Adnan Abrashi: Mendoj me zë...!
Faqja 1 e 1
Adnan Abrashi: Mendoj me zë...!
MENDOJ ME ZË...!
Nga Adnan Abrashi
PSE JU DESH KJO GËNJESHTËR, Z. KRYEMINISTËR!?- Çdo herë kur miku bënë dasmë, aty të tjerët shkojnë me ftesa, ndërsa, nga ana tjetër, kur miku ka ngushëllime për vdekje dhe gëzime ku duhet bërë “për hajër”, gjithmonë të tjerët tek ai, shkojnë pa ftesë. Tek rasti i parë: miku me ftesë nderon të te tjerë, ndërse, tek i dyti, në shenjë respekti dhe mirënjohje, të tjerët e nderojnë mikun. Ky formalitet praktik i sjelljes si mentalitet, është tejet i shprehur edhe te ne shqiptarët.
Këto ditë, nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, e, që, më pas si lajm, u botua dhe u transmetua nga të gjitha mediat tona të shkruara dhe elektronike, thoshte: “Me ftesën zyrtare të shtetit të Vatikanit, kryeministri Hashim Thaçi, merr pjesë në ceremoninë e lumturimit të Papa Gjon Palit të II” . Nuk vonoi shumë dhe për këtë dezinformim (dyshoj të paqëllimshëm) nga “Selia e Shenjët” shpejtë erdhi demanti zyrtar. “Nuk ka pasur ftesë zyrtare për Kosovën dhe askënd tjetër; në rastet e tilla janë përfaqësuesit e qeverive që lajmërohen vetë me dëshirën për pjesëmarrje”. D.m.th., në “për hajër” nderojnë mikun pa ftesë.
Në stilin e tij të mirënjohur, alla: “Ne hagsh be dajë, mirë, mos e hangsh , kurgja kurrkujt!”, mbase edhe këtë herë nuk u “hëngër” kjo lojë e Hashimit tonë, sepse, e njëjta shpejtë u demantua nga Vatikani i irnosur zyrtar.
Meqë, kjo mënyrë shumë e papërgjegjshme e shpifjes diplomatike, njollos rëndë autoritetin e këtij shteti të vogël, i cili, në raport me shtet tjera, ka rregulla të ashpra dhe tejet strikte formale- diplomatike, frikohem se, ajo në të ardhmen, heshtazi mund të ndikoj negativisht gjatë shqyrtimit dhe marrjes së shpejtë të vendimit për njohjen e Kosovës si shtet, nga ana e Vatikanit.
Vërtet, nuk kuptoj se pse ju desh kjo gënjeshtër, z. Kryeministër!?
TEKNIKA E SPROVUAR E MANIPULIMIT ME MASAT - Çdo herë, kur nga elita sunduese politike në Kosovë (vendore apo ndërkombëtare), ndërmerret ndonjë hap jo transparent dhe politikisht i dëmshëm për ne, jo rastësisht, ndodh edhe diçka tjetër si ngjarje, e cila menjëherë e transformon përqendrimin tonë nga ajo e para. Në këtë drejtim, një rol të rëndësishëm luajnë mediet tona, të cilat, pa dyshim, në çdo situata bombastike krijojnë opinion të fuqishëm tek masat. Për këtë strategji të sprovuar shumë herë si të suksesshme në praktikat manipuluese me masa, ekziston një shembull metaforik me fëmijët dhe kuriozitetin e tyre instiktiv ndaj sendeve përreth. Kur fëmija i vogël merr të loz me ndonjë send të vlefshëm që lehtë mund të dëmtohet, po të tentojmë që nga ai menjëherë me dhunë t’ia marrim atë nga dora, atëherë si kundërpërgjigje do të pasoj reagimi i ashpër dhe me vaj histerik i fëmijës. Por, nëse, në atë moment, së pari atij ia tregojmë ndonjë send tjetër laraman me ngjyra, ai vetë do ta largoj të parën dhe si më “tërheqëse” do ta merr mjetin e ri që po i ofrohet si lodër.
Nuk ka dyshim! Teknikë e sprovuar e manipulimit me masat, apo?
POLITIKAT TONA INTEGRUESE - “Çdo politikë duhet të përmbyset para drejtësisë së përgjithshme” – thoshte Kanti, por, me këtë rast, kjo porosi e tij sikur nuk ka aspak vlerë te ne në Kosovë. Në një shtet, ku: gjyqësinë, ushtrinë, politikën e jashtme dhe doganat t’i kontrollojnë të tjerët, kjo drejtësi, është nënshtrim total para një “pushtimi të bardhë kolonial demokratik ndërkombëtar” që neve po na bëhet më se 11 vite.
Nëse pak ma ndryshe e përqendrojmë vëmendjen tek politikat gjeo-strategjike që po ngjajnë së fundi në arenën ndërkombëtare, do të vërejmë se, në Evropën plakë, dita-ditës po thuret një rrjetë. Një rrjetë e madhe e cila ka ndërmend të na fus të gjithëve brenda.
Këtë bashkësi të re shtetesh që po formohet në kontinentin tonë, zyrtarisht dhe në zhargonin e përdorimit praktik, e njohim si Bashkim Evropian, e, në fakt, ajo është një Mbretëri e madhe burokratike e cila pretendon që gradualisht ta shndërroj tërë kontinentin e vjetër në një diktaturë të madhe dhe të centralizuar, në të cilën, shtetet e vogla praktikisht do kthehen në këshilla komunash apo lagjesh.
Sido që të jetë, krahasuar me shtetet tjera anëtare dhe pretendente për anëtare në këtë bashkësi të kushtëzuar, pozita e Kosovës ndaj BE-së dhe raportet e BE-së ndaj saj, janë edhe më specifike. Për marrjen e biletës hyrëse në këtë bashkësi, BE-ja në Kosovë, nuk ndikon dhe dikton si me të tjerët vetëm përmes imponimit të politikave në formë standardesh si parakushte që duhet së pari të përmbushen, por ajo me ne edhe drejtpërdrejt sundon.
Me qëllim që në këtë rast të evitohet çfarëdo keqkuptimi i mundshëm, duhet sqaruar se, Kosova dhe populli i saj, aspak nuk janë kundër integrimeve të mirëfillta dhe të paevitueshme rajonale, kontinentale dhe interkontinentale, të cilat, pa marrë parasysh prapavijën e shprehur të interesave globale të disa shteteve më të fuqishme në botë, ato janë të paevitueshme tashmë si procese. Por, ky mohim ka të bëj si reagim kundër ndikimit të fuqishëm në to të disa shteteve anëtare të kësaj bashkësie, të cilat historikisht kanë pasur, por edhe sot e kësaj dite kanë ende urrejtje patologjike antishqiptare.
E kamufluar gjoja nën vellon e këtyre integrimeve të paevitueshme ndërkombëtare, në fakt, Kosova dhe populli i Kosovës është kundër politikave të dominuar pansllaviste në radhët e tyre. Kundër konformizmit të instaluar se territoret e copëtuara shqiptare në disa shtete, bashkimin e tyre do ta realizojnë, tek në Evropën e Bashkuar?!! Sepse, në këtë “sofër të përbashkët të shteteve demokratike”, qartë po vërehet presioni i kushtëzuar i këtyre rrymave, që dita-ditës, po e qojnë ujin kah mulliri i Serbisë, e cila, pa zgjedhur metoda të veprimit, tenton ta copëtoj Kosovën, dhe në rend të parë, me çdo kusht ta pengoj arritjen e mu këtë synim tonë paraprak kolektiv të integrimit të brendshëm gjeopolitik, kulturor dhe hapësinor gjithëshqiptar.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Adnan Abrashi:1+1=3
» Adnan Abrashi:KUQ E ZI
» Adnan Abrashi: Të dal, apo të mos dal në zgjedhje...?!
» Adnan Abrashi:QAJ KITARA IME...
» Adnan Abrashi: Ata na thonë...
» Adnan Abrashi:KUQ E ZI
» Adnan Abrashi: Të dal, apo të mos dal në zgjedhje...?!
» Adnan Abrashi:QAJ KITARA IME...
» Adnan Abrashi: Ata na thonë...
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi