Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bajram Mjeku:KLITHMA E FUNDIT PËR KOSOVËN

Shko poshtë

Bajram Mjeku:KLITHMA E FUNDIT PËR KOSOVËN Empty Bajram Mjeku:KLITHMA E FUNDIT PËR KOSOVËN

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 05, 2011 10:52 pm

Bajram Mjeku:KLITHMA E FUNDIT PËR KOSOVËN 168302_177639865603224_100000716346990_449386_8312621_n
Poezi nga Bajram Mjeku

KLITHMA E FUNDIT PËR KOSOVËN

Përditë të zhvatim, përditë të lëndojmë
të dhunojmë kur e sa herë të dëshirojmë
ç’trishtim e ç’tmerr që aq shumë na duron.

Nuk dimë a të kemi nënë a kurvë të përdalë
përditë t’i thithim e gërvishtim gjinjtë
në vend të tëmblit tash të kullojnë sall gjak.

Themeli të është dërrmuar, pullazi shpartalluar
nuk janë kalorësit e Apokalipsës as vojvodët e përhënë
fëmijët tu t’përdalë janë fort e dashura nënë.

Klithma ime e fundit në hon është fashitur
kot pres lajmësin e fitores dhe vdekjen me nder
zëri më është shterur, baladat janë përdhosur
asgjë s’jam asgjë veç kalorës këmbëprerë.

Më janë mërguar ëndrrat, as ndjenja më nuk kam
tash sa vjet sulem nëpër Fushën e Mëllenjave
edhe lulëkuqet janë tharë, edhe eposet më nuk janë.

Përditë të baltosim, përditë të zhubrosim
po ti duron edhe kur ne të përdëllojmë
durimi është happy end, a ka fund durimi
kur as dallgët e Drinit dot më nuk të lajnë.

Nuk janë bijtë tu, ata janë hamshorë
pa nam e nishan, pa cen e pa gjen
mbi kurmin tënd kalurojnë përhënshëm
oh, faqen e zezë e paqin, mos ju qoftë për nder.
__________________
Poezia u mor nga profili i autorit ne FB
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi