Flet për “Epokën e re”, Naser Rugova
Faqja 1 e 1
Flet për “Epokën e re”, Naser Rugova
Flet për “Epokën e re”, Naser Rugova
Kam besuar se Uka do ta afrojë LDK-në me LDD-në
E respektoj vendimin e Ukës, por paksa jam i zhgënjyer që u bashkua me AAK-në. Kam besuar se Uka do të jetë faktor për ta afruar LDK-në me LDD-në. Mund ta krijonim një koalicion si në Gjermani të tipit CDU-CSU. Por me shkuarjen në AAK mendoj se Uka e ka zbehur potencialin e vet, që si forcë morale të ndikojë në këtë proces. Kam çdo respekt për AAK-në, madje më vjen shumë mirë që retroaktivisht përafrohet me vlerat e presidentit Rugova, por në esencë është një parti e krijuar nga një brumë tjetër dhe me vlera të tjera. Sido që të jetë, Ukës i uroj shumë fat! Nga ai pres bashkëpunim të sinqertë, kudo që të jetë
Intervistoi:Mal QORRAJ
Prishtinë, 16 nëntor - Nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD), Naser Rugovës, nuk i ka ardhur hiq mirë që Ukë Rugova është bashkuar me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), sepse ka pritur nga Rugova i ri më shumë: “E respektoj vendimin e Ukës, por paksa jam i zhgënjyer që u bashkua me AAK-në. Kam besuar se Uka do të jetë faktor për ta afruar LDK-në me LDD-në. Mund ta krijonim një koalicion si në Gjermani të tipit CDU-CSU. Por me shkuarjen në AAK mendoj se Uka e ka zbehur potencialin e vet, që si forcë morale të ndikojë në këtë proces”, ka deklaruar Rugova në një intervistë për “Epokën e re”.
Naser Rugova në këtë intervistë ka folur edhe për përgatitjet që është duke i bërë LDD-ja për zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit. Ka treguar se kjo parti në këto zgjedhje po hyn shumë e përgatitur, pavarësisht se Nexhat Daci është dënuar këto ditë për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Rugova ka thënë se LDD-ja është e hapur për koalicione paszgjedhore, pa përjashtuar as PDK-në. “Nuk besoj në vija të kuqe. Vijat shpesh janë shënuar e më pas janë shkelur. Në parim mund të them se jemi të hapur për bashkëpunim me të gjitha ato forca me të cilat mund të hartojmë një program të përbashkët qeveritar”, ka thënë Rugova.
Rugova ka dhënë edhe një mesazh për partitë politike që në kohë fushate po përdorin foton e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova. “Zgjedhjet nuk fitohen në emër të presidentit Rugova. Trashëgimia politike e presidentit Rugova i takon gjithë Kosovës”, është shprehur Rugova.
“Epoka e re”: Z. Rugova, vetëm një ditë para se LDD-ja ta publikonte listën e kandidatëve për deputetë, gjykata shpalli vendimin në lidhje me rastin Daci. Ky vendim sa e ka dëmtuar personalitetin e akademik Dacit si lider dhe imazhin e LDD-së në prag të zgjedhjeve parlamentare?
Rugova: Unë vetëm po parafrazoj pyetjen tuaj kur thoni se një ditë para se LDD-ja ta dorëzoi listën, u dha aktgjykimi kontrovers kundër akademik Dacit. Nuk dua të jem konspiracionist, por nuk besoj edhe aq shumë në rastësi. Unë nuk pajtohem me mendimin tuaj se kjo e ka dëmtuar personalitetin e akademik Dacit, por, përkundrazi, vetëm se e ka fuqizuar pretendimin tonë të kamotshëm, se që nga 2006-ta akademik Daci i është nënshtruar një kampanje të orkestruar mirë për ta njollosur personalitetin e tij.
Duhet t’i përkujtoj lexuesit se që kur udhëheqësia e atëhershme e LDK-së, më 2006-n, e realizoi grushtshtetin e qetë dhe brenda natës u ndërrua udhëheqësia e Kosovës, ata për asnjë çast nuk kanë pushuar duke kërkuar mënyra ta justifikojnë veprimin e tyre. Për këtë nuk kanë lënë gur pa rrotulluar duke dashur që veprën e tyre të ndyrë ta maskojnë me, kinse, pretendime për keqpërdorime.
Opinioni e di se akademik Daci ka hyrë në institucione si njeri dhe si anëtar i një familjeje të pasur dhe është qesharake që kundër një personi të tillë të zvarritet një proces për katër vjet për një palë syze dhe një shërbim dentar. A nuk është naiv pretendimi se familja e akademik Dacit nuk ka pasur aq para sa të blejë një palë syze dhe ta paguajë dentistin? Kjo është më shumë se qesharake! Unë e them se, nëse për pesë vjet në institucione me zor është konstruktuar një rast me syze e me dhëmbë, atëherë del se akademik Daci është politikani më i ndershëm, sepse të gjithë ne po shohim se çka po ndodh çdo ditë me partitë e tjera. Unë dua ta përkujtoj opinionin se akademik Daci është larguar me grushtshtet, sepse nuk ishte përulur para presioneve që të pranojë formula që më vonë Kosova u detyrua t’i pranojë në Pakon e Ahtisarit dhe që tani e ngufatin edhe Kushtetutën tonë. Të tjerat janë qesharake dhe opinioni i di shumë mirë.
“Epoka e re”: Sa jeni përgatitur për zgjedhjet parlamentare?
Rugova: Ju them me kompetencë të plotë se LDD-ja është partia më e përgatitur për zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit. Ne me kohë i kemi përmbushur obligimet ligjore: kemi mbajtur konventën zgjedhore, kemi zgjedhur lidershipin e partisë, kemi freskuar dhe reformuar strukturat partiake, kemi konsoliduar në tërësi forumet partiake, kemi përgatitur platformën politike dhe programin qeverisës për katër vjetët e ardhshëm si oferta politike më seriozja në spektrin politik të Kosovës. Prandaj jemi optimistë se pas 12 dhjetorit do të jemi subjekt politik shumë respektabil dhe pjesë e qeverisjes së vendit.
“Epoka e re”: Disa sondazhe dhe analistë flasin të kundërtën. Thonë se LDD-ja s’do të mund ta kalojë as pragun prej pesë përqindësh në këto zgjedhje.
Rugova: Të njëjtit kanë thënë se LDD-ja as që do të arrijë të hyjë në parlament në 2007, por zgjedhjet dëshmuan të kundërtën. Unë as që dua të merrem me këto prognoza. Në zgjedhje ka gjithnjë ngritje dhe rënie, por më rëndësi është që LDD-ja ecën para dhe synon që në skenën politike të qëndrojë për një kohë të gjatë. Jemi shumë komodë!
“Epoka e re”: Edhe në këto zgjedhje partitë politike si LDK-ja, LDD-ja dhe AAK-ja kanë filluar të shtyhen ndërmjet vete rreth figurës së presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova. Pse në kohë fushatash zgjedhore kujtohet figura e ish-presidentit Rugova?
Rugova: Këtë pyetje me të drejtë mund t’ia bëni LDK-së dhe AAK-së, sepse ne në LDD vazhdimisht e kemi përkujtuar presidentin Rugova, madje disa iniciativa tona për bashkërenditje me LDK-në janë bërë në emër të kujtimit për presidentin Rugova. Sido që të jetë, unë dua ta bëj të qartë se zgjedhjet nuk fitohen në emër të presidentit Rugova. Trashëgimia politike e presidentit Rugova i takon gjithë Kosovës. Zgjedhjet fitohen me atë çka ne kemi dhe mund të ofrojmë sot.
“Epoka e re”: Pse familja Rugova është ndarë në tri parti politike. Haki Rugova në LDK, ju jeni në LDD, Uka në AAK?
Rugova: Familja Rugova, si familje nga Istogu, është familje e madhe dhe është iluzion të mendohet se të gjithë mendojnë njëlloj. Në këtë kuptim nuk shoh asgjë të jashtëzakonshme. Uka është i biri i presidentit Rugova, unë jam djali i mixhës, kurse Hakia është kushëri i tij. Prej ne të treve i vetmi i cili mund të thirret në një lloj afrie me presidentin është Uka. Më duhet ta them se koncepti i familjes së ngushtë është mbi atë të familjes së gjerë dhe sa herë i referohemi familjes së presidentit në politikë, nënkupton vetëm familjen e ngushtë, ndërsa në kuptimin tradicional jemi të gjithë ne që quhemi Rugova dhe jemi nga Istogu. Jam i obliguar t’i bëj këto sqarime sepse ka pasur mjaft spekulime se Naseri po e përdor emrin e presidentit etj. Për këtë arsye e shfrytëzoj rastin që publikisht ta them se Naser Rugova nuk mund ta shlyej mbiemrin e vet dhe se jam shumë krenar që quhem Rugova dhe se Ibrahim Rugovën e kam pasur djalë të mixhës, por unë në politikë jam Naseri dhe garoj vetëm me vlerat e mia si individ.
“Epoka e re”: Me Ukë Rugovën jeni rritur. Mund t’ju shohim një ditë bashkë në një parti?
Rugova: Lidhja Demokratike e Dardanisë është partia ku unë e gjej veten. Dhe më shumë se kaq gjithnjë kam dashur të jem faktor në përafrimin e LDD-së dhe LDK-së ngjashëm me frymën CDU-CSU në Gjermani. Do të thotë, dy parti që e ruajnë subjektivitetin e vet, pavarësinë e vet, por që punojnë së bashku për hir të elektoratit. Unë e respektoj vendimin e Ukës, por jam paksa i zhgënjyer, për faktin se ai iu bashkëngjit AAK-së. Kam besuar se Uka do të jetë faktor i cili mund ta sjellë LDK-në dhe LDD-në më afër njëra-tjetrës. Ne do të mund të krijonim një koalicion si në Gjermani të tipit CDU-CSU. Me shkuarjen në AAK mendoj se Uka e ka zbehur potencialin e vet, që si forcë morale të ndikojë në këtë proces. Kam çdo respekt për AAK-në dhe më vjen shumë mirë që sot retroaktivisht përafrohet me vlerat e presidentit Rugova, por në esencë është një parti e krijuar nga një brumë tjetër dhe me vlera të tjera. Sido që të jetë, Ukës i uroj shumë fat! Kudo që është, nga ia pres bashkëpunim të sinqertë.
“Epoka e re”: LDD vazhdimisht ka dhënë kritika në adresë të lidershipit të mëhershëm të LDK-së. Sot si e shihini udhëheqjen e re të LDK-së në krye me Isa Mustafën?
Rugova: LDD-ja në vazhdimësi e ka përkrahur Isa Mustafën për kryetar të LDK-së, me shpresën se do të nisë reforma të mirëfillta në parti. Është mendim yni se zhvillimet aktuale në LDK nuk janë premtuese. Isa Mustafa po e udhëheq partinë me një strukturë të vjetër të një klani të vetëm, mirë të njohur për opinionin. Nuk ka ndonjë shpresë se LDK-ja do të dalë përtej konjukturave regjionale. Sido që të jetë, nuk më takon mua të merrem me punët e brendshme të një subjekti tjetër politik.
“Epoka e re”: Z. Rugova, gara zgjedhore këtë herë është më e nxehtë, në kuptimin se kemi në skenë për herë të parë edhe disa parti të reja. Pas rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, nëse ju vjen një ofertë nga PDK-ja për të lidhur koalicion, do të pranonit?
Rugova: Është herët të flitet për koalicione qeveritare. Gjithçka do të varet nga rezultati dhe nga disponimi i përgjithshëm pas zgjedhjeve. Unë nuk besoj në vija të kuqe. Vijat shpesh janë shënuar e më pas janë shkelur. Së pari ne nuk mund të jemi të sigurt se PDK-ja do ta fitojë mandatin ta formojë qeverinë dhe assesi nuk mund të parashikojmë se çka mund të ndodhë. Në parim mund të them se jemi të hapur për bashkëpunim me të gjitha ato forca me të cilat mund të hartojmë një program të përbashkët qeveritar, por assesi nuk do të pranojmë të hyjmë në qeveri vetëm sa për numra.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Naser Rugova jep dorëheqje nga LDD
» Djali i dytë i Presidentit Rugova në gjurmët e të atit
» Xhevat Rexhaj:INTERVISTË ME Z. NASER RUGOVA
» Eqrem Kryeziu e Naser Rugova- të pakënaqurit e LDK-së…
» Xhevat Rexhaj:INTERVISTË ME Z. NASER RUGOVA
» Djali i dytë i Presidentit Rugova në gjurmët e të atit
» Xhevat Rexhaj:INTERVISTË ME Z. NASER RUGOVA
» Eqrem Kryeziu e Naser Rugova- të pakënaqurit e LDK-së…
» Xhevat Rexhaj:INTERVISTË ME Z. NASER RUGOVA
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi