Një dëshmi e gjallë për Epokën e LDK-së
Faqja 1 e 1
Një dëshmi e gjallë për Epokën e LDK-së
Një dëshmi e gjallë për Epokën e LDK-së
Bajrush Morina, BOTA SOT
Jusif Buxhovi: “Kthesa historike...”
Shkrimtari dhe publicisti Jusf Buxhovi me veprën “Kthesa historike...” e sidomos me kapitullin “Epoka e LDK-së”, mbase për herë të parë dhe në mënyrën më autentike ka zbërthyer disa prej momenteve vendimtare jo vetëm për LDK-në, por për rrjedhat politike të popullit shqiptar të kohës së viteve 90-ta. Buxhovi me të drejtë këtë kohë e quan epokë. Kthesat e shumta që ndodhën në fillim të vitit 87 e deri në vitet 91-92, ishin më shumë se vite, ishin epokë historike.
Megjithëse libri si tërësi mund të quhet dokumentar, kapitulli për LDK-në mund të quhet një dëshmi e parë autentike, politike e intelektuale e një prej protagonisti të asaj kohë, mbase e një prej iniciatori që vuri në lëvizje pluralizmin politik në ato rrethana në të cilat gjendej populli shqiptar dhe Kosova. Ashtu siç e kemi thënë edhe më herët, autori nuk është subjektiv, nuk thotë se “...LDK-ja ka filluar me mua...”. Por nga pozicioni kohor i sotëm, ai dëshmon se LDK-ja ka lindur pa “ata” që sot thirren se “...në LDK janë prej ditës së parë”, ndërsa ua rikujton “të tjerëve” se nuk u ka hije tash të hedhin “gur e dru” mbi krijesën të cilën vetë ata e ndërtuan prej fillimit. Pra, pa e “copëtuar” veprën si tërësi, pjesa më interesante dhe më e lexueshme e veprës së Buxhovit mbetet kapitulli “Epoka e LDK-së”. Në këtë kapitull përshkruhen detajet më interesante prej idesë për formimin e partisë e deri të zgjedhja e liderit të kësaj partie dr.Ibrahim Rugovës. Autori duke qenë vetë nismëtar i idesë për formimin e një partie politike, ua mbyll gojën atyre “rrahagjoksëve” që për interesa të tyre personale e karrieriste t’i shurdhojnë veshtë me “meritokracinë e tyre në LDK”, në ndërkohë që zbardh një të vërtetë të asaj kohe për të cilën deri më tash është përfolur në mënyra të ndryshme nga individë apo klane individësh brenda kësaj partie politike apo jashtë saj.
Diplomacia amerikane vendosi: Dr.Rugova duhet të jetë kryetar i partisë!
Në debatet e ndryshme politike në Kosovë është shkruar dhe është thënë shumëçka për personalitetin e epokës së shekullit XX dr.Ibrahim Rugovën. Ithtarët e tij nuk kanë gjetur fjalë për të përshkruar gjithë madhështinë e këtij lideri historik e shpirtëror të Shekullit të ri, ndërkaq smirëzinjtë kanë shpifur një arsenal tepër të ultë me fjalori e tyre.
Por Buxhovi, mbase për herë të parë në mënyrën më të argumentuar e dëshmon edhe njëherë të vërtetën e pamohueshme: diplomati amerikan apo diplomacia amerikane ka vendosur që lider i partisë së parë politike opozitare shqiptare të jetë dr.Ibrahim Rugova. Kjo e vërtetë e madhëron edhe më shumë personalitetin e presidentit Ibrahim Rugova, por e nderon edhe autorin e librit për dëshminë autentike të kësaj të vërtetë.
Disa pyetje pa përgjigje për Jusuf Buxhovin?
Vepra “Kthesa historike...” është një vepër më tepër sesa artistike, më tepër sesa publicistike, më shumë sesa dokumentare. Por të gjitha këto epitete për këtë vepër, nuk do të thotë se e bëjnë që të jetë e përkryer. Çdo lexues i rëndomtë i kësaj vepre, sidomos kur lexon pjesës “Epoka e LDK-së”, sikur e ndjen një çikë vonesën e publikimit të kësaj vepre. Aq më tepër, duke e marrë parasysh faktin se vetë personazhi kryesor i kësaj Epoke, dr.Ibrahim Rugova nuk është në mesin e të gjallëve, ashtu siç nuk është as dr.Fehmi Agani. Prandaj një kategori “fanatikësh” të LDK-së sikur i shtyn të dyshojnë në korrektësinë politike e profesionale të autorit, në radhë të parë në raport me dr.Ibrahim Rugovën e Fehmi Aganin.
Aq më tepër nuk është aq e ndershme politikisht që tash, dy vjet pas shkuarjes në amshim të Rugovës, të thuhet se Ibrahim Berisha ka thënë “Po ia lëmë kopilin te dera...” ose se Milazim Krasniqi ka thënë: “Po, bali po e pranon detyrën e kryetarit të partisë”.
Nuk është aspak njerëzore që disa personalitete të asaj kohe të kursehen nga shpirtngushtësia apo frika e tyre intelektuale, ndërkaq Presidenti të përshkruhet si një lider “i rastësishëm” apo i imponuar nga amerikanët dhe gjermanët për t’u bërë lider partie i cili në disa momente “hezitonte” ta merrte drejtimin e partisë.
Prandaj, në këtë drejtim disa prej pyetje që autori u ka borxh përgjigjet janë: kush janë dy nismëtarët e LDK-së të cilët Rexhep Qosja kërkoi që t’u hiqen emrat e tyre nga lista nismëtare, për të pranuar ai postin e liderit të LDK-së, kush është “dekori” i cili ishte ndër themeluesit e LDK-së, kush ishte UJDI-sti që kishte vënë nënshkrimin edhe në listën e UJDI-it, edhe të LDK-së, kush është ai që ka thënë se programi i partisë qenka hartuar nga “klanet autonomiste”, kush ishin ata që më parë kishin vënë nënshkrimin për formimin e partisë e më pas kishin frikë nga “përzierja në punët me dokumente”?
Nuk është aspak humane e as kolegjiale që nga pozicioni i sotëm kohor të përshkruhen dy momente mjaft interesante të takimeve të vet autorit me dr.Rugovën. Fjala është për takimet e mbajtura në maj të vitit 1999 dhe dhjetor të vitit 2005. Në fakt megjithëse janë takime mjaft interesante, të përshkruara me një stil tepër të lartë artistik dhe emocional, vërtetësia e përmbajtjes së këtyre takimeve vihet në dyshim për vetëm një arsye: personazhi tjetër i këtij takimi dr.Ibrahim Rugova nuk është më gjallë!
Xhojsi i Dablinit dhe dr.Rugova i Kosovës
“I druaj hakmarrjes komuniste”. Kështu kishte shprehur brengën e tij dr.Ibrahim Rugova në takimin e majit të viti 1999 me Jusuf Buxhovin. Ata që e njohin biografinë familjare të presidentit Rugova sigurisht se nuk kanë pse të habiten nga ky shqetësim i tij. Kush më tepër sesa dr.Rugova ka pasur arsye që të frikësohet nga hakmarrja komuniste: atij komunistët serbë ia kishin pushkatuar babain kur i kishte vetëm 5 javë Ai nuk e kishte përjetuar si fëmijë kënaqësinë fëmijërore të ngrohtësisë atërore sepse ishin komunistët serbë që ia kishin vrarë babain. Prandaj presidenti Rugova i druante hakmarrjes komuniste, madje edhe në vitin 1999.
Në një prej dy takimeve të Jusuf Buxhovit me dr.Rugovën, ky i fundit i përmend edhe shkrimtarin irlandez Xhejms Xhojsin i cili kishte bredhur poshtë e lart nëpër Evropë me dashurinë e paçmallur për Dublinin e tij të dashur. Presidenti Rugova do ta citojë në një nga këto takime shkrimtarin apokaliptik Xhojsin duke thënë: “Në Dablin është madhështi të vdesësh por është mallkim të vritesh...Nuk e dua vrasjen në Dablin, nuk e dua!”
Ata që e dinë jetën “apokaliptike” të presidentit Rugova pas vitit 2000 sigurisht se e mbajnë mend që ndaj tij janë bërë dy atentate serioze dhe janë hartuar disa skenarë të zeza për likuidim. Por, për ndryshim nga Xhojsi, dr.Ibrahim Rugova nuk u largua nga Kosova. Ai qëndroi në Kosovë edhe në momentet më të rrezikshme për popullin shqiptar dhe për jetën e tij e të familjes. Ai nuk rruajti mjekrën dhe nuk u bë “tebdil” për të ikur nga regjimi i hekurt e kriminal serb gjatë kohës së luftës.
Ai nuk u largua nga Kosova edhe kur u bënë atentate ndaj tij.
Ai nuk e përjetoi mallkimin e vrasjes në Prishtinë. Ai shkoi në amshim si engjëll!
Libri i Jusuf Buxhovit “Kthesa historike...” është një vepër kapitale që dëshmon për një periudhë tepër të rëndësishme epokale për popullin shqiptar dhe Kosovën. Kjo vepër do të ishte monumentale sikur të jepte edhe përgjigjet e pyetjeve të lartshënuara. Do të ishte një vepër e përkryer. Por edhe kështu siç është, është një vepër që duhet të lexohet dhe që meriton të citohet në të gjitha përpjekjet për rishkrimin e vërtetë të historisë tonë të shekullit XX.

Gur Kepi- Numri i postimeve : 59
Age : 71
Registration date : 08/01/2009
Similar topics
» Flet për “Epokën e re”, Naser Rugova
» BIA pa dëshmi
» Dëshmi rrëqethëse të motrës së të akuzuarit
» Zhorzh Sand: Deshmi e vetme...
» Edhe një “agjent i SHIK-ut” jep dëshmi në EULEX

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi