Jozefina Topalli:Edvin Rama, ose vetëposhtërimi
Faqja 1 e 1

Edvin Rama, ose vetëposhtërimi
Jozefina TOPALLI
Historia jonë, historia e kombit tonë, historia e vendit tonë, për fatin tonë të pamerituar është shumë më e dhimbshme se ajo e shumë vendeve në këtë pjesë të globit. Ndryshe nga vendet tjera të Evropës, ne nuk kemi një histori të gjatë të shtetit shqiptar. Ne pas 2 vitesh do të festojmë vetëm 100-vjetorin e Pavarësisë. Ndryshe nga vendet edhe të Evropës Lindore, ne nuk kemi një histori të zhvillimeve ekonomike në shekuj.
Ne nuk kemi një histori të gjatë parlamentarizmi, këtu nuk kam parasysh vetëm Britaninë me historinë e saj njëmijë vjeçare të Parlamentit. Edhe rilindja jonë, nuk daton në 1500 si me vendet e tjera europiane. Jo për fajin tonë, ajo në Shqipëri shfaqet 500 vjet me vonesë. Për shkak të diktaturës e të bllokut tek shqiptarët u eksperimentua testi më mizor dhe bashkë me të izolimi më i gjatë.
E për shkak të izolimit të gjatë, veç të tjerave ne u zhdukëm gati së ekzistuari në sytë e Evropës dhe botës. Ne jemi evropianë, por për shkak të izolimit veç nesh, të tjerët (jo të gjithë), nuk na shihnin si të tillë. Sot, kombi ynë është i ndarë në 5 shtete. 20 vite më parë, shqiptarët më në fund fituan lirinë dhe këtu fillon magjinë e vetë, e munguara jonë e madhe. Këtu fillon dhe mrekullia e lirisë!
Shqiptarët ditën çfarë të bëjnë me të. Ata e dinë se liria mbart me vehte edhe përgjegjësinë. Për shkak të lirisë, këto 20 vite kanë qenë padyshim vitet më të mira për ne shqiptarët. Demokracia jonë, nuk është një histori e gjatë tek ne. Demokracia në Shqipëri është vetëm 20 vjeçe, e si çdo 20-vjeçar, është e vrullshme, e gjallë, optimiste, e bukur e me shpresë. Padyshim që këto 20 vite kanë qenë vite të reformave e transformimeve të guximshme dhe të vështira. Të transformimeve të mëdha e për rrjedhojë të ndryshimeve të forta.
Në këto pak vite, shqiptarët kanë rikuperuar shekuj të gjatë. Atë, që të tjerët e kishin arritur në dhjetra shekuj, ne po e arrijmë vetëm në pak vite. Edhe në këto 20 vite, demokracia ka patur uljet e ngritjet e saj. Por, gjithnjë kemi ecur drejt Evropës, kemi kërkuar Evropën, kemi punuar për të arritur vlerat e saj. Integrimi është objektivi strategjik i kombit.
Por, ama duhet të jemi të vërtetë. Të vërtetë me vehten, të vërtetë me Evropën. Vetëm pak vite më parë të ardhurat ishin nën mesataren, Shqipëria ishte pa ujë, pa drita, pa rrugë. Vetëm pak vite më parë, zgjedhjet në Shqipëri ishin të dënuara. 2005 ishte kthesa në zgjedhje. Pavarësisht defekteve, ato ishin zgjedhje të mira.
Në 2009 zgjedhjet ishin më të mirat, siç i quajtën ndërkombëtarët ato plotësuan shumicën e standardeve të OSBE/ODHIR. Rregulli e do që kush fiton zgjedhjet qeveris, kush humb zgjedhjet bën detyrën e opozitës. Sistemi që kemi zgjedhur nuk lejon që pas mbylljes së procesit të zgjedhjeve dhe pas vendimit të arbitrit ndërkombëtar të kushtëzosh, të bojkotosh Kuvendin apo më keq të refuzosh sovranin.
Dhe kur kjo bëhet për interesa egoiste personale, kjo bëhet e rrezikshme. Kushtëzimi i Kuvendit, kjo çudi e pakuptimtë e zotit Rama është zgjedhje antisistem. Bojkoti i Kuvendit është strategji antiintegruese, joeuropiane, antisistem. E ashtuquajtura "greva çadriste e deputetëve" kjo marri e padëgjuar ishte përpjekje bllokuese, kundër lëvizjes së lirë, ishte antisistem.
Diskutimi vetëm për çështje jashtë rendit të ditës, ishte qesharake, poshtëruese, ishte jashtëparlamentare e për rrjedhojë antisistem. Bojkotimi i votimit është antikushtetues, është antisistem. Kjo sjellje është sulm ndaj Parlamentit, është sulm kundër Kushtetutës, është sulm kundër sistemit, është sulm kundër sovranit. Kjo sjellje është përpjekje për të poshtëruar deputetin. Por, kur deputeti i përket partisë që ti drejton kjo është vetëposhtërim. Zoti Rama ka provuar çdo gjë për të bllokuar vendime të rëndësishme në këtë sallë, por ka dështuar. Zoti Rama ka bërë çdo gjë për të bllokuar Kuvendin, por ka dështuar.
Meqë Edvin Rama, e shpall Kryetaren e Kuvendit armiken e tij, unë i them se: Unë, nuk të kam konsideruar armik timin, por për të qenë e vërtetë, gjithnjë e më shumë të shoh si i vetmi shqiptar, që nuk pranon sistemin. Se je i vetmi shqiptar, që pasi humb kërkon që të gjithë të humbin. Se je i vetmi shqiptar, që urren shtetin, urren ligjin, urren votën, urren Parlamentin, urren integrimin.
Edvin Rama është i vetmi shqiptar që ditën e vendimit për heqjen e vizave, ishte më i nxirë se dhe herët e tjera. Është i vetmi shqiptar që bën thirrje për fillimin e protestave me rastin e heqjes së vizave. Është i vetmi shqiptar, që ka ezauruar çdo përpjekje në Shqipëri e jashtë saj, që vizat të mos hiqeshin.
Ka bërë lobing kundra vizave, ka shkruar letra kundra vizave, ka bojkotuar Parlamentin kundra vizave, ka urdhëruar të ashtuquajturën grevë urie kundra vizave. Ka tentuar të bllokojë rrugët nacionale kundra vizave, ka dërguar letra kundra vizave, ka shpif për shqiptarët kundra vizave, ka bojkotuar votimet kundra vizave, ka paguar kundra vizave.
Edvin Rama ti, më ke shpallur armike. Ky mocion duhet të ishte për mua dhe unë nuk të kam parë kurrë si armik timin. Por unë të shoh si njeriun që s'ka lënë gjë pa bërë, gur pa lëvizur, para pa paguar, që t'i priste rrugën shqiptarëve.
Ti, Edvin Rama, i ke dalë në pritë shqiptarit.
Ti, Edvin Rama, ke tradhtuar shqiptarët.
Ti, Edvin Rama, ke tradhtuar socialistët.
Ti, ke tradhtuar socialistët kur nuk i udhëhoqe si kryetar listën e deputetëve, sepse ishte listë humbëse.
Ti, Edvin Rama, ke tradhtuar Bashkinë e Tiranës, sepse e ke braktisur prej vitesh.
Ti, Edvin Rama, ke tradhtuar deputetët socialist, kur i the se kushtëzimi nuk është bojkot e pastaj i urdhërove për bojkot.
Ti, Edvin Rama, ke tradhtuar deputetët socialistë kur i the se nuk do të ndalin bojkotin, e pastaj nga frika, lajmërove se po mbyllim bojkotin.
Ti, Edvin Rama, ke tradhtuar deputetët socialistë kur i the se fletët e votimit janë çështje për jetë a vdekje, pastaj se ato nuk ju duhen.
Ti, Edvin Rama, ke tradhtuar deputetët socialistë kur i fute në grevën e urisë.
Ti, Edvin Rama, i tradhtove përsëri deputetët socialistë kur i nxore nga greva e urisë.
Ti, Edvin Rama, i ke gënjeve deputetët socialistë, kur i the: Se do të hyje edhe vetë në grevë urie e pastaj, i ke tradhtuar kur nuk hyre edhe ti në grevën e ashtuquajtur të urisë.
Ti, Edvin Rama, ke tradhtuar familjen socialiste, ashtu siç di të tradhtosh vetëm ti.
Por kjo është gjysma jote e keqe. Gjysma tjetër e jotja, është edhe më e keqe.
Ti nuk tradhton vetëm shokët tënd të partisë, ti përçmon këdo. Ti, përçmon socialistët e vërtetë, ti Edvin Rama nuk beson tek deputetët socialistë, ti përçmon qytetarët e Tiranës, ti përçmon partinë që drejton. Ti përçmon ata që të votojnë, ti urren ata që s'të votojnë, ti nuk i duron ato që të shërbejnë, ti ke frikë nga ato që nuk të shërbejnë, ti je hileqar me ato që janë në mëdyshje, ti bën shantazh me ato që druhen, ti lajkaton ato që nuk të duan. Ti je tinëzar me to në çdo rast. Ti përçmon, e tradhton gjithkënd. Por, ti nuk mund të poshtërosh shqiptarët dhe as socialistët. E vetmja gjë që ia ke arritur me sukses është vetëposhtërimi.
Është vetëposhtërim kur gënjen. Është vetëposhtërim kur humb zgjedhjet e nuk e pranon atë. Është vetëposhtërim kur përpiqesh të keqpërdorësh partinë tënde, deputetët tuaj. Është vetëposhtërim kur krizën personale e shet për krizë të vendit. Është vetëposhtërim përpjekja për bllokim të ligjeve, të reformave, të vendimeve. Është vetëposhtërim përpjekja për të bllokuar vizat. Vetëposhtërimi që i bën vetes do të ishte punë e jotja nëse nuk do të ishe kryetar i një partie të rëndësishme.
Por ti i ke dalë në pritë shqiptarit. Ti i ke dalë në pritë shqiptarëve me bojkotin. Ti i ke dalë në pritë shqiptarëve kur ke linçuar kartat e identitetit. Ti i ke dalë në pritë shqiptarëve, kur para vendimit Malmstrom për heqjen e vizave ti bllokove bulevardin me çadrat e ultimatumit. Ti i ke dalë në pritë shqiptarëve me lobingun për shtyrjen e votimit për vizat në PE, në korrik të këtij vitit. Ti i ke dalë në pritë shqiptarëve kur nuk votove ligjet e lëvizjes së lirë. Ti i ke dalë në pritë shqiptarëve me përpjekjet e tua për të vizatuar Shqipërinë në krizë. Ti i ke dalë në pritë shqiptarëve sa herë ke bërë përpjekje për të dëmtuar imazhin e vendit tënd. Qeveria, mazhoranca, Parlamenti bënë çdo gjë, plotësuam çdo kusht, votuam çdo ligj që kërkohej për vizat.
Të gjitha ligjet, për fat, kërkonin vetëm shumicë të thjeshtë ose e thënë më thjeshtë nuk vareshin nga votat e opozitës. Prandaj ia dolëm. Morëm heqjen e vizave se kjo varej vetëm nga ne. Nuk morëm statusin se kjo varej edhe nga ju. Kjo është e vërteta. Nuk morëm statusin, se ju e bojkotuat. Nuk morëm statusin, se ju nuk votuat.
Biles edhe sot pas dy viteve nga zgjedhjet e fundit, ju përsëri nuk votoni. Ju nuk keni votuar për vizat. Ju nuk keni pranuar të votoni as për vizat e as për statusin, por keni votuar kur ishte puna për tenderat e parave publike të deputetit socialist Beqja. Ju nuk keni votuar për statusin, por keni votuar kundra Kompleksit të ri Parlamentar. Ju nuk votuat për lëvizjen e lirë, sepse Edvin Rama nuk donte heqjen e vizave.
Ai nuk donte heqjen e vizave, sepse siç i thoshte të tijëve, kjo do të shtonte mbështetjen për Berishën. Ai dëshiron vetëm një gjë, që ai të bëhet Kryeministër. Ai kishte vetëm një ëndërr, që ai të bëhej Kryeministër. E meqë shqiptarët nuk e pranuan, as ai nuk pranoi votën e tyre.
Pas kësaj shqiptarët i kthyen edhe shpinën. Por edhe ai nuk i pranon shqiptarët. Ai nuk i duron më shqiptarët. Ai idhnohet kur nuk ka krizë. Ai ngazëllehet kur nuk vjen statusi. Ai qan kur shqiptarët qeshin. Ai qesh kur shqiptarët qajnë. Ai është kundra rrymës së qytetarëve të vendit të tij. Ai është kundra shpresave të qytetarëve të vendit të tij. Ai është i vetmi politikan, që kur një pjesë e Shqipërisë përmbytet shkon në anën tjetër të vendit të përmbytjes. Ai është i vetmi njeri kur të gjithë duan të japin, ai kërkon të marrë.
Të gjithë shqiptarët nga veriu në jug, të majtë e të djathtë sjellin sytë e shpirtin nga Shkodra. Solidarizohen me qytetarët e prekur nga fatkeqësia natyrore. Ai jo. Ai bën vizitë në një qytet turistik, e kërkon kutinë, kërkon kutitë. Tamam në këto ditë të vuajtjes e ankthit për mijëra të evakuuar, ai bën diçka. Kësaj radhe jo vetëm me fjalë dhe as me letër, por me shkresë zyrtare i drejtohet Kryetares së Kuvendit dhe çfarë kërkon?! Kutitë. Edhe pse nuk paraqet asnjë provë ai kërkon kutitë. Edhe pas dy viteve prapë ai thërret kutitë. Edhe kur je i rrethuar nga uji ai thërret kutitë!
Por në fakt të kërkosh kutitë me procedura kushtetuese, ligjore është e drejta e tij. Problemi është se ai nuk i ka dashur kurrë kutitë. Nëse do të donte kutitë, ai do të shkonte në Gjykatë, po të donte kutitë, do të shkonte në Komisionin e Venecias, po të donte kutitë, ai do të shkonte në Strasburg, po të donte kutitë, do të shkonte në Prokurori.
Vendimi i Prokurorisë së Shkodrës rrëzon çdo alibi, vendimi i Prokurorisë së Shkodrës është fakt që evidenton, që rikonfirmon se zgjedhjet e 28 qershorit ishin më të mirat dhe se alibia e humbësit së këtyre zgjedhjeve, rrëzohet, rrëzohet dhe vetëm rrëzohet!
Çfarë kërkon Opinioni i Brukselit? Kërkon gjëra që ju nuk i keni pranuar gjatë këtyre viteve. Natyrisht që po t'iu lejojë ai, unë jam e sigurtë se ju do të bashkëpunoni që së bashku të votojmë Reformën Zgjedhore dhe kjo ndihmon për statusin, së bashku do të votonim për heqjen e imuniteteve dhe kjo do të ndihmonte për statusin, së bashku do të votojmë Gjykatën Administrative dhe kjo ndihmonte për statusin.
Unë nuk e di, se sa gjatë do t'i bindeni atij që është kundër ligjit, kundër shtetit, kundër sistemit, kundër integrimit.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Jozefina Topalli:Shqipëria iu rikthye Europës së ndaluar
» Ne nuk mund të harrojmë-Jozefina Topalli
» JOZEFINA TOPALLI:Ejani dhe shikoni si funksionon liria
» Lobimi:Pacolli lobon edhe në Libi
» Jozefina Topalli:Është fat të rrisësh fëmijë në Shqipëri

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi