Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhevat Rexhaj: Berisha merr celësin e republikës së Kosovës nga populli i Kosovës

Shko poshtë

Xhevat Rexhaj: Berisha merr celësin e republikës së Kosovës nga populli i Kosovës Empty Xhevat Rexhaj: Berisha merr celësin e republikës së Kosovës nga populli i Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 08, 2009 11:16 pm


Xhevat Rexhaj: Berisha merr celësin e republikës së Kosovës nga populli i Kosovës U1_1Xhevat Rexhaj: Berisha merr celësin e republikës së Kosovës nga populli i Kosovës U111
Te varri i arkitektit të pavarësisë RUGOVA
BERISHA MERR CELËSIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS NGA POPULLI I KOSOVËS


Nga Xhevat Rexhaj

Të jesh prijetar, liderë, udhëheqës nuk është e lehtë. Në kohën e monizmit dhe diktaturës prijetarët pushtetmbajtës ishin, ekzekutorë dhe vrasës të të njejtit popull që i kishte lindur nga gjiri i vetë. Por të jesh sot prijetarë është një detyrim shumë i madh ndaj kombit pra popullit që i përket.

Në kohën e demokracisë votuesit dhanë votën dhe zgjedhin të duhurin pra atë që e mendojnë se është për udhheqje të mirë dhe krijim të mirëqrnjës për qytetarë të vendit përkatës. Ne shqiptarët disi me vonesë u kyqem, kuptohen rrethanat historike, në demokraci dhe në të drejten e votës së lirë. Tani më më kombi shqiptarë në përgjithësi ka një 20 vjetësh që po futet në këtë realitet të zgjedhet ai ose ajo, partia apo koalicioni që do shpie shoqërin përpara, do forcoi rolin e institucioneve dhe do forcoi ligjin, pra respektimin e ligjit në tërësi për një jetë më të sigurtë për qytetarët e vet.

Gjatë këtyre viteve u arrit shumë në të gjitha këto rrugëtime, gjendja ishte kaotike dhe duhej angazhim i madh spse populli i dal nga diktatura ishte disi i mednimit se demokracia do ua zgjidh për njëhere të gjitha problemet, kjo ishte prezente sidomos në Shqipëri ku me dhimbje të mëdha filloi dhe vazhdoi sistemi demokratik, fatkeqësishtë edhe sot e kësaj dite kemi një parti e cila kurrsesi të lirohet nga dogma enverianne se ose ne ose nuk do jetë Shqipëri.

Në Kosovë pas daljesë në skenë të Njeriut të kombit dr. Ibrahim Rugovës gjendja ishte disi ndryshe, ai dhe LDKja qysh në fillim afruan dhe bashkuan popullin, edhe demokratët por edhe marksistë leninistët e zjarrtë enveristë, pra qysh në fillim me votime dhe me formimin e Institucioneve të para shtetërore populli filloi të vetëdijësohet se me ushtrimin e të drejtës së votës krijohet edhe vetëdija për respektimine verdiktit, pra ishte mahnitës ky suksesë që ishte ide e vizionarit shqiptarë. Nër trojet shqiptare në Maqedoni dhe në ato të Kosovës Lindore ndodhi po e njejta gjë pasi që të gjitha partitë e athershme ishin në Këshillin Koordinues të paertive shqiptare në trojet e tyre e ku udhëheqës ishte Presidenti Ibrahikm Rugova.


Xhevat Rexhaj: Berisha merr celësin e republikës së Kosovës nga populli i Kosovës U122Te legjenda luftarake A. JASHARI
Rrrethanat dhe dekadat sollën ndryshime të mëdha Kosova u njohtë formalishtë nga demokracitë botërore në krye me SHBA dhe Shqipëria u fut në NATO. Fitorja e PD dhe liderit tani më shqiptarë, pas vdekjesë së hershme të I. Rugovës ishte sinjal se shqiptarët në të gjitha trojet e veta do e kenë në sigurues, një zëdhenës dhe një figurë kombëtare në krye të agjendës shqiptare. Ardhja e dr. S. Berishës në pushtet pasi mundi krijesën ende shkatërrimtare të shqiptarisë PS ishte ogurë i mirë për shqiptarët në përgjithësi e për ata në Kosovë në veqanti kur dihet dashuria dhe respekti i madh që ka populli shqiptarë i shtetit kosovar ndaj personalitetit dhe figurës kombëtare S. Berishës. Qeveria e tij në kohë rekorde u fut në NATO, ndertoi iinfrastrukturë moderne në të gjitha rrafshet dhe lidhi kombin përmesë rrugës së kombit, ide e kahershme e Presidentit Rugova, pra Berisha e realizoi atë dhe Kosovës i dha detin.


Këto ditë Kryeministri shqiptarë ishte në vizitë në Kosovë, menquri dhe pjekuri e Z. Thaqi, kryeministrit të Kosovës, dy ditë ishin pak për njeriun e kombit që të çmallej me Kosovën, s. Berisha nuk kishte mbajtur inatin me Thaqin kur ky në vitin 2004 nuk kishte lejuar ardhjen e Berishës me nderkombëtarët e UNMIKUT, pra Z. Berisha tregoi se ai është njeri i madh, është shqiptarë dhe se interesi i tij më i madh është ecja e drejtë shqiptare drejtë euroatlantizmit dhe mirëqenjes shqiptare në përgjithësi. Dy ditë Berisha mbushi zemrat e njerëzve të Kosovës me gëzim dhe me bindje të fortë se shqiptarët po faktorizohen fortë në ballkan, se shqiptarët dhe të drejtat e tyre për në Evropë do të drejtohen nga Berisha dhe shteti shqiptarë pra thjeshtë dy ditë ishin bashkim kombëtarë, nuk dihet ku ishte shoku i Edi Ramës R. Qosja...

Mjetet kosovare të informimit i dhanë publicitet të mjaftueshëm edhe TVSHja ishte në nivel shumë të madh, por kishte edhe mjeteinformative që shanin kosovarët i quanin budallenjë, malok, të trash të padijshem dhe analfabetë politik se pse poe presin një të çmendur ashtu në Kosovë. Disa gazeta dhe komentuesit e tyre flisnin kryekëput me gjuhën e serbëve bile edhe më keq, ishte neveri dhe të vinte të vjellësh kur lexoheshin komente aq të vrazhda dhe aq të pista nga njerëz që quheshin shqiptarë. Pra këtu shihet se ka ende shumë shqiptarë në Shqipëri, fatkeqësishtë që më me dëshirë u ndajnë çelësa qytetesh dhe i em¨rojnë qytetasrë nderi disa kriminel serb sesa që një shqiptarë i fiton këto merita në truallin e quajtur Dardani, le të mbetet në kulturën e tyre familjare kjo e keqe.


Xhevat Rexhaj: Berisha merr celësin e republikës së Kosovës nga populli i Kosovës U132Te luftëtari kundër bolshevizmit SH. POLLUZHA
Në disa gazeta serbe vizita e Berishës dukej si përpjekje për bashkimin kombëtare të shqiptarëve, këtu ata kishin të drejtë, besa në dy gazeta serbe komentuesit shkruanin se nuk ka asgjë t¨üe keqe në viozitërn e Berishës në Kosovë sepse ai e ka shëndrru Shqipërin në një vend që tani më ia tejkalon Serbisë në shumë fusha, realitet edhe nga fqinjët tanë që me dëshirë do të na zdhuknin nga faqja e dheut, nuk duhet hidhëruar nga ta se janë serb, por çka tju bëjmë tanëve që ende me dëshirë do mbytnin Berishën dhe do e shifnin Kosovën ende nënë Serbi...


Sali Berisha është një bashkëdyzim i të gjitha të mirave shqiptare, ne nga Kosova e deshëm e duam dhe do ta duam gjithherë.

Ky burrë kombëtarë përulet para Rugovës dhe para A. Jasharit se janë më të çmueshmit të popullit shqiptarë, andaj Berisha ka ende punë për të bërë për shqiptarët, pra ti përmbush në tërësi amanetet e këtyre që më nuk janë ndër të gjallët por populli frymon me ta e fatmirësishtë Dr. Berisha është i fortë dhe realizues i detyrave që i ka parashtru vetes, Zoti i ndihmoftë në të ardhmën.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi