Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Protestantët e Kosovës flasin për vështirësitë dhe mbijetesën

Shko poshtë

Protestantët e Kosovës flasin për vështirësitë dhe mbijetesën Empty Protestantët e Kosovës flasin për vështirësitë dhe mbijetesën

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 04, 2011 3:40 pm



Protestantët e Kosovës flasin për vështirësitë dhe mbijetesën


Protestantët e Kosovës flasin për vështirësitë dhe mbijetesën Pastori-Artur-Krasniqi

Kisha e vogël protestante në qendër të Prishtinës ka ekzistuar që nga 1985. Që atëhere, grigja e saj është rritur në rreth 6,000 besimtarë dhe 21 kisha të tjera janë ndërtuar anembanë Kosovës.
Por feja ndesh barriera në vazhdim në një vend ku feja e shumicës është islami, thotë udhëheqësi shpirtëror i bashkësisë pastori Arthur Krasniqi.
“Në këtë pjesë të Ballkanit, midis shqiptarëve gjithashtu, feja ka luajtur kurdoherë një rol apo [përndryshe] është shpërdoruar nga politikat për qëllime zgjedhorë apo qëllime të tjerë,” i tha ai SETimes.
Protestantët, tha ai, duhet të përballen me një atmosferë jo të lehtë. “Atyre u shkohet në shtëpi, kërcënohen se nuk do të ketë vend për ta që të varrosen kur të vdesin dhe familjet e tyre janë shpesh të izoluara,” tha ai.
Ndonjëherë, presioni merr formën e dhunës fizike. Në Prizren, thotë Krasniqi, ekstremistët muslimanë rrahën një protestant kosovar, Besim Ajetin, më parë këtë vit. Gjashtë vetë u arrestuan, por u lëshuan për shkak të mungesës së provave.
Në atë që protestantët thonë se ishte një shembull tjetër frikësimi, bashkësia islamike në Gjakovë vendosi që të nxjerrë një listë të misionarëve dhe të udhëheqësve protestantë, së bashku me adresat e tyre, në një faqe në internet.
Informacioni u hoq pas ankesave te autoritetet.
Sipas Krasniqit, protestantët ndeshin pengesa ligjore kur kërkojnë të ndërtojnë kisha dhe, në disa raste, nuk kanë as të drejtë që të varrosin të vdekurit e tyre.
Në vend të kësaj, tha ai, ata duhet t’u kërkojnë imamëve islamikë që të kryejnë varrimin dhe të paguajnë një pagesë ndaj bashkësisë islamike për këtë shërbim.
“Muslimanët thonë pastaj, mund të bëheni protestantë, por në fund duhet të vini te ne për t’u varrosur, sepse nuk keni vend tjetër ku të shkoni,” tha ai.
Bashkësia ka kundërshtuar ato që ai thotë se janë kufizime të vështirë dhe po paraqet çështjen e saj përpara Gjykatës së Lartë. Një shqetësim i veçantë, thotë Krasniqi, është ligji i tanishëm mbi lirinë fetare.
“Ligji thotë qartë se bashkësitë fetare nuk janë persona ligjorë në Kosovë. Kjo do të thotë se nuk kanë të drejtë të kenë prona apo të punësojnë njerëz.”
Po ashtu, grupi ka në plan që të kundërshtojë financimin nga ministria e arsimit të një medreseje islamike në kryeqytet. Duke bërë thirrje për ndarjen e shtetit nga feja, ata thonë se qeveria nuk duhet të jetë në biznesin e financimit të bashkësive fetare.
Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.

http://www.setimes.com/cocoon/setimes/xhtml/sq/features/setimes/features/2010/12/22/feature-03



Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi