Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mustafa: Thaçi mund ta fitoj Prishtinën vetëm nëse bëhet anëtar i LDK-së

Shko poshtë

Mustafa: Thaçi mund ta fitoj Prishtinën vetëm nëse bëhet anëtar i LDK-së Empty Mustafa: Thaçi mund ta fitoj Prishtinën vetëm nëse bëhet anëtar i LDK-së

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 03, 2011 9:39 pm


Mustafa: Thaçi mund ta fitoj Prishtinën vetëm nëse bëhet anëtar i LDK-së Isa





Mustafa: Thaçi mund ta fitoj Prishtinën vetëm nëse bëhet anëtar i LDK-së




Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa e sheh zgjidhjen e vetme të situatës që lanë pas zgjedhjet e 12 dhjetorit, të cilat janë vënë në dyshim nga mjaft subjekte politike por edhe nga shoqëria civile, vetëm me anë të rivotimit në të gjithë Kosovën.

Duke folur në një intervistë për "Alsat", kreu i LDK-së ka vënë në dukje se nuk ka gjasa për krijimin e një koalicioni të qëndrueshëm edhe pas rivotimit të pjesshëm më 9 janar.

"Është një marrëveshje mes subjekteve politike për caktimin e datës së ardhshme të zgjedhjeve, në fund të vitit dhe për konstituimin e organeve për të cilat përkohësisht do ta qeverisin Kosovën deri në atë periudhë", tha ai.

Mustafa ka thënë se përgjegjësi kryesor për qeverisjen e keqe është kryeministri i dorëhequr Hashim Thaçi. Ky i fundit, sipas tij, duhet të japë përgjegjësi para qytetarëve pse Kosova mban vendin e parë për korrupsion, për shtet joligjor dhe për vota të vjedhura si në Afganistan.

Kreu i LDK-së i është përgjigjur Thaçit edhe në lidhje me garën për Prishtinën, të cilën sipas Mustafës, Thaçi dhe partia e tij nuk do ta fitojnë kurrë.

“Ai mund ta fitoj Prishtinën vetëm nëse bëhet anëtar i LDK-së. Nëse ai hyn në partinë tonë, atëherë partia jonë do të jetë fituese dhe Hashim Thaçi si anëtar i LDK-së, përndryshe nuk do të ketë asnjë shans”, thotë Mustafa.

Mustafa akuzon PDK për vjedhjen e votave ndërsa shprehet i vendosur t’i shkojë deri në fund betejës për të mos lejuar, siç shprehet ai, që Kosova që qeveriset me vota të vjedhura.

Kreu i LDK-së, vazhdon të këmbëngul në idenë krijimit një qeverie teknike e cila do të dërgonte vendin deri në zgjedhjet e reja parlamentare që, sipas tij, do të duhej të mbaheshin në shtator të vitit të ardhshëm. Përndryshe ai thotë se institucionet nuk do të kenë kurrfarë legjitimiteti nëse ato ndërtohen mbi bazën e votave të manipuluara më 12 dhjetor.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi