Fjalimi i Nënë Terezës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, 25 tetor 1985
Faqja 1 e 1
Fjalimi i Nënë Terezës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, 25 tetor 1985
Fjalimi i Nënë Terezës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, 25 tetor 1985
Nju Jork
25 tetor 1985
Jemi mbledhur këtu së bashku për të falenderuar Zotin për punën e mirë 40-vjeçare të Kombeve të Bashkuara. Ndërsa po e fillojmë këtë vit paqeje të lutemi së bashku për paqe. Punët që bëhen me dashuri janë punët e paqes. E themi së bashku sepse vetëm të bashkuar mund të fitojmë paqen e Zotit.
O Zot na jep fuqi për t’u shërbyer njerëzve kudo në botë,
Atyre që jetojnë dhe vdesin nga varfëria dhe uria.
Nëpërmjet duarve tona jepu atyre bukën e përditshme, jepu paqen, gëzimin dhe mirëkuptimin tonë.
O Zot më jep fuqi t’u jap paqen.
Të sjellë dashuri atje ku ka urrejtje,
Të sjellë frymën e pajtimit atje ku ka gabime,
Të sjellë harmoninë atje ku ka mosmarrveshje,
Të sjellë të vërtetën atje ku ka gabime
Të sjellë besimin atje ku ka dyshime,
Të sjellë shpresë, atje ku ka dëshpërim,
Të sjellë dritë atje ku ka terr,
Të sjellë gëzim atje ku ka dëshpërim,
O Zot sillu lumturi të tjerëve më shumë se mua
O Zot na drejto në rrugën e paqes, gëzimit, dashurisë, bashkimit sepse për këtë erdhi Jesu Krishti; për të vërtetuar këtë dashuri. Zoti e deshi aq shumë botën dhe për këtë dërgoi tek ne Jesu Krishtin djalin e tij, për të sjellë lajmin e gëzimit. Ai kërkon që ta duam njëri-tjetrin, ashtu siç na do ai ne. Zoti na ka dhënë për një arsye të vetme që t’i duam të tjerët por edhe ata të na duan ne. Ne nuk jemi vetëm një numër në këtë botë. Ne jemi fëmijët e Zotit.
Herën e fundit kur isha në Kinë më pyetën: “Nënë Tereza “çka është komunisti” për ju?” Unë iu përgjigja: “Komunisti është fëmijë i Zotit, vëllai im, motra ime”. Kështu jemi absolutisht, ju dhe unë: motra dhe vëllezër. E njëjta dorë e dashur e Zotit na ka krijuar ju dhe mua, por edhe njeriun në rrugë, të gërbulurin, të uriturin, dhe të pasurin, njësoj për të njëjtin qëllim: për dashuri të dyanshme. Dhe kështu Unë e ju së bashku kemi ardhur sot për të gjetur mjetet e paqes.
Si vjen paqa? Nëpërmjet punës që e bëjmë me dashuri. Ku fillon? Në shtëpi. Si fillon? Duke u lutur së bashku. Një familje që lutet së bashku jeton së bashku. Dhe në qoftë se jetoni bashkë, do ta doni njëri-tjetrin, ashtu siç e do Zoti secilin prej jush. Lutjet e bëjnë zemrën e pastër dhe zemra e pastër e sheh Zotin te njëri-tjetri dhe në qoftë se e shohim Zotin te njëri-tjetri, atëherë do ta duam njëri-tjetrin. Dhe t’i shmangim ndarjet raciale, fetare ose etnike. Jemi të gjithë njësoj fëmijët e të njëjtës dorë të dashur të Zotit, të krijuar për gjëra më të mëdha. Të përjetojmë kënaqësinë e dashurisë.
Nuk e harroj kurrë, disa kohë më parë, dy të rinj erdhën në shtëpinë tonë e na dhuruan një sasi të madhe parash. Unë i pyeta ku i keni marrë të gjithë ato para? Ata thanë: Dy ditë më parë jemi martuar. Por përpara se u martuam kishim vendosur të mos blejmë rrobe për martesë dhe nuk do të bëjmë dasmë. Ato para do t’ua japim ju për të varfrit”. Unë e di çka do të thotë në familjen Hindu të mos kesh rrobe për martesë dhe të mos bësh dasmë. Përsëri i pyeta pse kështu? Ata thanë se e duan njëri-tjetrin aq shumë dhe për këtë duam ta ndajmë gëzimin e martesës me njerëzit që ju u shërbeni. Si e përjetojmë gëzimin e dashurisë? Duke dhënë deri në momentin kur dhemb.
Kur shkova në Etiopi, disa fëmijë të vegjël erdhën tek unë. Ata kishin dëgjuar se Unë po shkoja atje. Kishin ardhur për të mësuar nga motrat sa fëmijë vuajnë në Etiopi? Çdo njëri prej tyre më dha diçka pak, por pak para. Disa prej tyre dhanë të gjitha paratë e veta. Një djalë i vogël erdhi tek Unë. Ai tha se nuk kishte kurrgjë, nuk kishte para, kishte vetëm një çokollatë. Merre këtë çokollatë tha djali i vogël për fëmijët e Etiopisë. Për këtë djalë kjo ishte një sakrificë e madhe sepse kjo ishte çokollata e parë që kishte pas në jetën e tij. Ai e dha. E dha për të ndarë urinë e vuajtjen me dikë tjetër në një skaj të largët të Etiopisë. Kjo dhuratë për voglushin ishte dhimbje. Por ishte sakrificë e dashurisë. Dashuria e Jezusit për ne është dhimbje, për këtë vdiq në kryq, për të na mësuar dashurinë. Kështu duhet të veprojmë edhe ne, të duam deri kur të na dhembë. Kemi shumë njerëz të mirë; keni parë në fotografi, njerëzit tonë të varfër, ata janë njerëz të mrekullueshëm. Unë jam me ta shumë kohë dhe kurrë nuk i kam dëgjuar duke u ankuar. Kohë më parë, e mora njërin prej tyre në rrugë, të cilin e hanin krimbat. E mora dhe e çova në shtëpinë tonë. Ja çka tha ai njeri? “Unë jetova si kafshë nëpër rrugë, por tani po vdes si ëngjëll, i nderuar dhe i respektuar”. U deshën tri orë për ta pastruar, për të larguar çdo krimb që e hante trupin e tij të gjallë. Nuk dëgjuam asnjë fjalë prej tij. Ndërsa ne po luteshim së bashku për të, ai e shikoi motrën tonë. “Motër unë po shkoj në shtëpinë e Zotit”. Ai vdiq. Dha shpirt me një buzëqeshje të mrekullueshme në fytyrën e tij. Ai shkoi në shtëpi të Zotit. Nuk kam parë kurrë një buzëqeshje të tillë. Ishte shumë i thatë nga trupi sepse e kishin hëngër krimbat për së gjalli, nuk ankohej, nuk mallkonte dhe fjalët e fundit ishin po shkoj në shtëpi të Zotit. Sa bukur shkoi te Zoti. Me zemër të pastër dhe i lumtur. E përjetoi respektin dhe dashurinë e motrave që treguan për të. Unë dhe ju për këtë kemi ardhur këtu sot, për të dhënë hapin e parë të paqes dhe këtë hap duhet ta fillojmë në shtëpi, në familjen tonë. Punët e paqes fillojnë në shtëpi dhe punët e dashurisë janë punët e paqes. Të gjithë e duam paqen, por kemi frikë nga armët bërthamore dhe kemi frikë nga sëmundje të reja. Por nuk kemi frikë të vrasim fëmijët e pafajshëm, ata që ende nuk kanë lindur, që janë krijuar për të njëjtin qëllim, për të dashur Zotin, ju e mua. Kjo është një kontradiktë e madhe, sepse aborti është bërë shkatërruesi kryesor i paqes. Ne kemi frikë armët bërthamore sepse ato na prekin ne, por nuk kemi frikë nga nënat që bëjnë abort.
Jemi mbledhur këtu prej të gjithë anëve të botës për të gjetur rrugët e paqes. Të gjithë flasim për një uri të madhe. Ato që kam parë në Etiopi dhe në vendet e tjera, janë tmere, sepse qindra mijëra njerëz janë në prag të vdekjes për një kafshatë bukë dhe për një gotë ujë. Njerëzit vdesin në duart e mia. Dhe pyesim pse ata e jo ne? Të lutemi për këto vuajtje të mëdha. Shejtërimi nuk duhet të jetë luks për disa. Është punë e thjeshtë për secilin prej nesh. Shejtërimi sjell dashuri e dashuria paqe dhe paqa na bashkon. Motrat tona shërbejnë 158 mijë të gërbulur në Lindjen e Mesme, në Afrikë dhe në Indi. Ne i duam dhe i respektojmë ata. Një herë më pyetën çka bën këtu, pasi që ne i kemi të gjitha të mirat. Unë u përgjigja edhe atje njerëzit kanë nevojë për paqen dhe dashurinë tonë. Kështu së bashku të lutemi për të mjerët, për njëri-tjetrin dhe për njerëzimin mbarë. Zoti u bekoftë.
Shënim: Fjalimi i Nënës Tereze u transmetua drejtpërsëdrejti nga shumë rrjete radio-televizive botërore. Në çastin kur Nënë Tereza mbante fjalimin të gjithë përfaqësuesit e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara e kishin braktisur Asamblenë e Përgjithshme, në shenjë proteste. Të gjitha karriget e Shqipërisë në Asamble ishin bosh dhe kamerat televizive tregonin largimin e tyre. Spikerët bënin komente të ndryshme për sjelljen qesharake të përfaqësuesve shqiptarë në OKB. Gazetarët bënin pyetje si është e mundur që janë larguar, pasi të gjithë e dimë se Nënë Tereza është shqiptare. Diktatura shqiptare ishte shumë e pamëshirshme për Gonxhe Bojaxhiun dhe për mërgimtarët shqiptarë. Më në fund ajo u kthye në Itakë, por shumë bashkatdhetarë të saj nuk u kthyen më kurrë. Nënë Tereza ishte përfaqësuese e denjë e dhimbjes kombëtare në mërgim.
Shkëputur nga libri i autorit Mehmet Gëzhilli: Nënë Tereza Në sytë e botës
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» 10 VJETORI I LUMNIMIT TË NËNË TEREZËS-NËNË TEREZA NA KUJTON DASHURINË PËR NJERIUN
» Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) publikon Raportin e zhvillimit njerëzor në Kosovë 2008
» Pas zgjedhjeve, s’ka federalizim të Kosovës-Raport special nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nga Beqir Sina
» Sivjet fillon ndërtimi i selisë së tretë të Kombeve të Bashkuara apo selisë së paqes
» 100-vjetori i Nene Terezes
» Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) publikon Raportin e zhvillimit njerëzor në Kosovë 2008
» Pas zgjedhjeve, s’ka federalizim të Kosovës-Raport special nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nga Beqir Sina
» Sivjet fillon ndërtimi i selisë së tretë të Kombeve të Bashkuara apo selisë së paqes
» 100-vjetori i Nene Terezes
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi