selinë qendrore, siç janë mjetet teknike dhe stafi administrativ, qiraja e objektit etj, LDD po ashtu i ndihmon edhe degët e saja që janë të shtrira në Republikën e Kosovës. Vlen të theksohet se stafi politik i LDD-së nuk paguhet asnjë metalik për aktivitetet e tyre që i bëjnë, pra më shumë është vullneti dhe këmbëngulja jonë për ta fuqizuar edhe me tutje vizionin e LDD-së”, tha ai.
Valon Tolaj, zyrtar për çështje financiare në AAK, tha se mjete e ndara për subjektin e tij politik janë të përcaktuara se ku shkojnë dhe si shpenzohen, e që kryesisht janë shpenzime administrative. Buxheti i ndarë për AAK-në, e që sipas z. Tolaj, nuk është edhe i mjaftueshëm, siç tha ai përdoret për furnizim të pajisjeve në zyre, paga të stafit administrativ, shpenzime këto që janë të përcaktuara edhe me rregullore. AAK, siç tha ai, të gjitha këto shpenzime i ka publikuar edhe në raportin e dërguar në KQZ. “Shuma e ndarë nga buxheti i Kosovës nuk është e mjaftueshme, por ne nuk mund të bëjmë as më shumë e as më pak. Nëse bëhet pyetja se a ka nevojë për më shumë mjete, përgjigja është se po, por kjo është rregullorja, ky është ligji, aq është fondi ynë që ndahet në bazë të përqindjes së rezultateve të votimit”, u shpreh z. Tolaj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi