Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sivjet fillon ndërtimi i selisë së tretë të Kombeve të Bashkuara apo selisë së paqes

Shko poshtë

Sivjet fillon ndërtimi i selisë së tretë të Kombeve të Bashkuara apo selisë së paqes Empty Sivjet fillon ndërtimi i selisë së tretë të Kombeve të Bashkuara apo selisë së paqes

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 04, 2011 6:43 pm

Sivjet fillon ndërtimi i selisë së tretë të Kombeve të Bashkuara apo selisë së paqes

Shqipe Osmani, BOTA SOT

Projekti ”Tempulli i paqes” në një mënyrë do të jetë mishërimi i filozofisë së jetës dhe veprës së Nënës Terezë, humanizmit dhe paqes dhe realizimi i tij pritet të nisë në vitin 2011.

Sivjet fillon ndërtimi i selisë së tretë të Kombeve të Bashkuara apo selisë së paqes Tempulli-i-paqes390-Rugo
Tempulli i Paqes në Kosovë, shtatë vjet nga gur themeli, mbështetet moralisht, por jo edhe financiarishtSivjet fillon ndërtimi i selisë së tretë të Kombeve të Bashkuara apo selisë së paqes Vijaeperhimet
Shtatë vjet më parë në afërsi të Prishtinës, (afër fshatit Hajvali), është vënë guri themeltar i projektit “Tempulli i paqes”, kushtuar humanistes, nobelistes me prejardhje shqiptare Nëna Terezë. Ndërtimi i “Tempullit të Paqes”, është shenjë kujtimi dhe nderimi për veprën e Humanistes shqiptare, e menduar të jetë edhe një vatër e nxënies së dijes, vendi ku do mbëltohet, paqja, mirësia dhe dashuria në secilën qelizë të atyre që duan ta trasojnë traditën e popullit prej nga e ka gjenezën edhe Nënë Terezë. Në inaugurimin e Tempullit të Paqes shtatë vjet më parë (2003) kishte marrë pjesë edhe Presidenti i ndjerë i Kosovës, dr.Ibrahim Rugova, i cili atë kohë, duke folur për personalitetin e të madhërishmes Nëna Terezë pat thënë: “Inaugurimi i ndërtimit të Tempullit të Paqes, Nëna Terezë, do të jetë një moment i madh dhe një datë e shënuar për Kosovën. Ky tempull do të jetë më i madhërishëm, sepse e mban emrin e Nënës sonë të madhe Terezë, nobelistes së paqes. Ky tempull do të rrezatojë paqe, dashuri, mirësi dhe solidarësi të veprës e të figurës së Nënës Terezë. Ky tempull po nis sot, në vitin e shenjtërimit të Nënës Terezë, të Nënës shqiptare, të Nënës së njerëzimit, të Nënës universale". Tempulli i Paqes, i filluar sa ishte gjallë i ndjeri Rugova, nuk arriti të realizohet as sot e kësaj dite edhe pse kaluan shtatë vjet. Mbështetësit dhe të zëshmit për realizimin e këtij projekti bëjnë të ditur se mungesa e mjeteve financiare ka lënë peng edhe fillimin e realizimit të projektit “Tempulli i Paqes”. Tempulli i paqes do të jetë trashëgim i paqes dashurisë dhe i mirësisë që ka trasuar përherë Nëna Terezë, Kosova dhe populli i saj.
Nuk është hequr dorë nga projekti
Dom Lush Gjergji, mbështetës i projektit kapital “Tempulli i Paqes”, thotë se ky projekt nuk është lënë në harresë, por pranon se kriza ekonomike globale ka ndikuar që ky projekt të mbetet deri në këtë kohë i pa realizuar. Ai, sqaron më tej se Tempulli i Paqes është projekt ndërkombëtar i iniciuar nga arkitekti Umberto Trento, punuar në këtë projekt për 30 vjet. “Arkitekti Trento nga kryeqyteti Askuripiqeno i regjionit Markes të Italisë, ka bërë që ky regjion ta këtë një taksë nga të gjithë qytetarët, që të fillojë grumbullimin e mjeteve për këtë projekt, sikur që ka marrë përsipër edhe sensibilizimin për këtë projekt në Itali dhe në vendet e Evropës”, shprehet Dom Gjergji, duke theksuar më pas se pavarësisht angazhimeve në drejtim të realizimit të projektit në fjalë, rrethanat natyrore dhe ato financiare kanë bërë që projekti të zvarritet në kohë për tu realizuar. “Dihet që para 5 vjetësh vdekja e presidentit të ndjerë dr. Rugova dhe imzot Mark Sopit dhe rrethanat tek ne, kriza ekonomike globale sigurisht që ka ndikuar edhe në këtë projekt”, thotë Dom Gjergji, i cili thekson se edhe përkundër të gjitha këtyre rrethanave nga projekti nuk është hequr dorë në asnjë moment. Dom Gjergjit, beson se ky projekt do të fuqizohet edhe më shumë tashmë kur ideatori i projektit, arkitekti Trento tashmë është edhe kryetar i kryeqytetit të Markes.

Sivjet fillon ndërtimi i selisë së tretë të Kombeve të Bashkuara apo selisë së paqes Tempulli-i-paqes-390-2003Viti 2011 premtues për Tempullin e Paqes
Dom Gjergji, konfirmon se është në kontakt të përhershëm më arkitektin e lartpërmendur i cili në vazhdimësi shpreh qasje pozitive për fillimin e realizimin e projektit. “Unë shumë herë kam kontaktuar me telefon dhe në mënyre elektronike, nga i cili kam marr përgjigje pozitive dhe konfirmim se së shpejti do të fillohet me projektin derisa sensibilizimi i opinionit në Itali dhe në Evropë tashmë ka një shtrirje më të gjerë”, thotë Dom Gjergji. Ai shprehet i entuziazmuar për mbarëvajtjen e angazhimeve në kuadër të sensibilizimit të opinionit për realizimin e projektit “Tempulli i Paqes” duke theksuar kështu se projekti gjithashtu është i mbështetur edhe nga të gjithë novelistët e paqes. Ndërkaq, sa i përket vullnetit të institucioneve të Kosovës Dom Lush Gjergji, shpreson që të mos ketë ndërruar vullneti i institucioneve tona për realizimin e projektit, sikur që ka qenë gjatë kohës së presidentit të ndjerë dr. Rugova”. Presidenti i ndjerë Rugova ishte entuziast i kësaj ideje dhe atë kohë pati thënë se ne po japim atë çka kemi, tokën dhe ju na ndihmoni. Dhe tani skena politikë tek ne me këto ndryshime, të cilat kanë ndodhur edhe më herët, edhe tani ndoshta një grim e kanë zbehur këtë entuziazëm, kurse unë jam munduar si biograf i Nënës Terezë, që ta mbajë të gjallë fijen e shpresës dhe ajo që më takon mua do ta bëjë me shumë përkushtim dhe dashuri si ndaj Nënës Terezë edhe ndaj Kosovës, e cila e meriton të jetë pas Nju-Jorkut dhe Gjenevës, si selia e tretë e Kombeve të Bashkuara apo selia e paqes”, thotë Dom Gjergji. Ai, beson se nuk do të mungojë edhe më tutje mbështetja në sensibilizimin e projektit nga institucionet e Kosovës. Mos të jem unë i vetmi zë që kërkon një mbështetje për projektin, por edhe institucionet tona, Presidenca, Kryeministria, Ministria e Kulturës që të jenë të zëshëm dhe të kërkojnë qe kjo vepër te realizohet sa me pare dhe sa më mire”, thotë Dom Gjergji. Dom Lush Gjergji beson se projekti “Tempulli i paqes”, do të fillojë të realizohet vitin që vjen, meqë thekson ai se projektuesi i këtij tempulli nga pozita që ka tani, premton shumë për fillimin e mbarë të projektit në vitin e ardhshëm. Projekti “Tempulli i paqes” në një mënyrë do të jetë mishërim i filozofisë së jetës dhe veprës së Nënës Terezë, humanizmit dhe paqes.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi