Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:ËNDËRR FATALE

Shko poshtë

Vullnet Mato:ËNDËRR FATALE Empty Vullnet Mato:ËNDËRR FATALE

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 05, 2011 9:27 pm



Vullnet Mato:ËNDËRR FATALE 49948_1568334934_1204402_n
Vullnet Mato

ËNDËRR FATALE

Ra muzgu i kuq,
dhe nata e bardhë.
Dashnorët u puthën
për herë të fundit.
Nënat vunë fëmijët
në sisë me radhë
dhe në shtratin e butë
ia dorëzuan gjumit.

U kyçën qepenat
dhe dyert e blinduara.
U shuan ekspresët,
në lokalet e zbrazur.
Pijanecët u zvarritën
drejt shtëpive të harruara.
Shitësit numëruan fitimet
dhe fjetën të kënaqur.

Befas lehu zogoria e qenve
lëshuar rrugëve të qytetit.
U ndie me frushullimë,
një luhatje e tmerrshme...
Pallatet shtynë njëri-tjetrin
si dallgët e detit,
pluhuri i mbuloi
me pelerinën e menjëhershme.

Njerëzit u gdhinë kufoma
dhe qyteti u kthye gërmadhë...

Largqoftë kjo ëndërr fatale,
mos na ndodhtë kurrë në jetë!
Veç korrupsionin mos lakmoni,
o politikanë e zyrtarë të etur për ryshfet
dhe ju, o tregtarë të pangopur,
që pomponi çmimet vetëm përpjetë!

Pse lakmoni
rrënimin e heshtur mbi popull,
duke zhvatur më tepër
nga sa u takon në risk,
kur në këtë botë që vjen rrotull,
fataliteti vërtitet për të gjithë?!...

Vullnet Mato:ËNDËRR FATALE 164077_1473381445691_1568334934_30916044_5629594_n

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi