Vullnet Mato: DY SHPIRTRA SHKRIHEN NË NJË ËNDËRR
Faqja 1 e 1
Vullnet Mato: DY SHPIRTRA SHKRIHEN NË NJË ËNDËRR
Vullnet Mato
DY SHPIRTRA SHKRIHEN NË NJË ËNDËRR
Fragmenti – 4 - nga romani “MARRËZIA E MADHE”
Atë pasdite, Reiti ngjiti shkallët e katit të katërt te apartamenti i të vëllait emigrant dhe çeli derën e blinduar të hyrjes. Ora donte edhe pak minuta të shkonte gjashtë. Ai la derën një gisht hapur dhe shkoi të bënte gati shtratin e madh te dhoma e gjumit të vëllait. Shtroi një batanije të butë dhe një tjetër për mbulesë, duke menduar se moti ishte paksa i freskët.
Sakaq Alma rrëshqiti si hije te dera e jashtme dhe befas u gjend në korridor duke dihatur.
Reiti mbylli derën shpejt dhe e mori vajzën topolake hopa në të dy duart. Ende pa këmbyer ndonjë fjalë të çastit, që mund ta vononte pasionin e zjarrtë, ai e çoi direkt në shtrat si ndonjë fëmijë që sapo e ka zënë gjumi. Ndoshta ngaqë njeriu priret t’i marrë ca dëshira të vetëkuptueshme, ai filloi menjëherë nga zbërthimi i kopsave të saj. Pa kërkuar leje dhe pa pritur pohime. Pohimet tani ishin gjëra të dorës së dytë. Ndjenja nuk njeh pohime. Vetëm veprime. Pasi dihej tashmë, që midis tyre nuk ishte fjala për një marrëdhënie pasive. Sepse të gjitha sa ishin për t’u thënë, u thanë, edhe të gjitha sa ishin për t’u bërë do të bëheshin.
Sakaq Alma hoqi çizmet me taka si gjilpërë dhe çorapet e holla, duke zbuluar deri në krye kofshët e plota, fare pa droje. Pastaj të mbathurat e ngushta i palosi e i vuri nën jastëk. Dhe sa hap e mbyll sytë, me pak lëvizje automatike të pavetëdijshme, ajo hapi të dy kofshët e bukura në prehrin e zhveshur të kofshëve të tij. Dhe po aq shpejt ai e mbuloi të tërën me trupin e vet të madh.
Nga trupi i saj i bardhë çlirohej një joshje e pakundërshtueshme lakuriqësie dhe një butësi lëkurëmëndfshtë e erëmuar nga parfumi erëkëndshëm, që do të kishte dehur edhe mashkullin më të akullt. Reitit iu shtua dëshira për të parë diçka nga ajo mrekulli e fundosur nën trupin e tij. Për ta perceptuar edhe me sy realitetin e pabesueshëm të një vajze të lëshuar me besim të verbër në dorën e tij. Një vajzë, cila ishte tani tërësisht e gatshme të soditej, të dashurohej dhe të eksplorohej prej tij.
Dhe kjo e bëri burrin kureshtar të çelë abazhurin te komodina. Befas në sytë e tij zbardhëlloi një bukuri mahnitëse. Trupi i saj i ëmbël me atë brishtësi vajzërore, supet e lakuar dhe rrumbullakësia e përsosur e gjinjve të vegjël si dy mollë “Reneta” me maja të mrekullueshme, e bënë Reitin të rrëqethet. Ndërsa mendonte me merak se a do të funksiononte si duhej, sytë i shkuan te pasqyra e madhe e komosë, ku pa veten krejt lakuriq mbi një vogëlushe qumësht të bardhë. Dhe iu duk sikur pa një dash të madh laraman mbi një shelege të njomë e cila vetëtinte e dridhej mes avujve të dëshirës.
Atë çast ai ndjeu befas një shprangim shpirtëror të menjëhershëm, të shoqëruar me një fërgëllimë që i përshkoi të gjithë trupin. Fytyra iu nxeh dhe fyti iu ngushtuan në mënyrë të çuditshme. Pastaj një afsh përvëlues i paparë ndonjëherë, qysh nga dita e parë e martesës me Zanën, e tërboi brenda pak çasteve. Dhe papritmas ndjeu atë gjënë e madhe të tij më të plotë se kurrë, për të qenë në rolin e një burri të fuqishëm. Në mënyrë të pavetëdijshme drejtoi organin, që i kishte mbetur si simbol i harruar i aleancës së tij me botën mashkullore. E zhyti me ngut në mugëtirën e folesë së vogël femërore dhe ndjeu menjëherë se shqyta e tij, rrëshqiti shtrënguar brenda hendekut të njomë, duke shkuar paksa me sforcim deri në skajin fundor, me një ritëm dyndjesh të vrullshme. Pasi ngjeshi edhe buzët mbi gjoksin e rrumbullt, për të shijuar frutat e pjekura të vajzërisë së saj, ai humbi në ca rënkime epshore të pakontrolluara. ”Oh, shpirt, oh, zemër, sa e mirë je! Oh, vdeksha me ty në prehër, moj vogëlushja ime e ëmbël!”
Reiti ngulmonte tani ta zotëronte me gjithçka ishte i aftë, duke pasur të vetmin preokupim, se mos ndoshta binte në sy pafuqia e tij për ta kënaqur më shumë e më mirë nga ç’kishte nevojë natyra e një femre të re. Por teksa ngulmonte depërtimin me forcë të pandërprerë të ereksionit me zmadhim të pazakonshëm në thellësinë drithëruese të trupit të saj me përmasa aq të ngushta, ai ndjeu se ajo po merrte frymë rëndë. Befas pati merakun e ndonjë dëmtimi në konstruktin e saj delikat dhe sakaq i mërmëriti lehtas te veshi:
- Mos ndoshta ndjen ndonjë vështirësi, moj zemër?...
- Oh, shpirt, ndjehem fare mirë!... - rënkoi ajo me një ton krejt të ndryshuar, duke e zvargur zërin me dridhtirë. Dhe ndërkohë u përkul aq sa fryma i rrëshqiti atij mbi fytyrë dhe e mbështolli ngrohtë më vështrimin e saj të mekur, duke i puthur qafën që kishte më pranë buzëve përvëluese.
Ajo shprehje e çuditshme e ndjeshmërisë së saj në ekstazë, i shkaktoi Reitit një ëndje epshi të egër dhe një dridhje të fuqishme, që e bëri të ngjishet me tërë peshën e trupit të tij muskulor. Dhe në ato çaste me stuhinë e tërbuar të gjakut të ndezur, ai zbrazi me plot impulse dufi, të gjithë viskozitetin e pasionit të mbledhur prej kushedi sa kohësh. Pastaj pleksi edhe gishtërinjtë e vegjël të dy duarve të saj delikate mes gishtave të tij të mëdhenj. Dhe ashtu të lidhur fund e krye, të ngjitur mish me mish e të ngërthyer brenda njëri-tjetrit, ata vijuan disa minuta të gjata në një gjendje krejt vibrante. Si të humbur mbi valët e dallgëzuara të një deti të ngrohtë. Ku zinxhiri i gjatë i minutave ishte këputur dhe koha ishte ndalur diku mes trupave të tyre të flakëruar.
Kur uragani i çmendur i pasionit të tyre sapo ishte shkrehur, në mendjen e burrit të moshuar, të zbrazur krejt nga realiteti konkret, u formulua atë çast vetëm një mendim: Kjo zogëz pranverore më bëri të kuptoj se qenkam ende mashkull, madje i fuqishëm! Unë po rinohem, unë po mbijetoj si burrë aktiv. Ky është kulmi i lumturimit tim... Shpirti i tij krejtësisht i magjepsur, ndjeu së fundi një prehje shpirtërore të ëmbël, që nuk e kishte njohur qysh kur kishte kaluar të pesëdhjetat. Ndjeu kënaqësinë sublime të triumfit mbi një femër te re. Dukej sikur një zot i madh e përdëllimtar kishte hedhur balsam mbi rrudhat e zemrës së tij. E gjithë kjo i ngjante zgjimit të tij nga një gjumë i thellë, apo nga një ëndërr fantastike.
Alma ishte bërë ujë në djersë dhe nga kënaqësia dridhej e tëra, si ndonjë qenie ujore që notonte poshtë thellësive të vagëlluara. Ajo kishte ndjerë brenda vetes trazime epshore nga më rrëqethëset. Në fillim iu duk sikur diçka iu shpërbë dhimbshëm dhe në të njëjtën kohë ëmbëlsisht në të gjithë ultësirën e poshtme të trupit. Aq sa kujtoi se ekuilibri i gjymtyrëve i qe prishur krejt e mund t’i zbërtheheshin. Por pak nga pak e rrëmbeu një ëmbëlsi e atillë, që ua kalonte të gjitha shijeve të ëmbla të provuara deri në ato çaste. Dhe së fundi ndjeu sikur ishte bërë fare pa peshë dhe filloi të luhatej mbi valët e një lumturie fantastike. Atëherë u kujtua se një zë i brendshëm i kishte thënë me kohë, dëgjo Alma, burrë që mund ta kënaqë shpirtin tënd deri në embrion, dhe mashkull i vërtetë për ty është vetëm Reit Radomi. Dhe tamam ashtu më doli, tha me vete. Reiti qenka burrë me tepri. Jo sepse atë gjënë e paska në përmasa fantastike, të pakrahasueshëm me të Altinit mburravec, por sepse dashuria seksuale me të, u përzie bashkë me nektarin e dy shpirtrave tanë. Altini moshatar, që nuk ia thoshte fare në shtrat, me atë trupin e tij të qullët e delikat, më dukej më tepër si femër, teksa mendoja se edhe vetë fjala mashkull do të thoshte muskul. Shumë herë kur e bëja me të, nuk arrija të ndjeja orgazmën, pa kujtuar sikur kisha përsipër Reitin e ëndërruar. Por tani pashë dhe provova realisht, se Reiti i vërtetë, me shpatullat e tij prej Atlanti dhe me superpotencën e vet burrërore, qenkësh sipër meje njëlloj si qielli sipër tokës, që i hedh asaj shiun e vagëlluar të pjellorisë dhe e mbështjell me ngrohtësinë e rrezeve jetëdhënëse. Dhe në qoftë ashtu siç thuhet, se ne femrat kemi dyzet damarë qejfi nën lëkurë, që duhet të na i gjejë një burrë i fuqishëm, Reiti më gjeti mua dyzetenjë...
Ata mbetën të shtangur përsipër njëri-tjetrit për disa minuta të tjera. Derisa të lodhur e të rraskapitur u shkëputën pak nga pak, duke zënë vend në dy skajet e jastëkut. Tashmë në detet brendshme të zemrave të tyre mbretëronte zbatica e plotë e pasionit shpirtëror.
- Ti je një djalosh i mrekullueshëm, Reit, - i tha ajo me një zë krejt të ndryshuar e paksa të ngjirur.
Ai pastroi zërin dhe tha me fytin krejt të thatë:
- Djalosh ndoshta jo, po të paktën, burrë i pjekur...
- Nuk besoj se do të gjendej një burrë tjetër, që mund të më bënte të ndjeja këtë kënaqësi të jashtëzakonshme, që ndjeva sot për herë të parë në jetën time... Ndoshta kjo më ndodhi, sepse të dashurosh dhe të dëshirosh një burrë, janë dy gjëra të ndryshme. Unë të dua me gjithë shpirt ty, Reit. Dhe sot ndjeva pikërisht kënaqësinë e plotë të kësaj dashurie të ëndërruar.
Mirënjohja e tij gjeti atë çast si shprehje, ledhatimin që i bëri fytyrës së saj dhe pastaj ia mori kokën dhe e shtrëngoi lehtë pas vetes.
- Kënaqësia jote më gëzon së tepërmi, sepse aty e kisha të tërë merakun, – pohoi Reiti me buzët si të temperuara nga nxehtësia.
Ajo ia nguli sytë e mëdhenj paksa të perënduar dhe e pyeti befas.
- Po ti, a u kënaqe me mua?
- Mund të them, se kjo ishte një habi e këndshme për mua, një zgjim i paparë i instinkteve të mia seksuale, të cilat prej kohësh ishin strukur në gjumë. Një zgjim i tërbuar çuditërisht, të cilin ma shkaktove ti, Alma, me freskinë dhe ëmbëlsinë tënde çudibërëse...
Reiti ishte në ato çaste triumfale në një gjendje shpirtërore të shkëlqyer. Dhe i dukej sikur diçka e butë dhe e këndshme e kishte mbushur plot e për plot, shpirt e trup. Sikur një lulishte e vyshkur kishte filluar të gjelbëronte sërish brenda tij. Dhe i ngazëllyer nga gjendja euforike në të cilën ndodhej, e pushtoi papritmas një dëshirë e shfrenuar, e çmendur, që të mbyllej diku me atë vajzë të mahnitshme e të shkëputej një herë e mirë nga bota, derisa ta mbaronte të gjithë ciklin e jetës së tij.
Por Alma ishte e re dhe me etje ende të pashuar. Nuk mund të tërhiqej mbrapsht, pa e përdorur atë mjetin e tij të hatashëm, deri në maksimumin e mundshëm të kënaqësisë femërore. Befas ajo zgjati dorën mbi gjoksin leshtor të Reitit dhe filloi ta puthte e ta ledhatonte, njësoj si ajo zbutësja e pasionuar krifën e një mëzi të pashtruar. Kur ndjeu se ai ishte eksituar sërish, Alma mendoi se tashmë kishte ardhur tamam koha të kalëronte mbi trupin e tij të shtruar e të stërvitur mirë për rendje në hapësira të mishta...
Vetëm pasi mbaroi edhe një herë kulmi i kënaqësisë së dyfishtë, Alma e ndjeu veten plotësisht të lehtë e të çliruar. A thua se një dry i rëndë dhe torturues e kishte mbajtur të kyçur të gjithë kaluarën e saj. Dhe tani dera e lumturisë së ardhme ishte hapur kanat më kanat.
Por shpërthimi i egër i gëzimit të Reitit, mënyra potenciale me të cilën po e shprehte atë triumf të tij, që dukej sikur po i jepte zjarrin jetësor të një djali të ri, e kishte bërë të humbte vetëkontrollin. Ai kundroi një çast fytyrën e saj të lodhur e të skuqur, me atë hije të ëmbël kapitjeje, që e kishte bërë më të bukur se çdo herë tjetër. Dhe sakaq i ra ndërmend befas se në vaginën e asaj vajze të re gjendej rreziku i ngjizjes së një shtatzënie të padëshiruar nga asnjëri. Atëherë ai ndjeu dridhmën e një rreziku të papritur dhe iu kthye asaj me merak:
- Alma, moj shpirt, po e di ti që ne s’menduam fare, se mund të mbetesh me barrë !...
- Kaq shpejt ? – tha ajo duke mbledhur vetullat habitshëm.
- Mund të ndodhë edhe brenda pak sekondave... – shpjegoi ai, i befasuar paksa nga refleksi i habisë së saj si femër, që duhej t’i dinte më mirë pasojat.
Alma u mendua një grimë, duke u shkuar gjuhën buzëve të përndezura si lulëkuqe prej puthjeve të zgjatura. Altinin nuk e kishte lënë asnjëherë të çiftohej pa kontraceptiv. Sepse nuk e ndjente veten të gatshme për të hyrë në rolin e amësisë me atë njeri. Ndërsa me Reitin nuk i shkoi fare ndërmend vetëmbrojtja. Duke menduar se tani që kishte siguruar shulin e përshtatshëm për portën e saj, mund të gjente edhe zgjidhjen se si duhej përdorur në fshehtësi.
- Besoj se do e gjej mënyrën për ta shmangur, – i tha Alma pas pak.
- Unë s’kam njohuri nga këto lloj shmangiesh, po a ka diçka të sigurt për këtë punë ? – e pyeti Reiti me merak të shtuar.
- Në farmaci gjendet një kontraceptiv i quajtur “Postinor” që vepron brenda shtatëdhjetë e dy orëve, për raste të tilla, – shpjegoi ajo qetësisht.
Ai zgjati dorën te xhepi i xhaketës së palosur mbi karrige.
- Atëherë, me këtë pesëqind lekëshe blije dhe përdore sonte patjetër! - i tha ai duke ia futur kartëmonedhën në çantë.
Alma u çua përgjysmë, si një bust i bukur lakuriqësie dhe u zgjat te karrigia.
- Kam para vet, – kundërshtoi prerë ajo dhe bëri ta nxjerrë kartëmonedhën nga çanta. - Pas kësaj mrekullie që bëmë, paratë më duken si ato që u jepen prostitutave...
- Të lutem shumë, - ngulmoi Reiti duke i mbajtur dorën, - “Ato” që sapo përmende, marrin vetëm çmimin e kësaj pune, jo parandaluesin e shtatzënisë. - Do ta marrësh këtë si porosinë time, që të mos shkoj vet në farmaci, se mund të krijoj dyshime.
Alma u bind më së fundi dhe e puthi sërish. Pastaj, mbasi ajo ishte shkrehur tërësisht dhe ndjehej krejt e lehtësuar nga trupi, ata u veshën për të dalë.
Jashtë nata kishte pllakosur të katër horizontet. Në qiellin verior fluturonin ca rrëke të kuqe plumbash automatiku, që dukeshin si tufa grerëzash të egërsuara midis xixëllonjave të yjeve. Qetësia thyhej herë pas herë nga lehja e ndonjë qeni, nga ndonjë veturë e nxituar që zbardhte fasadat e ndërtesave, nga sirena e largët e ndonjë autoambulance, apo nga ulërima e çjerrë e furgonëve të shpeshtë të policisë.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Vullnet Mato:ËNDËRR E MAHNITSHME
» Vullnet Mato:ËNDËRR FATALE
» Vullnet Mato: MU SHFAQ ZOTI NË ËNDËRR MESNATE
» Vullnet Mato: S Y R I
» Vullnet Mato
» Vullnet Mato:ËNDËRR FATALE
» Vullnet Mato: MU SHFAQ ZOTI NË ËNDËRR MESNATE
» Vullnet Mato: S Y R I
» Vullnet Mato
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi