Jozefina Topalli:Është fat të rrisësh fëmijë në Shqipëri
Faqja 1 e 1

Është fat të rrisësh fëmijë në Shqipëri
Jozefina Topalli
Me nënat shqiptare
Edhe gratë kanë të drejtën për të qenë të lira, për të qenë të mbrojtura, për të qenë të arrira, por nga të gjitha të drejtat e grave më e madhja është e drejta për të qenë nëna të lumtura. Nëna, është qenia e shenjtë dhe e pakrahasueshme, me një zemër të madhe që di vetëm të falë e të dhurojë dashuri.
Unë dua t’i them nënës time, por edhe çdo nëne shqiptare, që ka zemrën e madhe në pafundësi, e sytë të thellë të mbushur me dashuri: Falem nderit! Falem nderit për çdo përkëdhelje, për çdo buzëqeshje, për çdo fjalë të ngrohtë, për çdo përqafim të ëmbël që i dhuroni fëmijëve! Ju, me dashurinë dhe mençurinë e nënës jeni frymëzimi dhe inkurajimi më i madh i çdo fëmije.
Shpirti i një gruaje është një strehë e madhe ku gjen vetëm ngrohtësi. Ndaj sot dua t’u jap një mesazh gjithë baballarëve: “Gjëja më e rëndësishme që një baba mund të bëjë për fëmijët e tij është të dojë nënën e fëmijëve të tij.” Ndaj duhet t’i kuptoni, duhet të përkujdeseni, duhet t’i doni. Janë nënat e fëmijëve tuaj dhe i rrisin ata me të njëjtën dashuri që nënat kanë rritur çdo djalë derisa janë është bërë burrë.
Por këto vajza të bukura, të Gramshit, këto nëna të reja të përkushtuara, shpeshherë janë viktima të dhunës. Jeta e këtyre vajzave e nënave ndodh që të goditet, ndonjëherë të këputet, aftësitë e tyre intelektuale dhe afektive të komprometohen në mënyrë brutale.
Duke u bërë bashkë, ne nuk do ta lëmë dhembjen e tyre pa zë. Vetëm duke u bërë bashkë do të kuptojmë se ata që ushtrojnë dhunë, në fakt janë frikacakë.
Duke u bërë bashkë, shoqëria nuk do të jetë më indiferente.
Duke qenë bashkë do të kuptojmë, siç thotë Oriana Fallaci, “Të jesh grua është e jashtëzakonshme. Është një aventurë që kërkon kurajë, është një sfidë që kurrë nuk mbaron”.
Gratë nuk kanë nevojë për mëshirë. Jepuni grave rastin e përshtatshëm dhe ato mund të bëjnë çdo gjë.
Ne, nënat dhe motrat, që kemi ndjeshmërinë femërore, që kemi ndjeshmërinë prej nëne, dimë të jemi të brishta, po aq sa dimë të jemi të forta.
Ju, zonjat që krijoni jetën, ju vajzat që nesër do të keni fëmijët tuaj, ju jeni gjeneratori i vazhdimësisë së jetës.
Ndaj dhe ju, më shumë se kushdo, e dini se sa e rëndësishme është e ardhmja e fëmijëve tanë.
Ju e dini se çdo të thotë të rrisësh fëmijë. Ju e dini sa fat është të rrisësh fëmijët në një Shqipëri që sot ka një imazh tjetër në botë, ju e dini se sa e rëndësishme është për ju dhe fëmijët tuaj të thoni me krenari: Jemi shqiptarë, jemi pjesë e familjes së kombeve të lira, jemi pjesë e një vendi të sigurt, jemi pjesë e NATO-s.
Sot ne jemi më të forta, më të sigurta, më dinjitoze!
Rrugët sot nuk janë më aq të gjata. Rrugët nuk janë më me gropa e baltë. Sot energjia nuk mungon. Sot rrogat janë rritur. Sot pensionet janë rritur. Sot varfëria është përgjysmuar.
Infrastruktura ka ndryshuar, rrugët janë ndërtuar, ujësjellësit janë shumëfishuar, furnizimi me energji është përmirësuar. Kjo ka bërë që fëmijët të shkojnë më shpejt e më të sigurt në shkollë. Kjo ka bërë që ata, ndryshe nga pak vite më parë, të mos mësojnë më në dritën e qiriut. Kjo ka bërë që ata të jenë më të shëndetshëm e më të gëzuar. Sot të gjitha shkollat janë me laboratorë kompjuterikë ku të rinjtë lidhen me të gjithë botën dhe kjo i bën të barabartë me të gjithë fëmijët e botës.
Por unë ju premtoj se vitin e parë të mandatit tonë të dytë ata edhe do të lëvizin të lirë si të gjithë të rinjtë e tjerë europianë, nënat do të lëvizin të lira të takojnë fëmijët, vëllezërit, motrat, gjyshet do të lëvizin pa viza për të parë mbesat e nipat e tyre. Të gjithë shqiptarët do të lëvizin të lirë.
Ne kemi treguar se dimë të mbajmë fjalën. Ne i mbajmë premtimet.
Edhe nga Gramshi, ftoj çdo grua, çdo nënë, çdo vajzë të re, edhe ato që katër vite më parë ishin skeptike, edhe ato që nuk shkuan për të votuar, edhe ato që nuk na kanë votuar:
Bashkohuni me ne!
Ejani me ne!
Gratë janë me ne!
Bashkë, këtë vend do ta bëjmë edhe më të bukur. Bashkë do të nxjerrim familje të tjera, shumë familje të tjera nga varfëria. Bashkë do të ndihmojmë çdo grua në nevojë, çdo nënë në vështirësi. Bashkë do të kujdesemi edhe më shumë për çdo fëmijë. Bashkë do të rrisim edhe më shumë të ardhurat në çdo familje, do të rrisim më tej mirëqenien. Bashkë do të jemi më të forta, më të sigurta.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ne nuk mund të harrojmë-Jozefina Topalli
» Jozefina Topalli:Edvin Rama, ose vetëposhtërimi
» Jozefina Topalli rizgjidhet ne krye te Kuvendit te Shqiperise
» JOZEFINA TOPALLI:Ejani dhe shikoni si funksionon liria
» Jozefina Topalli:Shqipëria iu rikthye Europës së ndaluar

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi